Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Origjina Dhe Prejardhja E Ali Pashės 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Origjina Dhe Prejardhja E Ali Pashės 
 
Nė vitin 1716, Myftar Aga u tradhtua nga vetė ushtarėt e tij. Ushtarėt e perandorisė ishin turq dhe grekė.Venecianėt bėnė njė kurth duke e mbuluar atė me rrjetė. Myftari ishte i kruspullosur dhe gjallė. Mė vonė, gjithė tradhtarėt ishin gjetur dhe likuiduar nga ushtarėt shqiptarė. Venecianėt nuk ditėn nga t ia mbajnė. Perandoria Otomane Turke shpalli Myftarin ish- martir i Perandorisė. Myftari dhe Beqiri kishin vajza, por emrat e vajzave sot e kėsaj dite nuk dihen pėr shkaqe politike. Nga disa informata, kuptojmė se kėto vajza ishin shumė tė bukura dhe kishin vėrė kurorė me fise tė afėrta tė sulltanit. Emrat e tyre mbesin anonim pėr lexuesin e jo pėr arkivat turke. Djali mė i vogėl i Myftarit quhej Veli.Veliu ishte njė djalė i bukur, gazmor, dhe avanturier. Shpenzonte pa kufi. Kur mbetej pa para, i vidhte fshatarėt si dhe kryente vepra te tjera kriminale, duke krijuar njė reputacion tė keq pėr vete dhe familjen e tij. Vėllezerit e Veliut tė titulluar si bejlerė gėzonin njė respekt tė veēantė nė mesin e banorėve si dhe me gjėrė. Tė hidhėruar nga sjelljet e vėllait si dhe nga ankesat e vazhdueshme tė bejlerėve tė tjerė, ata vendosin ta dėbojnė Veliun nga shtėpia. Kjo gjė nuk ndikoi aspak tek Veliu. Ai vazhdoi tė shoqėrohet me kriminelė, vjedhės, gangsterė si dhe tė kryejė akte qė binin nė kundėrshtim me ligjet e asaj kohe. Kundėrshtarėt dhe armiqtė e familjes sė Veliut dhe vėllezėrve tė tij, njė natė mbyllėn derėn e shtėpisė sė vėllezėrve tė Veliut dhe i vunė zjarrin. Veliu ishte i vetmi njeri qė dyshohej pėr kėtė akt kriminal. Kushėriri, Islam Beu, gjeti se kush ishin ata qė kryen kėtė akt kriminal, por nga frika qė tė mos pėrjetonin tė njėjtėn gjė, ai uli kokėn duke i besuar Hormovėn Veliut. Rusėt dhe Venecianėt sė bashku me disa nga bejlerėt e rrethit, pėrdornin terroristėt e brendshėm jevgj ose grekė, me shuma tė mėdha paraje, qė tė organizonin rebelime nė Hormovė dhe Tepelenė. Isalm Beu bėri disa arrestime, por rebelat shpėtuan me ndihmėn e bejlerėve tė rrethit. Pas njė kohe tė shkurtėr, tė njėjtėt rebelė i vunė zjarrin shtėpisė sė Islam Beut ku edhe u vra. Bejlerėt qė tė mos gjendeshin si kolaboratorė (bashkėpunėtorė) tė Venecianėve dhe Rusėve, e lėvduan Veliun tek Sulltani i cili e caktoi atė si Pasha tė dy kullave. Mė vonė, Veli Pasha vrau bejlerėt, terroristėt grekė dhe kriminelėt tė cilėt e vran kusheririn e tij Islam Beun. Veli Pasha ishte zemėrmirė dhe sillej me kujdes tė madh me tė venė dhe katėr fėmijėt e kushėririt. Veliu ishte i martuar dhe kishte katėr fėmijė dhe vendi i tij arriti suksese; Populli ishte i kėnaqur me udhėheqėsin e tij. Veliu u dashurua shumė me vajzėn e Kurt Pashės, pasha i Beratit, dhe u martua me Hankėn. Hanka ishte femėr me njė moral tė lartė dhe karakter tė fortė sikurse mbretėresha Gothe, Tamora. “Kur Gothėt ishin Gothė, dhe Tamora ishte mbretėreshė.” (Faqe 20, William Plomer). Veliu dhe Hanka kishin dy fėmijė: djalin, Aliun dhe vajzėn, Shahinshahun. Veli Pasha ishte pasha me mėshirė dhe ishte shumė dorėdhėnė (bujar). Ai i ndihmonte popullit dhe sidomos jetimėve dhe tė varfėrve. Veli Pasha liroi popullin nga taksat. Ai kishte mėshirė pėr ēdo njeri. Bejlerėt dhe populli e donin shumė. Veliu u bė pashai i parė qė liroi fshatarėt dhe popullin nga taksat. Veli Pasha, i ati i Ali Pashė Tepelenės vdiq si pasha i varfėr. Nė vitin 1753 nė moshėn 45- vjeēare, Veli Pasha ndėroi jetė duke lėnė dy gra tė veja dhe gjashtė fėmijė jetimė.

