|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Festivali i kenges ne Radiotelevizion
Festivali I
FESTIVALI I KENGES NE RADIOTELEVIZION
21,22,23,26 dhjetor 1962-Salla e ILA
Udheheqes artistic : Abdulla Grimci
Regjisor: Luigj Gurakuqi
Skenograf : Shaban Hysa
Dirigjent : Kristo Kate
Orkestra e madhe e Radiofuzionit
Kompleksi ritmik I drejtuar nga Agim Krajka
Prezantues: Margarita Xhepa, Luigj Gurakuqi
Kryetar i jurise : Llazar Siliqi
CMIMI I PARE:
Kenga : Femija e pare
Muzika : Abdulla Grimci
Teksti: Dionis Bubani
Kendon :Vace Zela
CMIMI I DYTE:
1.Kenga : Kendoj e Avni Mules
2. Kenga :Vashezo e Koco Ucit
3. Kenga Lule tbukura sjell pranvera e Mark Kaftallit
CMIMI I TRETE:
1.Kenga Mos me qorto e Vath Cangut
FOKUS
Kenga e pare e kendeuar ne kete Festival dhe e para e gjithe kengeve, eshte kenga Kendoj me tekst te Ismail Kadarese dhe Luigj Gurakuqi,kompozuar dhe kenduar nga Avni Mula.Ne te gjithe historine e festivaleve nuk eshte dhene cmimi I pare per kengen ne dy festival.Avni Mula eshte kantautori I pare I festivaleve dhe fitues I dy cmimeve te dyta si kengetar dhe si kompozitor.
Ne orkestren e Radios ne Festivalin e pare benin pjese edhe Sander Prosi-violinist, Loro Kovaci-klarinetist, Pjeter Gjoka-trombonist, Gjon Karma-flautist.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Si sot nje vit me pare jam martuar
Dhe te lumtur rrojme ne.
Dikur kam qencapkene por jam shtruar,
Nisa ne familje unjette re.
Kam qene ne rini shpesh e gezuar,
embel qeshen syte e mij,
por sot me nje gezim te madh jam zgjuar
ndjeva ndoshta me te shtrenjten lumturi!
Dua te kendoj
Gjithboten sot ta lajmeroj:
O miqte e mi
me lindi nje femije
E enderroj,
Mezi pres qe ta shikoj,
Ta perkedhel
Ta puth me dashuri!
Dua te vallzoj
Gjithboten unta perqafoj,-
Trashegimtari im jeton
.
Tra-la-la-la,
Me e lumtur ska,
Se mua mami do me thote,
Me lulezim dhe me shkelqim
Edhe natyra me uron!
Femija eshte shpresa e shtepise,
Tardhmen tone pershendet.
Dhe vjen me gaz ky fryt I dashurise
endrra e cdo zemre qe me mall e prźt!
Prandaj edhe une e dua aqe shume,
Por si driten e syve tmij
Kur ndshta do me lere dhe pa gjume
Vete do ta maj ne krah me dhembshuri!
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 08 Gusht 2008 20:47
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: FESTIVALI I KENGES NE RADIOTELEVIZION
Festivali II
FESTIVALI II KENGES NE RADIOTELEVIZION
22,23,24,25 dhjetor 1963-Salla e ILA
Udheheqes artistic : Abdulla Grimci
Regjisor: Luigj Gurakuqi
Skenograf : Shaban Hysa
Dirigjent : Kristo Kate
Orkestra e madhe e Radiofuzionit
Kompleksi ritmik I drejtuar nga Agim Krajka
Prezantues: Vera Zheji,skifter Kelliqi
Kryetar I juries : Llazar Siliqi
CMIMI I PARE:
Kenga : Flake e bore e Tish Dajise
CMIMI I DYTE:
1.Kenga : Degjo o hene e Avni Mules
2. Kenga :Djaloshi dhe shiu e Agim Krajkes
CMIMI I TRETE:
1.Kenga Sdi te vallezoj e Llazar Morckes
2.Kenga Nese ti mua me pyet e Nexhmedin Dokos
3.Kenga Mos vono e Pjeter Gacit
FOKUS
Per here te pare do te denohej nje kengetar i ketij festivali, Besnik Taraneshi, per interpretimin e gabuar, dekadent te kenges se Agim Krajkes Djaloshi dhe shiu. Ky denim do tu hapte udhen me pas, denimeve te tjera ne festivalet e mevonshme.Besnik Taraneshi nuk e pa me skenen e festivaleve, por u be i famshem me nje kenge dhe me interpetimin e tij te vecante, sidomos me shqiptimin e fjales Pek, pek(pik, pik).
