| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Poema e Mjerimit
Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė ze trishtimi
kur shefftyra tė zbeta edhe sy tėjeshilta
qė tė shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tanėjetėn e vet derisa tė vdesin.
E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn e vet tė shėmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e njė shprese
tė shkymė dhe tė coptuem me tė dalun bese.
Mjerimi tėrbohet nė dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, tė qelbta, tė ndyta, tė lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; tė verdhė e pisa;
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin tė marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.
Mjerimi nė dritzėn e synit te kėrthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nėn tavan tė tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna tė sė zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lott edhe tė fshamit!
Mjerimi rrit fėnnin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.
Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet;
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė nė gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia nė bark tė dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri nė gjujė nė baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėnnendore e njė tregtis sė ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat tė vet i dytė;
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe nė trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e nė gjoks ndoj dhimbė,
mund qė tė len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shtėpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambė tė randė tė zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.
Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
nė fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tė gjitha hallet skami nė gotė i mbyt
kur njėqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh,
qė t'apin litarin tė shkojsh fill' e tė varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
tė cilt nė mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' nė shplakė.
Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 15 Tetor 2005 09:25
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
RECITAL I MALCORIT
--------------------------------------------------------------------------------
O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,
Une - lugat! SI hij'e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire...
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.
Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!
Po une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?
O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 15 Tetor 2005 09:25
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
KANGA E RINIS
--------------------------------------------------------------------------------
Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull...
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.
Thueja kangės, rini, pash syt e tu...
Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga
prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi
Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė
dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili
e na tė duem fort si tė duem njė diell.
Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 15 Tetor 2005 09:26
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
KANGA E TĖ BURGOSUNIT
--------------------------------------------------------------------------------
Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme
shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė
edhe shof diellin sa njė pare serme
- aq larg asht qielli nga e emja gropė.
E kjo gropė e eme e ka emrin burg.
E dini se burgu nuk asht pėr dėfrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ultė
dhe mė bani palmuē dhe mė mbyti nė trishtim.
Hekrat e kryqzuem dhe ndėrgjegj' e eme,
dy anmiq tė betuem, luftojnė dit' e natė;
por hekr' i fortė e mund ndėrgjegjen teme
dhe nė dėshprim pėrplasem si njė qen i ngratė.
E kur nata vjen dhe xhixhillojnė hyjt
gėzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnė syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof dritėn e smutė
edhe hijėn teme tu' u zgjatė nė murt
si njė kėrcnim ligji, posi njė dajak.
Dhe atėher tėrbohem dhe urrej pa masė
dritėn, hijėn, vetėn, muret edhe hekrat
edhe e ndjej vetėn lua tė ndryem nė kafas.
Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme
shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė
dhe zemra e eme ndien po aq tė breme
nė mes tė katėr murve sii nė njė gropė
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#4 15 Tetor 2005 09:26
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
FRYMĖZIM i PAFAT
--------------------------------------------------------------------------------
Frymzim' i em i pafat,
qė vjen e mė djeg mu nė gji,
pėr kė po mė flet? pėr kė tė shkruej?
pėrse po mė ban qė kaq tė vuej?
pse vjen e mė djeg mu nė gji,
frymzim' i em i pafat?
Pėr tė gjorėt? pėr ata qė nuk kanė dritė?
0 frymzim' i em i ngratė,
mjaft me plagė qė s'kan shėrim,
leni tė dergjen nė mjerim,
Njerzit s'duen ma trishtim,
botės s'ia kande atė kangė tė thatė,
thot se mjell njė farė tė idhtė.
Far' e idhtė... far' e idhė...
- 0 njerz tė bimė nga far' e ambėl!
Frigė tė mos keni, pse njė kangė
mund t'ju theri nė ndjesi,
t'ju kujtojnė zemrėn nė gji
nė ndėrgjegje dhe njė dangė...
porju t'ju bajė edhe ma zi.
Frymzim' i em i pafat!
Shporru ktej! Nuk tė due!
