Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Pėrzierja me gjakun shqiptar prodhoi racėn mė tė shkėlqyer 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Pėrzierja me gjakun shqiptar prodhoi racėn mė tė shkėlqyer 
 
...Nė dejet e mijė, pra, rrjedh gjak shqiptari dhe pėr kėtė jam krenar...Si racė shqiptarėt nuk janė as tartar-mongolė, as sllavė, por Ilirė, stėrnipėr tė pellazgėve....

Gjeneral Theodhor Pangallos, 1878-1952, ish- kryetar i shtetit grek mė 1926, ishte me origjinė shqiptare. Nė njė sėrė artikujsh tė botuara nė fletoren e pėrditshme "Akropolis", ai e mbrojti me krenari kombin shqiptar.

Pėrveē heronjve shqiptarė nė panteonin grek, historia e Greqisė ka regjistruar edhe shumė figura tė tjera me prejardhje shqiptare qė janė tė njohura pėr shėrbimet e mėdha qė i kanė sjellė Greqisė.

Nė atė atmosferė urrejtje qė ishte rrezik tė njiheshe si shqiptarė edhe nė rrugė, del nė fushėn e burrave njė gjeneral u gjakut tonė, i cili me krenarinė mė tė madhe mbron Kombin shqiptar:"-Me Bullgarėt dhe Shqiptarėt jam i njohur prej shumė kohe. Marrėdhėniet e mia me ta kanė qenė tė ndryshme. Qė nė kohėn e Perandorit Vasilios "Bullgavrasės" tė Bizantit dhe deri mė sot. Nga tė gjithė qeveritarėt grekė, armiku mė i madh kam qenė unė. Qė nga koha e Esat Pashės e sidomos Amet Zogut, miku mė i pėrzemėrt dhe mirėbėrės i Shqipėrisė, jam pėrsėri unė. Ėshtė lehtė tė binden zyrtarėt kompetent mbi kėto fakte po tė hedhin njė vėshtrim nė dosjet e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe se si do tė shohim mė poshtė nga zhvillimi i ngjarjeve tė kohės nė fjalė qė gati tė kishin pėrfunduar nė njė aleancė midis Greqisė dhe Shqipėrisė.

Nė foshnjėrinė time flisja vetė shqip, pasi gjyshja qė mė rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte e bija e aristokratit mė tė shquar tė Magaridhės, Ndon Bilbili, nė shtėpinė e tė cilit vdiq miku i tij i ngushtė, Marshalli i Rumelisė Karaiskaqi.

Nė dejet e mijė, pra, rrjedh gjak shqiptari dhe pėr kėtė jam krenar.

Admirali Kundurjoti, tė tre Nikoladėt (gjyshi, bir dhe nip), Admiral Saqellariu, hero i nėndetėses "L.Kaconi", Lasko dhe shumė grekė tė tjerė tė zgjedhur, janė me prejardhja shqiptarė dhe janė tė njohura shėrbimet e mėdha qė i kanė sjellė Greqisė.

Paparigopulos (historian i madh grek ) shkruan:"...nga tė gjitha kombėsitė qė janė nė Greqi, pėrzierja me gjakun shqiptar prodhoi racėn mė tė shkėlqyer."Hidriotėt, Speciotėt, Miauli, Sahturi dhe mira luftėtarė qė mė 1821 deri sot vėrtetojnė mendimin e Paparigopullojt.

Nuk jam pra armik i Shqipėrisė, pėrkundrazi e simpatizoj popullin shqiptar, i cili nė shumicėn dėrmuese nuk ėshtė pėrgjegjės pėr pabesinė kundėr Greqisė.

Menjėherė sapo erdha nė fuqi nė Qershor 1926, u ndodha para njė keqėsimi tė vėrtet nė marrėdhėniet me Shqipėrinė, pėr shkak tė problemit tė Ēamėrisė. Pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė duke prezantuar nė zyrėn politike mė lajmėroi se autoritetet greke mė pėrzunė e nė kundėrshtim me traktatet shpėrngulėn popullatėn shqiptare tė asaj krahine, duke e pėrcjellė nė anėn e detit nė Azinė e Vogėl, dhe se protestimeve tė tij u jepet pėrgjigja se, kėta turko-shqiptarė pėrmblidhen nė marrėveshjen pėr shkėmbimin me popullatėn greke nė Turqi.