Pavlina Mani do ta niste karrieren e aj artistike nga ky festival nen mbiemrin e vajzerise, Prifti.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika :Agim Krajka
Teksti: Haxhi Rama
Kendon: Vace Zela
Ne peme gjethe tani me nuk ka
E bora malet mbulon perseri
E ndonese shiu pik, pik, nis me ra
Qyteti yne eshte plot gjalleri
Ja shiu pik, pik,pik,pik, bjen ne rruge
troket ai pa pushim
Dhe ora tik-tak, tik-tak shkon
E djali prźt me padurim
Po zemra tak-tak pse nis me rrahe kaq
nxitim
Mendon djaloshi qe po prźt ne shi me ankth e
me gezim
Ja shiu, pik, pik, pik, pik, bjen ne rruge
troket ai pa pushim.
Dhe ora tik-tak,tik-tak shkon
E djali prźt me padurim
Po zemra tak-tak pse nis te rrahe me kaq
nxitim
Mendon djaloshi qe po prźt ne shi
Me ankth e me gezim.
Ja,ja, ia se fundi djali e ndaloi
Po tani si te shkreten duhet ta filloje
Te dua, thote djaloshi,
Fjalen tende tash kerkoj
Te du dhe une , po kam edhe nje fjale
Ombrellen pse se hap?
Ah ,po
.
Binte shi, por ai se vinte re aspak
Per cudi, as ombrellen se kishte hape
Te mendoj si erdhajo ne fabrike
Studenteshe e bukur per praktike.
Bjere,bjere pra o shi
Tash nuk kemi frike aspak
Mrekulli,
Ja, ja, ja se fundi djali e ndaloj
Po tani sit e shkreten duhet ta filloje
Te dua, thote djaloshi,
Fjalen tende tash kerkoj
Te du edhe une, po kam dhe nje fjale
Ombrellen pse se hap?
Ah, po
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 08 Gusht 2008 20:48
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: FESTIVALI I KENGES NE RADIOTELEVIZION
Festivali i III
FESTIVALI III I KENGES NE RADIOTELEVIZION
26,27,28 dhjetor 1964-Salla e ILA
Udheheqes artistik : Abdulla Grimci
Regjisor: Luigj Gurakuqi
Skenograf : Shaban Hysa
Dirigjent : Kristo Kote
Orkestra e madhe e Radiofuzionit
Kompleksi ritmik i drejtuar nga Agim Krajka
Prezantues: Drita Bardhi,Bujar Kapexhiu
Kryetar i jurise : Llazar Siliqi
CMIMI I PARE:
CMIMI I DYTE:
1.Dritaren kerkoj e Tonin Harapit
CMIMI I TRETE:
1.Krojeve te vendit tim e Mark Kaftallit
2.Sot mbush 20 vjec e Llazar Morckes
FOKUS
Per here te dyte Festivali nuk do te ndante cmimin e pare.Sipas gazetes Drita, qe i referohet ATSH-se, u ndane vetem nje cmim i dyte dhe dy te treta.Sikurse ne Festivalin e Pare, edhe ne te tretin, nuk u dha cmim i pare, per shkak te nivelit te dobet artistik.Ne Festivalin e Trete, ndryshe nga dy te paret, u unifikuan cmimet si per kengen, ashtu edhe per kengetarin.U interpretuan 17 kenge, me pak se ne cdo festival tjeter, gjate gjithe historise 42 vjecare.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Llazar Morcka
Teksti: Dionis Bubani
Kendon: Vace Zela
SOT JAM 20 VJEC
Kur rrime bashke, shpirti im,
gezimet me emble i kujtoj
Cdo vit Nentorin pres me padurim
me ty ditelindjen dua ta festoj
Per ty shkelqejne syte e mij
Ky frymezim ne zjen ne kraharor
Cdo cast jetoj e lumtur ne liri
se me lirine une linda ne Nentor
Ref.
Sot jam 20 vjet
edhe jeta me therret
te qesh, te kendoj
dhe gezime tenderroj
Sot jam 20 vjet
Dhe ne zemer me bucet
nje kenge pambarim
per te ardhmen plot shkelqim
Dhurate me solle syte e tu
qe buzeqeshen sonte perseri,
Me ty do rri gjithmone keshtu
se ti me dhe te paren dashuri.
