Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Dua Shoke Virtualė 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Dua Shoke Virtualė 
 
Nuk ka nevojė qė tė stėrmundohesh pėr t’i gjetur numrin e telefonit, shoqėrinė e ngushtė apo vendin ku pi kafe. Nėse kėrkon tė njohėsh njė vajzė apo njė djalė tė ēfarėdolloj kombėsie, mjafton tė shprehėsh dėshirėn dhe ajo do tė plotėsohet njėsoj si me shkopin magjik. Mjafton tė kesh pak durim pėr tė qėndruar para kompjuterit dhe brenda pak minutash bėhesh pjesė e mijėra njerėzve tė kategorive e moshave nga mė tė ndryshmet.

Tashmė edhe rinia shqiptare e ka pikasur kėtė mėnyrė tė re flirtimi online, aq sa kjo ėshtė kthyer nė njė mani pėr shumė prej tyre. Olsi ėshtė rreth 20 vjeē dhe navigimi nė sajtet sociale, si “hi5”, “myspace” apo “facebook” ėshtė kthyer nė kryefjalėn e mbrėmjeve tė vona deri nė orėt e para tė mėngjesit. “E kam gati tė pamundur qė tė mos klikoj tek kėto sajte, qė janė mė tė preferuarit jo vetėm pėr mua, por edhe shumė miq tė mi. Mendoj se tė qenit pjesė e kėtyre sajteve ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pasur sa mė shumė miq, tė njohėsh ndonjė vajzė interesante, qė nėse ėshtė nga Tirana, pse jo, tė lė edhe takime. Madje mund tė them qė disa shokė tė mi kanė krijuar lidhje dashurore me jo pak vajza”, thotė ai.

Nuk ėshtė ēudi qė tek sajti i “facebook.com” tė gjesh edhe fotot e idhujve tė tu, qė mund tė jenė personazhe tė njohur VIP, modele, aktorė e kėngėtarė tė preferuar. Bubulina Krasniqi, kėngėtarja e njohur kosovare, Eliza Dushku, Afėrdita Dreshaj etj., janė dhe shumė emra tė tjerė qė i shtohen listės sė protagonistėve tek “facebook”, mjafton qė tė vendosėsh emrin e tyre tek seksioni “Search”. Njė foto e zgjedhur ose dhe njė album i plotė ku janė fokusuar momente nga mė tė ēmendurat, e shtojnė edhe mė dozėn e interesit tė tė rinjve shqiptarė. E pėr hir tė sė vėrtetės, shumica e meshkujve tregojnė se janė tė etur tė krijojnė kontakte, sidomos me ato femra qė nė sajt kanė shkarkuar fotot e tyre mė “hot”.

Sociologu i njohur Lekė Sokoli i jep nota pozitivizmi kėtij fenomeni qė ka prekur vrullshėm shoqėrinė shqiptare, duke lėnė tė kuptohet se ėshtė njė formė e gjetur pėr tė kaluar kohėn. “Pėrmes lundrimit nė kėto sajte, mendoj se rinia kėrkon qė tė shfrytėzojė mundėsitė e reja tė komunikimit qė janė sot, sepse nė kohėn tonė as qė mund tė imagjinohej diēka e tillė. Si njė studiues i njė seri fenomenesh sociale, unė mendoj se kjo ėshtė pozitive deri nė momentin qė nuk kalon nė njė mani. Sepse e di qė tek pjesa dėrrmuese e tė rinjve kjo ėshtė kthyer nė njė nevojė tė qenėsishme, qė i detyron ata tė lėnė pas dore gjėra tė tjera edhe mė edukative. Navigimi nėpėr sajte interesante mendoj se ėshtė mė sė miri njė ndėrthurje e dhuntive tė shumė tė rinjve me mundėsitė qė u ofron teknologjia e pėrparuar sot”, shpjegon Sokoli.

Po si ēdo fenomen tjetėr qė ka dy anėt e medaljes, edhe tė klikuarit tek “hi5”, “facebook” apo “myspace” nuk janė gjithmonė njė hap i sigurt, sepse njė numėr i madh tė rinjsh zgjedhin qė tė abuzojnė me forma nga mė tė ndryshmet, duke vendosur foto tė tjera, duke pėrdorur njė fjalor aspak tė zgjedhur qė shkon deri nė banalitet. Kėto aspekte janė njė metodė deri dikur frenuese, qė tė bėn tė mendohesh gjatė pėrpara se t’i japėsh “Enter” komandės qė tė lejon tė bėhesh pjesė e “hi5” apo “facebook”.

Anida ėshtė njė studente shqiptare nė njė universitet tė famshėm tė Romės. Ajo zgjedh pikėrisht kėtė metodė pėr tė zgjeruar rrethin miqėsor, sidomos me bashkatdhetarė tė tjerė nga e gjithė bota. “Mė vjen mirė qė ekzistojnė kėto tip forumesh, qė na lejojnė tė krijojmė sa mė shumė miqėsi. “Hi5” ėshtė sajti im i preferuar dhe aty kam zėnė plot shokė e shoqe. Madje mund tė pohoj qė njė mike imja ėshtė lidhur me njė djalė qė e njohu pėrmes “hi5” dhe ata vazhdojnė tė jenė ende tė dashuruar”. Duket se dėshira pėr tė pasur sa mė tepėr miq virtualė, i shtyn edhe mijėra tė rinj shqiptarė qė pėr orė tė tėra tė ngulen para kompjuterit nėpėr sajtet e preferuara “facebook”, “hi5” apo “myspace.com”.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Dua Shoke Virtualė 
 
Sja vlen me u marr shum me keto gjera Mr Orange  Mr Orange
 




____________
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Yahoo Messenger MSN Messenger
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!