Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i ka akorduar dje titullin Nderi i Kombit Kristo Frashėrit, i prezantuar nė opinionin publik si historian. Nė motivacionin qė shoqėron kėtė dekorim thuhet se kjo dekoratė i jepet pėr vizionin e tij tė gjerė dhe njohuritė e thella, si dhe pasionin dhe talentin qė ai i pėrkushtoi shkrimit tė historisė sė kombit tė tij.
Debati Popoviē
Megjithatė, pa dashur tė paragjykojmė veprimin e presidentit, pėr Kristo Frashėrin duhet thėnė qė interpretimet e tij kanė qenė pėrherė dyshuese pėr sa i pėrket figurave tė kombit dhe zhvillimit tė ngjarjeve tė historisė. Jo shumė kohė mė parė, por mė 12 shkurt, vetėm pak ditė pas vizitės sė presidentit Topi nė Kosovė, vizitė shumė e suksesshme atje, Kristo Frashėri nė njė nga tė pėrditshmet shqiptare do tė mbronte me forcė figurėn e politikanit serb mė tė urryer jo vetėm pėr popullin e Kosovės, por dhe pėr Shqipėrinė, atė tė Miladin Popoviēit, strategut tė masakrave shqiptare nė Kosovė, themeluesit tė Partisė Komuniste shqiptare dhe ndoshta njeriun mė antishqiptar qė ka njohur ky vend. Frashėri do e cilėsonte si njeriun qė ka luftuar pėr lirinė e kombeve, njė komunist tė devotshėm dhe trim, shprehje qė nė vitin 2008, mund tė dalin vetėm nga goja e ndonjė nostaligjiku tė sėmurė tė ish-regjimit tė vjetėr.
Manipulimi i pavarėsisė
Frashėri, gjatė fjalės sė tij tė dekorimit, duket nostalgjik pėr shprehjet socrealiste, kur thotė: Kam ardhur nė Tiranė, kur Shqipėria pesėdhjetė vjet mė parė ishte Shqipėria e kandilit. Shqipėria u bė e elektrikut. Nga ana tjetėr, ka dyshime se ka qenė pikėrisht Kristo Frashėri, ai qė ka falsifikuar Deklaratėn e Pavarėsisė, duke fshirė emrat e disa nacionalistėve tė shquar si Mithat Frashėri, Lef Nosi, etj., qė kishin marrė pjesė nė shpalljen e pavarėsisė nė Vlorė nė nėntorin e 1962, vetėm e vetėm se kėta nuk shiheshin me sy tė mirė prej regjimit. Bėhet fjalė pėr albumin e botuar nė vitin 1962 nga ky autor dhe kur pėr herė tė parė u bė publike dhe ajo deklaratė, e cila mbeti e tillė pėr mė shumė se 45 vjet. Mė pas, kur Frashėrit i duhej tė dilte prapė nė skenė, nxori nga sėndukėt deklaratėn origjinale dhe ia dha zonjės Topalli, duke marrė kėshtu meritat e gjetjes sė kėsaj deklarate. Pėrveē kėsaj, dhe nė biografitė qė ka shkruar pėr disa nga figurat mė tė shquara tė kėtij vendi, si Mithat Frashėri, Lef Nosi apo ndonjė tjetėr, pasi ka folur pėr meritat, i ka cilėsuar mė pas si kolaboracionistė, bashkėpunėtorė me fashizmin etj. Duket se pseudohistoriani Frashėri po i sheh ditėt e tij tė shkėlqimit, pikėrisht kur nė pushtet ndodhet njė parti e djathtė, pasi smund tė thuhet se ka pasur kėtė shkėlqim gjatė qeverisjes sė socialistėve.
Figurat kombėtare
Ndėrkohė qė nė Shqipėri ende nuk kanė marrė titujt tė tillė qoftė dhe pas vdekjes njerėz tė tillė si Fishta, Konica, Noli, Mithat Frashėri, Ēabej e shumė e shumė tė tjerė, shqiptarėt duhet tė kenė si nderin e kombit tė tyre njė pseudohistorian, qė me anė tė makinacioneve duket se po zė njė vend tė rėndėsishėm nė jetėn e kėtij vendi. Presidenti duhet ta dijė qė edhe ato ēka Kristo Frashėri ka shkruar pėr Lidhjen e Prizrenit, ka dyshime se i ka pėrvetėsuar nga shėnimet e Mehdi Frashėrit. Vjedhja e veprave ka qenė njė fenomen shumė i pėrhapur mes shkrimtarėve dhe historianėve tė ish-oborrit komunist. Por, nga ana tjetėr, dhe vetė presidenti duhet ti shohė mė me kujdes propozimet qė i vijnė pėr tituj tė tillė, qoftė nga institucionet, qoftė dhe nga kėshilltarėt dhe administrata e Presidencės. Sepse, Nder i Kombit duhet tė jenė ata njerėz qė janė vėnė vėrtet nė shėrbim tė tij dhe jo ata qė janė vėnė nė shėrbim tė karrierės sė tyre vetjake dhe nė shėrbim tė regjimeve, tė cilėve sot iu ka kaluar koha.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"












