Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Lufta Partizane nė Shqiperi nė ditarin e nje Italiani 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Lufta Partizane nė Shqiperi nė ditarin e nje Italiani 
 
Ardian Ndreca

Doktor Franco Benanti asht nji oficer italian qė shėrben gjatė luftės si mjek pranė spitalit partizan. Operacioni i dimnit i gjen. Fehn, shpartallimi i brigadave partizane, gabimet trashanike nė rrafshin taktik i shkaktojnė vuejtje tė panumėrta partizanėve tė plagosun e tė sėmurė, disa prej tė cilėve vriten prej shokėve tė vet pėr mos me i lanė me ra gjallė nė duert e anmikut.
Ky asht rrėfimi i mjekut qė njohti nga afėr Hysni Kapon, Gogo Nushin, Mehmet Shehun, Islam Radovickėn, Liri Gegėn etj.

Sapo ka dalė prej shtypit ditari i nji hebreu italian tė quejtun Emanuele Arton, antar i Partisė sė Veprimit (Partito d’Azione) dhe partizan gjatė pushtimit nazist tė Italisė, i cili nė mars tė 1944 kapet prej nazistave dhe vdes nė tortura nė burgun e Torinos. Ajo qė tė ban pėrshtypje nė ditarin e Artomit asht aftėsia vėzhguese e kėtij tė riu intelektual qė andrronte me u ba historian.

Nė ditar ai shenjon pėrshtypjet pėr jetėn e bandės (ēetės!) partizane. Pėr Artomin tė rinjt qė bajnė pjesė nė bandė janė ma sė shumti injoranta, tė pagdhendun e deri edhe maskarenj e tė pangimė.
Artomi shpreh shpesh pėrbuzjen e tij ndaj krenėve komunista, tė cilėt pėrveē cilsive tė mira janė tepėr injoranta dhe fanatikė. Jeta qė bajnė partizanėt i duket shpeshherė e vobegtė dhe vulgare: nė kullat e kashtės ku flejnė partizanėt pėshtyjnė po aty ku kalojnė natėn e gjatė gjithė kohės ndihen krisma qė nuk kanė tė bajnė me kundėrajrorin.

Tė gjitha kėto gjana e tė tjera tė cilat ma vonė retorika e historisė sė rezistencės i ka naltue, duket se i shkaktonin nji alergji tė veēantė partizanit intelektual Artom. Tue lexue librin e tij (Diario di un partigiano ebreo, Bollati Boringhieri, kujdesue prej Guri Schwarz) mė erdhėn nė mend kujtimet e luftės partizane nė Shqipni tė nji mjeku italian tė quejtun Franco Benanti, tė cilat me sa di un nuk janė pėrkthye ende nė gjuhėn shqipe.

Libri i Franco Benanti-t (La guerra pił lunga. Albania 1943-1948, Mursia) asht botue nė vitin 1966 por tue qenė se librat e kėsaj natyre janė tepėr tė pakėt e tė panjohtun, ai e ruen ende sot freskinė dhe randėsinė e vet.
Asht nji libėr prej tė cilit mund tė mėsohet ma shumė pėr luftėn partizane sesa prej vėllimeve tė historisė qė nisin e mbarojnė me “urra”.

Edhe pse i shkruem prej nji mjeku, ai libėr mbetė edhe sot kronika e nji intelektuali qė vuen dhe sheh tue vuejt tė tjerėt gjatė luftės, qė urren luftėn dhe dhunėn dhe qė na jep pamje tė gjalla dhe mjaft besnike tė asaj periudhe.
Autori ka qenė mjek pranė divizionit Perugia dhe asht marrė kryesisht me profilaksinė e tifos eksantematike dhe tė sėmundjes sė Brill-it – tė dyja kėto sėmundje qė transmetohen nepėrmjet morrave. Mbas kapitullimit tė Italisė, dr. Benanti bashkohet me disa formacione partizane, ku ndihma e tij asht mjaft e ēmueshme, mbasi tifoja asht nji rrezik i vazhdueshėm i tyne.