Rinia jeten zbukuron
per ty shkelqejne yjet me aq zjarr
Me perqafo i dashur , me pasion
pushtome ti me afshin djaloshar.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 08 Gusht 2008 20:49
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: FESTIVALI I KENGES NE RADIOTELEVIZION
Festivali IV
FESTIVALI IV I KENGES NE RADIOTELEVIZION
24,25,26 dhjetor 1965-Salla e ILA
Udheheqes artistik : Nikolla Zaraqi
Regjisor: Luigj Gurakuqi
Skenograf : Shaban Hysa
Dirigjent : Ferdinand Deda
Orkestra e madhe e Radiofuzionit
Kompleksi ritmik i drejtuar nga Agim Krajka
Kompleksi vokal i AKVP i drejtuar nga : Xhemal Laci
Kryetar i jurise : Cesk Zadeja
CMIMI I PARE:
Te dua o det e Tonin Harapit
CMIMI I DYTE:
Ne jemi tre e Agim Krajkes
CMIMI I TRETE:
1.Valsi i lumturise e Avni Mules
2.E dua vendin tim e Agim Prodanit
FOKUS
Tonin Tershana mori pjese per here te pare ne nje festival dhe u nderua me cmimin e pare. Pas tre vjetesh zoterimi nga Vace Zela, juria e pa te udhes qe ta ndyshonte skemen e njohur, Zela, Mula, Krajka.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Avni Mula
Teksti: Luigj Gurakuqi
Kendon: Vace Zela
Avni Mula
VALSI LUMTURISE
La,la,la,la,la,la
La,la,la,la,la,la
Sa kenaqesi, kur degjoj
Valsin tone ne kete pranvere
Ai perseri po na fton
Te vallezojme si atehere
Bashke me pranveren dhe ti lulezon,
lule plot ere qe ne shpirt me gjalleron
Vals, o vals, ti jeho
ne te bukrin atdhe,
Fushat tona, na i pershkon
Ku shperthen jeta e re.
La,la,la,la,la,la
La,la,la,la,la,la
Ne nje vals na bashkoi
Dhe na fali lumturine
Tingujt sonte degjoj
Dhe kujtoj prape rinine
Bashke me pranveren dhe ti lulezon
Lule plot ere qe ne shpirt me gjalleron
Vals, o vals, ti jeho, ne te bukrin atdhe,
Fushat tona na i pershkon,
ku shperthen jete e re
la,la,la,la,la
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#4 08 Gusht 2008 20:49
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: FESTIVALI I KENGES NE RADIOTELEVIZION
Festivali V
FESTIVALI V I KENGES NE RADIOTELEVIZION
27,28,29 dhjetor 1966-Salla e ILA
Udheheqes artistik : Abdulla Grimci
Regjisor:
Skenograf : Shaban Hysa
Dirigjent : Ferdinand Deda
Orkestra e madhe e Radiofuzionit
Kompleksi ritmik i drejtuar nga Agim Krajka
Kryetar i jurise : Baki Kongoli
CMIMI I PARE:
Shqiponje e lire e Pjeter Gacit
CMIMI I DYTE:
1.Kenga jone e re e Nikolla Zoraqit
2.Vala e Drinit e Tahsim Oshafit
CMIMI I TRETE:
1.Kur bien fyelli e ciftelia e Pjeter Gacit
2.Rojet legjendare e Agim Prodanit
FOKUS
Pjeter Gaci do te fitonte ne nje festival dy cmime, nje te pare e nje te trete.Vace Zela rikthehet me cmimin e pare, pas nje vit , kur kishte fituar kater cmime te para ne pese festival.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Pjeter Gaci
Teksti: Ismail Kadare
Kendon: Vace Zela
SHQIPONJE E LIRE
Permbi fusha dhe male
Fluturo
Pershendeje te zjarrta
Vendit tim i dergo
Permbi oxhaqe te larta
Permbi fabrika
Atje ku puan sot vlon,
Ti fluturo
etj.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#5 08 Gusht 2008 20:50
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: FESTIVALI I KENGES NE RADIOTELEVIZION
Festivali VI
FESTIVALI VI I KENGES NE RADIOTELEVIZION
25,26,27 dhjetor 1967 Salla e ILA
Udheheqes artistik : Abdulla Grimci
Regjisor:
Skenograf :
Dirigjent : Ferdinand Deda
Orkestra e madhe e Radiofuzionit