Kėrkova shkresat pėrkatėse dhe u binda se interpretimi i Ministrisė nuk kishte bazė, pasi nė traktatin e Lozanit shpreheshin qartės se, muhamedanėt e Epirit konsideroheshin si minoritet dhe nuk pėrfshiheshin nė shkėmbim, si turqit e Thrakės, etj. Pėr sqarime e mė tė plota tė ēėshtjes i telefonave ministrit tonė nė Londėr, tė ndierit Kaklamano, qė kishte pėrfaqėsuar Greqinė nė redaktimin e traktatit. Ky u pėrgjigj pa hezituar se muhamedanėt e Epirit nuk hyjnė nė shkėmbimin dhe se mendimi i ministrisė nuk ishte i drejtė. Thirra menjėherė drejtorin e pėrgjithshėm kompetent, i cili mė tha kėto fjalė habitėse :"Parimisht kanė tė drejtė, por pėr arsye nevoje dhe qėllimi, urdhėrova shpėrnguljen e shqiptarėve pėr tė boshatisur katundet dhe vendosjen nė to tė refugjatėve tanė nga Turqia, nuk vlen tė humbasim kohėn pėr pesė gjashtė mijė shqiptarė Zoti Kryetar!". Mezi u mbajta pa e flakur jashtė me shkelma diplomatin monokėlmbajtės. Njėkohėsisht sipas raporteve policore njė dramė e vėrtet kryhej nė Epir, pasi katundarėt me tė qara shkėputeshin prej vatrave tė tyre ku ishin lindur dhe jetonin prej shekujsh dhe ngarkoheshin nė anijet pėr tu dėrguar nė Azinė e Vogėl.

U dhashė urdhra tė shkarkoheshin dhe tė ktheheshin tė lirė nė katundet e tyre. Shqiptarėt si ēdo racė e vjetėr dhe e prapambetur kanė vese, por kanė edhe disa virtyte tė zgjedhura. Ngjarja e sipėrme ka qenė shkaku kryesor i vendosjes sė marrėdhėnieve tė pėrzemėrta, (midis dy shteteve) tė cilat u zhvilluan gati deri nė arritjen e themelimit tė njė federate tė ardhshme siē do shohim. Presidenti i Republikės, Amet Zogu, me njė letėr tė pėrzemėrt, mė shfaqte mirėnjohjen e vet, tė cilėn nuk do te harroj kurrė. Dhe, pra, deri nė ditėt e shfronėsimit tė tij, sa herė vinte pėrfaqėsues i ri shqiptar nė Greqi, mė porosinė e tij mė vizitonte nė shtėpi dhe mė sillte pėrshėndetjet e mbretit, duke mė drejtuar fjalėn shqip mė thoshte "vėlla i madh".

Dhe kėto kur isha vetėm njė qytetar i thjeshtė si gjeneral i ēmobilizuar. Kjo ėshtė e quajtura "Besa" shqiptare, domethėnė besė dhe mirėnjohje pėr mirėbesim. Po tė hedhim njė vėshtrim nė hartėn e Ballkanit, kuptojmė menjėherė rėndėsinė e madhe tė Shqipėrisė. Pėr shkak tė ngjarjeve tė fundit tani sapo u kuptuan rrethet politike dhe ushtarake nė Greqi, rėndėsinė e Shqipėrisė si bazė sulmi dhe mbrojtjeje. Ushtarakėt grek nė kohėrat e kaluara e dinin kėtė, siē tregohet qartė prej luftėrave tė rrepta dhe tė pėrgjakshme qė u zhvillua nė limanet dhe kalimet malore tė Shqipėrisė, sidomos nė shekujt e fundit tė Perandorisė Bizantine.

Pėr Greqinė Shqipėria mike dhe aleate, pėrbėnė njė fortesė kolosale dhe njė kėrcėnim tė fortė pėr ēdo sulmues tė veriut.

Zgjuarsia e mprehtė e Venizellos e kishte kuptuar kėtė fakt, kur thoshte qė duhet me ēdo sakrificė qė ēėshtja e Epirit tė rregullohet miqėsisht dhe tė vendoset me Shqipėrinė marrėdhėniet mė tė pėrzemėrta. Besoj me patundshmėri nė tė drejtėn e kėtij mendimi. Kėrkova me ēdo kusht e sakrificė kėtė gjė ta vė nė zbatim kur isha Kryetar i shtetit.

Pas kėtyre ngjarjeve u vendosėn marrėdhėniet miqėsore dhe dėrgova nė Tiranė si pėrfaqėsues tė Greqisė Gjeneralin Aleksandėr Kondulin, bashkėvendėsin tim i cili e njihte jo vetėm shqipen e Shqipėrisė sė Jugut qė flitet nė krahinėn tonė, por edhe ato idiomat e labėve e gegėve.

Ėshtė fakt i pakundėrshtueshėm pėr shumė arsye, se po tė zbatohej njė politikė e urtė dhe e qėndrueshme nė ēėshtjen e Shqipėrisė, do tė ishte e mundur qė nė vend tė armiqėsisė, do tė ishte mė e mira, mė e vlefshmja dhe e vetmja mike besnike e Greqisė nė Ballkan.