Gjatė vitit tė fundit tė luftės doktor Franko Benanti ban pjesė nė spitalin partizan, i cili ndiqet kamba kambės prej gjermanėve dhe ballistave, tė cilėt kanė shpartallue gati krejtsisht brigadat partizane nė jug tė vendit, tue vra, tue kap rob tė panumėrt dhe tue tue ba qė nji pjesė e madhe e formacioneve tė dezertojnė. Ndėrkaq Shtabi i pėrgjithshėm, vėren Benanti, kishte mendue kryesisht sesi me shpėtue vetveten. Megjithatė ai nuk mohon kurrsesi sakrificėn ekstreme tė disa njėsive partizane pėr mbrojtjen e spitalit partizan, sidomos pėr tėrheqjen e tij prej Zagorisė.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lufta partizane nė Shqiperi nė ditarin e 1 italiani 
 
8 shtatori 1943 e gjen Benantin nė jug tė vendit tonė, divizioni i tij asht i shpėrndamė nė Pėrmet, Kėlcyrė, Gjinokastėr, Tepelenė, kurse batalioni III i regjimentit 130 – ku ishte efektiv Benanti ndodhej buzė Dhembelit e kishte nėn kontroll rrugėn strategjike qė lidhte me Greqinė.

Gjithēka shfaqet si e pashmangshme para syve tė italianėve qė janė mėrzitė me luftėn e marrė tė Duces, e kėshtu nis tėrheqja dhe grupimi drejt Kėlcyrės, sulmi i pabesė i nji bande balliste, ramja rob tek ish aleatėt gjerman nė kampin e pėrqendrimit tė Mavrovės, Drashovicės.

Sulmi partizan i batalionit “Halim Xhelo” dhe “Ismail Qemali” kundėr kampit tė Mavrovės pėr tė marrė municionet panumėrta qė nji ploton gjerman ruente sė bashku me 7 mijė robėt italianė shkaktoi viktima tė panumėrta mes robėve, por edhe i liroi ata prej gjermanve. Megjithatė disa autoblinda gjermane qė mbėrrijnė me shpejtėsi prej Vlone hedhin nė erė depon e municioneve tue shkaktue nji numėr tė madh tė vramėsh e tė plagosunish.

Pėr Benantin nis kėshtu nji jetė e re, me partizanėt. Ikja mes ullishtash, ndėr male, e ēon sė bashku me shokėt e vet dhe me partizanėt tek nji kasolle ku mes territ, nė kushte higjienike tė mjerueshme shtrihej me nji kambė tė thyeme komandanti partizan Hysni Kapo. Mbasi i jep ndihmėn e nevojshme mjeksore, ky i fundit merret vesht italisht me Benantin pėr me ēue disa mushka e me tėrheq tė plagosunit nė Mavrovė.

Ndėrkaq nuk mungojnė episodet e banditizmit ma ekstrem: nji ushtari italian qė vuente prej krize tė fortė malarje, gjatė natės i vidhen tė gjitha teshat prej banditėve shqiptarė dhe nė mėngjes gjendet i vdekun. Nė fshatin Vajzė nji grupi italianėsh u vidhen nėn kėrcėnimin e armėve kėpucėt. Por nuk mungojnė edhe aktet e solidaritetit, sidomos prej grave dhe nanave shqiptare tė cilat, tregon Benanti, ndanin me ushtarėt e uritun gjithēka kishin.

Me 2 tetor 1943 gjermanėt sulmojnė Kuēin dhe partizanėt nė tėrheqje e sipėr djegin fshatin. Mbretnon nji kaos i madh, aeroplanat gjerman mitralojnė partizanėt qė mundohen me arrit pyjet. Benanti ndjekė rrjedhėn e Shushicės, drejt veriut, kalon Kallaratin e ma nė fund i lodhun, nė mbramjen e 2 tetorit mbėrrin nė shtėpinė e Xhemil Meēos, nji kryetar Balli i asaj zonė, i cili i ofron mikpritjen shqiptare dhe kur e pėrcjell i thotė se dera e tij asht gjithmonė e hapun pėr ēfarėdolloj nevoje.

