|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Skicofrenia
Skicofreni (schizophrenia) eshte nje semundje kronike, e rrepte mendje. Gjithashtu, kjo semundje e ben mendjen te paafte. Rreth nje perqind e popullates formon shizofreni gjate jetes se tyre, me shume se dy milion Amerikane vuajn nga semundja cdo vite. Megjithese shizofrenia ka efekt tek meshkujt dhe femerat me frequence te barabarte. Crregullimi shume here shfaqet me heret tek meshkujt, zakonisht ne adoleshence ose ne te njezetat. Tek femrat skicofrenia shfaqet ne te njezetat dhe tridhjetat. Njerezit me skicofreni shume here vuajn frekuenca te frikshme sic degjimi i zerave nga brenda, te cilat nuk degjohen nga te tjeret, ose besimi se njerezit e tjere po u lexojne mendjen, po u kontrollojne mendimet, ose po planifikojne ti lendojne ato. Keto frekuenca mund ti lene ato teper te frikesuar. Fjalimi i dhe sjellja e tyre mund te behet shume e cthurur dhe ato mund te behen e pakuptueshme ose e frikshme per te tjeret. Trajtime ne disponim mund te lehtesojne shume frekuenca, por shume njerez me shizofreni vazhdojne te vuajn disa frekuenca gjate jetes se tyre. Eshte llogaritur se jo me shume se nje ne pes individuale sherohen plotesisht.
Kjo eshte nje kohe per shprese per personat me skicofreni dhe familjet e tyre. Studimet jane duke na udhehequr gradualisht ne medicina te reja dhe zbulime te shkakut te semundjes. Shkencetaret jane duke perdorur shume trajtime nga studimi i gjenetike molekular te studimi i popullates per te mesuar rreth shizofreni.
____________
Lot Dielli
|
|
#1 01 Nėntor 2006 13:36
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Skicofrenia
Kriteret e diagnostikimit per Skizofrenine (sipas DSM-4) JANE:
A: Simptomat karakteristike Dy (ose me teper) nga simptomat e me poshtme, prezente ne nje pjese kohe rreth nje mujore (ose edhe me pak)jane te mjaftueshme per te percaktuar pacientin si skizofren:
1. Deluzione
2. Halucinacione
3. Fjalim i crregullt
4. Sjellje katotike, ose crregullsi e theksuar ne sjellje
5. Simptoma negative - humbje e funksioneve normale, si psh: mungese iniciative, mungese deshire, varferim (ose bllokim i plote) fjalimi, etj.
B: Crregullimi Social/Profesional: Crregullim, i tille qe renja ne prodhimtari te jete e dukshme nga cfare ka qene para shfaqjes fillestare te simptomave, ne nje ose me teper fusha te funksionimit si psh puna, marredhenjet nderpesonale, kujdesi per veten, etj, gjate nje kohe kuptimplote pas shfaqjes se semundjes.
C: Kohezgjatja: Shenja te vazhdueshme te shqetesimeve jane shfaqur gjate 6 muajve te fundit. Kjo periudhe 6-mujore duhet te perfshije te pakten nje muaj qe nga shfaqja e simptomave ne grupin A (faza aktive e simpomave), dhe mund te perfshije periudha te simptomave si fazen aktive te keqesimit ose fazen e shfaqjes se simptomave pozitive (permiresim ne funksione te ndryshme).
Nuk e di si do preferonit te flasim mbi skizofrenine (ose te tjera crregullime psikologjike) sepse nuk di sa nga ju jane studente psikologjie, dhe sa e shihni ju te nevojshme te informoheni mbi semundjet psikologjike. Mua me duket interesante dhe e domosdoshme qe gjithkush te dije dicka (megjithese keto qe shkruajta mund te jene teper profesionale). Ky ishte nje informacion me teper per studentet e psikologjise ose ata qe kane nje "background" ne psikologji, tema mund te thjeshtohet e te diskutohet ne baze te asaj cfare jeni te interesuar te dini.
____________
Lot Dielli
|
|
#2 16 Nėntor 2006 10:10
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Skicofrenia
Simptomat tipike te skizofrenise jane:
Simptomat Pozitive
1) Halucinacionet: Eksperienca sensuale qe nuk shkaktohen nga stimuj te jashtem aktuale (te vertete). Ne shumicen e rasteve tek skizofrenet keto eksperienca jane auditore (zera). Shume paciente degjojne zera qe komentojne sjelljet e tyre ose ju japin instruksione. Te tjere degjojne zera qe diskutojne me njeri-tjetrin. Ne shume raste keto zera shkaktojne frike, por ne disa te tjere keto zera mund te kene edhe efekt qetesues.
