Napoleoni dy herė i ishte zotuar ta bėjė mbret tė Epirit, po atij i pėlqen mė fort tė mbetet me anglezėt dhe i urren francezėt, si mė tha edhe vetė. E ēmojnė aq shumė, sa i bėjnė lajka dhe francezėt, edhe anglezėt, meqenėse shqiptarėt janė luftėtarėt mė tė mirė tė Sulltanit, ndonėse Aliu sa pėr sy e faqe varet nga Porta.
Bonoparti i dėrgoi njė kuti duhani me pikturėn e tij. Tha se kutia ishte e bukur, por sa pėr surratin, mund tė mos ia kishte dėrguar, pasi s e hante malli shumė, as pėr atė, as pėr origjinalin
Prevezė, 12 nėntor 1809
Nėna ime e dashur, ka ca kohė qė ndodhem nė Turqi: ky qytet ėshtė nė bregdet, por kam udhėtuar thellė nė principatėn e Shqipėrisė pėr tė vizituar Pashanė. Lashė Maltėn nė luftanijen Spider mė 21 shtator dhe brenda tetė ditėsh arrita nė Prevezė. Sė kėtejmi kam udhėtuar nja 150 milje gjer nė Tepelenė, nė pallatin veror tė Naltėsisė sė tij, ku qėndrova tri ditė. Emri i Pashait ėshtė Ali dhe e mbajnė pėr burrė me zotėsi tė rralla: Eshtė sundimtar i gjithė Ilirisė sė moēme, i Epirit dhe i njė pjese tė Maqedonisė.
I biri, Veli Pasha, pėr tė cilin mė kanė dhėnė letra, qeveris Morenė dhe ka ndikim tė madh nė Egjipt. Me njė fjalė ėshtė njė nga burrat mė tė fuqishėm nė Perandorinė Otomane. Kur arrita nė Janinė, nė kryeqytetin e tij, pas njė udhėtimi prej tri ditėsh nėpėr male, tė njė vendi me bukurira nga mė piktoresket, mora vesh se Ali Pasha gjendej me ushtrinė e tij nė Iliri, ku kishte rrethuar Ibrahim Pashėn nė kalanė e Beratit.
I kishin thėnė se njė anglez nga derė e madhe ndodhej nė principatėn e tij dhe i kishte dhėnė urdhėr komandantit nė Janinė tė mė bėnte konak e tė mė pajiste me tė gjitha tė mirat gratis; dhe ndonėse mė kanė lejuar t u jap peshqeshe robėrve, nuk mė kanė lejuar tė paguaj asgjė send pėr harxhet e tjera. Hipur nė kuajt e vezirit dola pėr shėtitje dhe pashė pallatet e tij e tė nipėrve; janė pallate madhėshtore, por tė stolisura sė tepėrmi nė ar e nė mėndafsh. Pastaj kalova nėpėr male pėrmes Zicės, njė fshat me manastir ortodoks, (ku fjeta nė tė kthyer), nė mė tė bukurin vend qė kam parė (pėrveē Cintrės nė Portugali). Tė nėntėn ditė arrita nė Tepelenė. Na u zgjat shumė udhėtimi prej shirave e rrėpirave qė prisnin udhėn.
Pashė veshjet mė tė bukura nė botė
Kurrė s do ta harroj pamjen e mrekullueshme mė tė hyrė nė Tepelenė nė orėn 5 ndajnatherė kur po perėndonte dielli. Mė solli nė mend (me pak ndryshime tė veshjes) pėrshkrimin qė i bėn Skoti kėshtjellės Brankseme nė kėngėn e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarėt me petkun e tyre (me mė tė bukurin nė botė; me fustanellė tė gjatė tė bardhė, tallagane tė qėndisura me ar me anteri e jelek kadifeje tė kuqe tė qėndisura me oje tė arta), me jataganė e pisqollė tė sėrmėt, tartarėt me feste tė gjata, turqit me qyrk tė madh e turban, ushtarėt togje-togje nė qoshkun e madh tė hapur nė ballė tė pallatit dhe skllevėrit arapė nė galeri tė madhe, tė gjatė me kuaj tė vendosur nė njė qilar pėrposht, dyqind atllarė tė shiluar dhe gati tė sulen nė ēdo moment, kalorės duke sjellė e duke shpėnė lajmet e ndryshme, daullet e mujezinėt qė thėrrasin izanė nga minaretė e xhamive - tė gjitha kėto me pamjen e jashtėzakonshme tė ndėrtesės vetė, sajonin njė skenė tė re gėzimi pėr sytė e njė tė huaji. Mė pėrcollėn nė njė konak shumė tė kėndshėm dhe sekretari i vezirit erdhi tė mė pėrshėndesė, nė mėnyrė allaturka.