Ndėrkaq nė Gjinokastėr ishin pasė grumbullue menjiherė mbas 8 shtatorit komanda e divizionit Perugia dhe shtabi sė bashku me nji numėr batalionesh nė gjendje lufte. Me 13 shtator 1943, rreth 15 mijė partizanė nė nji krah dhe 12 mijė ballista nė krahun tjetėr i afrohen vendqėndrimit tė italianėve dhe tė dyja palėt, ndamas, i japin ultimatum me dorzue armėt. Italianėt nuk pranojnė kurrsesi. Atėherė ballistat, mbasditen e 14 shtatorit ulen prej maleve dhe i afrohen me hap tė shkujdesun kampit italian. Ushtria italiane ka urdhėn mos me gjuejt. Tė gjithė janė me pushkė pėr faqe. N’atė moment mjafton nji batare e shprazun prej dikujt dhe tė gjitha grykat e zjarrit tė italianėve shpėrthejnė sė bashku. Ballistat lanė nji numėr tė madh tė vramėsh, ndėr ta edhe Lepenica, shumė kufoma i merr Drinosi me vete. Tė nesėrmen misionarėt baziljan qė ishin nė Gjinokastėr marrin leje pėr me tėrheq trupat e tė vramėve.

Ndėrkohė grupe grupe italianėt mundohen me mbėrrijt bregun e detit me shpresėn me gjetė anije pėr me u kthye nė atdhe. Nji grup i tillė prej 120 oficerash italianė kapet prej SS-ve nė afėrsi tė Borshit dhe dėrgohet pėr nė Sarandė. Do tė pushkatohen tė gjithė nė Porto Limione, siē dėshmojnė disa partizanė shqiptarė qė ndjekun prej larg skenėn.

Nuk mungojnė episodet e heroizmit. Nė fillim tė tetorit nė luginėn e Kuēit gjermanėt kapin rreth 800 rob italian. Ndajnė veēmas oficerat prej ushtarėve, dhe prej oficerave ndajnė ata qė konsideroheshin efektiva jo luftarakė (kapelanin, mjekun, intendentin etj). Tė tjerėt do tė pushkatohen pėr tradhti ndaj aleatėve gjermanė. Katėr nga katėr shkojnė drejt pushkatimit tue bėrtitė: “Rroftė Italia”. Nji prej atyne qė ishte nė grupin e atyne qė nuk do tė pushkatohej, toger Rodolfo Betti, tue pa shokėt qė po vdisnin, i afrohet plotonit tue bėrtitė: “Gjermanė vrasės, rroftė Italia, due me vdekė edhe un me shokėt...”.

Mbasi ndahet me Xhemil Meēon, Benanti bashkohet me spitalin partizan nė Smokthinė, ku vepron mjeku Ibrahim Dervishi i cili ka si ndihmėse nji vajzė tė re qė e thėrrasin Lume, e cila nė tė vėrtetė asht Drita Kosturi.
Mėngjesin e 4 tetorit nji kolonė gjermane qė po vinte prej Vlonet detyron spitalin me ndėrrue menjiherė vend. Spitali partizan detyrohet me iu ngjitė malit tė Kundrevicės (2130 m) pėr me i shpėtue rrethimit gjerman, e atje nalt do tė qėndrojė deri me 10 tetor. Ma nė fund vjen kthimi nė Smokthinė. Komanda partizane i dėrgon spitalit disa dele, tė cilat menjiherė coptohen dhe piqen. Benanti pėrshkruen kėnaqėsinė primitive qė provon tue hangėr me duer copa mishi gjysėm tė pjekuna qė kullojnė gjak dhe nėnvizon: u bana partizan i Enver Hoxhės vetėm prej hallit, mbasi kur i kumtova Lumes se doja me ikė drejt detit, mė paralajmėroi se nuk ishte nji ide aspak e mirė dhe se do tė interpretohej si dezertim.

Nuk mungojnė as makthet. Nė Smokthinė paraqitet nji ushtar italian i veshun vetėm me nji lėkurė deljet. Kishte luejt mendsh gjatė shpėrthimit tė kampit tė Mavrovės. Mandej shqiptarėt i kishin vjedhė tė gjitha teshat e materialet dhe e kishin lanė me nji lėkurė deljet. Fliste krejt pa lidhje e nuk pranonte me u veshė. U zhduk, tregon Benanti, mes territ ashtu siē kishte ardhė. Mbas disa ditėsh mora vesht, shton ai, se e kishin kapė tue vjedhė nė spital dhe me urdhėn tė dr. Ibrahimit dhe tė Lumes e kishin pushkatue.

