Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Liga E Kampionėve 2008-2009 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Liga E Kampionėve 2008-2009 
 
Manēesteri, fitues nė fuqi i Ligės sė Kampioneve, ka rėnė nė grup me skocezėt e Sėlltikut, spanjollėt e Vilarelit dhe danezėt e Alborgut, nė bazė tė shortit tė hedhur dje nė Montekarlo. "Djajtė" qė, njėkohėsisht janė edhe kampionėt e Anglisė, bėjnė pjesė nė Grupin E. "Beteja britanike" ndėrmjet Manēesterit dhe Sėlltikut do tė jetė mė interesante, nga fakti se trajneri i Manēesterit, Aleks Ferguson, ėshtė skocez, ndėrsa trajneri i Sėlltikut, Gordon Straēan, i famshėm si futbollist i Manēesterit. Tė dyja klubet janė ndeshur edhe dy vjet mė parė nė fazėn me grupe. Skocezėt fituan 1-0 nė fushėn e tyre, ndėrsa Manēesterit fitoi 3-2 sfidėn nė "Old Traford".

Ēelsi do tė ndeshet me italianėt e Romės, francezėt e Bordosė dhe debutuesit rumunė Kluj. "Nuk kemi frikė, sepse ėshtė viti i katėrt qė luajmė nė Champions, pak a shumė me tė njėjtėt futbollistė. Vjet eliminuam Realin dhe asgjė nuk ėshtė e pamundur," - tha trajneri i Romės, Luēiano Spaleti.

Liverpuli, qė rrezikoi seriozisht eliminimin nė turin e tretė paraeliminator, do tė jetė nė Grupin D, sė bashku me Atletikon e Madridit, e cila fitoi 4-0 ndaj Shalkes, tė mėrkurėn. Kėtė grup, qė konsiderohet si grupi mė i fortė, e kompletojnė edhe dy skuadra tė tjera me pretendime, Marseja dhe PSV Eindhoven. Marseja dhe Liverpuli janė ndeshur me njėra-tjetrėn nė edicionin e kaluar, por fakti mė interesant ėshtė se Fernando Torres do tė jetė i detyruar tė luajė si kundėshtar ndaj Atletikos sė Madridit, nė "Visente Kalderon", atje ku u rrit dhe mori pseudonimin "El Ninjo".

Ndėrkohė, skuadra tjetėr angleze, Arsenali, do tė jetė nė njė grup tė vėshtirė me Fenerbahēen, gjysmėfinaliste e edicionit tė kaluar me Porton, kampione e Portugalisė, dhe me Dinamon e Kievit, e cila duket se ėshtė rikthyer ajo e kohėve tė arta. Nė Grupin B, Interi, kampion i Italisė, mund tė buzėqeshė. Italianėt do tė kenė si kundėrshtar Verder Bremenin, Panathinaikosin dhe qipriotėt debutues tė Anorthosis. Rivalėt janė pėr t'u respektuar, por duket qartė se skuadra e Mourinjos qėndron njė shkallė mbi tė tjetrat.

Juventus-Real ėshtė ēifti mė interesant nė Grupin H, ku prania e Zenitit, fitues i Kupės UEFA, e shton ndjeshėm vėshtirėsinė. Reali mban rekordin dhe e ka fituar nėntė herė Championsin, ndėrsa bardhezinjtė italianė vijnė nga dy sezone shumė tė vėshtira rindėrtimi. Zeniti, kampion i Rusisė, synon surprizėn, ndėrsa skuadra e katėrt do tė jetė Bate Borisov. Bjellorusėt marrin pjesė pėr herė tė parė nė fazėn me grupe, pasi eliminuan Levskin e Sofjes nė turin e tretė paraeliminator.

Barcelona, dy herė kampione e Europės, do tė jetė nė Grupin C, sė bashku me portugezėt e Sportingut, zvicerianėt e Bazelit dhe ukrainasit e Shahkjtarit. Nė Grupin F, Lioni, tetė herė kampion i Francės, do tė synojė suksesin nė Europė nė njė tjetėr "grup tė hekurt". Kundėrshtarėt e tyre do tė jenė Bajerni i Mynihut, Fiorentina dhe Steaua e Bukureshit. Ky ėshtė njė tjetėr "grup i vdekjes". Trajneri i Lionit, Klod Pyel, tha: "Futbolli rumun ėshtė rritur ndjeshėm, ndėrsa Fiorentina shkoi nė gjysmėfinalet e Kupės UEFA dhe shkėlqeu nė Itali. Bajerni nuk ka nevojė pėr fjalė. Kudo do ta kemi tė vėshtirė fitoren". Ndeshjet e para tė fazės me grupe do tė luhen tė martėn dhe tė mėrkurėn, mė 16 dhe 17 shtator.