S'i due hovet tueja tė nalta,
as fluturimet... Nėpėr balta...
tė ditve tona tė shklas un due
rrokė me njerzit qė rrok nata.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#5 15 Tetor 2005 09:26
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
LAGJA E VARFUN
--------------------------------------------------------------------------------
Krahėt e zez tė njė nate pa fund
e varrosėn lagjen pranė,
dritė, jetė, gjallsi - askund,
vetėm errsinė e skam.
U harrue jeta e ditės
ndėr shtresat e natės, e pagja
u derdh nga parzm' e errsinės...
n'andrra pėrkundet lagja.
Njerzit ndėr shtėpia flejnė
me gjoksa tė lakurtė e tė thatė
e gratė... fėmi po u lejnė
pa ushqim nė gji, pa fat,
Pushojnė gjymtyrt e shkallmueme
nė punėn e ditės sė kalueme,
shėrohen trutė e helmueme
nė gjumin e natės s'adhrueme.
Veē zemrat e njerzve tė lanun
me tė rektunt prralla rrfejnė:
mbi barrat e jetės sė namun
qė shpirt dhe korriz thejnė.
Prralla mbi fėmij rrugaēa
barkjashtė e me hundė tė ndyta,
qė dorė shtrijnė me vjedhė, me lypė
e ngihen me fjalė tė ndyta.
Prralla mbi varza tė fyeme
me faqe e me buzė tė thithna.
Prralla mbi djelm, me tė thyeme
shprese, nė burg me duer tė lidhna,
tė cilt nesėr para gjyqit
pėr delikt do tė pėrgjegjin, -
vetėm dreqit e hyllit
tė gjith fajet tash ua mbshtesin.
Kėshtu lagj' e varfun pėshpritė
dhe errsinės hallet tregon.
Njė gjel i undshėm, me dritė
tė hanės i rrejtun, kėndon.
Hesht! or gjel kryengritės,
i lagjės sė varfun. - Kėtu
nuk zbardh pėr ty drita e dritės.
i gjikuem je me ngordhė n'u.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#6 15 Tetor 2005 09:26
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Vjeshta ne parakalim
Vjeshte ne natyre dhe vjeshte nder ftyra tona,
Afshon ere e mekun, lengon i zymte dielli,
lengon shpirt' i smum nder krahnore tona,
dridhet jet' e vyshkun nder gemba te nje plepi.
Ngjyret e verdha lozin ne vallen e fundme --
(deshire e marre e gjetheve qe nje nga nje vdesin!)
Gezimet, andjet tona, deshirat e fundme
neper balta te vjeshtes nje nga nje po shkelin.
Nje lis pasqyrohet ne lotin e qiellit,
tundet dhe pergjaket ne pasion te viganit:
"Jete! Jete une due!" - e fryme merr prej fellit,
si stuhi shkyn ajrin... por ne fund ia nis vajit.
Dhe m'at vaj bashkohet horizont i mbytun
ne mjegull perpisese. Pemet deget e lagun
me vaj i mshtjellin ne lutje - por kot! e dine, te fikun,
se neser do vdesin... Vall! A ka shpetim ndokund?!
Mallengjehet syni, mallengjehet zemra
n'oren e vorreses, kur heshtin damaret,
e vorri naltohet nen qiella ma t'epra
me klithem deshprimi qe ne dhimbe te madhe zvarret.
Vjeshte ne natyre dhe vjeshte nder ftyra tona.
Renkoni deshirat femite e jetes se varfun;
renkoni ne zije, qani mbi kufoma,
qe stolisin vjeshten neper gemba te thamun.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#7 15 Tetor 2005 09:26
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Motivet
A nder kujtime te shkimuna asht motiv' i nje vjershe?
nder kujtime te bardha te feminis virgjine,
kur zemerplote me mbare boten defreheshe
ne deshire, shpresa e t'ambla andrrime?
A nder kujtime t'aferme te djaleris vullnuese
asht motiv' i zjarrte i nje vjershe dashunie,
me rime tingllueme e shprehje flakruese
plot lumni jetese dhe gezim brohorie?