Nė fund tė tetorit Benanti dėrgohet me mision nė Ramicė tek komanda partizane pėr me vizitue nji partizane tė sėmurė. I pari qė takon nė komandė asht Mehmet Shehu, i cili ka nji paraqitje trimoshi – tregon doktori - i veshun gjysėm ushtarak e gjysėm civil, me dy pistoleta tė mėdhaja nė brez. Mbasi i jep nji cigare ai i tregon doktorit me nji italishte tė keqe se e kanė thirrė pėr me vizitue shoqen Liri Gega.
Liria asht e sėmurė. Ajo vetė i thotė doktorit se vuen prej malarjes dhe pa ndonji zor tė madh zhvishet dhe vizitohet prej tij. Nė fund e falenderon disa herė italisht. Aventura e rrezikshme e doktor Benantit vijon ma tej.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lufta partizane nė Shqiperi nė ditarin e 1 Italiani 
 
Nė nandor tė vitit 1943 spitali partizan – tregon doktor Franco Benanti – u rikthye nė Kuēin e djegun prej partizanėve nji muej ma parė. Kishte mbetė nė kambė, poshtė, vetėm nji shtėpi, nji kthinė e pistė qė duhej shndėrrue nė spital.

Dy mjekėt italianė, Benanti dhe Condorelli kishin nji partizan ndihmės, tė quejtun Kadri, i cili pėrpiqej me u mėsue shqip. Mėnyra e mėsimit shqip qė pėrdorte partizani Kadri ngjante shumė me atė tė Premtit me Robinsonin, e kėshtu qė Kadriu nuk pati sukses, mbasi nuk dinte italisht dhe njohunitė e tij gramatike tė shqipes ishin tė ngjashme me ato qė kishte pėr italishten.
Nė Kuē ishte pėrhapė nji epidemi tifoje e mes pacientave tė shumtė dr. Benanti shėroi edhe motrėn e sekretarit tė komandės partizane tė Kuēit, i cili i dha besėn doktorit se do ta ndihmonte nė rast nevoje.

Me 21 e 22 dhjetor 1943 trupat gjermane tė nisuna prej Vlonet filluen «Operacionin e dimnit». Prej Shushicet, nė Llogara e deri nė Tepelenė sulmi gjerman rrafshoi gjithēka. Gjermanėt ishin nė Brataj e mortajat kishin nisė me goditė spitalin, ndėrkaq partizanėt iknin me shpejtėsi ndėr male.
Murati dhe Kadriu dhanė urdhnin me lėvizė, spitali partizan nuk kishte paqė.
***
Nė muejt e fundit edhe pse partizanėt kishin ba raprezalje mes robve italianė, nji masė e madhe ushtarėsh dhe oficerash ishte bashkue me forcat partizane.
Benanti kujton vrasjen e kapitenit tė karabinierėve Carminati, i cili ishte paraqitė tek partizanėt pėr me luftue pėrkrah tyne dhe ishte pushkatue rrugės prej Beratit nė Vertop, mandej togerat Risi e Altieri tė vramė afėr Gjinokastrės, ushtarėt Pardi, Nucci e Moroni nė Tepelenė, kolonel Rossi, komandanti i 151 tė artilierisė, dhe toger Gabaldo tė pushkatuem prej komunistave nė Delvinė, nėnkolonel Costadura i pushkatuem prej bandės sė Memo Metos.
Por rasti ma i randė ishte pushkatimi i kolonės me 110 karabinierė, me tetė oficera nėn komandėn e kolonel Gamucci-t – tė cilėt po shkonin drejt maleve me u bashkue me partizanėt. Tė ēarmatosun me tradhti, ishin pushkatue prej komunistave afėr Burrelit dhe gjanat e tyne personale ishin nda mes autorėve tė krimit.

Kurse grupet kompakte tė ushtrisė italiane qė nuk kishin dorzue armėt, si psh. kompania e 343 tė Arezzo-s e komandueme prej toger Bellodi-t, batalionet Zignani, Mosconi e Nuova Italia, disa kompani mortajash 81-she dhe divizioni Firenze i gjen. Arnaldo Azzi-t kishin detyrue partizanėt me ba nji marrveshtje nė Arbanė me 28 shtator 1943 e nji tė dytė ma vonė nė Burrel – me anė tė cilave partizanėt njihnin dhe inkuadronin trupat italiane nė luftėn kundėr gjermanėve dhe ballistave.

