Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Si u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Si u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit 
 
Mė 10 Qershor mbushen 130 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, qė pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė tonė kombėtare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht fillon me tubimin e 300 pėrfaqėseve tė tė gjitha krahinave shqiptare nė kuvendin shqiptar tė mbajtur nė Prizren mė 10 qershor 1878. Nė takim kishte edhe boshnjakė nga Bosnja dhe Sanxhaku. Qėllimi i takimit ishte formimi i njė shteti autonom shqiptar qė do tė mbulonte vilajetet otoman tė Prizrenit, Shkodrės, Manastirit dhe Janinės. Lidhja ishte pėrpjekja e parė e madhe pėr tė krijuar njė regjion tė bashkuar shqiptar qysh nga dėshtimi i forcave tė Skėnderbeut nė Mesjetė.

Lidhja u formua pas Traktatit tė Shėn Stefanit, i cili iu kishte dhėnė tokat shqiptare Bullgarisė, Malit tė Zi dhe Serbisė pas Luftės ruso-turke tė viteve tė ashtuquajtur "Kriza Lindore 1877-1888". Prijėsit shqiptarė nga Peja, Gjakova, Gucia, Luma, Dibra dhe Tetova u takuan nė njė qendėr tė Vilajetit tė Kosovės, qė sot gjendet nė Maqedoni, pėr tė diskutuar rezistencėn. Italia pėrkrahu njė komitet italo-shqiptar pėr tė zgjeruar nacionalizmin shqiptar dhe fituar aleatė nė Ballkan, kurse Porta e Lartė bėri tė njėjtėn me Komitetin Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave Shqiptare nė Stamboll mė 1877. Anėtarėt e Komitetit ishin Zija Prishtina, Sami Frashėri, Jani Vreto, Pashko Vasa, dhe Abdyl Frashėri. Manifesti i kėtij komiteti u bė statusi i Lidhjes.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mendua si njė organizatė politiko-ushtarake qė do t'i ndihmonte shqiptarėt pėr tė fituar pėrkrahje ndėrkombėtare, megjithėse sė pari si regjion autonom. Traktati i Shėn Stefanit u zėvendėsua nga Traktati i Berlinit pas ndėrhyrjes sė Austro-Hungarisė dhe Britanisė. Edhe Traktati i Berlinit iu ndau tokat shqiptare fqinjėve ballkanikė. Nė korrik 1878, bordi 60 anėtarėsh i Lidhjes, i udhėhequr nga Abdyl Frashėri, iu dėrgoj njė letėr Fuqive tė Mėdha nė Kongresin e Berlinit, duke kėrkuar zgjidhjen e ēėshtjeve shqiptare pas luftės ruso-turke. Memorandumi u injorua nga Kongresi, i cili iu jep tokat shqiptare Serbisė dhe Malit tė Zi. Lidhja brengosej se shqiptarėt do tė humbnin edhe Epirin ndaj Greqisė, prandaj edhe organizuan rezistencė tė armatosur nė Janinė, Guci, Shkodėr dhe Prizren. Rezistenca ishte e fuqishme sa pėr tė ndryshuar kufijtė e vendosur nga Forcat e Mėdha dhe pėr tė kthyer disa prej tokave tė humbura, megjithėse disa toka iu dorėzuan prapė se prapė Greqisė mė 1881.

