Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Kleptomania: Mania per te vjedhur! 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Kleptomania: Mania per te vjedhur! 
 
Shumica e atyre qe vjedhin e kryejne kete akt sepse ato mendojne se malli i vjedhur u duhet. Megjithate, ekziston nje lloj te vjedhuri ku ne te cilen ky nuk eshte motivi.

Kleptomania eshte nje gjendje e rralle e karakterizuar nga nje kompulsion i perseritur per te vjedhur gjera, zakonisht nga dyqanet, te cilat as nuk u duhen dhe as jane te nevojshme. Objektivi, nuk eshte pervetesimi; dhe mallrat e vjedhur shpesh dhurohen ose hidhen ose fshihen me kujdes. Shume kleptomaniake me lehtesi mund te paguajne per gjerat e marra. Kjo gjendje megjithese e rralle, mund te preke te gjitha shtresat e shoqerise.

Akti zakonisht eshte i paplanifikuar dhe objekti eshte akti i vjedhjes. Ne pergjithesi vjedhja nuk eshte e pakujdesshme, dhe masa te arsyeshme merren per te mos u zbuluar, por nganjehere kleptomaniaket duket sikur nuk shqetesohen per konsekuencat e aktit te tyre e disa duken te cuditur kur u kerkohet llogari apo kur arrestohen.

Gjate aktit tensioni vjen ne rritje e fokusohet ne aktin e vjedhjes. Me pas, nese akti eshte perfunduar me sukses ka clirim tensioni e nje ndjenje lirimi. Kjo mundet, megjithate, te shoqerohet me nje ndjenje e forte faji e nje frike persistente se mos diktohen.

Shpesh Kleptomania perdoret si mbrotje ne raste arrestimesh per vjedhje, por ne fakt eshte teper e rralle. Me pak se 5% e njerezve te arrestuar per vjedhje kur pyeten, pergjigjen ne nje forme konsistente me kete diagnoze. Kjo gjendje eshte e shoqeruar me stresin, si raste vdekje apo ndarje, dhe kleptomaniaket kane tendence te vuajne nga depresioni e anoreksia nervosa. Eshte shoqeruar gjithashtu me Piromanine ( ndezje zjarri). Shkaqet ngelen te erreta por shume kleptomaniake ndjenje se u jane bere padrejtesi, nuk i do njeri apo jane te lene pas dore e keshtu qe u “takon” te vjedhin.

Kleptomania ka tendence te jete persistente dhe mundet, te ngelet nje crregullim gjate gjithe jetes. Ne shume raste perputhet me nje jete normale ne aparence e pak njerez qe vuajne prej saj marrin mjekim, pervecse kur kjo jepet me urdher nga autoritetet gjygjesore pas arrestit.

Trajtimi perfshin nje kurs psikoterapie me qellim qe personit te prekur ti jepet nje pasqyre e qarte e ketij crregullimi. Terapia e modifikimit te sjelljes ka pasur suksese po ashtu.
 




____________
Image
Lot Dielli
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Kleptomania: Mania Per Te Vjedhur! 
 
jam plotesisht d'akort me ate qe thuahet me lart   sepse kam nje eksperjence ku nje i moshuar ne nje supermarket mori disa celesa per te hapur gomat e makines kur ai kishte vetem nje biciklete dhe ata celesa nuk do ti perdorte kurre

por ai ishte mesuar dhe si rrinin duart pa vjedhur
 



Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!