Kah ana tjetėr partizanėt kishin krijue nė Punėmirė, nė veri-perėndim tė Voskopojės, nji kamp pėrqėndrimi pėr ushtarėt italianė, tė cilėt mbaheshin nė kushte ēnjerzore, me shumė pak ushqim dhe detyroheshin me punue nė shėrbim tė komandės sė kampit.
Figura ma e urryeme e kampit tė Punėmirės ishte komisari i komandės partizane tė Voskopojės, nji kriminel sadist, qė pėrdorte gjithfarėlloj torturash mbi robt italianė. Nji sulm gjerman detyroi ma vonė partizanėt me ia mbathė e vetėm atėherė robt fituen lirinė dhe u nisėn drejt bregdetit, edhe pse shumica vdiqėn rrugės apo u kapėn prej fshatarėve dhe u detyruen me punue pėr ta pėr nji copė bukė.

Nė Voskopojė, tregon Benanti, njohta edhe kapobandėn e famshėm Riza Kodheli, i cili komandonte batalionin Tomori. Kodheli donte me dijtė prej oficerave italianė nėse dinin me pėrdorė mortajat 81-she. Rasti i parė u paraqit nė Polenė, kur nji patrullė gjermane sulmoi forcat e Tomorit. Kodheli dha urdhėn me gjuejt me mortajė gjermanėt, dhe goditja e saktė e ngriti ndieshėm moralin partizan.

Rasti i dytė ishte nji goditje e saktė mes nji grupi ballistash nė nji fshat afėr Ersekės, ballistat ikėn tė terrorizuem. Ndėrkaq Riza Kodheli digjte shtėpitė e ballistave dhe ftonte italianėt me festue fitoren nė nji drekė fshati. Mbas disa ditė pushimi nė fshatin e Kodhelit, batalioni rimerrte rrugėn pėr Mokėr, tue i shpėtue rrethimit gjerman dhe tue ba disa beteja tė ashpra me ballistat, nė nji prej kėtyne luftimeve nji goditje mortaje do tė vriste 7 ballista nė zonėn e Tomorricės, gja qė do tė sillte nji kundėrsulm gjermano-ballist dhe ikjen e partizanėve. Riza Kodheli, kujton Benanti, ishte tipi i kaēakut tė vjetėr qė jeton me luftė, mėnyrat e tija pėr me tė falenderue ishin origjinale, kishte nji entuziazėm luftarak primitiv.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lufta partizane nė Shqiperi nė ditarin e 1 italiani 
 
«Operacioni i dimnit» vijon doktor Benanti hodhi forca tė mėdha gjermane kundėr Pezės, Shijakut, Peqinit dhe beteja nė Arbanė i theu krejtsisht forcat partizane qė qėndronin pranė shtabit, tue detyrue shtabin e pėrgjithshėm me u tėrheq drejt jugut.
Ndėrkaq forca gjermane prej Fierit, Mallakastret e Beratit i kishin mbyllė rrugėkalimin brigadės I tė M. Shehut nė Gllavė e kėshtu brigada filloi me u sjellė pa dijtė se ku po shkonte dhe pati dezertime nė masė. Ndėrsa tė plagosunit vriteshin prej vetė shokėve tė tyne me nji plumb mbas koke.

Kėshtu sillej Mehmet Shehu pėr me lehtėsue brigadėn e me lėviz ma lirshėm. Fshatarėt mallakastriotė qė shihnin sesi po shkallmohej brigada, nuk e mshehnin aspak antipatinė e tyne pėr partizanėt dhe nuk u jepnin vullnetarisht asnji ndihmė, mbasi nuk harronin konfiskimet e mallnave dhe tė kafshėve si edhe padrejtėsitė tjera tė shkaktueme prej partizanėve. Ata pak fshatarė qė ndihmonin brigadėn e banin kėtė gja pse kishin ndonji tė afėrm partizan.