Lidhja e Prizrenit kishte 16,000 anėtarė tė armatosur nėn kontroll, tė cilat ia kthyen armėt forcave tė Sulltanit tė Perandorisė Osmane pas nėnshtrimit tė saj nė Kongresin e Berlinit dhe urdhrit tė saj pėr shpėrbėrjen e Lidhjes nga frika se, shqiptarėt do tė kėrkonin pavarėsi tė plotė. Forcat shqiptare arritėn tė vrasin Mehmet Ali Pashėn (tek shqiptarėt i njohur si Maxhar Pasha) nė Gjakovė nė gusht 1878. Lidhja mori kontrollin nga forcat e sulltanit nė qytetet e Vushtrisė, Pejės, Mitrovicės, Prizrenit, dhe Gjakovės. Lidhja hodhi poshtė autoritetin e sulltanit dhe kėrkoi ndarje tė plotė nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane dėrgoi prapė 15 batalione tė rregullta osmane nė krye me Dervish Pashėn (Ahmet Muhtar Pasha), tė cilat u stacionuan nė Pejė, Gjakovė dhe Prizren nė prill tė 1881-ės. Mė kėtė, ai i kishte shkėputur furnizimin frontit nė Plavė e Guci. Pasi qė forcat osmane nuk dėshironin t'i ndihmonin malazezėt mė shumė edhe pėrkundėr presionit tė Rusisė, forcat e lidhjes mbesin tė pa furnizuara nė front kundrejt forcave malazeze.

Sipas vendimeve tė kuvendit Forcat e Armatosura tė Lidhjes sė Prizrent duhej tė ishin diku 190.000 trupa tė organizuar nė 380 batalione.

Veprime ushtarake tė Lidhjes

Pasi u kthyen nė krahinat e tyre delegatėt qė kishin marrė pjesė nė Kuvendin e Prizrenit, besėlidhjet lokale ose komisionet e vetėmbrojtjes, qė ishin krijuar mė parė, u kthyen menjėherė nė degė tė Lidhjes Shqiptare. Nė ato krahina, ku ato mungonin u organizuan mbledhje tė posaēme, tė cilat formuan degėt lokale tė Lidhjes. Pėr tė shpejtuar lidhjet ndėrmjet tyre, komitetet krahinore shfrytėzuan edhe linjėn telegrafike, madje, nėpėrmjet telegrafistėve atdhetarė, edhe shifrazhin sekret telegrafik.

Nė fund tė gushtit u dėrgua nė Shqipėri mareshali Mehmet Ali pashė Maxhari si komisar me fuqi tė jashtėzakonshme pėr kufijtė turko-malazezė, i shoqėruar nga njė adjutant i sulltanit. Ai u porosit qė, para se tė shkonte nė kufi, ta bindte Komitetin e Lidhjes tė mos e kundėrshtonte dorėzimin e Plavės e tė Gucisė dhe tė mos i sillnin atij pengesa nė zbatimin e Traktatit tė Berlinit.