Pashai si shqiptar, nderoi tek unė fisin, jo titullin
Tė nesėrmen mė shpunė tek Ali Pasha. Isha veshur me uniformė tė plotė shtabi, me shpatė madhėshtore etj. Veziri mė priti nė njė odė tė madhe tė shtruar me mermer; njė shatėrvan vrijonte ujėt nė mes tė saj, oda e shtruar rreth e rrotull me otomane tė kuqėrremtė. Mė priti nė kėmbė, shenjė e njė nderimi tė madh nga njė mysliman dhe mė vuri tė rri nė shesh nė krah tė djathtė tė tij. Kam njė terxhuman grek qė tė merrem vesh, por mjeku i Aliut, Femlario qė di latinisht mė shėrben pėr kėtė rast. E para pyetje qė mė bėri ėshtė se pėrse jam larguar prej atdheut nė njė moshė kaq tė re? (Turqit s kanė ide pėr udhėtimet e pėr qejf). Pastaj tha se ministri anglez, kapiteni Leake, i kishte treguar se qeshė nga derė e madhe. Mė porositi t i dėrgoj nderimet e tij nėnės sime, dhe ja tek po t i dėrgoj nė emėr tė Ali Pashės. Mė tha se qe i bindur se isha prej oxhaku se kisha veshė tė vegjėl, flokė kaēurrela dhe duar tė vogla tė bardha dhe u duk shumė-shumė i kėnaqur nga pamja dhe paraqitja ime. Mė tha ta kisha si baba sa tė qėndroja nė Turqi dhe se ai mė quante si birin e tij. Dhe me tė vėrtetė mė trajtoi si njė foshnjė, mė dėrgonte bajame e sherbet, pemė e ėmbėlsira nga njėzet herė nė ditė. M u lut ta vizitoja dendur edhe natėn kur kishte nge. Pastaj, si pimė kafe e duhan, u tėrhoqa nga vizita e parė. E pashė edhe tri herė tė tjera. Ėshtė pėr t u ēuditur se si turqit qė s kanė tituj trashėgimi dhe vetėm pak familje tė mėdha pėrveē Sulltanit, i japin kaq shumė rėndėsi fisit. Sepse pashė qė mė nderonte mė shumė pėr fisin, se pėr titullin tim. Naltėsia e tij ėshtė gjashtėdhjetė vjeē, shumė i ngjallur dhe jo shtatmadh, por ka njė fytyrė tė hijshme, sy tė larmė dhe mjekrėn tė bardhė, shumė i pritshėm dhe sillet me atė farė sedėr qė mė duket se ėshtė veti e tė gjithė turqve. Por karakterin e vėrtetė e ka fare tė ndryshėm nga ē duket nė fytyrė. Ėshtė tiran pa shpirt, i ngarkuar me mizoritė mė tė tmerrshme, shumė trim dhe aq gjeneral i mirė sa e quajnė Bonoparti muhamedan.
Ali Pashanė e ēmojnė edhe francezėt, edhe anglezėt
Napoleoni dy herė i ishte zotuar ta bėjė mbret tė Epirit, po atij i pėlqen mė fort tė mbetet me anglezėt dhe i urren francezėt, si mė tha edhe vetė. E ēmojnė aq shumė, sa i bėjnė lajka dhe francezėt, edhe anglezėt, meqenėse shqiptarėt janė luftėtarėt mė tė mirė tė Sulltanit, ndonėse Aliu sa pėr sy e faqe varet nga Porta. Ėshtė luftėtar i fortė, por aq barbar sa edhe dorėmbarė. Ata qė ngrejnė krye, i pjek nė hell, etj. Bonoparti i dėrgoi njė kuti duhani me pikturėn e tij. Tha se kutia ishte e bukur, por sa pėr surratin, mund tė mos ia kishte dėrguar, pasi s e hante malli shumė, as pėr atė, as pėr origjinalin. Idetė e tij pėr tė kuptuar fisin e njeriut prej veshėve, duarve e tė tjera, tė ēudisin mjaft. Mua me tė vėrtetė m u bė baba, mė ormisi me letra, mė dha njerėz tė mė ruajnė dhe ēdo lehtėsi. Bisedimet e tjera midis nesh qenė lufta dhe udhėtimet, politika dhe Anglia.