-----------
Grupi A

Ēelsi (Angli)

Roma (Itali)

Bordo(Francė)

Kluj (Rumani)

Grupi B

Inter (Itali)

Verder B (Gjermani)

Panathinaikos (Greqi)

Anorthosis (Qipro)

Grupi C

Barcelona (Spanjė)

Sporting L(Portugali)

Bazel (Zvicėr)

Shakhtar (Ukrainė)

Grupi D

Liverpul(Angli)

PSV (Holandė)

Marsejė (Francė)

Atletiko M(Spanjė)

Grupi E

Manēester U(Angli)

Vilareal(Spanjė)

Sėlltik (Skoci)

Alborg (Danimarkė)

Grupi F

Lion (Francė)

Bajern M (Gjermani)

Steaua B (Rumani)

Fiorentina (Itali)

Grupi G

Arsenal (Angli)

Porto (Portugali)

Fenerbahēe (Turqi)

Dinamo Kiev(Ukrainė)

Grupi H

Real M (Spanjė)

Juventus (Itali)

Zenit (Rusi)

BATE(Bjellorusi)
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Liga E Kampionėve 2008-2009 
 
“Ortek” me gola ne Champions. Lioni fiton 5-3 ne Bukuresht, Vilareali mundi 6-3 Alborgun, Arsenali mundi 5-2 Fenerbahcen. Manēesteri thyen lehte Selltikun, befason Dinamo e Kievit ne Oporto

Grupi H

JUVENTUS-REAL MADRID 2-1

Ne minuten e peste, Del Piero shenoi golin e tij numer 244 me fanellen e Juves, dhe e detyroi Real Madridin ta niste ndeshjen ne ndjekje. Juvja luajti krejt ndryshe ne krahasim me ndeshjet e mepareshme ne kampionat. Ndaj Kanavaros, ish-lojtar i bardhezinjve, vershuan shume sharje, teksa po kryente nxemjen. Ne pjesen e dyte Amauri shenoi golin e dyte, ne minuten e 49-te, dhe ne te 66-n Van Nisterloi shenoi per Realin, por rezultati nuk ndryshoi me deri ne fund. Pasdite, Zeniti dhe Bate Borisov barazuan 1-1.

Renditja e grupit H:

Juventus        7 pike
Real Madrid   6 pike
Bate Borisov  2 pike
Zenit             1 pike

 

Grupi F

BAYERN-FIORENTINA 3-0

Gjermanet triumfuan ndaj vjollceve. Golin e pare per bavarezet e shenoi Klose, ne minuten e 4-t. Ne minuten e 25-te, Vargas ben nje gabim qe i hap rrugen Shvaistaigerit per te shenuar golin e dyte. Ne minutat e fundit, Bajerni shenoi dhe me Ze Roberton. Nderkohe, Lioni permbysi rezultatin dhe mundi Steauan e Bukureshtit 5-3.

Renditja e grupit F:

Bayern        7 pike
Lioni           5 pike
Fiorentina   2 pike
Steaua B.     1 pike

GRUPI E: Nderkohe, pati nje “lume” me gola ne grupin E.  Manchester United mundi 3-0 Celtic, me gola te Berbatovit (dy) dhe Rooney. Ndersa ne takimin Villareal-Alborg u shenuan plot nente gola (6-3 per spanjollet).

