Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
A duhet lėnė vetėm Kosova 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh A duhet lėnė vetėm Kosova 
 
Para pak ditėsh shefi i diplomacisė serbe, Vuk Jeremiē, deklaroi publikisht ndėrmarrjen nga ana e qeverisė sė tij, tė njė ofensive diplomatike kundėr Kosovės. Synimi kryesor i shpallur i kėsaj fushate ndėrkombėtare, do tė jetė pengimi i njohjes sė mėtejshme tė shtetit tė ri kosovar, nga vende dhe organizma tė ndryshme. Jeremiē ka qenė i qartė dhe i prerė nė vullnetin e Beogradit zyrtar, pėr t’ia bėrė sa mė tė vėshtirė jetėn kosovarėve, nė procesin e gjatė e tė vėshtirė tė njohjes sė shtetit mė tė ri evropian.
Ky qėndrim serb nuk pėrmban nė vetvete ndonjė element tė ri, pėrpos lėvizjeve taktike qė kanė njė objektiv tė lexueshėm, si politik, ashtu edhe mediatik. Serbia luan qė nga 17 shkurti i kėtij viti, nė pozita tė dukshme mbrojtėse. Kosova e fitoi pavarėsinė e saj dhe brenda tre muajve tė parė atė e njohėn SHBA dhe vendet mė tė rėndėsishme tė Bashkimit Evropian. Po pas kėtij suksesi diplomatik tė orės sė parė, ēfarė pritet? A ka njė plan veprimi konkret tė qeverisė sė Kosovės dhe ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, a duhet tė pėrfshihet vetėm qeveria e re dhe pėr pasojė, pa kapacitete dhe pėrvojėn e duhur tė Kosovės, nė kėtė operacion kompleks diplomatik?
Kėto pyetje do tė duhej ta gjenin njė pėrgjigje mė shumė se askund tjetėr, nė Tiranė. Shteti i ri kosovar ka njė aleat tė drejtpėrdrejtė, natyral dhe tė palėvizshėm nė derėn e tij – Shqipėrinė. Ėshtė i njohur roli ynė nė zhvillimet kosovare, fatkeqėsisht ėshtė i njohur edhe pasiviteti ynė nė kapjen e shanseve dhe ofertave, qė kohė pas kohe kanė ardhur pėr Kosovėn dhe kosovarėt nė momente tė ndryshme tė historisė. Njė i tillė duket se po na kalon para kėmbėve nė kėtė moment. Tirana zyrtare duket se po lėviz pak ose aspak nė drejtim tė kryerjes sė disa detyrimeve tė saj nė lidhje me fazėn e re ku ka hyrė Kosova. Kemi qėndruar dhe vazhdojmė tė qėndrojmė nė pozitat e njė “vendi fqinj” ndaj Kosovės, pa marrė parasysh nė mėnyrė miope rėndėsinė historike, qė ka momenti aktual pėr Kosovėn.
Shteti kosovar nuk e ka kaluar ende atė qė mund tė konsiderohet me tė drejtė si “masė kritike” e afirmimit si realitet nė skenėn rajonale, kontinentale dhe globale. Para pak ditėsh, Jeremiē ftonte debatuesin britanik nė studiot e BBC, pėr tė parė sesi Kosova vazhdon tė mos njihet nga Rusia, Kina dhe disa prej vendeve tė rajonit, pėrfshirė Greqinė dhe Maqedoninė, sesi ajo ndodhet ende larg uljes nė poltronat e organizmave globalė, si OKB apo OSBE. Ky lexim cinik pėrkon fatkeqėsisht me njė pjesė tė realitetit tė sotėm. Nėse pėr tre muajt e parė pas shpalljes sė pavarėsisė, shifra e mbi 40 vendeve qė kanė pranuar njohjen, mund tė konsiderohet si njė sukses diplomatik, janė tė gjitha risqet qė kjo shifėr tė mos rritet mė me kėto ritme nė tė ardhmen e afėrt. Trysnia negative e Rusisė nė kėtė proces ėshtė njė element qė duhet marrė si i mirėqenė, gjithashtu edhe problemet e brendshme tė disa vendeve si Spanja, po ashtu janė pėr t’u marrė si tė mirėqena, por apatia diplomatike e Shqipėrisė, si njė vend anėtar tashmė me stazh nė tė gjitha organizmat kryesore ndėrkombėtare, por edhe me njė eksperiencė diplomatike dhjetėra vjeēare, ėshtė e pakuptimtė dhe jashtė logjike. Aktualisht nuk ka asnjė iniciativė tė deklaruar apo tė padeklaruar tė diplomacisė tonė nė drejtim tė lobimit pėr njohjen e Kosovės. Ajo qė mban mend shumėkush, ėshtė sesi shteti shqiptar e la bosh pėr mė shumė se gjashtė muaj postin e shefit tė zyrės tonė nė Prishtinė, ndėrkohė qė Kosova numėronte ditėt drejt pavarėsisė.
Nė mėnyrė tė pėrsėritur kemi parė shtetarė tė lartė tė vendit, qė tė bredhin nėpėr vende dhe zona tė botės disa herė mjaft tė ēuditshme, me pretekstin se po punojnė pėr njohjen e Kosovės. Kreu i Kuvendit, Topalli, pranoi tė verė vellon myslimane nė kokė, pėr t’i kėrkuar mbretit tė Arabisė Saudite pak kohė mė parė qė ta njohė Kosovėn e pavarur. Shefi i diplomacisė, Basha, pranoi tė ulet nė ēadrėn e Gedafit, gjithashtu nė emėr tė njohjes sė afėrt tė Kosovės nga Libia. Ēfarė ndodhi pas kėtyre udhėtimeve nė kufijtė e turizmit ekzotik?! Ndodhi qė Samiti i fundit i OKI nuk shpenzoi asnjė fjalė pėr Kosovėn. Madje, aty ndodhi qė precedenti kosovar u shfrytėzua nga pėrfaqėsuesit e Kashmirit, pėr tė afishuar kėrkesėn e tyre pėr pavarėsi nga India, po ashtu siē kishin bėrė “vėllezėrit myslimanė” nga Kosova.
Kosova duhet ndihmuar sa nuk ėshtė vonė. Lėnia me “rrjedhje tė lirė” e procesit tė njohjes, ėshtė nė fakt braktisja e procesit tė njohjes. Nėse Kosova do tė marrė ngadalė statusin e njė gjysmė-shteti, tė njė gjysmė-entiteti gjeopolitike, atėherė do tė jetė shumė e vėshtirė qė ajo tė kapėrcejė drejt fazės sė njohjes dhe pranimit me tė drejta tė plota nė bashkėsinė ndėrkombėtare, si njė aktor me peshė nė gadishullin ballkanik. Dhe kjo mund tė ndodhė edhe pėr shkak tė indiferencės dhe papėrgjegjshmėrisė tė Tiranės zyrtare, tė kėsaj “motre” tė madhe shpėrfillėse qė vazhdon tė shohė vetėm punėt e veta.
Skėnder Minxhozi
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!