Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Tė blesh me anė tė internetit, favoret dhe rreziqet. 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tė blesh me anė tė internetit, favoret dhe rreziqet. 
 
Dyqanet elektronike ose “on-line”, tė cilat i ekspozojnė produktet e tyre nė internet dhe bashkė me to edhe mania pėr tė bėrė blerje nėpėrmjet kompjuterit pa lėvizur nga shtėpia, janė kthyer sot nė modė, sidomos pėr tė rinjtė. Janė pikėrisht kjo kategori, por edhe tė tjerė individė qė e njohin mirė elektronikėn dhe dinė ta pėrdorin atė, klientėt mė tė mirė tė dyqaneve on-line nėpėr botė. Tendenca e tė bėrit pazar vetėm me disa klikime nė maus nė kompjuter nga zyra, shtėpia, apo edhe rruga (me anė tė kompjuterėve portativė), duke eksploruar nė faqet elektronike ku shiten dhe ofrohen lloj-lloj sendesh dhe shėrbimesh, tashmė ėshtė kthyer nė diēka e pėrdorshme edhe pėr shqiptarėt. Por kjo lloj “mode” pėrqafohet nga tė gjithė ata qė kanė nė xhep njė kartė krediti, pra qė janė nė njė farė mėnyre klientė tė bankave private dhe qė disponojnė njė llogari bankare. Pėrveē kėsaj, ajo ēka ju nevojitet tjetėr ėshtė dhe njė zgjedhje e saktė e faqes sė sigurt kompjuterike qė ofron produktet si dhe durimi pėr tė pritur nga njė javė deri nė 1 muaj, derisa porosia tė mbėrrijė nė destinacion. Qė nga veshjet si fustane, kėmisha, pantallona, tė brendshme, veshje sportive, bizhuteri, kozmetikė cilėsore, parfume, ora, e deri te mobiliet pėr shtėpi, pėr zyrė, pajisje elektronike, pajisje mjekėsore, medikamente, e deri te makinat, qė tė gjitha mund tė blihen on-line.

Blerjet nė internet

Interneti mundėson pėrdorimin e kartave tė kreditit (ndonjėherė edhe atyre debit) pėr blerje tė artikujve tė ndryshėm. Kjo bėhet duke pėrdorur informacionin qė jepet nė kartė, si emrin e klientit, numrin e kartės sė kreditit, datėn e skadencės, si dhe njė kod verifikues 3 shifror (CV) qė ėshtė i vendosur nė pjesėn e prapme tė kartės. I tėrė ky informacion ėshtė i vendosur edhe nė shiritin e zi qė gjendet nė pjesėn e prapme tė kartave. Kartat qė ofrojnė bankat, qofshin debiti apo krediti, mundėsojnė blerjet nė Internet dhe nėpėr dyqane ku janė tė shpėrndara aparatet pėrkatėse (POS), si dhe nxjerrin para cash nga makinat e bankomate ose “ATM”. Ky ėshtė njė lehtėsim i madh pėr klientėt e bankave, por nė tė njėjtėn kohė bart edhe rrezikun e humbjeve financiare qoftė pėr klientėt apo edhe pėr bankėn, si rezultat i mashtrimeve dhe sulmeve tė ndryshme qė mund tė ndodhin.

