Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
OMONIA: Duam greqishten, si gjuhe zyrtare 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh OMONIA: Duam greqishten, si gjuhe zyrtare 
 
“Duke iu referuar vendimit te fundit te Parlamentit te Shkupit, per te njohur si gjuhe zyrtare ato te komuniteteve etnike, Keshilli i Pergjithshem i OMONIA-s, fton qeverine shqiptare qe te permbushe detyrimin e saj, qe rrjedh nga Konventat nderkombetare qe ka nenshkruar si pale, por edhe per perdorimin e gjuhes se Minoritetit Etnik Grek ne Shqiperi ne dokumentet zyrtare, ashtu sic theksohet ne Konventen Kuader te Keshillit te Evropes per minoritetet greke”

SARANDE - Bashkimi Demokratik i Minoritetit Grek (OMONIA), i kerkon Tiranes zyrtare, qe te sanksionoje greqishten si gjuhe e dyte zyrtare ne Shqiperi. Kjo kerkese eshte leshuar nga OMONIA, ne mbledhjen e Keshillit te saj te Pergjithshem, zhvilluar ne Sarande. Kete e beri te ditur dje, Zyra e Shtypit dhe Komunikimit te organizates qe mbron te drejtat dhe interesat e komunitetit minoritar grek ne vendin tone.

Ajo ka bere te ditur se Mbledhja e Keshillit te Pergjithshem te OMONIA-s, e drejtuar nga kryetari i saj, Vasil Bollano, ka leshuar ftesen ndaj qeverise shqiptare, si nje perpjekje per ta bindur ate qe te “respektoje”, Konventat nderkombetare.

“Duke iu referuar vendimit te fundit te Parlamentit te Shkupit, per te njohur si gjuhe zyrtare ato te komuniteteve etnike, Keshilli i Pergjithshem i OMONIA-s, fton qeverine shqiptare qe te permbushe detyrimin e saj, qe rrjedh nga Konventat nderkombetare qe ka nenshkruar si pale, por edhe per perdorimin e gjuhes se Minoritetit Etnik Grek ne Shqiperi ne dokumentet zyrtare, ashtu sic theksohet ne Konventen Kuader te Keshillit te Evropes per minoritetet greke”, nenvizon deklarata zyrtare e OMONIA-s.

Nderkohe, kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano, ne nje prononcim mbreme lidhur me mbledhjen dhe kerkesat e parashtruara prej saj, tha se “ajo qe ne deshirojme t’i cojme ne vemendje autoriteteve eshte qe te kete vullnetin politik per te zbatuar Konventen e Keshillit te Evropes dhe Paktit te Stabilitetit te nenshkruara nga shtetit shqiptar”.

***

Mbledhja e Keshillit te Pergjithshem te OMONIA-s, e drejtuar nga kryetari i saj, Vasillaq Bollano, ka leshuar dhe nje tjeter ultimatum ndaj qeverise shqiptare. “Me ndjenje pergjegjesie u diskutuan problemet qe lidhen me ceshtjen e pronave, duke i kushtuar rendesi te vecante procesit te kalimit te pronave shteterore nen juridiksionin e komunave”, pohuan burimet zyrtare te kesaj organizate. Mesohet se ne diskutim, eshte theksuar ne menyre te vecante se OMONIA, “nuk ka per te bere asnje leshim per sa i perket pronave”.

OMONIA paralajmeron qeverine se “do te beje perpjekje maksimale prane organeve shteterore, neper gjykatat e te gjitha shkalleve, kudo qe te gjykohet e nevojshme”.

“Lufta” e shifrave

Minoritaret e grupuar ne OMONIA, theksojne se inspirohen ne kerkesen e tyre, nga fakti qe Shkupi zyrtar miratoi keto dite njohjen e gjuhez zyrtare te komuniteteve etnike. Ketu aludohet per faktin se shqiptareve u njihet shqipja si gjuhe zyrtare e sanksionuar me ligj. Ne fakt, shqiptaret ne ish Republiken Jugosllave te Maqedonise (FYROM) perbejne zyrtarisht 22 per qind te popullsise, nderkohe qe vete ata thone se jane mbi 30 per qind e popullsise se pergjithshme te ketij vendi fqinje.

Ne rastin e minoritareve greke ne Shqiperi, zyrtarisht thuhet se ata perbejne rreth kater per qind te popullsisse 3.4 milioneshe te Shqiperise. Z.Bollano, nuk deshiron te komentoje shifrat, ndonese nuk e pranon ate zyrtare, por sugjeron: “Ne kerkojme qe te behet nje regjistrim i ri i plote i popullsise per te sqaruar qarte sa eshte numri i minoritareve greke ne Shqiperi”, pohon Bollano ne prononcimin per “Koha Jone”.

Keshilli i Ministrave: Nisme e nxitur nga “Shkupi”

Ne lidhje me kerkesen e parashtruar nga OMONIA per autoritetet shqiptare, keto te fundit nuk u prononcuan dje zyrtarisht. Megjithate, burime brenda Keshillit te Ministrave, thane per gazeten “Koha Jone”, se besojne qe kerkesa e prezantuar si apel per shtetin shqiptar, vjen e inspiruar nga zhvillimet e fundit ne Shkup. Sipas te njejtave burime, ne rastin maqedon, nje gje e tille eshte krejtesisht e mirepritur per vete numrin e madh qe zene shqiptaret, afro nje cereku i popullsise se pergjithshme ne ate vend. Kurse ne rastin e minoritetit grek, sigurisht qe shifrat jane me te vogla e per rrjedhoje, krahasimi nuk duket fort i goditur.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: OMONIA: Duam greqishten, si gjuhe zyrtare 
 
Dhe pak e do kerkojne dhe flamur ata  Mr. Green
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!