Aksioni i Gjakovės

Mehmet Ali pasha arriti nė Prizren mė 25 gusht 1878 dhe ra menjėherė nė kontakt me anėtarėt e organeve qendrore e ndėrkrahinore tė Lidhjes Shqiptare. Mė 31 gusht, ai u nis pėr nė Gjakovė i shoqėruar nga tri batalione ushtarėsh turq, duke kėrkuar nga Mitrovica qė t'i dėrgonin nė ndihmė edhe njė batalion tjetėr. Edhe nė Gjakovė ai thirri mė 1 shtator nė njė mbledhje krerėt e degės sė Lidhjes, tė cilėt u pėrpoq t'i bindte qė t'i nėnshtroheshin vullnetit tė sulltanit. Por kėtu ai gjeti njė qėndrim mė tė rreptė. Me pėrjashtim tė kryetarit tė degės sė Lidhjes, Abdullah pashė Drenit, i cili si pėrfaqėsues i krahut sulltanist u bashkua me Maxhar Pashėn, tė gjithė anėtarėt e tjerė, tė udhėhequr nga patriotėt e vendosur Sulejman Vokshi e Ahmet Koronica, e ftuan mareshalin osman qė tė mos e vijonte mė tej rrugėn drejt kufirit malazez. Sapo morėn vesh nisjen e tij, udhėheqėsit e Lidhjes Shqiptare pėr Gjakovėn, lėshuan kushtrimin, tė cilit iu pėrgjigjėn mijėra malėsorė tė armatosur. Mė 1 shtator, nėn drejtimin e Ali pashė Gucisė, ata u grumbulluan nė malin Erenik, duke zėnė rrugėn qė kalonte prej Gjakove nė Plavė e nė Guci. Nė kėto rrethana, Mehmet Ali pasha e shtyu marshimin pėr nė kufi dhe u struk nė sarajet e Abdullah pashė Drenit nė Gjakovė. Pas kėsaj, pėr t'i dhėnė njė paralajmėrim tjetėr mė tė prerė, po atė mbrėmje qytetarėt e malėsorėt gjakovarė, rreth 4 500 veta tė armatosur, tė cilėt i qenė pėrgjigjur kushtrimit tė Lidhjes Shqiptare, lanė malin Ereē dhe zbritėn nė qytet, ku rrethuan sarajet e Abdullah pashė Drenit. Tė nesėrmen, mė 2 shtator 1878, njė delegacion gjakovarėsh u paraqit pėrsėri te Abdullah pashė Dreni dhe i dha njė ultimatum prej 24 orėsh qė ta pėrcillte mareshalin nga kishte ardhur. Tė dy pashallarėt shpresuan se me gjashtė kompanitė, rreth 600 veta qė mbronin sarajet, me 30 trimat qė kishin me vete dhe me ndihmat qė prisnin t'u vinin nga Mitrovica, nga Prizreni dhe nga miqtė e tyre, do ta shtypnin kryengritjen. Nė tė vėrtetė atyre u erdhėn vetėm 70 malėsorė nga Fandi i Gjakovės, tė mashtruar prej priftit tė tyre.

Mė 3 shtator, pasi mbaroi afati i ultimatumit, rreth 4 500 kryengritės, qė mbanin tė rrethuar sarajet, filluan sulmin. Pėrleshja ishte e ashpėr dhe me humbje tė mėdha pėr tė dyja palėt. Nė mbrėmje, u bė njė armėpushim prej 24 orėsh pėr tė rifilluar bisedimet, tė cilat vijuan gjatė natės dhe gjatė ditės sė nesėrme, por pa ndonjė rezultat. Nė mbrėmjen e 4 shtatorit rifilluan luftimet. Mė 5 shtator gjendja e tė rrethuarve u keqėsua, pasi shumica e ushtarėve qė mbronin sarajet u dorėzuan. Batalioni qė u nis nga Mitrovica pėr t'i ardhur nė ndihmė Maxhar Pashės u shthur rrugės dhe shumica e ushtarėve tė tij, duke qenė shqiptarė, u bashkuan me kryengritėsit. Mė 6 shtator 1878, pas njė sulmi tė rreptė qė ndėrrmorėn luftėtarėt e Lidhjes Shqiptare, edhe mbeturinat e kompanive turke qė mbronin mareshalin osman u dorėzuan. Pastaj kryengritėsit arritėn t'u vėnė zjarr sarajeve. Mehmet Ali pasha dhe Abdullah pashė Dreni mbetėn tė vrarė gjatė sulmit tė fundit. Me vrasjen e tyre luftimet morėn fund me fitoren e forcave tė Lidhjes Shqiptare. Gjatė kėtij luftimi treditor tė dyja palėt patėn humbje tė mėdha, tė rrethuarit rreth 90 veta, forcat e Lidhjes rreth 500 veta.

Mbrojtja e Plavės dhe e Gucisė

Gjatė muajit tetor 1879 Mali i Zi filloi pėrqendrimin e ushtrive nė kufi, duke e ēuar numrin e tyre nė 5 600 veta. Kėtyre masave Lidhja e Prizrenit iu pėrgjigj, duke vėnė nė gatishmėri luftarake forcat e saj tė armatosura.

Sipas vendimit qė Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes kishte marrė mė 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak e Shtabi Ushtarak, nėn kryesinė e Ali pashė Gucisė, i krijuar nga Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes Shqiptare pėr Kosovėn, shpalli pėr zonėn e Plavės e tė Gucisė gjendjen e luftės.

Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi Cetinės qė nė vend tė krahinave shqiptare tė Plavės e tė Gucisė t'i jepte disa vise sllave tė Hercegovinės. Por propozimin e Stambollit, tė cilin e kundėrshtoi Austro-Hungaria, nuk e pranoi as Mali i Zi.

31 tetor - 1 nėntor

Pas disa ndeshjeve sporadike kufitare, qė ndodhėn gjatė tetorit, knjaz Nikolla vendosi mė nė fund tė kalonte nė sulme tė hapura. Mė 31 tetor dhe 1 nėntor 1879 forcat malazeze, duke dashur tė tėrheqin vėmendjen e Fuqive tė Mėdha dhe, njėherazi, tė matnin pulsin e shqiptarėve, kryen dy inkursione kundėr vijės mbrojtėse tė forcave tė Lidhjes, tė parin nė fshatin Pepaj dhe tė dytin nė fshatin Arzhanicė. Nė kėtė tė fundit vranė nė befasi 30 fshatarė dhe dogjėn mjaft shtėpi, por pas disa orė luftimesh u dėbuan nga forcat e Lidhjes. Nė tė vėrtetė kėto qenė sulme demonstrative, tė cilat shqiptarėt i pėrballuan pa ndonjė vėshtirėsi. Edhe pse dėshtoi, sulmi malazez nxiti njė valė tė madhe mobilizimi nė tė katėr anėt e Shqipėrisė. Me mijėra vullnetarė tė tjerė vrapuan nė krahinat e Gjakovės, tė Pejės, tė Dibrės e tė Shkodrės. Gatishmėria e shqiptarėve qe aq masive, sa Shtabi Ushtarak i Lidhjes sė Prizrenit, i vendosur nė Guci, u detyrua tė pengonte nisjen e tyre drejt frontit, pasi nuk ua ndiente nevojėn dhe nuk kishte mundėsi pėr t'i sistemuar. Nė fillim tė muajit dhjetor forcat kryesore malazeze qenė rreshtuar gjatė vijės kufitare, nė fshatrat Murinė, Pepaj, Arzhanicė e Velikė, kurse forcat shqiptare pėrballė tyre nė fshatrat Guci, Kolenivicė, Martinaj, Plavė e Nokshiē. Midis forcave malazeze dhe shqiptare nė sektorin verilindor kalonte lumi Lim vetėm me njė urė prej druri. Zona malazeze ishte kryesisht malore, ndėrsa nė atė shqiptare dominonte pllaja e Plavės.

4 dhjetor 1879

Mė 4 dhjetor 1879, pjesa mė e mirė e ushtrisė malazeze prej 4 mijė ushtarėsh, nėn komandėn e Mark Milanit, ndėrrmori njė sulm tė furishėm nė sektorin e Nokshiqit, nė drejtim tė Plavės e tė Gucisė. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i pėrbėrė nga Ali pashė Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Ēeka, Jusuf Sokoli e tė tjerė, midis tė cilėve kishte edhe disa oficerė tė karrierės, u pėrgjigj duke hedhur nė sulm rreth 2 mijė luftėtarė. Luftimet mė tė ashpra u bėnė nė luginėn e Nokshiqit, ku u angazhuan forca tė shumta malazeze. Luftėtarėt u pėrleshėn aq ashpėr me njėri-tjetrin, sa qė tė dy palėt lanė mėnjanė hutat dhe nxorėn jataganėt, duke u pėrleshur trup me trup. Pėrleshja vazhdoi disa orė me radhė. Forcat vullnetare tė Lidhjes ndalėn sulmin e ushtrisė malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatė nė Nokshiq, duke e detyruar tė tėrhiqej brenda kufijve tė Malit tė Zi. Edhe pse tė dhėnat pėr humbjet e tė dy palėve janė kontradiktore, mund tė nxirret si pėrfundim se nga malazezėt pati 300 tė vrarė e tė mbytur nė lumė gjatė tėrheqjes, ndėrsa nga shqiptarėt 300-400 veta. Nė kėto luftime u vra edhe njė nga komandantėt e shquar tė ushtrisė sė Lidhjes, Jakup Ferri.