Renditja e grupit E

Mancesteri   7 pike
Vilareal        7 pike
Selltiku        1 pike
Alborgu       1 pike

GRUPI G:  Porto-Dinamo Kiev 0-1 dhe Fenerbahēe-Arsenal 2-5. Ukraniasit shenuan fitoren e pare ne Champions sivjet ne fushen e Portos,  ndersa Arsenali i Vengerit i poshteroi turqit e Fenerbahēes ne fushen e tyre me rezultatin 5-2. Per anglezet shenuan: Adebayor, Walcott, Diaby, Billong, Ramsey. Ja renditja:

Renditja e grupit G

Arsenal          7 pike
Dinamo Kiev  5 pike
Porto             3 pike
Fenerbahce   1 pike
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Liga E Kampionėve 2008-2009 
 
Katalanasit nė 1/8-t e finaleve. Roma mund Ēelsin. Anorthosis ndal Interin. “Shpėton” Liverpuli

Dje u luajtėn ndeshjet e katėrta nė Grupet A, B, C dhe D pėr Ligėn e Kampioneve. Interi dhe Ēelsi kanė dėshtuar nė takimet e radhės, duke rrezikuar pozitat nė grupet respektive, ndėrsa Barcelona ka fituar tė drejtėn pėr tė luajtur nė 1/8-t e finaleve. Shpėton Liverpuli, reagojnė Roma dhe Marseja…
Grupi A
Ringjallet Roma, fiton edhe Bordoja

Roma ka “rilindur” dhe e ka bėrė pikėrisht atėherė kur duhej, pėrpara se dėmtet tė bėheshin tė pariparueshme. Verdhekuqtė e Spaletit kanė fituar 3-1 ndaj Ēelsit, duke i hapur llogaritė nė Grupin A. Italianėt ngjiten nė kuotėn e gjashtė pikėve, ashtu si Bordoja qė fitoi me Kluzhin dhe janė njė pikė prapa Ēelsit kryesues.

Mbrojtėsi Kristian Panuēi, qė nė tė kaluarėn ka luajtur edhe me londinezėt, shėnoi golin e parė pėr Romėn, shtatė minuta nga fundi i pjesės sė parė. Ekipi, qė kishte humbur nė pesė ndeshjet e fundit tė Serisė A, bėri diferencėn nė pjesėn e dytė me dy golat sulmuesi malazez Mirko Vuēiniē.

Goli i nderit pėr anglezėt mban firmėn e kapitenit Xhon Terri, qė shėnoi edhe nė ndeshjen e dy javėve mė parė. Ēelsi i Skolarit del me “kockat e thyera” duke pėsuar humbjen mė tė thellė tė sezonit, por i mjafton tė fitojė njė nga dy ndeshjet e mbetura pėr t’u kualifikuar.

Nė ndeshjen tjetėr tė grupit, pas humbjeve ndaj Romės dhe Ēelsit, Bordja ka arritur tė marrė gjashtė pikė nė dy ndeshje me Kluzhin, pasi fitoi edhe nė Rumani me rezultatin 2-1. Johan Gurkuf kaloi nė avantazh francezėt, ndėrsa Dani vuri barazpeshėn, pėrpara se braziliani Vendel t’i jepte fitoren skuadrės sė Loren Blakut.
Grupi B
Anorthosis dhe Panathinaikos, ēudi “helene”!

Anorthosis ka bėrė njė tjetėr ēudi nė grupin B duke ndalur Interin nė njė barazim 3-3, pavarėsisht se u gjend dy herė nė disavantazh. Nė njė ndeshje tė mbushur me emocione, gola rokambolesk dhe raste tė humbura, protagonist ishte edhe portieri shqiptar Arjan Beqaj.

Interi kaloi nė avantazh pas 13-tė minutash lojė kur Beqaj devijoi drejt kėmbėve tė Balotelit, njė goditje tė ekzekutuar nga Ibrahimoviē. Pas gjysmė ore lojė, Burdizo bėn njė gabim trashanik dhe i dhuron barazimin qipriotėve.

Nė sekondat e fundit tė pjesės sė dytė vjen pėrgjigja e Interin me golin e Materacit dhe kundėrpėrgjigja e Anorthosisit, me anė tė Panagit. Vendasit nuk u besojnė syve kur pas njė tjetėr gabimit tė italianėve, Frusos shėnoi golin e avantazhit pėr Anorthosin. Hulio Rikardo Kruz “firmosi” barazimin, dhjetė minuta para fundit, gjatė tė cilave ndodhi edhe “mrekullia” Beqaj.

