Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Pretenca e Hekuran Isait:Fiqiretja me Mehmetin tradhtuan 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Pretenca e Hekuran Isait:Fiqiretja me Mehmetin tradhtuan 
 
Pretenca e mbajtur nė gjyqin e Fiqirete Shehut, Llambi Ziēishtit, Nesti Nases e Skėnder Shehut nė gushtin e vitit ‘83 nga prokurori i Pėrgjithshėm Rrapi Mino, ėshtė pėrgatitur nga Hekuran Isai! Plot 75 faqe tė akuzės tė ruajtura nė dosjen e Fiqirete Shehut, mbajnė nėnshkrimin e ministrit tė Brendshėm. Mė shumė se kaq, e gjithė lėnda qė konsumohet nė tė, i referohet procesit hetimor qė pėrsėri ėshtė drejtuar nga Hekuran Isai, njeriu qė u vu nė krye tė policisė sekrete, si i besuari i Enver Hoxhės pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut. Ish-kreu i Sigurimit tė Shtetit qė mesa duket ka poseduar pushtet tė jashtėzakonshėm, pasi ka hetuar nė mėnyrėn e tij me grupin e ekspertėve tė besuar, i ka ēuar gjykatės jo vetėm “provat” e veprimtarisė tradhtare e agjenturore tė bashkėpunėtorėve tė Mehmet Shehut, por edhe verdiktin pėrfundimtar pėr dėnimin e tyre. Nė rastin konkret trupi gjykues, e ca mė tepėr kreu i akuzės Rrapi Mino, ka bėrė gjėnė mė tė lehtė duke ligjėruar nė sallėn e gjyqit atė ēfarė i ka servirur kreu i policisė sekrete, duke ruajtur madje edhe dialektin e tij. Nė pretencėn e Hekuran Isait jepet njė kronologji e zgjeruar e veprimtarisė armiqėsore siē e cilėson ai e poliagjentit Mehmet Shehu dhe e bashkėpunėtorėve tė tij. qė starton qysh nė vitet ‘30. Nė pjesėn e parė tė saj pėrshkruhet sipas ministrit tė Brendshėm, pėrfshirja e ish-kryeministrit dhe miqve tė tij nė veprimtarinė agjenturore pėr tė sabotuar Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare. Nė gjyqin e gushtit tė vitit ‘83 Hekuran Isai bėn tė ditur pėr herė tė parė njė kronologji tė detajuar sipas tij, tė rekrutimit tė Mehmet Shehut nga zbulimet e huaja. Sipas versionit tė Isait, Mehmet Shehu ėshtė rekrutuar nė vitet 30 nga kuadri i njohur i zbulimit amerikan, ish-drejtor i shkollės teknike nė Tiranė Harry Fulc. Nė vijim ėshtė dėrguar po nga zbulimet e huaja pėr tė kryer studimet ushtarake nė Itali dhe mė pas nė luftėn e Spanjės. Mė tej, nė pretencėn e ish-ministrit tė Brendshėm bėhet e ditur veprimtaria e organizatės kundėrrevolucionare sipas tij, nė sabotimin e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare...

Aktakuzė
Kundėr tė pandehurve
Fiqirete Shehu, Llambi Ziēishti, Nesti Nase e Skėnder Shehu
Akuzohen se janė vėnė nė shėrbim tė agjenturave tė huaja tė spiunazhit dhe kanė vepruar nė njė grup armiqėsor, tė kryesuar nga poliagjenti, puēisti e terroristi Mehmet Shehu pėr tė komplotuar kundėr Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor dhe pėr tė vendosur nė vend tė tij njė regjim kapitalisto-revizionist, shtypės e shfrytėzues pėr popullin.
Pėr arritjen e qėllimeve tė tyre komplotiste kėta armiq kanė vepruar si pjesėtarė aktivė tė njė organizate kundėrrevolucionare, tė krijuar nga Mehmet Shehu, kanė kryer veprime pėrgatitore pėr eliminimin fizik tė Sekretarit tė Parė tė KQ, kanė sabotuar vijėn politike tė partisė dhe ekonominė socialiste, kanė zhvilluar agjitacion e propagandė pėr dobėsimin dhe minimin e shtetit tė diktaturės sė proletariatit nė Shqipėri...
