Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Queen, Banda Qė Theu Ēdo Rregull 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Queen, Banda Qė Theu Ēdo Rregull 
 
Image“Unė zgjodha emrin Queen. Ėshtė thjesht njė emėr, por shumė mbretėror, dhe tingėllon shumė mirė. Ėshtė njė emėr i fortė, universal qė ka shumė potencial vizual dhe ėshtė i hapur pėr tė gjitha llojet e interpretimeve”,- ka komentuar vetė themeluesi i grupit, i cili vdiq nė vitin 1991 nga ajo qė mė pas do tė bėhej sėmundja e shekullit, AIDS. Freddie do tė mbahet mend nė historinė e muzikės si biseksuali qė theu ēdo kufi duke u bėrė performuesi mė i mirė i tė gjithė historisė sė muzikės por edhe lideri i grupit qė arriti tė shesė mė shumė se 300 milionė albume nė tė gjithė botėn. Kėngėt e “Queen” janė vlerėsuar me rreth 90 ēmime tė ndryshme muzikore. Deri mė sot askush nuk i ėshtė afruar kėsaj shifre. “Si pėr rastėsi”, grupi ka thyer edhe rekordin e numrit mė tė madh tė pjesėmarrėsve nė njė koncert, 300 mijė nė vitin 1986 nė “Knebėorth Park” tė Anglisė. Grupi “shpėrbėhet” nė vitin 1991 pas vdekjes tragjike tė Freddie Mercury por kjo nuk i ndaloi anėtarėt e tjerė tė bandės tė bashkėpunojnė me solistė tė ndryshėm pėr tė prodhuar kėngė tė tjera tepėr tė suksesshme

“Ai ishte Mbreti. Kompozitor, muzikant, skenograf, koreograf. Ai ishte gjithēka. Freddie Mercury i bėnte tė gjitha duke kaluar ēdo limit. Ai ishte thjesht Freddie dhe do tė mbahet mend gjatė pėr kėtė gjė”, e kanė komentuar shpesh herė kritikėt e artit njeriun qė theu ēdo rregull nė skenė duke pasur sukses absolut. Njė ndėr performancat e tij mė tė paharrueshme ka ndodhur nė vitin 1985 ku 72 mijė njerėz kanė qenė nė unison total me njėri- tjetrin. Kjo ėshtė cilėsuar edhe performanca mė e madhe “live” nė historinė e muzikės Rok. Por fillimet e saj banda i pati nė vitin 1969 kur kitaristi Brian May dhe basisti Tim Staffell vendosėn tė krijonin njė grup tė quajtur “Smile”, i cili kryesisht imitonte Jimi Hendrix dhe Pink Floyd. Por pak muaj mė pas nė bandė hyri njeriu qė do tė ndryshonte gjithēka, Freddie Mercury. Pas shumė vonesash, nė vitin 1973, banda nxorri albumin e parė tė influencuar ndjeshėm nga “heavy metal”. Por menjėherė tė gjithė kritikėt e botės e konsideruan njė debutim mbi mesataren duke parashikuar atė qė do tė ndodhte mė pas.

Albumi i dytė pati njė sukses minimal pėr bandėn por njė vit mė pas do tė niste thyerja e “rekordeve”. “Sheer Heart Attack” ishte albumi qė vendosi “Queen” nė listėn e bandave mė tė preferuara tė Rokut nė atė periudhė. Duke eksperimentur me kėngė si “Killer Queen”, “Brighton Rock” dhe “Stone Cold Crazy”, grupi arriti tė ngjiste dalė nga dalė klasifikimet e muzikės botėrore. Pėr dy vitet e ardhshme “Queen” do tė prodhonin albume tė tjera duke arritur majat e klasifikimeve nė Britani por edhe nė tė gjithė botėn. Gjatė kėsaj kohe ata u bėnė tė njohur nėpėrmjet njė turi koncertesh nė tė gjithė botėn. Deri nė vitin 1980 banda vazhdoi me albume tė ndryshme tė shoqėruar nga koncerte ekstravagante tė ideuar nga vetė Mercury. Nė kėtė vit vjen edhe sukseset botėrore, “Crazy Little Thing Called Love” dhe “Another One Bites the Dust”. Nė 1981 ata u bėnė banda kryesore qė kėndonte nė stadiumet e Amerikės sė Jugut dhe brenda shtatė koncerteve arritėn tė shisnin 479 mijė bileta. Gjashtė vite mė pas ai do tė hynte nė historinė e Britanisė si grupi qė arriti tė tejmbushte dy herė legjendarin “Ėembley”. Njerėzit kėrkuan edhe njė natė tė tretė por stadiumi ishte i prenotuar dhe “Queen” performuan “live” nė parkun Knebėorth. Mė shumė se 120 mijė njerėz mund tė krenohen gjatė tė gjithė jetės sė tyre se ishin tė pranishėm nė shfaqjen e fundit “live” tė “Queen” me Freddi Mercury. Sėmundja e vuri poshtė dhe ai nuk mundi tė interpretonte mė nė skenė ashtu si vetėm ai dinte tė bėnte.