I njoha shqiptarėt si besnikė, por gratė i mbajnė si skllave
Ndoshta janė raca mė e bukur nė botė nga tiparet
Thirri ushtarin shqiptar qė mė shoqėronte dhe i tha tė mė mbronte me ēdo kusht. Quhet Vasil dhe si gjithė shqiptarėt ėshtė trim, kryekėput i ndershėm e besnik. Po ata janė mizorė, ndonėse jo tė pabesė dhe kanė shumė mangėsi, por asnjė poshtėrsi. Ndoshta janė raca mė e bukur nė botė nga tiparet dhe gratė e tyre dendur janė tė bukura, por i kanė nė vend tė skllaveve. I rrahin, me njė fjalė i pėrdorin si kafshė samari. Ato lėrojnė e ēajnė tokėn, ato mbjellin. I kam parė tė ngarkuara me dru dhe tek ndreqin rrugėt e prishura. Burrat janė tė gjithė ushtarė dhe lufta e gjahu janė zanati i vetėm. Gratė merren me punė, por kjo nuk duhet t i lodhė shumė nė njė klimė aq tė kėndshme. Dje, mė 11 nėntor, bėra banjo nė det. Sot ėshtė kaq nxehtė, sa po tė shkruaj nė odė me hije, nė shtėpi tė konsullit anglez, me tri dyer tė hapura fare, pa zjarr. As zjarrishte s ka nė odė, veē pėr tė gatuar. Nesėr nisem me njė rojė pesėdhjetė trimash pėr nė Patrė tė Moresė dhe pastaj pėr nė Athinė, ku do tė kaloj dimrin.
Dy ditė mė parė, desh u mbyta nė njė luftanije turke, nga budallallėku i kapedanit dhe i naftėve, ndonėse shtrėngata s qe dhe aq e rreptė. Fleēeri qante dhe bėrtiste pėr tė shoqen, grekėrit u thėrrisnin tė gjithė shenjtorėve pėr ndihmė dhe muslimanėt - allahut. Kapedani ia dha tė qarit dhe u ul nė gjunjė dhe na tha t i faleshim Perėndisė, velat u grisėn, katarti dridhej, era frynte, po afrohej nata,dhe s na mbetej t ia mbanim pėr nė Korfuz qė ėshtė nė dorė tė francezėve ose tė fundoseshim siē tha Fleēeri nė mėnyrė patetike: nė varr prej uji. Unė bėra ēmos ta ngushėlloja, por duket se s ja mbushja dot kokėn, u mbėshtolla me brucėn shqiptare (njė shark i madh) dhe u shtriva shesh pėr tė pritur mynxyrėn.
Nė udhėtimet e mia kam mėsuar tė mendoj si filozof dhe, po tė mos bėja ashtu, ankimi s kish dobi. Pėr fat tė mirė, era rreshti dhe vetėm na ngau drejt bregdetit tė Sulit, ku dolėm nė sterė. Me ndihmėn e vendasve vazhduam udhėn pėr nė Prevezė. Kėshtu, kėtej e tutje nuk do t u zė besė naftėve turq, megjithėse Pashai pati udhėzuar galeotė tė tij tė mė shpinin nė Patra. Prandaj do tė shkoj nė Misolongji nga sterea (toka) dhe do tė kapėrcej vetėm njė gji deti tė vogėl nė Patra. E sa e sa ngjarje mund tė tė tregoja, qė do tė tė zbavisnin, por mė grumbullohen nė tru dhe as jam i zoti t i radhit nė kokė, as t i shkruaj dot nė kartė, veēse nė mėnyrė tė menjėhershme. I dua shumė shqiptarėt. Nuk janė tė gjithė myslimanė, disa nga fiset janė tė krishterė. Porse feja nuk i bėn tė ndryshojnė zakonet dhe sjelljet e tyre. Pėrbėjnė trupat mė tė mirė tė ushtrisė turke. Nė udhė e sipėr banova njė herė dy ditė rresht dhe prapė tri ditė nė njė barakė nė Sallahorė dhe s kam parė ushtarė kaq tė lirė nė paragjykimet fetare, ndonėse kam qenė nė garnizonet e Gjibraltarit e tė Maltės dhe kam parė plot ushtarė spanjollė, francezė, siēilianė dhe anglezė. Kurrė nuk mė humbi gjė dhe mė ftonin gjithmonė tė shtrohesha nė sofrėn e tyre.
S kam njė javė, qė njė kryeplak shqiptar (ēdo fshat ka kryeplakun e tij), pasi na ndihmoi tė dilnim prej luftanijes turke nė rrezik, si na ushqeu e na mbajti nė shtėpi, mua dhe ata qė na shoqėronin: Fleēerin, njė grek dhe dy athiniotė, njė prift grek dhe shokun tim Mr. Holbhousin, nė asnjė mėnyrė s deshi ta pranonte shpėrblimin tim, por vetėm kėrkoi njė shkresė, qė mė priti mirė dhe kur ju luta tė pranonte pak zekina, mu pėrgjigj: Dua tė mė duash, jo tė mė paguash. Kėto qenė fjalėt e tij. Ēudi se sa pak shkon paraja nė kėtė vend. Kur u ndodha nė kryeqytet, me urdhėr tė vezirit nuk mė lanė tė paguaj asgjė. Ndonėse gjithnjė pata gjashtėmbėdhjetė kuaj dhe gjashtė-shtatė veta pas, harxhet s kanė qenė as gjysma e atyre tė tri javėve nė Maltė, sidoqė Sir A. Balli, guvernatori, mė dha njė shtėpi pa qira dhe pata vetėm njė shėrbėtor.