Nder ftyra te zbeta te grave te mjerueme,
qe enden dhe neper pragje, tu' u shitun lypin,
nder ftyra u shkarravitet nje vjersh' e permallueme
me vaj, me ankime qe der ne qiell hypin;
neper skaje t'errta, ku shungllon zgerdhia
me neveri, ne te cilen tregohet i marri,
te cilin ndjek e shoqja, i biri dhe e bija
-- ne revolt aty krijohet moto-permendari,
neper skaje te mshefta ku droja ka mrizin
e qetsia shtrohet tue perpimun jeten --
aty bashke me tradhti motivi ze fillin
e pena e poetit me te zhvillon vjershen.
Gjate jeteses se njeriut motivet te gjitha ngjyrash
shkojne e vijne pa pramun. Po erdh motiv' i mbrame,
i tmerrte ne fantazi tone - atbote nje te zbem ftyrash,
nje hij' e keqe -- dhe kumona dam - daaam.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#8 15 Tetor 2005 09:27
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Parathania e Parathanieve
Perdite perndojne zotat
dhe rreshqasin trajtat e tyne
mbi vjet dhe shekuj
dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Nder tru te njerezimit zoti galuc ka ndejun.
Vetvetes me gisht tamthat i ka biruemun
ne shej te pendimit
dhe bertete ne kulm te hidhnimit:
cka, cka krijove?
-- Njeriu nuk e di:
a asht zoti pjella e tij,
apo ai vete pjella e zotit.
Por e sheh se asht kot i kotit
me mendue mbi nje idhull
qe nuk pergjegj.
Dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Ka ardhe nje kohe,
ne te cilen njerezit po kuptohen fare mire
per me ndertue Kullen e Babilonit, --
dhe ne maje te Kulles, ne maje se fronit
ka me hype njeriu
dhe ka me thirre:
Perendi! Ku je?
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#9 15 Tetor 2005 09:27
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Te birte e shekullit te ri
Na te birte e shekullit te ri,
qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij
e cuem grushtin per me luftue
nder lufta te reja
dhe me fitue...
Na te birte e shekullit te ri
filizat e nje toke se rimun me lot,
ku djerse e ballit u dikonte kot --
se dheu yne qe kafshate e huej
dhe ne marrzi duhej shume shtrejte tu paguhej...
Na te birte e shekullit te ri,
vllazen te lindun e te rritun ne zi,
kur tinglloi cast' i yne i mbrame
edhe fatlume
ditem me thane
S'duem me humbe
ne loje te pergjakte te historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore --
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndergjegje dhe mendimi te lire!
S'duem per hir
te kalbsinave te vjetra, qe kerkojne "shejtnim",
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
qe te vajtojme prap kangen e treishtimit,
kangen monotone, pa shpirt te skllavnis --
te jem' nje thumb i ngulun nder trute te njerzis.
Na te birte e shekullit te ri,
me hovin tone e te ndezun peshe,
nder lufta te reja kemi m'u ndeshe
dhe per fitore kem' me ra fli.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#10 15 Tetor 2005 09:27
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Kanga skandaloze
Njė murgeshė e zbetė, qė bashkė me mkatet e botės
bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet tė molisun,
mbi supat e verdhė si dylli qė i ka puth hyjnia
- kaloi rrugės sė qytetit si ejll i arratisun
Njė murgeshė e zbetė, e ftohtė si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve tė djegna tė gjallesės,
me buzė tė holla tė kuqe, dy gajtana
pshertimet qė mbysin
ma la der' vonė kujtimin, kujtimin e ftohtė tė kalesės.
Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe nė lutje prap po shkon
Lutjet i flejnė gjithkund: ndėr sy, ndėr buzė, ndėr Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ē'fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s'i zbardhi drita.
O murgeshė e zbetė, qė ēon dashni me shėnjt,
qė n'ekstazė para tyne digjesh si qiriu pranė lterit
dhe ua zbulon veten
Smirė ua kam shejtėnvet:
Mos u lut pėr mue, se due pash mė pash t'i bij ferrit.