Me 19 dhjetor gjermanėt dhe ballistat i dhanė nji goditje tė randė partizanėve nė zonėn Ēermenikė-Shėngjergj-Martanesh ku ndodhej shtabi dhe brigada II dhe III. Brigada e III humbi 35 vetė dhe mujti me u drejtue kah Mati, Kurse brigada II e komandueme prej Beqir Ballukut, e pėrbame prej partizanėsh tė rinj e pa pėrvojė lufte gati u shkatrrue krejt.
Batalioni i saj III u bashkue me ballistat, tė tjerėt dezertuen dhe shumė u kapėn prej gjermanėve dhe u pushkatuen menjiherė nė vend. Shtabi u izolue nė Labinot e mezi mundi me kalue Shkumbinin, pa mujtė me mbajtė asnji kontakt me forcat partizane.

Komanda gjermane me 7 janar nisi nji sulm tė ri tue rrethue forcat partizane nga Korēa, Elbasani, Vithkuqi dhe tue dobsue shumė brigadėn IV, e cila kaloi me vėshtirsi Qafėn e Becit (1603 m) mes borės sė naltė 2 metra.
Brigada I dhe batalioni Gramshi (emni Antonio Gramshi dhe i perbame prej italianeve - shenimi im jo i artikullit) kishin detyrėn me ndalė forcat gjermane e me u dhanė kohė partizanėve me u tėrheqė prej Zagoriet dhe me kalue nė Dangėlli.
Tenda e Qypit ishte vendi ku do tė ndaleshin gjemanėt e aty partizanėt shqiptarė dhe italianė treguen heroizėm tė papamė.

Operacioni i dimnit po mbyllej me sulmin gjerman ndaj brigadės V tė Shefqet Peēit e Hysni Kapos, e cila tue mos mujtė me ndalė gjermanėt nė luftimet e Gjormit, Vajzės e Gumenicės u tėrhoq nė Kurveleshin e Sipėrm, nė zonėn e Kuēit, tue i pru gjermanėt aty ku ndodhej spitali partizan.

Nisi kėshtu tėrheqja tragjike e spitalit partizan. Pararoja e mandej mushkat e ngarkueme me materiale e me tė sėmurėt randė, mandej kolona partizane e nė fund nji student mjeksie grekofon, i quejtun Grigor. Kolona i ngjitej maleve thikė e nė nji farė vendi u braktisėn ushqimet e materialet.
Era, bora, ngrica ishin anmiqtė ma tė mėdhaj, mandej vinin gjermanėt e ballistat – tregon Benanti. Disa prej mushqve thyen kambėt dhe u mbytėn prej partizanėve, qė i ndanė katėrsh pėr t’i pėrdorė si ushqim.
Mesnatėn e 22 dhjetorit spitali mbėrrin nė fshatin Golem ku partizanėt priten pa qejf prej fshatarėve tė mbėshtjellun nė lėkura deljet.

Golemi ishte nji fshat barinjsh – kujton doktori – e mė bani shumė pėrshtypje urrejtja reciproke qė ekzistonte mes barinjve dhe partizanėve, megjithatė dy mjekėt italianė, Condorelli e Benanti priten me nji mikpritje tė rrallė prej nji familje fshatare.
Ndoshta, theksoi ai, fakti qė italianėt priteshin aq mirė donte me theksue nė mėnyrė polemike prej barinjve, konsideratėn e ulėt qė kishin pėr partizanėt shqiptarė. Na dhanė me hangėr pulendėr, djathė dhe qumėsht.

Nė mėngjes dr. Ibrahimi dhe komandant Islam Radovicka dhanė alarmin: spitali po rrethohej prej gjermanėve.
Ndėrkaq pashė partizan Grigorin –shkruen Benanti - qė ishte prangosė dhe rrinte mes dy partizanėve: “Koleg, mė ndihmo, jam nė rrezik jetet” – foli Grigori, por roja partizani i urdhnoi mos me folė.
Ma vonė mora vesht – shkruen Benanti - se ai akuzohej se kishte lanė nji partizan me vdekė prej tė ftohtit, por nė momentin e fundit komandant Radovicka i kishte shpėtue jetėn tue hy garant pėr tė.
....
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Lufta partizane nė Shqiperi nė ditarin e 1 italiani 
 