Rreziqet nga blerjet

Interneti bart rreziqe tė shumta tė ndėrhyrjeve nga palė tė treta, nga tė ashtuquajturit “hackers” apo “crackers”. Hackers-at janė persona me njohuri tė gjerė mbi teknologjinė informative, dhe qė merren me gjetjen e problemeve me sigurinė e sistemeve, dhe abuzojnė me kėto njohuri. Pėr t’iu kundėrvėnė kėtyre rreziqeve janė marrė masa sigurie, tė ashtuquajtura “certifikata sigurie”, qė vendosen nė faqe interneti. Hackers-at po ashtu krijojnė faqe identike me faqet e kompanive ku normalisht blihen artikuj nga Interneti, por kėta tė fundit nuk pajisen dot me certifikata si kompanitė legjitime. Pėrdoruesit e pakujdesshėm japin shėnimet e tyre nė faqet e krijuara prej hackers-ve duke i mundėsuar ata tė bėjnė blerje nė emėr tė klientėve. Po kėshtu nga kėto vjedhje rrezikohen edhe kartat e kredive, tė cilat janė tė lidhura me llogaritė bankare tė klientėve, por qė kanė limite tė ndryshme. Si ēdo sistem kompjuterik, edhe sistemi bankar me karta ėshtė njė sistem ku faktori njeri ėshtė kyē nė mbarėvajtjen e gjithė proceseve. Rreziku i humbjeve financiare tė klientėve si rezultat i pėrdorimit tė kartave ėshtė mė i madh si rrjedhojė e pakujdesisė sė pėrdoruesve tė kartave, sesa problemeve me pajisjet qė bėjnė tė mundur pėrdorimin e tyre. Edhe nė rast se humbet kartėn, klienti duhet tė lajmėrojė menjėherė bankėn. Nuk rekomandohet qė shėnimet e kartės sė kreditit tė jepen me telefon, me anė tė chat-it apo e-mail.

Kėshilla pėr blerjen

Para blerjes nė internet pėrdoruesit duhet gjithmonė tė verifikojnė nėse faqja ku ata duan tė blejnė artikuj, ėshtė faqja e vėrtetė. Kjo bėhet duke verifikuar certifikatėn dhe duke u futur vetėm nė faqen e sigurt qė fillon me “https://” ku S qėndron pėr Secure (e sigurt), qė domethėnė se kjo faqe kalon pėrmes njė linje tė sigurt dhe tė enkriptuar. Certifikatat janė tė vėrtetuara nga kompani tė jashtme tė kontraktuara dhe tė specializuara pėr kėtė fushė. Pėr tė kontrolluar certifikatėn duhet tė klikohet tek “dryni” me ngjyrė tė verdhė nė cep tė faqes sė internetit. Gjithashtu, duhet tė kemi kujdes se nga ēfarė kompjuteri i bėjmė blerjet on-line. Nuk rekomandohet qė blerjet tė bėhen nga vende tė panjohura, internet kafe etj., ku mund tė jenė instaluar programe pėrgjuese qė regjistrojnė ēdo aktivitet nė PC. Rekomandohet qė blerjet on-line tė bėhen nga kompjuteri personal. Pasi tė bėhet blerja, duhet tė dilet nga faqja duke klikuar nė “Logout”. Klienti duhet tė verifikojė gjithmonė gjendjen e llogarisė, si dhe transaksionet qė janė bėrė nė Internet pėr ndonjė transaksion tė dyshimtė; dhe nėse vėrehen tė tilla tė lajmėrojė bankėn sa mė shpejt.

Pėrse blerja nė internet ėshtė interesante, ja 5 arsye

1. Kursen kohė
2. Tė zhyt nė botėn pa fund tė eksplorimit nė internet
3. Blen produkte unike qė nuk i gjen nė dyqanet e qytetit
4. Blen mė lirė, duke gjetur lehtėsisht ofertėn qė interesohesh
5. Nuk ke nevojė tė mbash para me vete



Punonjėsit e zyrave, blerėsit mė tė pasionuar tė “dyqaneve virtuale”