Veprimtaria e tyre nė shėrbim tė agjenturave tė huaja ėshtė e hershme dhe e organizuar. Njė nga agjencitė mė aktive tė spiunazhit, qė ka vepruar qysh herėt kundėr popullit tonė ėshtė agjentura amerikane. Misionarė tė ndryshėm tė saj, tė maskuar me petkun e diplomatit, tregtarit, mėsuesit, mbledhėsit tė folklorit e tė tjerė, nisėn tė thurin rrjetin e tyre tė spiunazhit qysh nė vitet ‘30. Pikėrisht nė vitet ‘30 kuadri i njohur i zbulimit amerikan, ish-drejtori i shkollės teknike nė Tiranė Harry Fulc, rekrutoi ndėr tė tjerė, Mehmet Shehun, tė cilin e pėrgatitėn me synim qė t’u shėrbente interesave tė imperializmit amerikan nė Shqipėri. Pėr ta bėrė tė aftė pėr kėtė qėllim dhe pėr t’i rritur kredinė politike e pėr t’i krijuar mundėsitė, qė tė depėrtonte nė lėvizjen revolucionare, Mehmet Shehun e dėrguan pėr studime ushtarake nė Itali dhe mė pas nė luftėn e Spanjės si “luftėtar antifashist”. Mė pas nė vitin 1942 e dėrguan nė Shqipėri, ku kishte marrė hov lufta nacionalēlirimtare. Pikėrisht nė kėtė periudhė armiqtė imperialistė e borgjezia reaksionare thurte plane tė errėta kundėr Shqipėrisė, synonte tė sabotonte luftėn pėr ēlirim dhe sidomos tė mos lejonte qė populli tė vinte nė fuqi. Nė krye tė kėtyre pėrpjekjeve reaksionare ishin anglo-amerikanėt, por bashkė me ta ishin dhe vepronin edhe zbuluesit jugosllavė qė ishin kamufluar nė “shok” e “miq”. Zbuluesit jugosllavė nėn pretekstin gjoja tė forcimit tė bashkėpunimit nė luftė kundėr fashizmit, punuan sistematikisht pėr tė minuar dhe sabotuar luftėn nacionalēlirimtare nė Shqipėri. Pėr kėtė, pėrveē mjeteve tė tjera, pėrdorėn gjerėsisht punėn agjenturore. Emisari titist Dushan Mugosha me pseudonimin “ēalamani”, nisi studimin e elementėve mė tė pėrshtatshėm pėr t’i vėnė nė shėrbim tė zbulimit jugosllav. Gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Shqipėri “ēalamani” rekrutoi edhe Mehmet Shehun e tė tjerė tė shitur, ndėr tė cilėt edhe tė pandehurėn Fiqirete Sanxhaktarin (Shehu), tė cilės i dha pseudonimin “Fisari”. Me rekomandimin e tij, e pandehura u lidh nė martesė me Mehmet Shehun.
Nėpėrmjet kėtyre agjentėve dhe tė tjerė si kėta, revizionistėt jugosllavė janė pėrpjekur tė devijojnė luftėn tonė nacionalēlirimtare dhe tė krijojnė kushtet qė Shqipėria tė ishte gjithnjė njė vend i varur nga Jugosllavia, vasal i saj. Pėr kėtė qėllim ata organizuan dhe nxitėn prapaskenėn e njohur tė Beratit, nė nėntor tė vitit ‘44, ku goditėn Partinė Komuniste Shqiptare, vijėn e saj Marksiste-leniniste dhe veēanėrisht Sekretarin e Pėrgjithshėm tė saj shokun Enver Hoxha. Jugosllavėt donin ta nėnshtronin PKSH-nė dhe tė lidhnin pas vetes Shqipėrinė e re qė do tė dilte fitimtare. Por ata dėshtuan nė planet e tyre djallėzore nė saj tė vigjilencės sė partisė e tė luftės sė vendosur e tė guximshme tė udhėheqėsit tė saj shokut Enver Hoxha.