Dėshtimi i misionit tė Ahmet Muhtar pashės e bindi pėrfundimisht knjaz Nikollėn tė mos shpresonte mė as te ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha. Si rrjedhim, ai vendosi tė ndėrmerrte kundėr forcave tė Lidhjes Shqiptare njė mėsymje tė pėrgjithshme, e cila u zhvillua javėn e parė tė muajit janar 1880. Nė kėtė mėsymje u hodh pothuajse e gjithė ushtria malazeze, 25 batalione me rreth 9 mijė veta, qė u rreshtuan pėrballė Plavės e Gucisė

Shtabi ushtarak i kryesuar nga Ali pashė Gucia, pėrqendroi nė zonėn kufitare me Plavėn e Gucinė 4 mijė luftėtarė vendas dhe 3 mijė vullnetarė tė tjerė, gjithsej 7 mijė veta.

6 janar - 9 janar

Komanda malazeze kishte rreshtuar nė vijėn e parė tė frontit, forcat vullnetare tė komanduara nga Mark Milani, tė cilėt do tė fillonin sulmin sipas taktikės sė tyre tradicionale qė kishte pasur kurdoherė sukses pėrballė ushtrive osmane. Forcat malazeze ishin pėrqendruar nė njė sektor tė ngushtė (Velikė-Pepaj), me qėllim qė t'i shpartallonin shqiptarėt qė me sulmin e parė, nė drejtim tė Plavės. Por, Shtabi Ushtarak Shqiptar ua mori malazezėve nė mėnyrė tė papritur iniciativėn. Mė 6 dhe 7 janar 1880 njėsi tė vogla shqiptarėsh, me qėllim qė tė tėrhiqnin vėmendjen e komandės ushtarake malazeze, ndėermorėn dy sulme nė verilindje tė Malit tė Zi, nga ana e Sanxhakut tė Novi Pazarit. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarėt do tė vazhdonin tė sulmonin nga verilindja, pėr t'u dalė forcave tė tyre prapa shpine e tėrhoqi ushtrinė nga zona jugore dhe e nisi drejt veriut. Duke pėrfituar nga kjo rrethanė, forcat shqiptare, tė rreshtuara nė sektorin e Plavės, shpėrthyen mė 8 janar njė sulm tė furishėm kundėr pozitave tė armikut qė ndodhej nė Velikė, nė Pepaj e nė Arzhanicė.

Sulmin e nisėn luftėtarėt e Nokshiqit tė komanduara nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti. Mėsymja ishte e furishme dhe pas luftimesh tė ashpra e trup mė trup forcat malazeze, tė pėrbėra nga 4 mijė luftėtarė, u detyruan tė tėrhiqeshin.

Ushtritė e Lidhjes, pasi thyen edhe njėsitė malazeze tė komanduara nga Mark Milani, hynė nė tokėn malazeze, shtinė nė dorė Arzhanicėn, Velikėn e Pepajn dhe u drejtuan pėr nė Murinė. Luftimet mė tė pėrgjakshme u bėnė nė Velikė e nė Pepaj, prandaj pėrpjekja e 8 janarit mori emrin e tyre. Ushtria malazeze u tėrhoq nė Sutjeskė. Por, Shtabi Shqiptar nuk kishte ndėrmend tė vazhdonte pėrparimin nė thellėsi tė tokės sė Malit tė Zi. Mė 9 janar ai urdhėroi forcat shqiptare, qė nuk hasėn ndonjė kundėrshtim nga ushtritė malazeze, tė tėrhiqeshin nė kufirin e vjetėr.