Kompleksi ritmik i drejtuar nga Agim Krajka
Prezantues : Albert Minga, Drita Bardhi
Kryetar i jurise : Cesk Zadeja
CMIMI I PARE:
Kenge per Shkrute Vaten e Ferdinand Dedes
CMIMI I DYTE:
1.Sot kendoj e dish Dajise
2. Ma e reja komuniste shqiptare Nikolla Zoraqit
CMIMI I TRETE:
1.Feste ne malsi e Nexhmedin Dokos
2. Revolucioni marshon e Tahsim Oshafit
3. Flamujt ngrihen e Pjeter Gacit
4. Kenge per minatorin e Tonin Harapit
FOKUS
Ne kete festival , mes te tjereve qe moren pjese per here te pare, u ngjiten ne skene edhe kengetaret Justina Aliaj dhe Liljana Kondakciu, te dyja nxenese, te cilat ne festivalet e mevonshme do te ishin nga yjet e tij, duke fituar admirimin dhe duke marre edhe vleresimet e jurise e te publikut per interpretiemt e tyre te ngrohta e me nivel artistik.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Ferdinand Deda
Teksti: Ruzhdi Pulaha
Kendon: Vace Zela
KENGE PER SHKURTE VATEN
Ti u rrite bija e Dukagjinit
Si nje lule bjeshkesh plot freski
Rruga e aksioneve te thirri
Qe te njihte tenden trimeri
Dhe u nise
Ballin sec ta ndriten zjarret
Nje hov pa mbarim
Ty te ndrin nen flladet e Partise
Neper zerin e saj u rrite ti,
Jo ti nuk ke vdekur
Do te jetosh gjithmone
Re mbi trase
Per te mbetur
Ylli i zjarrte mbi flamur
Ne cdo aksion.
Se e tille eshte rruga jote
Rruga e heroizmit popullor
Dhe ti re, por gjaku yt i ngrohte
do te skuqe mbi trase gjithmone
Ti dinje ku ka trima, bien
Dhe heronj qe svdesin as ne shekuj
Ndaj u shkule lule qe nga bjeshket
Dhe u ngule ne rrenjet permbi hekur
Jo, ti nuk ke vdekur
Do te jetosh gjithmone
Re mbi trase
Per te mbetur
Yll i zjarrte mbi flamur
Ne cdo aksion.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#6 08 Gusht 2008 20:50
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Festivali i kenges ne Radiotelevizion
Festivali VII
FESTIVALI VII I KENGES NE RADIOTELEVIZION
24,25,26 dhjetor 1968 Salla e ILA
Udheheqes artistik : Nikolla Zoraqi
Regjisor:
Skenograf :
Dirigjent : Ferdinand Deda, Ermir Krantja
Orkestra e madhe e Radiofuzionit
Kompleksi ritmik i drejtuar nga Agim Krajka
Prezantues :
Kryetar i jurise : Cesk Zadeja
CMIMI I PARE:
Mesuesi Hero e Limos Dizdarit
CMIMI I DYTE:
1.Komisari i kuq e Tish Daise
2.Motivi i ri e Tish Daise
3.Ylli partizan e Agim Krajkes
CMIMI I TRETE:
1.Kenge per shokun tim e Tonin Harapit
2.Nentorit e Gaqo Avrazit
3.Bisede me pushken e Pjeter Gacit
DIPLOMA:
1.Atdhe i lashte, atdhe i rie Agim Prodanit
2.Kenga me e zjarrte e Flamur Shehut
FOKUS
Nje tjeter cmim i pare per nje hero te fabrikuar te socializmit.Kesaj here per mesuesin qe ra hero, aksidentalisht, u thurren dy kenge dhe te dyja moren njera cmimin e pare dhe tjetra te dyte.Ndersa per here te pare do te marri pjese ne nje festival kengetarja Ema Qazimi dhe kompozitori Flamur Shehu, te cilet me pas u bene pjese e pandare e suksesit neper festival.Tish Daija fiton dy cmime te dyta ne nje festival.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Limos Dizdari
Teksti:Dritero Agolli
Kendon: Vace Zela
MESUESI HERO
Mesuesi ne kenge do rroje perhere,
Se ra per driten tone,
Si komisari i saj
Ne keto gryka e zaj.
Luleshqerra kryet mbeshtet mbi lapidar,
Ku djali i maleve ka ra,
Ku djali i drites, malesise,
Mbet komisar
Djemte qe mesoi ai
Do behen burra
Vajzat sokolesha.