Unė dhe ti, murgesh, dy skaje po tė njė litari;
tė cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit -
lufta asht e ashpėr dhe kushedi ku do t'dali,
prandaj ngrehet litari edhe pėrplasen njerzit.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#11 15 Tetor 2005 09:27
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Ndeshja
O grue, qė tė ndesha nė ditn e fatkobit tem,
Kur prirja njellte e syt shikojshin zi
e ndjejshe veten se dhe unė jam fli
tė njė ndjesi si ti.
O grue, q'u ndeshme ditėn e fatkobit tone
zemėr pėr zemėr edhe ball pėr ball
e ndjesitė n'u shprehėn me mall
mė njė vall: sa hall
Dhe kėshtu nė rrugė tė madhe e shitme
zemrėn tonė.
njerzve qė vetėm njė tė pėrqeshun dhanė pėr tė
e shkuen tė kėnaqun e tu'u gėzue - pse
panė mshefsinat intime tė kėsaj jetesės sonė.
E na, dhe njė dhimbė tė sinqertė tue ndijė,
vuejshin me zemėr tė ndrydhun si dy fėmijė
tė humbun ndėr vise tė hueja natėn vonė,
o grue, q'u ndeshme nė ditėn e fatkobit tonė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#12 15 Tetor 2005 09:28
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Rezignata
Na shprehun te ngushlluem gjetme ne vaj...
Mjerimet i morme ne paje
me jete... se kjo bote mbare
nder gji t'Univerzumit asht nje varre,
ku qenia e denueme shkrrahet rrshane
me vullnet te ndrydhun ne grusht te nje vigani.
-- Nje sy i stolisun me lot te kulluet se dhimbes se thelle
ndrit nga skaji i mjerimit,
e kaihere nje refleks i nje mendimit te hjedhte
veton rreth rruzullimit
shfrimin me gjete mnis se vet te mnerte...
Por kreu varet, syn'i trishtuem, mbyllet
e nga qerpiku nje lot i kjart' shtyhet
rrokulliste nga ftyra, bie ne toke e thrrimet,
e nder thrrimet e vogla te lotit ka nje njeri lindet.
Secili prej tyne n'udhe te fatit te vet niset
me shprese ne ngadhnim ma te vogel, pershkon
te gjitha viset
kah rruget jane te shtrueme me ferra e rreth
te cilave shifen
vorret te shpelame me lote e te marret qe zgerdhihen.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#13 15 Tetor 2005 09:28
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Shpirt i ri*)
Shqiponje me krahe te thyem! Vall, shpirti i plagosun!
Shpirt! aht i kulluet! dhimbe gjoksi te brengosun!
Vall, shpirti i therun... fli e nje lterit te ri,
vaj' i nje skamnori, te vllaut qe heq zi.
Shqiponje me krah te thyem! Vall, shpirt i molisun!
Qendro! Qendro krenar! mu si nje zot i stolisun
me diell t'arte ne ball, me qiella t'azurta ne sy...
Qendro! si vaj skamnori -- ende ka fryme ne ty.
O shpirt! Pellumb i gjore! Lajm i idealit te ri...
Zhgule shegjeten nga vetja, e rishtas, me dhimsuni
flutro mbi valet e jetes e fjale ngushllimi peshprit,
shero plaget skamnoreve e shpresen ne jete ua rrit.
Por hesht, shpirt'i goditun, fellte hesht ne pikllim,
i dhimset vetja shpirtit...o vall, se c'idhnim!
Shikon boten skamnore, plagen shikon me sy
e lote xhevahiri derdh...o vall, u fik nje hy!