U nisėm drejt Kolojnės tregon Benanti, destinacioni ishte Zagoria. Mandej ngjitja e malit Spile, Saraqinishti e ma nė fund Poliēani. Spitali vijon drejt Sheperit dhe Nivanit, ku ndenjtėm nji javė, mandej nė fillim tė janarit u nisėm drejt Kurveleshit, pėrfundon mjeku italian.
Spitali partizan u vendos nė Vermik, nė nji rrafshnaltė nė jug-lindje tė Smokthinės, nė shtėpinė e Riza Runės. Dr. Ibrahimit iu besue nji detyrė tjetėr dhe e la spitalin nė duert e partizanes Ylvie, nji grue rreth tė tridhjetave e martueme me nji partizan qė luftonte nė veri.
Ajo kishte nji urrejtje pėr Italinė, shkruen Benanti, mbasi propaganda ia kishte ba mendjen tortė tue e ba me besue se Italia pėrfaqsonte anmikun ma tė madh tė Shqipnisė. Sa herė qė i jepej rasti i pėrdorte ushtarėt italianė si skllevėn, por ndaj mjekėve tregonte vlerėsim tė heshtun.

Si tė gjitha partizanet tjera Ylvia pėrbuzte dhe donte me e shlye tė kaluemen, e pėr ketė gja menjiherė mbas nisjes sė burrit tė saj u ba dashnorja e kapos sė partizanėve qė shoqnonin spitalin, njifarė Bravo Kuēi. Nė mbramje ata flenin sė bashku e para tė gjithėve pėrqafoheshin si tė mos ishte asgja. Mandej partizania Ylvie filloi tue i lėshue pe edhe partizanėve tė tjerė shoqnues e nė fund edhe tė plagosunve qė kuroheshin pranė spitalit partizan. Nė brigadat partizane, nė pėrgjithsi, vėren Benanti, ishte diēka normale me pasė marrdhanje mes partizanėve dhe partizaneve.

Nji natė marsi tė 1944 gjatė nji stuhie bore nė Vermik dikush trokiti tek dera e spitalit. Ishte nji ushtar italian i mbuluem me zhele, nė vend tė kėpucėve kishte nji grumbull pecash tė ndyta e tė ngrime, ishte i unshėm dhe i palamė, me buzė tė ēame, quhej Giannini. Na tregoi buzė zjarrit sesi kishte hy nė Shqipni prej Greqie, mbas nji udhtimi plot aventura tė nisun prej Rodit, - shkruen Benanti.

Giannini me shokėt e vet ushtarakė kishte mbėrrijt pėr Krishtlindje afėr Follorinet, por tue qenė se aty kishte gjermanė kishte vijue drejt Prespės e mandej kah fusha e Korēės, ku partizanėt shqiptarė u kishin grabitė armėt, teshat e trupit dhe kėpucėt dhe i kishin internue nė kampin famėkeq tė Punėmirės, ku kishte rreth 400 italianė.
Giannini kishte ikė prej kampit dhe kishte kalue Tomorricėn e Skraparin tu mbėrrijt nė Vermik. Udhtimi nė ato kushte e kishte lodhė e shkatrrue, aq sa kishte shenja ngrimjet nė kambė. Nė fakt, tregon doktori, kambėt i kishte ngjyrė blu, gishtat ishin nė gjendje gangrene dhe dy prej tyne ia preva menjiherė.
Mbasi e mjekon, Benanti i gjen nji kand nė spital, ndėrsa partizania Ylvie me shokėt e vet kishin ndigjue nė heshtje historinė e Gianninit e kuptohej qė s’u kishte pėlqye tregimi pėr Punėmirėn. Tė nesėrmen nadje Giannini nuk ishte ma nė spital.
Pyeta pėr tė, - vijon Benanti – e Ylvia mė tha se shokėt nuk kishin mujtė me durue erėn e randė tė kambėve tė tija tė gangrenizueme dhe e kishin nxjerrė pėrjashta.
Nuk deshta me ndie ma shumė, tregon doktori, por dola dhe ngava nėpėr borė.

E gjeta nja 100 metėr nė rrugėn qė tė ēonte pėr nė Kuē. Trupi i tij shtrihej gjysėm i mbuluem me borė. Nji krah i kishte mbetė jashtė, sikur donte me tregue apo me mallkue. Kishte vdekė i ngrimė nė atė pozicion, tue marrė formėn e nji statuje tragjike.
Nuk do ta harroj kurrė at’ pamje – rrėfen doktor Benanti, dėshpėrimi jem u kthye nė urrejtje e nisa me ec drejt Kuēit pa e kthye kryet mbrapa.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!