Nė radhėn e agjentėve titistė, qė vepronin nė konspiracion e prapa shpinės sė Partisė, rol nga mė tė urryerit kanė luajtur spiunėt e vėnė nė shėrbim tė zbulimit jugosllav Mehmet Shehu, Fiqirete Shehu, Kadri Hazbiu, Liri Gega e tjerė. Ata kanė pėrdorur terrorin dhe kanė mbajtur qėndrime sektare, me qėllim qė tė diskreditonin forcat partizane dhe PKSH, qė ta shkėpusnin kėtė nga populli, tė minonin kėshtu Luftėn Nacionalēlirimtare dhe t’u jepnin armė emisarėve tė Titos pėr tė akuzuar e goditur partinė dhe sekretarin e saj tė pėrgjithshėm. Duke vepruar si agjent i shumė zbulimeve, Mehmet Shehu vuri nė rrezik Shtabin e Pėrgjithshėm gjatė operacionit gjerman tė dimrit tė viti ‘43-‘44, ai sipas detyrės sė vėnė nga anglo-amerikanėt u pėrpoq tė pengonte zbatimin e urdhrit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr kalimin e Divizionit tė Parė nė Veri dhe pasi u detyrua tė vepronte bėri pėrpjekje tė shumta pėr tė penguar asgjėsimin e plotė tė ushtrisė gjermane nė Tiranė, si dhe tė bandave tradhtare tė Abaz Kupit me shokė.
Mehmet Shehu si mercenar i anglo-amerikanėve ka vepruar me synim qė nė Shqipėri pas luftės tė vendosej regjimi borgjez, ku pėrsėri nė krye tė vendit tė ishin bejlerėt e ēifligarėt, por tė maskuar si liberalė e demokratė. Pėr kėtė dėshmon programi i shkruar me dorė nga Mehmet Shehu nė vjeshtė tė vitit ‘42 dhe qė iu gjet nė kasafortėn e tij pas vetėvrasjes. Ky program qė i ishte servirur nga padronėt e vet anglo-amerikanė, ėshtė pėrqafuar qysh gjatė luftės dhe nga armiqtė Kadri Hazbiu e Fiqirete Shehu e tė tjerė. Tė gjithė sė bashku, nė mėnyrė tė organizuar dhe nė konspiracion tė plotė, tė drejtuar nga zbulimet anglo-amerikane dhe ato jugosllave, punuan pėr vėnien e tij nė jetė nė Shqipėri...
Zbuluesit jugosllavė qė vepruan nė Shqipėri menjėherė pas ēlirimit, punuan nė mėnyrė tė fshehtė pėr tė gllabėruar atdheun tonė. Duke ndjekur rrugėn e paraardhėsve tė tyre, tė dėrguarit e Titos nė kėto vite i vazhduan pėrpjekjet antimarksiste e antishqiptare, duke pėrdorur dhe duke ndėrsyer nė sulm agjentėt e miqtė e tyre tė vjetėr Koēi Xoxe, Pandi Kristo, Nako Spiro, Sejfulla Malishova e tė tjerė. E gjithė veprimtaria e tyre nė kėtė periudhė synonte likuidimin e Partisė dhe tė udhėheqjes sė saj tė shėndoshė, marrjen e pushtetit nga ana e tyre dhe aneksimin e Shqipėrisė Jugosllavisė titiste si republikė e saj e shtatė. Ata dėshtuan nė tė gjitha pėrpjekjet e tyre djallėzore. Pas demaskimit tė revizionistėve jugosllavė nė vitin ‘48, zbulimet e huaja e intensifikuan luftėn e tyre ndaj vendit tonė, duke pėrdorur forma nga mė tė ndryshmet dhe kryesisht organizimin e banditizmit etj. Nė luftėn me kėtė banditizėm tė agjenturave tė huaja ranė mėse 700 dėshmorė.
vijon nesėr...