2) Deluzionet: Halucinacionet shpesh jane te shoqeruara me simptoma te tjera, dhe vecanerisht deluzionet. Njerezit qe jetojne halucinacione ndjejne nevojen ti shpjegojne keto zera, dhe shpesh keto shpjegime perfshijne ide deluzive. Keto jane ide te gabuara, te pabazuara ne realitet. Shpesh deluzionet eshte e veshtire te percaktohen si te tilla. Ato mund te jene edhe fakte te verteta. Ne te shumten e rasteve psikologet binden mbi te qenurit ose jo deluzion te nje ideje bazuar mbi insistimin dhe mbrojtjen me cdo kusht te ideve te tilla nga pacientet, shpesh e shoqeruar me fakte absurde. Paciente deluzive e kane te pamundur te perceptojne ate cka te tjeret mendojne lidhur me idene e tyre, dhe jane te pazote te ndalojne mendimet mbi keto deluzione, si edhe te vazhdojne te flasin mbi to papushim. Deluzionet me te shpeshta jane ato qe dikush tjeter po u imponon keto mendime ne koke, njerezit rreth e qark jane te afte te lexojne keto mendime nga mendja e pacientit, ose qe pacienti eshte i kontrolluar nga forca te jashtme misterioze. Shume deluzione kane permbajtje vete-madheshtie (grandiosity?) ose paranojake.
Simptomat Negative
1) Shqetesime ne ndjenja dhe emocionale: Ketu perfshihet ngurtesimi ne shfaqjen e pergjigjeve emocionale. Keta paciente jane paafte te shfaqin shenja te emocioneve ose ndjenjave. Kjo simptome quhet 'ndjenje e ngurrtesuar'. Ata nuk jane as te lumtur, as te trishtuar, dhe duken krejtesisht indiferente ndaj ambjentit rrethues. Fytyrat e ketyre pacienteve jane apathetic (shqip=?) dhe pashprehje. Zerave te tyre u mungon larmishmeria e intonacionit dhe ulje-ngritjeve te zerit qe njerezit i perdorin per te shprehur gjendje te ndryshme. Ata jnae totalisht te pakujdesshem per veten dhe per te tjeret (ne kuptimin e ngrenjes, veshjes etj)
Nje tjeter lloj i mungeses emocionale quhet 'anhedonia', e cila i referohet pamundesise per te perjetuar kenaqesi, mungese e ndjenjave pozitive personale. Keta paciente humbasin interesin ne marredhenjet socjale dhe aktivitetet krijuese.
____________
Lot Dielli
|
|
#3 16 Nėntor 2006 10:14
|
|
 |
_Syri
ღK♥Aღ

Postime: 4489
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 21 Vendodhja: Te byca e Bletes
Pėrdorues #: 18
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Skicofrenia
Vazhdojme...
Apatia, Mungesa e deshires, dhe Varferimi i procesit mendor: Shume njerez qe vuajne nga skizofrenia jane te shkeputur nga jeta shoqerore. Izolimi social shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave te para si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund te jete nje nga shenjat e para se dicka nuk shkon. Izolimi social nuk eshte vetem nje simptome, por edhe nje startegji e perdorur nga pacientet per t'ju bere balle simptomave. Izolimi ne shume pacjente shoqerohet me pavendosmeri, pasiguri, dhe nje humbje e deshires. Keta persona lene menjane punen dhe qellimet ersonale, dhe jane te paafte te funksjonojne ne menyre te pavarur. Varferimi i procesit mendor ndryshe mund te shfaqet edhe si varferim i procesit te te folurit. Keta pacjente thjesht nuk kane per cfare te flasin. Shpeshhere ndodh qe keta pacjente te hidhen nga nje mendim ne tjetrin pa arritur te perfundojne mednimin e nisur, gje qe quhet 'bllokim mendimi'.
Corganizimi
Disa simptoma nuk jane as pozitive, as negative. Nje shembull i tyre eshte crregullimi i te menduarit, ndryshe i quajtur 'corganizim'. Crregullimi i te menduarit perfshin fjalim te paorganizuar=tendenca e disa pacjenteve per te folur pa kuptim, si pershembull te kthesh pergjigje te pakuptimta, te shprehesh ide qe nuk kane lidhje me njera-tjetren, dhe te perdoresh fjalet ne menyre te cuditshme. Ndryshe kjo mund te quhet edhe 'crregullimi i mendimi' sepse paaftesia per te komunikuar reflekton nje crregullim ne rruget e te menduarit qe drejtojne te foluren. Disa shembuj: kalimi i befte nga nje teme ne nje tjeter, riperseritja papushim e te njejtes fraze ose fjale, etj.
Cjellja e Cuditshme: Pacientet skizofrenike mund te shfaqin forma te ndryshme te pazakonta te sjelljeve fizike. Catatonia eshte nje shembull i ketyre sjelljeve. Pacientet me catatonia shpesh qendrojne te ngrire, pa levizur, dhe mund te qendrojne ne cdo pozicion qe dikush i ve per ore te tera, por mund te shfaqet edhe si aktivitet i ekzagjeruar fizik. Ata jane te ndergjegjshem per cka ju thuhet dhe per cka ndodh rreth tyre por refuzojne te pergjigjen ose te levizin.
Nje tjeter shembull i sjelljeve te cuditshme eshte reagimi me ngarkese emocionale te papershtashme me situaten, psh te qash gjate nje varrimi.
____________
Lot Dielli
|
|
#4 16 Nėntor 2006 10:17
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|