Orientimi seksual

Biseksualiteti i njė njeriu tė ēuditshėm

Freddie Mercury ishte biseksual, edhe pse kryesisht lidhjet e tij kanė qenė me meshkuj. Ai e ka cilėsuar veten e tij nė vitin 1974 si njė homoseksual por kjo ka ndodhur pėrpara se tė njihte “Dashurinė e jetės sė tij”. Freddie ka pasur njė lidhje tė gjatė me Mary Austin, njė grua me tė cilėn ka bashkėjetuar dhe qė pas vdekjes i ka lėnė njė pjesė shumė tė madhe tė pasurisė. “Tė gjithė tė dashurit e mi mė kanė pyetur pėrse nuk mund tė zėvendėsojnė dot Mary Austin, por kjo ėshtė e pamundur. I vetmi shok qė kam ėshtė Mary dhe unė nuk dua asnjė tjetėr. Ajo ėshtė gruaja ime dhe pėr mua ajo lidhje ishte si njė martesė. Ne besojmė tek njėri- tjetri dhe pėr mua kjo mjafton”, ka thėnė vetė Mercuri, i cili edhe kėngėn “Love of My Life” ia ka dedikuar kėsaj femre. Por pas ndarjes ai nisi tė frekuentonte rregullisht “gay-bar” duke pasur lidhje afatshkurtra me shumė meshkuj. Nė vitin 1985 ai nisi njė tjetėr lidhje tė gjatė me parukierin Jim Hutton. Edhe ai u diagnostikua HIV pozitiv. Por nė jetėn e tij Mercury ka njohur edhe periudha “aseksuale” “Kam ndaluar sė bėri seks dhe kam nisur tė rris tulipanė”,- ka deklaruar ai nė njė interviste nė fillim tė viteve 80’.

Mercury vdiq mė 24 nėntor nė shtėpinė e tij nga pneumonia e ndikuar nga SIDA

AIDS dhe vdekja tragjike

Nė vitin 1988 e fshehta e madhe e grupit nuk ishte mė njė e fshehtė. Freddie ishte i sėmurė me AIDS. Por vetė kėngėtari nuk e pranoi asnjė herė kėtė gjė duke thėnė se ishte thjesht i lodhur dhe tepėr i zėnė pėr tė dhėnė intervista apo pėr tė dalė nė koncerte. Gjatė kėsaj kohe banda vazhdoi tė bėnte albume dhe Freddie, edhe pse i sėmurė, vazhdoi tė kontribuonte nė kėtė gjė. Albumi “Innuendo” nisi nė vitin 1990 por nuk pėrfundoi deri nė fillim tė 1991. Shkak pėr kėtė vonesė ishte sėmundja e Mercury. Nė tetor 1991 banda nxorri nė treg pėrmbledhjen “Greatest Hits II”. Por nė 23 nėntor Freddie Mercuri pranoi pėr herė tė parė se ishte i sėmurė me AIDS. Ai vdiq njė ditė mė pas nė moshėn 45- vjeēare. Funerali i tij, ndryshe nga koncertet madhėshtore me tė cilat kishte mėsuar botėn, ishte privat. Nė tė morėn pjesė shumė pak miq dhe familja. Pak ditė mė pas grupi rihodhi nė treg “Bohemian Rhapsody” dhe albumi arriti majėn e klasifikimit botėror pėr herė tė dytė. Pesė muaj pas vdekjes Freddie pati njė “varrim” tė denjė pėr tė. Nė 20 prill 1992 nė Ėembley u zhvillua njė koncert pėrkujtimor. Aty morėn pjesė Def Leppard, Joe Elliott, Lisa Stansfield, Elton John, David Boėie, Robert Plant, Tony Iommi, Annie Lennox, Axl Rose, Slash and Guns N' Roses, Extreme, Roger Daltrey, George Michael, Ian Hunter, Mick Ronson, Zucchero, Metallica, Liza Minnelli dhe Spinal Tap. Koncerti u pa “live” nė TV nga mė shumė se njė miliardė njerėz. Pėrfitimet e tij u shėnuan nė librin Guinness pasi 20 milionė paund qė ishin fitimet e biletave u dhuruan nė njė fushatė kundėr sėmundjes qė i mori jetėn liderit tė grupit.

SUKSESI

Nė vitin 2005 nė librin e rekordeve Guinnes u shėnua rekordi i ri i “Queen”, 1322 javė ose ndryshe 27 vite nė “hit-parade”. Mė shumė se ēdo muzikant apo bandė muzikore nė tė gjithė historinė, mė shumė se “The Beatles” dhe Elvis Presley tė dy bashkė. E konsideruar si banda mė popullore e muzikės Rok, “Queen” ka prodhuar 18 albume qė kanė kryesuar “hit-parade” botėrore me mė shumė se 300 mijė kopje tė shitura.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Queen, Banda Qė Theu Ēdo Rregull 
 
Freddie Mercury and Michael Jackson - State Of Shock


Link

 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Queen, Banda Qė Theu Ēdo Rregull 
 
Nuk ka te dyte,por mire beri qe vdiq se homo ne pleqeri do ishte akoma edhe me keq  Razz
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!