Si racė shqiptarėt nuk janė as tartar-mongolė, as sllavė, por Ilirė, stėrnipėr tė pellazgėve. Janė historikisht tė provuar, pasojė-racė motėr me racat e vjetra qė zbritėn nga veriu dhe pėrbėnė banorėt e parė tė Heladhės. Nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me Italianėt, serbėt, bullgarėt, kurse me popullin helen lidhen ngushtė nė gjak, trashėgime dhe zakone".Gjeneral Theodhor Pangalos, kujtime, botuar tek e pėrditshmja greke "Akropolis", Athinė.

Pėrkthyer nga shkrimtari Petraq Ktona tek revista "Krahu i Shqiponjės", Nr.2 (14), shkurt 1978, Ēikago tė ShBA-sė, shih edhe tek "Ēamėria" Nr. 5 (24), e merkur 22.04.1992, fq. 8.
 
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.

Download Forum

-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Pėrzierja Me Gjakun Shqiptar Prodhoi Racėn Mė Tė Shkėlqy 
 
Keto shkrime i perkasin se kaluares.Nuk kemi pse i reklamojme arvanitasit aq shume a1, sepse arvanitasit e greqise jane tjetersuar dhe i trajtojne refugjatet shqiptare me keq se greku.Por edhe ne politiken agresive qe ndjekin qarqet vorio epirote te greqise ndaj shqiperise se jugut arvanitasit ndodhen ne radhet e para te kesaj mesymjeje.Ata jane asimiluar tashme dhe gjaku shqiptar qe rrjedh ne dejet e tyre eshte bere uje dhe arvanitasve nuk ua ndjen aspak per ne.Me ta na bashkojne kujtime shume te largeta.Te mbajme njeri tjetrin ketu ne shqiperi dhe vllezrit tane ne kosove,maqedoni e mal te zi.Keta po i ruajten ndjenjat kombetare,ruajten flamurin,ruajten gjuhen dhe dashurine per dheun ame.Keta kane qene dhe mbeten shqiptare.
 
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Pėrzierja Me Gjakun Shqiptar Prodhoi Racėn Mė Tė Shkėlqy 
 
MATERIAL ME VLERE...
po nuk flasin per nje te kaluar shum te larget......duke u nisur nga pervoja personale keta vellejzer kane botkuptimin e tyre te krijuar ne menyre te ndryshme (imagjinojme: se me c'presion e shantazh kleri dhe nje pjese e parise greke ushtruan mbi kete pjese te popullates per ti c'rrenjosur c'do te kaluar qe i lidhte me te qenurit Shqipetar, te folurit Shqip, zakoneve e deri te ndrimi i emrave te fshatrave, gengeve, emrave personal e familjar, botkuptimit etj. te mos harrojme qe nje tjeter pjese e kesaj populate me deshire u asimilua duke menduar qe duke qene orthodhoks eshte grek i kulluar.......dhe harroj gjuhen e tij e tani kercen 'zeibekiko" (nje valle e krijuar ne fillim te shekullit te kaluar prej emigranteve nga azia e vogel te cilet i kishin dhene shpirtit shum hashish e duke vuajtur denimin ne burg krijuan kete valle aq te njohur ne vendin fqinj)....

NJE GJE ME BEN PERSHTYPJE SE DERI TANI NUK ESHTE BERE ASNJE GJE NGA ASNJE ORGANIZATE E AKADEMI QE TE KRIJOJME KANTAKTE DHE TE DEGJOJME PREJ GOJES SE PERFAQSUESVE TE KETIJ GRUPIMI VLLAZEROR MENDIMET DHE PIKPAMJET E TYRE.....

sigurisht qe disa prej tyre jane sjelle vrazhde me disa emigrante po edhe disa prej emigranteve nuk shkojne me ulet...ka histori plot

NUK MENDOJ QE PRES PREJ TYRE NDONJE HATA TE MALLE E HAJDE TE BASHKOHEMI, POR VELLAU ESHTE VELLA, GJAKU GJAK E VELLAUT QE NGATERROJ RRUGEN I DUHET SHKUAR ME TE BUTE E TE MIRE E NUK KEMI C'TE HUMBIM ...PERKUNDRAZI HISTORIA DO TE RIFORMULOHET ME TE MIRAT E TE KEQIAT E SAJ......POR DO TE NDIHEMI ME MIRE E TE SINQERTE MIDIS NESH SE KUSH JANE ATE E KUSH NE, DO TE SHOHIM NJERI TJETRIN NE SY E TURP NUK DO TE KEMI
BASHKIMI DUHET TE BEHET I TE GJITH SHQIPTAREVE DHE ATYRE QE NDIHEN TE TILLE
 
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Pėrzierja Me Gjakun Shqiptar Prodhoi Racėn Mė Tė Shkėlqy 
 
cool_shqype Shkruajti: [Shiko Temėn]

Kryesorja cool_shqype eshte te rregullojme mardheniet brenda trojeve etnike sepse kemi shume mosmareveshje dhe jemi shume te percare.problemi i arvanitasve eshte dytesor dhe pret.
 
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
10.00 10 10 1
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!