Portieri shqiptar i mohoi golin Estebian Kambiasos me njė pritje vendimtare pėr skuadrėn e Ketsbaias, pėr tė marrė njė pikė. Nė ndeshjen tjetėr tė grupit, Panathinaikosi ka “shtangur” Verderi, duke fituar 3-0 nė Bremen. Mantzios, Karagunis dhe Tziolis shėnuan pėr skuadrėn greke nė 45 minutat e dyta. Kur mbeten edhe 180 minuta nga fundi. Interi kryeson grupin me tetė pikė, Anorthosis ka pesė, Panathinaikosi ka katėr pikė, ndėrsa Verderi ėshtė nė vendin e fundit me tri pikė.
Grupi C
Barcelona dhe Sporting, misioni u kompletua

Barcelona dhe Sportingu i Lisbonės kanė fituar tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė 1/8-t e finaleve tė Ligės sė Kampioneve. Katalanasit janė ngjitur nė kuotėn e 10-tė pikėve, por dje nuk kanė arritur fitoren e 12-tė radhazi nė tė gjitha veprimtaritė. U duk se goli i Lionel Mesit mjaftoi pėr tė mundur Bazelin, por zvicerianėt barazuan me anė tė turkut Derijok, tėtė minuta para fundit.

Skuadra e Guardiolės ėshtė gjithashtu nė krye tė kampionatit spanjoll. “Gjithēka po shkon mirė edhe pse sot duhet tė kishim shfrytėzuar disa raste ku u treguam tė paqartė. Skuadra ėshtė mjaft pranė ideales dhe kėtė e tregon me lojėn e shfaqur nė momente tė caktuara. Nėse seria e fitoreve duhet tė ndalej, mė mirė qė ndodhi sot.” – tha trajneri i katalanasve.

Nė ndeshjen tjetėr tė kėtij grupi, Sportingu fitoi 1-0 ndaj Shakhtarit nė Lisbonė dhe u kualifikua pasi gjendet gjashtė pikė para ukrainasve, dy ndeshje para fundit, dhe i ka fituar tė dyja takimet e drejtpėrdreja. Sfida e mbushur plot tension u zgjidh nga goli i veteranit Darlei, nė pjesėn e dytė.
Grupi D
Penallita “in extremix” shpėton Liverpulin

Njė 11-metėrsh i shndėruar nė gol nga Stiven Xherrard, nė minutėn e pestė tė kohės shtesė, e ka shpėtuar Liverpulit nga humbja me Atletikon e Madridit. Sfida e “Anfild Road” u mbyll si ajo e “Kalderonit” 1-1, pasi mė parė spanjollėt kishin kaluar nė avantazh me anė tė argjentinasit Maksi Rodrigez. Liverpuli dhe Atletiko ndajnė kreun e Grupit D me nga tetė pikė, pas katėr ndeshjeve tė para. Ndėrkohė, Marseja dhe PSV Eindhoveni kanė nga tri pikė.

Marseja ka marrė pikėt e para nė kėtė edicion, duke mundur 3-0 PSV-nė nė njė fushė tė pėrmbytur. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtė, Bakari Kone, mori njė pasim tė artė nga Hatem Ben Arfa dhe hapi serinė e golave, pas gjysmė ore lojė. Kone ishte i pėrfshirė edhe nė golin e dytė, teksa krosoi saktėsisht pėr sulmuesin senegalez Mamadu Niang, pas njė ore lojė. Niang shėnoi edhe golin e tretė. Nė kėtė mėnyrė Marseja, me kapitenin shqiptarin Lorik Cana, mban ende gjallė shpresėn pėr tė vazhduar tė paktėn nė Kupėn UEFA.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Perandori Del Piero Gjunjėzon Mbretėrit 
 
Njė ndeshje e bukur ėshtė zhvilluar tė mėrkurėn mbrėma nė Santiago Bernabeu tė kryeqytetit spanjoll, ku janė takuar Mbretėrit e Real Madrid dhe Zonja e Vjetėr nga Torino, me ē’rast Juventusi e ka mposhtur Realin nė shtėpinė e tij me rezultat 2-0.

Ishte sėrish ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, njeriu i cili i ndryshoi shifrat. Djaloshi i Artė me lėvizjet e tija tė zakonshme pa njė hapėsirė ndėrmjet Cannavorės dhe portierit Casillas dhe me njė gjuajtje gjeti skajin e portės dhe ia dha epėrsinė skuadrės mysafire (17’).