Skėnder Shehu: Nga Suedia realizoja lidhjet e Mehmetit me zbulimin amerikan

Skėnder Shehu: Babi mė tha tė dėrgojmė nė Suedi tė vendosėsh lidhje direkte me amerikanėt. Ai mė vuri detyrė qė tė takoja nė Suedi tė dėrguarin amerikan, i cili do mė thoshte: "Pėrshėndetje nga xhaxhi Harri" dhe ti do tė kuptosh, mė tha babai se, ai person ėshtė i dėrguar nga amerikanėt dhe do t’i pėrgjigjesh "Mirėsevjen, nipi e ka ndjerė mungesėn e tij dhe e ka marrė malli pėr tė". Nga fundi i muajit tetor 1980 ose fillimi i muajit nėntor tė po atij viti, njė ditė duke qenė nė dhomėn ku studioja, mė erdhi njė person i panjohur, tė cilin e kisha parė atė ditė nėpėr korridoret e godinės. Pasi hyri nė dhomėn time, mė pyeti: “Ti je Arjan Bogova?” (emri qė unė mbaja vazhdimisht nė Suedi). “Unė jam iu pėrgjigja”. Ai mė tha "ke pėrshėndetje nga xhaxha Harri". Unė iu pėrgjigja: "Mirsevjen, nipi e ka ndjerė mungesėn e tij dhe e ka marrė shumė malli. Kur kam kėmbyer kėto parrulla,  agjenti ėshtė prezantuar me emrin Robert Rajs.
Nesti Nase: Unė kam mbajtur lidhjet e Mehmetit me agjenturėn amerikane. Kur shkova nė OKB, Mehmet Shehu mė ka dhėnė mesazhe pėr miqtė e tij amerikanė, tė cilėt ua kam dorėzuar pėrfaqėsuesve tė agjenturės amerikane Jakobson e Aderson dhe kam marrė prej tyre mesazhe tė tjera. Mehmeti nėpėrmjet kėtyre mesazheve kėrkonte udhėzime e pėrkrahje. Mbaj mend qė kur Adersonit i dhashė letrėn e Mehmetit, ai pa e lexuar atė, mė dha njė pliko pėr Mehmetin. Aty unė e kuptova se ata merreshin vesh edhe nė mėnyra tė tjera.
Skėnder Shehu: Edhe fejesėn para se tė nisesha me studime pasuniversitare nė Suedi nė korrik tė vitit ‘79, babai mė tha se atė ia kėrkonte agjentura amerikane. Amerikanėt kėrkojnė nga unė qė tė kryej veprime edhe nė drejtim tė zbutjes sė luftės sė klasave pėr tė fejuar ty me njė vajzė me pėrbėrje tė keqe. Amerikanėt mė thonė se duhet ta bėsh ti  njė gjė tė tillė, qė populli tė kuptojė, se duhet ndjekur kjo vijė dhe kėshtu duhet tė vazhdojnė edhe tė tjerėt nė tė ardhmen. Ai mė tha se pėr kėtė gjė kishte caktuar Feēor Shehun qė tė gjente njė vajzė me pėrbėrje tė keqe biografike, ndėrsa nga anėt e tjera tė ishte shumė e mirė. Ai mė rekomandoi Silvėn, qė atėherė ishte nxėnėse nė gjimnazin "Sami Frashėri" dhe luante volejboll te skuadra “Dinamo”.
Fiqirete Shehu: Mehmeti kishte njė radio qė merrej vesh me zbulimin perėndimor. E vėrteta ėshtė se nė vitin 1972, kur ai shkoi pėr vizitė mjekėsore nė Paris u takua me njė person tė agjenturės amerikane nė klinikėn, ku operohej dhe mori prej tij njė radio marrėse-dhėnėse me foni, me anėn e sė cilės Mehmeti komunikonte herė pas here me agjenturat e huaja.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!