EGALEO - Ngjarje monstruoze ne Greqi, ku nje i mitur shqiptar eshte perdhunuar nga nente djem irakene, vetem njeri prej te cileve eshte arritur te arrestohej pasi tete te tjeret i shpetuan ndjekjes policore. Krimi qe ka lene me trauma djalin 13 vjecar qe jeton me familjen e tij ne rajonin grek Egaleo, ka ndodhur pasdreken e se enjtes kurse dje ne mengjes, policia lokale konfirmoi arrestimin e nje te dyshuari. Ai eshte nje 20-vjecar qe policia tha se eshte iraken. "Djali 20-vjecar iraken, se bashku me nente bashkekombes te tjere te tij, perdhunuan 13-vjecarin shqiptar ne Egaleo dhe me pas u larguan me shpejtesi ne drejtim te paditur", ka deklaruar policia greke e cila nuk publikon inicialet e te voglit qe ra viktime e ngjarjes se frikshme.
Ngjarja sipas hetimeve qe citonte mbreme media e Athines, ka ndodhur pasdreken e se enjtes ne qender te Egaleos. Djali 13 vjecar qe jeton me familjen e tij emigrante ne ate zone, ka qene duke kaluar jo shume larg shtepise se tij. Ne keto caste eshte perballur me dhjete djem me ngjyre, qe policia i identifikon si irakene. Ata e kane rrembyer te voglin dhe disa qindra metra me tutje ne nje vend te parrahur nga banoret e zones, kane nisur te vene ne jete qellimin e tyre te paskrupullt. "Djali i vogel deshmoi se ishte detyruar te perballej me dhunen e eger seksuale, pasi ai eshte perdhunuar me radhe nga qe te dhjete djemte me ngjyre qe ishin emigrante te ligjshem nga Iraku, te cilet jetojne prej disa vitesh ne Greqi", deklaroi policia e Egaleos.
Sipas saj, femija ka deshmuar se pasi dhjete irakenet e perdhunuan egersisht, e braktisen ne rruge. Ne gjendje tejet te traumatizuar, i vogli ka kerkuar ndihmen e policise sapo pa nje patrulle ne rruge. Femija eshte marre dhe derguar menjehere ne spitalin shteteror zonal. Atje mjeket eksperte deklaruan se femija 13-vjecar i ishte nenshtruar abuzimit seksual permes perdhunimit te perseritur shume here, duke konfirmuar keshtu theniet e te demtuarit se ishte abuzuar nga te dhjete irakenet me radhe.
I vogli nuk i ka njohur kurre me pare irakenet "monstra". Ai ka treguar per policine se ata ishin te moshes se njejte mes tyre, qe te gjithe midis 18 deri 25 vjec. Duke pasur keto te dhena, por asnje denoncim nga qytetare te ndryshem prane vendit ku ndodhi ngjarja, edhe pse ajo ndodhi ne mes te dites, policia greke tha se ka pak shanse qe te gjeje te gjithe te dyshuarit. Megjithate ne oret e para te dites se djeshme, eshte arritur te identifikohet dhe shoqerohet ne polici nje i dyshuar. Pas ballafaqimit me 13-vjecarin permes shikimit mes disa djemsh, i vogli e ka njohur 20-vjecarin iraken. Ai eshte arrestuar ne kushtet e flagrances dhe eshte marre ne pyetje nga policia. Kjo e fundit, tha se i dyshuari e ka pranuar akuzen dhe ka treguar edhe emrat e nente te dyshuarve te tjere, ndaj te cileve dje ka nisur nje operacion policor per t'i lokalizuar dhe arrestuar. Nderkohe, dje pasdite, 20-vjecari iraken eshte derguar per vleresim mase sigurie para Gjykates se te Miturve te Athines e cila i ka dhene arrest me burg pa afat.

















