
Sharmi, erotizmi i pathėnė
Ēuditesh edhe vetė kur sytė mbesin tek njė femėr, e cila kalon nė rrugė
Ajo mund edhe tė mos jetė ikona e bukurisė, disa kile mė tepėr, hundėn pak tė madhe, por gjithsesi ty nuk tė shqitet vėshtrimi. Feminilitet, por edhe siguri nė hapat e saj tek ecėn e shpenguar, hedh vėshtrime tė shpejta dhe cepi i buzėve tė kuqe lėviz me njė fije ironie. Njė pėrzierje eksplozive sensualiteti, e cila i tejkalon kornizat e bukurisė estetike, hedh tutje konceptin e parametrave fizike si forma tė rrumbullakosura dhe kėmbė tė gjata. Tėrheqje! Sharm e quajnė francezėt ose ndryshe njihet si sex appeal. Nė shqip kjo shprehje do tė ishte, apel ndaj seksit, por jo kaq thjeshtė dhe drejtpėrdrejtė. Ėshtė njė formė komunikimi pa fjalė, me sinjale, vėshtrime, lėvizje duarsh, mimika e fytyrės. Ėshtė erotizėm, i pathėnė, por qė ndihet nė ajėr, njėlloj si njė aromė qė tė bėn tė kthesh kokėn, pa menduar dy herė.
____________
Lot Dielli