Fėmijėria
Mbeti jetim 12 vjeē, por u rrit me famnatizėm nga e ėma, qė nuk u martua mė

Hakmarrja e Ali Pashės pėr nderin e nėpėrkėmbur tė sė ėmės
Historianėt e kujtojnė Hankėn si grua me cilėsi tė larta, viktimė e shpifjeve dhe trillimeve

Nė fshatin Tepelena, nė Shqipėri krisėn pushkėt pėr gėzim: Veli Pasha ishte trashėguar. “Djalė ėshtė o Veli Pasha, djalė ėshtė”, thėrrisnin nga gėzimi shėrbyesit e kullės. E quajtėn Ali. E ėma, Hanka, nuk e lėshonte Aliun, fėmijė e saj tė parė nga duart e saj dhe me njė gėzim tė madh e shikonte duke thėnė: “Marshallah “, “Marshallah”, ”Marshallah.” Veli Pasha thirri njė shėrbues qė t i binte tupanėve (daulleve).
Ishte vitit 1743 kur lindi Ali Hyseini. Nuk mbahej mend dhe askush nuk e dinte, se nė cilin muaj lindi Aliu. Tregimet gojore pėrshkruajnė muaj tė ftohtė tė dimrit, ndėrsa tė tjerat pėrshkruajnė ditėn e kthjellėt pranverore. Ishte gėzim i madh pėr prindėrit, Veliun dhe Hankėn. U lind Aliu- trashėgimtari dhe pashai qė do tė bėhej mė i famshmi.
Aliu u rit sė bashku me motrėn Shahinshahun me gėzimet mė tė mėdha fėminore, rrethuar me lodra tė ndryshme. Aliu ishte problematik, i palodhur nė kėnaqėsinė e pakufishme tė botės fėminore. Kur i ati, Veliu, ishte prezent, pėr Aliun e vogėl nuk kishte barriera nė lojėrat e tij dhe nuk mundej askush ta ndalte nė kėnaqėsitė e tij. Por i ati Veliu, ishte i njėjti sikurse me djalin ashtu edhe me vajzėn. Veliu asnjėherė nuk i detyroi fėmijėt tė bėnin diēka qė nuk e donin. E vetmja barrierė e tij dhe e motrės, ishte e ėma, Hanka. Hanka forcoi djalin dhe vajzėn e saj, qė tė mėsohen tė shkruajnė dhe tė lexojnė dhe mundėsoi qė tė dy fėmijėt tė edukohen. E ėma, Hanka, ishte ajo qė priste gėzimin e lojėrave tė pakufishme. Tė dy fėmijėt loznin mjaft me tė atin.
Aliu ishte 12 vjeē dhe Shahinshahu ishte 10 vjeē, kur i ati ndėrroi jetė. Tani Aliu dhe e motra ishin me tė ėmėn, Hanka, qė ishte njė e re me moral dhe karakter tė fortė. Hanka me tė venė e Ismail Beut nuk shkonin mirė. Hanka, qė t i largohej problemeve edhe mė tė mėdha, lėshoi pallatin dhe u largua nė fshatin e saj, Karnian. E veja e Islamit nuk e ndėrpreu propagandėn dhe fjalėt e kėqija kundėr saj. Bejlerėt sė bashku me terroristėt grekė kėnaqeshin nė kėtė luftė tė ftohtė nė mesin e dy tė vejave, qė luftonin secila pėr tė bijtė, pėr t i bėrėr pashallarė. E veja e Islam Beut dėshironte qė bijtė e saj tė bėheshin pashallarė, duke i ndarė pashallėqet me djemtė e saj. E lodhur nga tė gjitha kėto, Hanka vazhdoi jetėn nė fshatin e saj, Karnian.