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#14 15 Tetor 2005 09:28
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Mbushen plot 70 vjet nga ndarja e Migjenit. Mė 26 gusht tė vitit 1938, poeti mbyll sytė nė sanatoriumin e Torre Peliēes, pranė Torinos. Pėr herė tė parė, nė kėtė pėrvjetor botohet kartela mjekėsoreklinike e Millosh Gjergj Nikollės, Migjenit. Janė kopje tė nxjerra pas shumė kėrkimesh nė arkivat e Torinos. Nė fakt janė dy kartela. E para fillon qė nga dita e tij e shtrimit, mė 14 shkurt tė vitit 1938 nė sanatoriumin e San Luigit nė Torino. Faqet e kėsaj kartele mbyllen me datėn 11 gusht tė 38-ės kur poeti u zhvendos nė sanatoriumin e Torre Peliēes. Kėtu nis edhe kartela e dytė e cila do tė mbyllet me datėn e shuarjes sė Migjenit, mė 26 gusht 1938. Faqe tė tėra me material tė detajuar mjekėsor. Deri mė tani, gjithēka qė dihet pėr ditėt e fundit tė poetit ka ardhur nga kujtimet e sė motrės, Olga, e cila i qėndroi pranė kur ishte rėndė, dhe kujtimet e studentėve qė e vizitonin nė sanatorium. Njė varg dokumentesh zbardhin gjendjen e vėrtetė tė Migjenit. Kritiku dhe studiuesi i letėrsisė, adhurues i pėrhershėm i Migjenit dhe investigues i shumė faktorėve tė jetės sė poetit tė shquar, prof. Dr. Adriatik Kallulli i bėn tė pranishme kėto dokumente nė 70-vjetorin e vdekjes. Ai i ka siguruar kėto materiale pas njė kėrkimi kėmbėngulės mes mijėra faqesh arkivore nė institucionet pėrkatėse. Aty ku gjeti kopjet autentike tė kartelave mjekėsore dhe hollėsi tė tjera pėr kėtė aspekt shumė tė rėndėsishėm tė jetės sė poetit. Studiuesit i ėshtė dashur tė shfletojė shumė. Madje edhe i penguar nga datat e pasakta tė shtrimit tė poetit, tė marra si tė mirėqena deri mė sot. E vėrteta ndodhet nė kėto kartela. Aty ku shėnohet ēdo ditė e studentit shqiptar. Nė fakt, ka qenė njė udhėtim nė kėrkim tė orėve dhe tė ditėve qė poeti kaloi nė sanatoriumet italiane. Studiuesi i ka vizituar nga afėr, shkonte pėr ditė tė tėra aty. Vėshtronte dritaret, nga tė cilat poeti u frymėzua pėr tė shkruar krijimet e tij mė tė fundit.
Kartela
..Unė Djepi juaj, ndoshta vorri juej Ka njė mori njerėzish qė, me tė mėsuar se i ka kapur njė sėmundje e rėndė qė konsi
derohet e pashėrueshme pėr kohėn, bien dita-ditės shpirtėrisht, gdhihen tė ngrysur tė sulmuar nga psikoza e saj dhe i dorėzohen pesimizmit e fatalitetit. Ka tė tjerė qė e pėrballojnė atė me kurajė tė vėrtetė, duke jetuar e punuar sikur tė mos u ketė ndodhur asgjė, tė merakosur vetėm pėr faktin nėse do tė jenė nė gjendje ta kryejnė misionin qė i kanė vėnė vetes apo kosa e rreptė e vdekjes do ti rrėmbejė sakaq. Migjeni u pėrkiste kėtyre tė fundit. Edhe pse qysh nj&7 fėmijėri dhe adoleshencė u breshėrua nga njė mori vdekjesh tė mė tė afėrmve tė tij: nėna, vėllai, babai, gjyshja, i pėrballoi ato me trimėri dhe u pėrfshi nė rrugėn mė tė vėshtirė tė jetės, nė atė tė idealistit dhe vizionarit. I shėmbėllen kėsisoji atij lisit shtatlartė qė edhe pse tundet dhe pėrgjaket nė pasion tė viganit, thėrret me zė tė lartė: Jetė! Jetė unė due! e frymė merr prej fellit.
