Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Dashuria Ėshtė... Ndjenjė Apo Sėmundje? 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Dashuria Ėshtė... Ndjenjė Apo Sėmundje? 
 
Shkencėtarėt kanė zbuluar se pėrzierja e lėndėve kimike trunore qė ndihmojnė tė shpėrthejė romanca e dashurisė, ndryshojnė krejtėsisht prej pėrzierjes sė e kimikateve trunore qė sigurojnė afrimin pėr njė kohė tė gjatė midis dy partnerėve .

Ėshtė njė e vėrtetė e pamohueshme, qė nė ditėt “copė-copė” tė jetės tonė,ta mbash njė romancė pėr njė kohė tė gjatė, ėshtė gjė e vėshtirė. Lidhjet qė i mbajnė njerėzit afėr, sot pėrcaktohen nga paratė, nga qiratė, nga obligimet dhe fėmijėt. Vetėm kėto fije tė holla kanė mbetur pėr ta shtrėnguar nyjėn, ndėrsa fibra e vėrtetė ėshtė dobėsuar. I ka kaluar koha mėnyrės sė vjetėr romantike tė jetesės.

Martesa, edhe pse shumė e kanė akuzuar si njė mizerie, nė tė vėrtetė nuk ėshtė e tillė. Ajo ėshtė si njė veshje e rehatshme; madje edhe zėnkat midis partnerėve e ndihmojnė atė. Ajo ėshtė e vetmja qė pėrbėn atė qė e quajmė shtėpi e ėmbla shtėpi.

Nė poezi shpesh i kėndohen kėngė fazave tė dashurisė. Ne u kemi besuar historive qė shpjegojnė kompleksitetin e dashurisė dhe pėrrallave tėxhelozisė…Por tani, tregimet e ēdo kulture e civilizimi pėr dashurinė mund edhe tė ndryshojnė. Shkenca po shpjegon me ftohtėsi, atė qė ne e kemi ndjerė gjithmonė si njėmit e si magji e qė e quajmė dashuri.

Pėr herė tė parė nė histori, kėrkimet e reja shkencore kanė filluar tė ndriēojnė vendin ku vendoset dashuria nė trurin tonė dhe nė mėnyrė mė tė veēantė tė pėrcaktojnė komponentėt kimikė tė trurit qė janė pėrgjegjės pėr tė.

Gratė e pėrdorin orgasmėn si njė mėnyrė pėr tė kuptuar nė se burri ėshtė pėr tė i mirė ose jo. Po qe se ai ėshtė i padurueshėm dhe brutal ajo nuk e arrin dot orgasmėn me tė dhe vetėm ky fakt mjafton qė ajo nė mėnyrė instiktive tė ndjejė se ai ka pak gjasa tė jetė njė burrė dhe baba i mirė. Shkencėtarėt mendojnė se orgasma femėrore ka evoluar aq shumė, sa qė njė grua me ndihmėn e saj mund tė dallojė nė se njė burrė ėshtė pėr tė personi i duhur ose jo.

Kujtoni pėr njė ēast dashurinė e parė. Nuk ka rėndėsi as mosha kur e keni provuar e as vendi ku keni qenė. Mosha dhe gjeografia nuk kanė rėndėsi. (Fisher ka provuar rėnien e parė nė dashuri me njė mėsuesin e saj kur ishte 12 vjeē.) – (shih gjithashtu ne kete faqe, testin e Fisher me fotografite)

Edhe Danatella Marazziti, Profesoreshė e Psikiatrisė nė Universitetin e Pisas nė Itali, studioi biokiminė e sėmundjes sė dashurisė.

Pasi kish rėnė dy herė nė dashuri pėr vete dhe ndjeu forcėn e tmerrshme tė dashurisė, Marazziti u interesua pėr tė eksploruar ngjashmėrinė midis dashurisė dhe ērregullimit psiqik obsesive-compulsive (OCD).

Ajo dhe kolegėt e saj pėrcaktuan nivelin e serotoninėsnė gjakun e 24 personave qė kishin rėnė nė dashuri nė gjashtė muajt e fundit dhe qė ishin obsesivė pėr kėtė objekt dashurie pėr sė paku katėr orė nė ditė.

Serotonina ėshtė neurotransmetuesi ynė ”yll” qė mbrohet nga medikamentetpsikiatrike po “yll”: Prozaku, Zolofti, Paxili, midis shumė preparateve tė tjera.

Kėrkuesit ka kohė qė bėjnė hipoteza se njerėzit me ērregullim obsesiv/compulsiv kanė ”prishje tė balancės” tė serotoninave. Barnat si Prozaku, i ndihmojnė tė sėmurėt me kėto ērregullime psikike qė tė balancojnė nivelin e kėtij neurotransmetuesi (serotoninės).