Deri nė fund tė pjesės sė parė Mbretėrit vazhduan tė sulmonin portėn kundėrshtare, megjithatė nuk arritėn qė ta bėjnė atė qė nevojitej, tė shėnojnė gol.

Pėr dallim nga pjesa e parė kur madrilenėt ishin dominues, nė pjesėn e dytė loja ishte pak mė e balancuar, edhe pse nė fillim Los Merengues e filluan me njė presion para gjashtėmbėdhjetėmetėrshit mysafir.

Nė minutėn e 67 u akordua njė goditje e lirė nė favor tė Zonjės sė Vjetėr, tė cilėn nga njė distancė prej 28 metrash, ‘Grande’ Alex Del Piero shėnoi edhe golin e dytė nė ndeshje duke dyfishuar epėrsinė pėr skuadrėn mysafire.

Me kėtė fitore Juventus siguron vazhdimin nė fazat e mėtutjeshme tė Ligės sė Kampionėve porse ndeshjet e radhės do tė pėrcaktojnė nėse do tė pėrfundojė nė vendin e parė apo tė dytin.

Takimi tjetėr nė Grupin H ndėrmjet Bates dhe Zenitit i ka takuar skuadrės mysafire e cila ka shėnuar fitore me rezultat 2-0 me golat e Pogrebnyak (34’) dhe Danny nė fund tė ndeshjes.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Liga E Kampionėve 2008-2009 
 
hallall juve nuk ma hante mendja qe do te fitonte mbreme
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat MSN Messenger Skype

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Liga E Kampionėve 2008-2009 
 
Nata magjike e juventinit ka zėnė faqet e para tė shtypit sportiv pas dygolėshit ndaj Madridit

Tė mėrkurėn nė mbrėmje, tė gjithė nė Bernabeu janė ngritur nė kėmbė pėr tė, ndėrsa dje, njė ditė pas ndeshjes, tė gjitha faqet e para tė gazetave sportive i janė dedikuar atij. Aleks Del Piero nuk mbaron sė mahnituri. Pas dygolėshit nė Champions kundėr Realit tė Madridit, Spanja ka celebruar natėn magjike tė kapitenit juventin. Gjuha e Aleksit shihet nė tė gjitha gazetat iberike. Sajti i sė pėrditshmes "Marca" hapet me festimin e Del Pieros dhe titullon: "Del Piero mposht Realin e Madridit".

"Pinturikio" ėshtė pėrkufizuar si "ylli" i bardhezinjve, ndėrsa "As" ka nėnvizuar ndeshjen katastrofike tė bėrė nga merenges, duke vėnė si titull kryesor "Probleme nė horizont", nėn fotografinė e njė Rauli "tė dėshpėruar". Mė pas i pėrulet Del Pieros, qė "ka dėnuar" Realin nė Bernabeu. Elozhe ka pasur edhe pėr Ranierin, qė "e ka shpartalluar Madridin" me anė tė presingut dhe njė linje shumė tė lartė difensive. Edhe "El Pais" i ka bėrė homazh dygolėshit tė Del Pieros, qė "fundos Madridin. Kapiteni veteran i Juventusit mposht ekipin e Shusterit", shkruan e pėrditshmja sapnjolle, duke shpjeguar se si njė lojtar, pothuajse 34 vjeē, shpesh i kritikuar, ėshtė akoma i aftė "tė mposhtė ekipet qė taktitkisht nuk janė shumė tė organizuara".

Ndėrkohė, "Il Mundo Deportivo" shkruan se njė Del Piero "i frymėzuar dhe me superklas sulmon Bernabeun". Duke qėndruar nė Katalonjė pėr "Sport", njė Del Piero "gjenial shkatėrron njė Real impotent". Gazetat amerikano-jugore ndėrkohė flasin edhe pėr prezencėn e Diego Armando Maradonės nė Bernabeu, i cili tė mėrkurėn nė Madrid ka ndjekur drejtpėrdrejt "spektaklin e Del Pieros", siē lexohet nė sajtin e gazetės braziliane "Terra". Por nata e shkėlqyer e Del Pieros nuk ka kaluar pa u vėnė re dhe tė gjitha gazetat sportive, nė ēdo cep tė botės, kanė dashur tė celebrojnė karrierėn e magjishme tė kampionit bardhezi.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!