Gjatė betejės sė Pepajt e tė Velikės, tė dyja palėt patėn dėme nė njerėz, por, sipas tė dhėnave tė ndryshme, ato tė Malit tė Zi qenė mė tė shumta. Shqiptarėt lanė nė kėto luftime edhe dy kapedanėt trima, Kurt Asllanin e Nure Kurtin.

Pėr kėtė arsye knjaz Nikolla shpalli menjėherė se i kishte pezulluar veprimet luftarake nė kufi dhe se zbatimin e Traktatit tė Berlinit nė kėtė pikė po ua linte pėrsėri nė dorė Fuqive tė Mėdha. Madje ai kėrkoi nga konsulli britanik nė Shkodėr qė tė ndėrhynte pranė autoriteteve qeveritare tė vilajetit, me qėllim qė edhe shqiptarėt t'i pezullonin veprimet e mėtejshme luftarake.

Mbrojtja e Hotit dhe e Grudės

Nė mbledhjen e pėrbashkėt qė bėnė nė Shkodėr, mė 1 mars 1880, krerėt e Hotit, tė Grudės, tė Kelmendit e tė Kastratit miratuan njė peticion drejtuar Fuqive tė Mėdha, nė tė cilin deklaronin se do tė rrėmbenin armėt pėr tė mbrojtur trojet e tyre, nė rast se Fuqitė e Mėdha do ta miratonin projektin "Korti".

Mė 11 prill 1880, Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės, formoi Shtabin Ushtarak tė vilajetit me detyrė qė tė merrte masat e duhura pėr mbrojtjen e Hotit e tė Grudės. Nė krye tė Shtabit Ushtarak u vu kolonel Hodo Sokoli me anėtarėve si Selim Ēoba, Filip Ēeka, Shaban Bushati, Zef Simoni, Selim Gjyrezi etj., dhe krerė malėsorė si Dedė Gjoni dhe Ismail Marku nga Hoti, Ismail Martini dhe Bazo Kurti nga Gruda, Nikė Gila dhe Nikė Leka nga Kelmendi, Shaban Elezi dhe Gjon Deda nga Kastrati etj.

Mė 18 prill 1880, ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha miratuan propozimin italian, qė njihet me emrin "vija Korti", pėr t'i dhėnė Malit tė Zi, nė vend tė Plavės e Gucisė, viset e Hotit e tė Grudės. Dorėzimi i kėtyre viseve u vendos tė bėhej pas 4 ditėsh, mė 22 prill 1880.

Mė 19 prill 1880, Hodo bej Sokoli dhe pas tij 1 500 veta deklaruan se nuk do ta njihnin as atė, as Stambollin. Po atė ditė u nisėn pėr nė vijėn e kufirit vullnetarėt e parė qytetarė, rreth 1 500 veta, tė cilėt u bashkuan me mijėra vullnetarė malėsorė qė kishin vrapuar nga malėsitė e Veriut.

Nė mbrėmjen e 21 prillit u nisėn nga Shkodra, duke lundruar nė liqen, disa dhjetėra anije me vullnetarė shkodranė, rreth 3 mijė veta, tė cilėt, sė bashku me Shtabin Ushtarak dhe komandantin e tij Hodo Sokolin, u vendosėn nė Tuz. Nė 22 prill 1880, sipas Protokollit tė Stambollit, trupat turke u larguan nga kalaja e Tuzit dhe nga pikat e tjera qė i takonin Malit tė Zi. Forcat shqiptare i zunė kėto pika para se tė afroheshin ushtritė malazeze. Gjatė gjithė vijės mbrojtėse qenė rreshtuar rreth 8 mijė vullnetarė shqiptarė, nė gatishmėri pėr tė kundėrshtuar pėrparimin e ushtrive malazeze.