Sėmundja fatale pėr kohėn i kishte bėrė paralajmėrime tė serta edhe nė vitet e shollės, nė seminarin e Jan Teologut nė Manastir, kur nė vitin e katėrt nė tremujorin e dytė nuk e ka ndjekur fare procesin mėsimor dhe ku nė regjistrin pėrkatės ka kėtė shėnim domethėnės: nxėnėsi nuk ka nota nė tremujorin e dytė, nė pjesėn mė tė madhe tė lėndėve dhe nė sjellje pėr shkak tė sėmundjes. Biografėt e hollėsishėm, sidomos tė viteve tė seminarit, Dr. Petro Janura dhe studiuesi Rinush Idrizi, japin fakte dhe detaje kuptimplotė pėr kėtė periudhė tė sėmundjes sė tij, kur ai ishte vetėm njėzet vjeē. Milloshi e kishte fare tė qartė tani gjendjen e tij shėndetėsore, por pėrpiqej tė flakte mėrzitjen, dhimbjen, ankthin
Nė vitin e pestė ai do tė jetė vazhdimisht nėn kontrollin e mjekut, por do tė shkėputet pak nga shkolla, dėshmon Rinush Idrizi nė biografinė Migjeni.
Ashtu si shumė seminaristė tė tjerė, Milloshi doli i sėmurė nga vitet e qėndrimit nė seminar. Ushqimi i varfėr, veshja e papėrshtatshme dhe i ftohti drithėrues i Manastirit i kishin shkaktuar njė varg bronko-pneumonish dhe pleurit. Pas ardhjes nė Shkodėr, me 24 Dhjetor 1932 dhe gjatė shėrbimit si mėsues nė Urakė, ku shkonte e kthehej pėrditė me biēikletė nė Shkodėr, sėmundja e tij u pėrkeqėsua. Nė njė takim qė kam pasur me motrėn nė Shkodėr, Jovankėn, me dhimbje tė thellė, mė ka kumtuar shprehimisht Im vėlla, aso kohe rrinte te na. E mbanim nė pėllėmbė tė dorės, si njė vlla qė na kishte mungue nė shumė vite nė nji nga ditėt kur shkonte e vinte nė Urakė, nė nji ēast kur ishim vetėm mė thotė: qysh sot e tutje, tanė enėt e mia duhet me i mbajtė veē. Unė jam i smuem dha kam qitė gjak. Bamė ēmosin me e afrue nė Shkodėr dhe ia arritėm qėllimit. Por tim vėlla vazhdonte tė binte. Me Cvetkėn qė nuk i asht nda pėr asnji ēast, vendosėm me shkue tek doktori qė e kuronte kėtu nė Shkodėr. Doktor Bastrija (Qallimi) na priti si jo ma mirė. I thamė se jemi shumė tė shqetėsuar pėr shėndetin e vėllait tonė, Milloshit. Tanė kohėn mbi libra e shkrime. As flen, as pin, as han, ndonėse bajmė tė pamundurėn me i gatitė sillėn ma tė shijshme. Na dėgjoi me vėmendje, u mendue paksa dhe na tha kėto fjalė qė mė kanė mbetė thellė nė kujtesė: Milloshit skeni ēi bani as ju, as unė. Ai e ka vetė nė dorė shėndetin e vet. Le tė heqė gajlet pėr miletin dhe ripėrtėritet shumė shpejt.