Terroristėt grekė, tė shtyrė edhe nga ata rusė, i helmuan katėr fėmijėt e Islam Beut dhe dogjėn pallatin ku jetonin. Hanka ishte ajo qė dyshohej pėr kėtė krim. Mė sė shumti, kėto dyshime i ngiti e veja e Islam Beut, qė akuzoi Hankėn pėr kėtė akt kriminal. Gjithashtu, ajo akuzoi Hankėn se po bėnte vjedhje dhe organizonte akte tė tjera kriminele.
Hanka ishte e re me njė krenari tė lartė mbretėrore dhe nuk e ndoti veten, por ruajti fėmijėt e saj dhe nuk u martua gjer nė fund tė jetės. Njerėzit filluan tė flasin keq pėr Hankėn, dhe secili e synonte pėr vete. Por Hanka ishte femėr me karakter tė lart dhe nuk u pėrkul. Njerėzit flisnin sikur gjoja truprojat e saj, jo vetėm qė e mbrojnė, por se e kalojnė edhe natėn sė bashku me tė. (Faqe 31, Villiam Plomer). Njė gjė qė nuk ishte aspak e vėrtet. Hanka vendosi qė tė kthehet nė Tepelenė, si mbretėresha nė mbretėrinė e saj. Dėgjoi fjalė tė kėqija nga fshati Hormovė dhe vendosi qė tė ritė pagesat taksore pėr popullin e Hormovės, qė tė ndėrpresė fjalėt e kėqija. Nė vazhdim, Hanka mori nė kontroll fshatin Kakos nga pashallėku i bejlerėve tė Gardhiqit.(Faqe 8, Sabri Godo). Bejlerėt e Gardhiqit organizuan rebelim kundėr Hankės. Hanka u zu gjallė nga rebelėt e Gardhiqit dhe tė Hormovės dhe populli i Hormovės e dhunoi dhe e la pothuajse tė vdekur Hankėn. Hanka u betua pėr hakmarrje. Por, atė qė ajo nuk e bėri dot vetė, e bėri mė vonė i biri, Ali Pasha: Ai u hakmor duke bėrė masakra tė mėdha nė Hormovė dhe Gardhiq. Pas kėtij incidenti, Hanka lėviste nga vendi nė vend dhe nuk rinte vetėm nė njė pallat. Hanka u la amanet fėmijėve pėr hakmarrje. vetė Ali Pasha mė vonė do tė thoshte: “Ia kam borxh nėnės sime ēdo gjė. Dy here ma dhuroi jetėn, si njeri dhe si udhėheqės. Mė pėrkėdheli dhe mė dha dhunti, duke mė drejtuar nė rrugėn e destinimit.”
Nė njė raport ndaj Hapsubrgėve tė 1783-shit, pėrmendet se familja e Ali Pashė Tepelenės ishte "familja me e shquar e Toskėve tė tė gjithė Epirit". Por Aliu nuk pati fat qė tė gėzojė shumė. Nė moshėn 102- vjeēare vdekja e babait e ēoi familjen e tij tė pambrojtur. Familjes sė mbetur pa burrė, armiqtė e tė atit tė Aliut filluan qė t i bėnin lloj-lloj poshtėrsish. Pėr kėtė arsye, e ėma e Aliut, Hankoja qė rridhte nga fshati i Konicės, tashmė u detyrua qė tė marrė rolin e burrėreshės nė familje dhe u mundua qė tė mbronte nderin dhe pronat e saj nga armiqtė e tė shoqit. Por, nė njė nga konfrontimet qė ajo pati me bandat e Kardhiqotėve dhe Harmovėve, ajo ra viktimė e pabesisė sė Kardhiqotėve, qė e turpėruan Hankon sė bashku me tė motrėn e Aliut, duke i marrė peng dhe ēnderuar.