Blerėsit mė tė shpeshtė por njėkohėsisht dhe mė tė kualifikuar tė “dyqaneve on-line”, mbeten pa dyshim punonjėsit e zyrave. Pėr ta ėshtė shumė komode tė japėsh “urdhra” qė nga zyra pėr X produkt. Ata janė njėkohėsisht edhe kategoria mė shumė e pajisur me karta krediti nga bankat shqiptare. Pėrdorimi i njė karte tė tillė gjatė gjithė kohės ta bėn jetėn tė lehtė. Dhe duket se tė parėt qė kanė mėsuar tė pėrdorin karta krediti pėr blerje on-line janė vetė punonjėsit e bankave, tė cilėt edhe pėr shkak tė tė ardhurave tė larta, por edhe pėr shkak tė njohjes mė tė thellė se si funksionon ky shėrbim, kanė nisur tė besojnė mė lehtė. “Gjithēka ėshtė e sigurt, sepse vetė faqet elektronike qė shesin produkte janė provuar e stėrprovuar dhe fakti qė kanė rezistuar gjatė dhe qė po vazhdojnė tė pėrdoren ende ėshtė domethėnės”, -komentojnė ata. Kurse njė tjetėr punonjėse banke, qė nuk dėshiron tė identifikohet, thotė se nė shumė raste ndodh qė vetė “dyqanet virtuale”, bėjnė njė pėrzgjedhje tė llojit dhe emrit tė kartės sė kreditit me qėllim qė tė ketė njė lloj sigurie. Por tė dhėnė pėr blerje nėpėrmjet kompjuterit, pėrveē punonjėsve tė bankave, duket se janė edhe punonjėsit e administratės shtetėrore, punonjėsit e institucioneve ndėrkombėtare nė Shqipėri si edhe sipėrmarrėsit privatė.

Mania e “internet-shoping”-ut shton klientėt qė kėrkojnė karta krediti

Fenomeni i ri nė kohė, por jo i vogėl nė pėrmasa, duket se njihet edhe nga bankat shqiptare. Vetėm nėpėrmjet tyre duket se klientėt shqiptarė mund tė bėjnė tė mundur blerjet on-line, pasi njė kartė krediti do tė ishte e nevojshme nė kėtė rast. Specialistėt e bankave thonė se ėshtė rritur kėrkesa e klientėve pėr tė pasur karta krediti dhe kryesisht pėr t’i pėrdorur ato pėr blerjet nėpėrmjet internetit. Nėpėrmjet kartave tė kreditit njė klient mund tė konsumojė 400 deri nė 5 mijė euro pėr blerje tė ndryshme. Bankat, nė varėsi tė komisioneve tė tyre, u mbajnė kėtyre klientėve njė pėrqindje tė caktuar pėr ēdo blerje qė kryejnė. Por nga ana tjetėr, klientit i lihet nė dispozicion njė afat prej 45 ditėsh pėr tė shlyer kreditin e marrė nga banka. Nė rast mosshlyerje penalitetet nisin tė veprojnė pėr ta. Punonjėsit e bankave nė kryeqytet qė kanė nisur tė vėnė nė jetė kėtė shėrbim pėr klientėt e tyre thonė se pėr shkak tė mungesės sė sigurisė, klientėve u kėrkojnė njė lloj garancie pėr shumėn e parave qė u jep banka. Nė tė shumtėn e rasteve, si “peng” mbahen tė dhėnat e pagės mujore tė vendit ku punon personi, ku nė rast mosshlyerje tė shumės qė merret nga banka paga “sekuestrohet”. Ajo qė dihet ėshtė fakti se askush prej klientėve nuk mund tė shpenzojė mbi kufirin e vėnė nga banka, duke kontrolluar kėshtu dėshirėn e shfrenuar pėr tė blerė nėpėrmjet internetit.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Tė Blesh Me Anė Tė Internetit, Favoret Dhe Rreziqet. 
 
Gje e mire eshte kjo blerja online por e paaplikueshme per tregun shqiptar.Ketu jo vetem artikulli i blere qe nuk te vjen por ka rrezik qe edhe karten e kreditit qe do paraqesesh per ket lloj blerje te behet objekt sulmi i hackerave.Gati para dy muajsh 3 hackera 18-20 vjecare kishin grabitur nepermjet kartave te kreditit te falsifikuara rreth 2 miljon $ nga disa banka midis te cileve edhe ne banken amerikane.Kjo e fundit arriti ti konstatoje keto veprime te pirateve te informatikes shqiptare dhe te lajmeroje organet e policise qe merren me krimin ekonomik.Perfundimisht pas nje pune disa mujore te policise u zbuluan dhe u kap banda e hackerave te grabitjes se bankave.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!