Sėmundja
Nė vitet 1934-1935, edhe pse i kishte tė shpeshta momentet e astemisė, pakėsim tė oreksit, kollė dhe hemoptizi, punonte me njė pėrkushtim shumė tė veēantė pėr tė pėrgatitur
dorėshkrimin Vargjeve tė Lira. Lexonte me vėmendje tėrė shtypin e kohės, nisi tė shkruarit nė tė me pseudonimin Migjeni dhe redaktonte e kompozonte tėrė strukturėn e vėllimit poetik Vargjet e Lira. Njė vepėr e menduar deri nė detajet mė tė mira, e plotė, unike, harmonike, me motive, kumte, vizione tė jashtėzakonshme, me inovacione tepėr tė guximshme nė pėrmbajtje dhe formė, me theksa tė fortė identiteti dhe me kohėn brenda si rrallė nė libra tė tjerė. Ndėrkohė qė ēoi dorėshkrimin nė shtypshkronjėn e Gutemberg, nė Tiranė, si njė intelektual dhe qytetar i rangut tė parė vuri nė lėvizje qė tė gjithė ata bashkėkohės qė i quante miq dhe qė i ēmonte pėr qėndrimet progresiste. Nuk e la pėr asnjė ēast pas dore ēėshtjen e shėndetit dhe kujtonte shpesh thėnien e njė plaku tė menēur, nė Shkodėr: Ruaje fort shėndetin biro, se asht mbretni mbi tė gjitha mbretnitė! Pa tė skanė vlerė tė tjerat. Bėri disa ardhje nė Tiranė edhe pėr librin poetik edhe pėr tu vizituar te Dr. Kalmari qė kishte krijuar reputacion tė madh edhe fiziatri i ri, Shevqet Ndroqi qė veēohej pėr humanizmin e pėrhershėm. E kėshilluan tė shkonte pak kohė nė Sanatoriumin e Golnikut, nė Slloveni. Konsullata Jugosllave e Shkodrės ia refuzoi kategorikisht vizėn dhe zgjodhi Sanatoriumin e Vollosit, nė afėrsi tė Selanikut. Qėndroi shumė pak atje, rreth dy javė dhe u kthye vrikthi nė Shqipėri, pėrmes Athinės. Njė ngjarje tronditėse po ndodhte nė Shqipėri: Kryengritja e Fierit. Milloshi nuk mund tė bėnte sehir prej sė largu. Prej Sarande ku zbriti, qėndroi nė Berat, Fier, Lushnje dhe mėsoi prej shokėve tė ngushtė tė seminarit, shpėrndarė nėpėr kėto qytete, gjithēka qė kishte ndodhur.
I kėshilluan ta ndėrronte Shkodrėn me Pukėn dhe gjatė vitit shkollor veror 1936, u ndje disi mirė. Ia doli mbarė qė tė gjitha pėrgjegjėsive tė shumta dhe tepėr kohėngrėnėse, tė kryemėsuesit dhe vazhdonte me intensitet veprimtarinė si krijues. U pezmatua fort pėr mosqarkullimin e Vargjeve tė Lira por sreshti sė krijuari. Nė vitet 1937 shėndeti nisi ti keqėsohej. Disa herė u detyrua ta linte orėn e mėsimit dhe ti lutej kolegut dhe shokut tė shkėlqyer, Abdulla Ēanga, qė ti bashkonte nxėnėsit e tij me tė vetėt. Ja miratuan njė kėrkesė qė i bėri Ministrisė sė Arsimit pėr tu mjekuar nė Torino tė Italisė, ku thuhej se kurimi i ftizisė kishte hedhur hapa pėrpara. Nė Torino, ku ndodhej edhe e motra Olga, studente nė matematikė, arritėn tė njihen dhe tė fitojnė simpatinė e njė italiani qė kishte shėrbyer nė Ministrinė e Jashtme, Emilio Sciola qė i ēmonte fort shqiptarėt dhe ishte konsull nderi i Shqipėrisė nė Torino. Qe ky qė mundėsoi hapjen e vendit dhe shtrimin nė sanatoriumin e San Orbasanos, pranė Torinos, nė Pinorrollo, ku pėrveē shtėpisė sė tė dėshpėruemve siē e quante Migjeni spitalin , ishte edhe njė qendėr e rėndėsishme ushtarake me gjithfarė pajisjesh. Novela Tė korrurat, krijimi i fundit i Migjenit, ėshtė shkruar nė sanatorium, nė ditėt e fundit tė marsit tė vitit 1938. Shkak frymėzimi pėr kėtė novelė tė mahnitshme qė trajton tjetėrsimin skandaloz tė energjive njerėzore mund tė kenė qenė me siguri edhe ato tyta topash dhe tankesh, qė Milloshi vėrente nga dritaret e sanatoriumit sa herė qė ēelte ditė e re.