Marazzati krahasoi nivelin e serotoninave tė dashuruarve me grupin e njerėzve qė vuanin nga ērregullimi obsesiv/compulsiv dhe me njė grup tjetėr personash qė nuk kishin probleme as me pasionin as me sėmundjen psikike. Niveli i serotoninės nė gjakun e pacientėve me ērregullime obsesive/compulsive dhe nė gjakun e tė dashuruarve ishte 40 pėrqind mė i ulėt se nė subjektet normale.

Kjo pėrkthehet: Dashuria dhe OCD kanė profil kimik tė njėjtė.

Kjo pėrkthehet: Dashuria dhe OCD nuk ndahen nga njėra-tjetra.

Kjo nga ana e saj pėrkthehet: Mos u ēmend e budalleps. Qėndro larg.

Natyrisht ky ėshtė njė urdhėr qė asnjė nga ne nuk e plotėson dot. Ne do tė biem nė dashuri, ndonjėherė nė mėnyrė tė pėrsėritur, duke e vėnė veten ēdo herė nė gjendje mendore shumė tė sėmurė. Megjithatė duket se ka shpresa pėr ata qė janė kapur nė kėtė zgrip pasioni. Shpresa ėshtė Prozaku. Nuk ka asgjė tjetėr veē asaj hapes me dy ngjyra pėr tė ulur dėshirėn seksuale dhe t’i bėjė tė ndjehen tė painteresuar dhe “pa oreks” edhe pse bufeja ėshtė e pasur.

Helen Fisher beson se pėrdorimi i barnave si Prozaku prish aftėsinė e personit pėr tė rėnė nė dashuri dhe pėr tė qenė i dashuruar. Dukempirė dashurinė dhe libidon qė e shoqėron atė, marrėdhėnia humbet forcėn dhe interesin.

Fisher thotė : “Unė njoh njė ēift qė ishin gati pėr divorc. Gruaja ishte nėn efektin e antidepresivėve. Mė vonė ajo i la ato, filloi tė kėtė argasma, ndjeu rinovimin e atraksionit seksual pėr burrin e saj dhe ata tani janė pėrsėri nė dashuri me njeri-tjetrin”



---------------------------------------------------------------------------------------

Testi i Fisher me fotografinė e bashkėshortit/es dhe tė dashurit/ės

Helen Fisher, antropologe nga N.Y., i kushtoi shumė punė nga karriera e saj evidentimit biokimik tė dashurisė, nė tė gjitha shfaqjet e saj: epsh, romancė, afrim dhe mėnyrės sesi kėto tė gjitha sė bashku bėjnė dyllin dhe fillin e njė qiriu. Ajo flet me sinqeritet dhe diskuton ngjitjet dhe rėniet e dashurisė, nė atė mėnyrė siē flasin njerėzit edhe pėr blerje- shitjet e zakonshme.

Fisher pėr dhjetė vjet studioi dashurinė nė MRI (Magnetic Resonance Imaging). Ajo dhe kolegėt e saj Arthur Aron dhe Lucy Broėn studiuan njerėz qė ishin “marrėzisht tė dashuruar” pėr njė periudhė mesatarisht shtatė mujore. Duke qėnė brėnda nė makinėn MRI, kėtyre personave u treguan dy fotografi-njėra neutrale, tjetra e dashnorit ose dashnores.

Ēfarė i habiti shkencėtarėt ?

Kur personi shikonte fotografinė e dashnorit/dashnores, pjesėt e trurit qė lidhen me shpėrblimin(reėards) dhe kėnaqėsinė - pra zona tegmentale ventrale dhe nukleus caudatum- u ndezėn.

Fisher nuk u habit shumė qė gjeti njė vend nė tru, njė adresė pėr dashurinė qė kalonte nėpėr njė rrugė kimike specifike; por nga fakti qė dashuria ndizte nukleusin kaudat qė ėshtė strehėza ku ka njė shpėrndarje tė dendur tė receptorėve pėrgjegjės ndaj neurotransmetuesit qė quhet dopamine. Fisheri e mendoi dopaminėn si pjesė tė pocionit tonė tė brendshėm tė dashurisė.

Nė proporcione tė pėrshtatshme, dopamina, krijon energji intensive, ngazėllim, fokusim tė vėmendjes dhe motivacion pėr tė fituar shpėrblim (reėads). Ja pse tė sapo dashuruarit nuk i zė gjumi, vėzhgojnė lindjen e diellit, marrin pjesė nė gara, rrėshqasin shpejt poshtė njė piste skish, qė zakonisht do tė ishte e frikshme pėr shkathtėsitė e tyre. Dashuria i trimėron, i shkėlqen, i bėn tė mos marrin parasysh rreziqe tė vėrteta, tė cilat disa herė i kapėrcejnė, e disa herė jo.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!