Biri yt i dashur Bajron
Fėmijėt e tyre janė krejt ndryshe nga tanėt
P.Sh. Kam disa petka shqiptare madhėshtore, e vetmja plaēkė e shtrenjtė nė kėtė vend. Kushtojnė 50 ginea secila, dhe kanė aq flori tė qėndisur, sa nė Angli mund tė kushtojnė 200 ginea. U njoha me Hysen Beun dhe Mahmud Pashėn, tė dy djem tė vegjėl, nipėr tė Ali Pashės nė Janinė. Janė krejt ndryshe nga ēunakėt tanė, kanė fytyrė tė kuqe si vejushat e lyera me tė kuqe, kanė sy tė zes, tė mėdhenj dhe tipare fare tė rregullta. Janė krijesat mė tė bukura, qė mė ka zėnė syri dhe tė rrahur e tė stėrvitur qė tani me ceremonira tė Oborrit. Pėrshėndetja turke ėshtė njė pėrkulje e lehtė e kryes, me dorėn e djathtė nė zemėr; tė afėrmit puthen sa herė piqen. Mahmudi ėshtė dhjetė vjeē dhe shpreson tė mė shohė prapė, u bėmė miq pa kuptuar njėri-tjetrin, si gjithė bota ndonėse pėr shkaqe tė ndryshme. Mė kanė dhėnė njė letėr pėr tė atin nė More, pėr tė cilin kam letėr dhe prej Ali Pashės.
Nuk janė tė gjithė myslimanė, disa nga fiset janė tė krishterė. Porse feja nuk i bėn tė ndryshojnė zakonet dhe sjelljet e tyre. Pėrbėjnė trupat mė tė mirė tė ushtrisė turke. S kam parė ushtarė kaq tė lirė nė paragjykimet fetare, ndonėse kam qenė nė garnizonet e Gjibraltarit e tė Maltės dhe kam pare plot ushtarė spanjollė, francezė, siēilianė dhe anglezė
Fragmente nga jeta nė Pashallėkun e Aliut
Tokė e Shqipėrisė! Lėre shikimin tim tė derdhet nė ty
Nė ty, me njerėz tė ashpėr kujdestarė
Kryqet bien, minaret lartėsohen
(Lord Bajron, Peligrinazhi i Chaild Haroldit)
Hobhousi, miku i Bajronit
Nė gjithė Turqinė nuk gjeta njė pasha si ai
Jeta nė Pashallėkun e Ali Pashės ishte njė jetė mjaft e bukur me ngjyra orientale shqiptare, qė ndezi kureshtjet e Oksidentit, udhėtarėt e tė cilės shkruan pėr tė. Bukuria e Shqiptareve, krenaria e tyre, kultura e ndryshme nga ajo e Evropės dhe pėr mė tepėr, zgjuarėsia dhe personaliteti i Ali Pashės, ishin nga faktorėt mė tėrheqės qė udhėtarė evropianė si Bajroni, gjetėn nė Pashallėkun e tij. Historitė qė bashkėkohės tė Aliut shkruan pėr bėmat e tij, janė tė shumta
Shumė janė tė pabesueshme, prekėse, por qė nė fund tregojnė karakterin e Pashait dhe tė jetės nė pashallėkun shqiptar tė Janinės.
Hobhousi, miku i Bajronit, shkruante rreth Aliut: Veziri ishte njė burrė i shkurtėr dhe mjaft i trashė. Kishte njė fytyrė shumė tė kėndshme me cipė tė bardhė dhe trajtė tė rrumbullakėt. Sytė i kishte tė kaltėr me lėvizje tė shpejtė qė tė bėnin tė kuptoje menjėherė se nuk gjendesh pėrpara njė Pashai oriental. Mjekrėn e kishte tė bardhė dhe tė gjatė sa i binte pėrmbi gjoksin... Na priti me njė kortezi tė jashtėzakonshme dhe na mori aq me tė mirė, sa na quajti djem tė tij. Ishte fare nė qejf pėr njė njeri nė atė pozitė. Nė sa vise tė Turqisė qė vizituam, nuk pashė nje pasha tjetėr tė qeshte nė atė mėnyrė. Nuk kishte ndonjė roje tė posaēme, por vetėm katėr a pesė djem tė veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokėt e gjatė qė u binin mbi supe.
____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death