Aliu i vogel qė nė kėtė kohė mendohet qė tė ketė qenė mes 12 deri nė 15 vjeē, arriti qė tė shpėtojė nga kurthi i Kardhiqotėve, por pasi ishte i pafuqishėm, nuk mundi qė tė shpėtonte dot nėnėn dhe motrėn e tij nga poshtėrimi. Motra dhe e ėma e Alit u liruan nga Kardhiqotėt vetėm pasi njė tregtar grek nga Gjirokastra shkoi nė Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotėt pėr lirimin e dy femrave tė marra peng. Hidhėrimi qė Aliu i vogėl mori nė shpirt nga kjo poshtėrsi dhe kėrkesa e Hankos pėr tė marrė hak, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qė ēuan Aliun qė tė rritej si njė djalė ambicioz dhe me inspirime nė jetė.
Hakmarrja ndaj Kardhiqotėve, 40 vjet pas turpėrimit
Si shqiptar me gjak qė ishte, Aliu qė nga vegjėlia e tij mbajti me vete gjithnjė njė ėndėrr; atė tė marrjes sė hakut pėr nėnėn dhe motrėn e tij qė ishin ēnderuar. Deri nė shtratin e vdekjes, Hankoja, e ėma, i kujtonte Aliut turpin qė i kishin vėnė Kardhiqotėt asaj dhe i kėrkonte atij qė t ia vinte nderin nė vend. Dhe momenti i vėnjes sė nderit nė vend i erdhi Aliut mė 1812, mbi 40 vjet pas turpėrimit qė Kardhiqotėt i kishin bėrė familjes sė tij.
Pėr kėtė ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vetė tė cilėt i kishte marrė peng. Mė pas, Aliu hyri nė qytet nė krye tė ushtrisė dhe kėrkoi qė tė gjithė burrat t i pėruleshin. Gjashtėqind burra tė ēarmatosur i shkuan atij pėrpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar tė tyre, tek njė Han jashtė Kardhiqit (Hani i Valias, ndėrmjet Kardhiqit dhe Janinės). Aliu i quajti Kardhiqotėt vėllezėr dhe djem tė tij dhe i fali. Por mes fytyrave tė atyre qė ai pa nė atė tubim, ai njohu ata qė i kishin poshtėruar nėnėn. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhėr ushtarėve tė tij qė ta rrethonin hanin dhe tė masakronin tė gjashtėqind burrat. Ushtarėt e Aliut refuzuan tė qėllonin mbi njerėz tė ēarmatosur. Pėr kėtė arsye, disa grekė tė kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kundėr gjashtėqind kardhiqotėve.

Hanka u zu gjallė nga rebelėt e Gardhiqit dhe tė Hormovės dhe populli i Hormovės e dhunoi dhe e la pothuajse tė vdekur Hankėn. Hanka u betua pėr hakmarrje. Por, atė qė ajo nuk e bėri dot vetė, e bėri mė vonė i biri, Ali Pasha: Ai u hakmor duke bėrė masakra tė mėdha nė Hormovė dhe Gardhiq

Amaneti, i tė ėmės nė fund tė jetės
“Po nuk u hakmorre, do tė tė ndodhė gjė e keqe”
Kur Aliu rrethoi qytetin e Trikalėn, ai mori njė lajm tė keq. E ėma e tij, zonja e Epirit, ishte shumė e sėmurė dhe thirri Aliun. Menjėherė Aliu shkoi nė Tepelenė. Hanka ishte nė momentet e fundit tė jetės dhe luti Shahinshahun (tė bijėn) qė tė lexonte amanetin. Nė amanet ishte shkruar, qė tė dy sa ma herėt tė shkatėrrojnė popullin nė Gardhiq dhe Hormovė, dhe, nėse nuk e bėjnė kėtė, do t u ndodhė ndonjė gjė e keqe, sepse u kishte lėshuar sehire. Gjithashtu nė amanet ishte shkruar, qė tė shkojnė pėr tė nė Haxhillėk, nė Mekė dhe Medin pėr shpirtin e saj. (Fq. 46, William Plomer). Mė vonė Ali Pasha pagoi njerėz qė tė shkojnė nė haxhillėk nė emėr tė sė ėmės dhe babės (bedelė).
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!