Kartela
Nė kėtė sanatorium ka qėndruar nga 14 shkurti i vitit 1938 deri mė 11 gusht tė po atij viti. Nė tė gjitha informacionet e deritanishme, si datė e shtrimit ėshtė dhėnė gabimisht muaji mars. Ka qenė edhe kjo pasaktėsi qė na e vėshtirėsoi shumė gjetjen e kartelės klinike, qė siē duket mban datėn 14.02.1938. E jo vetėm kjo, por edhe diēka tjetėr shumė-shumė kuptimplotė. Pėr tė shkuar deri te kartela klinike duhet gjetur mė parė emri, mbiemri dhe tė dhėnat e tjera bazė nė regjistrin themeltar tė sanatoriumit pėr vitin 1938. U ngulitėm duke kėrkuar nėpėr tė mė shumė se dy ditė radhazi dhe krejt rastėsisht syri mė kapi midis atyre fletėve tė mėdha, me emra fatzinjsh: Millosh Scutari, Millosh shkodrani, pra. Nuk jemi nė gjendje ta shpjegojmė pėrse ky ndryshim sinjifikativ i mbiemrit. Mandej ishte shumė mė e lehtė gjetja e kartelės nga zonjat e nderuara tė administratės: Chiara Piero dhe Favarina Bruna, qė kėrkuan nė arkivin e pėrgjithshėm. Nė sanatoriumin e Torinos ku Migjeni qėndroi pėr gati gjashtė muaj(14.02.1938-11.08.1938) vizitohej gati pėrditė nga e motra, Olga, por edhe nga njė varg studentėsh shqiptarė tė atjeshėm, ku do tė veēonim: Jakov Milen, Anthim Konomin, Selaudin Bektheshin, Spasse Gushon, Hektor Zaharin dhe tė tjerė. Ata na kanė folur e lėnė kujtime pėr Milloshin e mrekullueshėm, pėr atė humorin e tij tė mprehtė dhe pėr jetėn e tij nė spital. Kur Migjeni u transferua nė spitalin klimaterik tė Torre Peliēes, kėta studentė-miq tė Olgės dhe tė Migjenit kishin ikur qė tė gjithė nė atdhe pėr tė kaluar pushimet verore ndėrmjet dy viteve shkollorė. Nė Torre Peliēe shėndeti i tij u pėrkeqėsua ēdo ditė e mė shumė dhe pėrveē matjes sė temperaturės nuk ka asnjė asistencė tjetėr mjekėsore. Mjekėt tashmė e dinin fundin e dhimbshėm dhe skishin pėrse shtireshin qoftė ndaj pacientit, qoftė ndaj sė motrės sė pėrkushtuar. Ja si e pėrshkruan e motra, Olga atė dy javėsh qė qėndruan atje: Milloshit i pėlqeu shumė ky vend dhe tha se do tė dilte ta shėtiste sapo tė ēlodhej nga udhėtimi. Por nuk e shėtiti kurrė...Pėr dy ditė mundi tė dilte nga pak nė kopshtin e sanatoriumit, tė tretėn pati njė krizė aq tė fortė sa kėrkoi oksigjen. Dy javėt e tjera ndenji nė shtrat pa lėvizur, me pak ose aspak ushqim, duke folur pėrherė mė rrallė, krejt i ndėrgjegjshėm pėr ēka ndodhte me tė.... Atėherė u mbyll nė vetvete dhe me njė rezinjacion tė ēuditshėm priti ēastin e kobshėm, natėn e 26 gushtit 1938, kur u shojt si nė gjumė.
Qe shuar krejt i vetėm, veē me motrėn pranė, njė uragan i vėrtetė, mė i madhi poet i vendit tonė nė kėto kohė, njė shkėndi e shkėputur nga zjarri i votrės shqiptare, njė kėngėtar i madh i vuajtjes, mjerimit dhe ringjalljes. Njė poet i madhėsisė sė parė, njė Luan i ndrymė nė kafaz, plotėsisht i vetėdijshėm potencėn mendore, intelektuale dhe poetike: Thellė teme kangėt e mia jesin../ e unė jam vullkani qė fle i fashitun,/ por kur tė vijė dita tė gjitha ka me i qitun/ nė njėmijė ngjyra tė bukura qė nuk vdesin.
|
|
#15 30 Gusht 2008 21:46
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|