Pak mė vonė, ushtritė malazeze, me rreth 10 mijė veta, arritėn tek Ura e Rzhanicės, pika mė e pėrparuar e kufirit tė vjetėr. Aty u ndeshėn me pararojat e ushtrisė sė Lidhjes Shqiptare, tė pėrbėra nga disa qindra qytetarė e malėsorė, tė cilėt u bėnė thirrje tė ndaleshin, pasi banorėt e kėtyre vendeve nuk i njihnin vendimet e Fuqive tė Mėdha. Ushtritė malazeze nuk u bindėn, por kėrkuan tė marshonin pėr tė marrė nė dorėzim kalanė e Tuzit. Atėherė, pararojat shqiptare hapėn zjarr kundėr pararojave malazeze. Kėshtu, tek Ura e Rzhanicės filloi mė 22 prill pėrleshja e armatosur ndėrmjet tyre.

Sapo shpėrthyen krismat e para, forcat vullnetare tė Malėsisė sė Madhe, nėn drejtimin e Ismail Markut e Baca Kurtit, u hodhėn nė sulm tė furishėm kundėr forcave kryesore malazeze qė ndodheshin nė Helm, nė breg tė lumit Cem. Tė dyja palėt luftuan me vendosmėri pėr disa orė rresht. Mė nė fund, ushtritė malazeze u thyen dhe u tėrhoqėn pėr nė Podgoricė, duke lėnė disa tė vrarė e tė plagosur.

Duke parashikuar njė sulm tė ri nga ana malazeze, Komiteti Ndėrkrahinor i Shkodrės vendosi t'i mbante forcat luftarake nė kufi dhe tė siguronte armė martina pėr vullnetarėt shqiptarė tė pajisur pjesėrisht me huta dhe pjesėrisht me jataganė. Pėr kėtė qėllim u ftuan krahinat e vilajetit qė tė shtonin ndihmat financiare. Mbi shtresat e pasura tė Shkodrės u shpall njė tatim i jashtėzakonshėm nė tė holla e nė drithė. Nė kėto rrethana Preng pashė Bibė Doda, duke parė se me qėndrimin e vet tė lėkundur po cilėsohej nga opinioni publik si bashkėpunėtor i Cetinės, pranoi ftesėn e Komitetit Ndėrkrahinor pėr tė mobilizuar mirditorėt dhe pėr t'i sjellė nė Tuz.

Menjėherė pas disfatės qė pėsoi mė 22 prill 1880, knjaz Nikolla protestoi pranė Fuqive tė Mėdha dhe kėto mė 24 prill i drejtuan qeverisė osmane njė notė kolektive, me tė cilėn e shtrėngonin qė t'i dėbonte forcat shqiptare nga kufiri pėr t'u hapur rrugėn forcave malazeze.

Nė fillim tė muajit maj, pas ardhjes sė forcave mirditore, nė vijėn kufitare numri i vullnetarėve u rrit nė rreth 9 mijė veta, pėrveē 7 mijė tė tjerėve qė qėndronin nė gatishmėri nė shtėpitė e tyre pėr t'u nisur nė luftė sapo tė lėshohej kushtrimi. Sipas njoftimeve qė kishte Shtabi Ushtarak, pėrtej kufirit qėndronin rreth 20 batalione malazeze me afėrsisht 9 mijė veta tė armatosur me martina dhe tė pajisura me topa e artileri.

Shtabi i Shkodrės dhe Shtabi i Kosovės i propozojnė Komitetit Kombėtar tė Lidhjes pėr sulm, mirėpo Komiteti e refuzon kėtė me mendimin qė presioni, qė ushtronte pėrqendrimi i forcave kufitare nė Hot e Grudė, ishte i mjaftueshėm pėr t'i detyruar Fuqitė e Mėdha tė rishikonin Protokollin e Stambollit.

Pasi pranuan nė parim tė hiqnin dorė edhe nga Protokolli i Stambollit, Fuqitė e Mėdha miratuan mė 15 qershor 1880 propozimin e Anglisė e tė Austro-Hungarisė pėr t'i dhėnė Malit tė Zi, nė vend tė Hotit e tė Grudės, qytetin bregdetar tė Ulqinit sė bashku me rrethinat e tij.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!