Do ligjerojn gurra
E si bar do rritet kenga.
Po mesuesi si kenge do rroj
Perhere e si pishtar do rroje,
Perhere do rroje se ra
Per driten tone.
Si komisar i saj
Ne keto gryka e zaj.
Luleshqerra
kryet mbeshtet mbi lapidar
ku djali maleve ka ra,
ku djali drites, malesise mbet komisar.
Per kete hero i kengeve
Hero i kengeve,
Hero i kengeve, hero i kengeve,
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#7 08 Gusht 2008 20:52
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Festivali i kenges ne Radiotelevizion
Festivali VIII
FESTIVALI VIII I KENGES NE RADIOTELEVIZION
24,25,26 dhjetor 1969 Salla e TOB
Udheheqes artistik : Nikolla Zoraqi
Regjisor: Albert Minga
Skenograf :
Dirigjent : Ferdinand Deda, Ermir Krantja
Orkestra e madhe e Radiofuzionit
Kompleksi ritmik i drejtuar nga Agim Krajka
Prezantues :
Kryetar i jurise : Cesk Zadeja
CMIMI I PARE:
Dhurate per ditelindje e Nikolla Zoraqit
CMIMI I DYTE:
1.Une dhe shoket e mi e Agim Krajkes
2. Ballade partizane e Agim Prodanit
CMIMI I TRETE:
1.Lart frymen revolucionare e Nikolla Zoraqit
2.Lumturi e Llazar Morckes
3.Vitet e zjarrta e Pjeter Gacit
FOKUS
David Tukiqi eshte kengetari me i vogel ne gjithe historine e festivaleve tona, qe fiton cmimin e pare si interpretues. Por, me vone, do te marre pjese ne festival edhe si kengetar, edhe si kompozitor, madje duke fituar edhe nje tjeter cmim te pare. Kenga e kenduar prej tij ne Festivalin e 8-te mbetet nga kenget me te bukura te muzikes se lehte shqiptare.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Nikolla Zoraqi
Teksti: Fatos Arapi
Kendon: David Tukiqi
DHURATA PER DITELINDJE
Ne pervjetor te ditelindjes tende
Ke plot dhurata mbi tavoline
E midis tyre nje glob te vogel
Shoket ta kane sjelle.
Lehte e lehte perqark, globi rrotullohet
Fluturojne mbi te gjithe kontinentet
Ja atdheu yne, ja permes kaltersish
Shqiperia ime, ja ku eshte.
Fushes qiellore neper kristale
Fluturon globi e mban mbi shpine
Rruge dhe peme, zogj e limane
Zjarre qytetesh qe naten ndrijne
Shpresa dhe njerez, erera, tufane
Globi i mban mbi shpine.
Lehte e lehte perqark globi rrotullohet
Popujt anembane gjithe sot po zgjohen
Zemrat ndezur kudo, zjarre sot per liri
Rrugeve qiellore globi con.
Lehte e lehte perqark globi rrotullohet.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#8 08 Gusht 2008 20:59
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Festivali i kenges ne Radiotelevizion
Festivali IX
FESTIVALI IX I KENGES NE RADIOTELEVIZION
24, 25, 26 dhjetor 1970 Salla e TOB
Udheheqes artistik : Nikolla Zoraqi
Regjisor: Albert Minga
Skenograf : Llambi Blido, Burhan Cami
Dirigjent : Ferdinand Deda, Ermir Krantja
Orkestra e madhe e Radiofuzionit
Kompleksi ritmik i drejtuar nga Robert Radoja
Prezantues : Adriana Fishta, Mevlan Shanaj
Kryetar i jurise : Cesk Zadeja
CMIMI I PARE:
1.Mesnate e Shpetim Kushtes
2.Shtepia ku lindi partia e Nikolla Zoraqit
CMIMI I DYTE:
1.Ku po shkon o partizan e Feim Ibrahimit
2.Unaza e Agim Krajkes
CMIMI I TRETE:
1.Valle laberishte e Agim Prodanit
2.Mes jush e Pjeter Gacit
3.Viti i ri e Nexhmedin Dokos
FOKUS
Per here te pare dhe te vetme ne historine e festivaleve ne Radio Televizion cmimi i pare iu dha dy kengeve, por mbetet kenga Mesnate e Shpetim Kushtes, ajo qe perfaqeson kete cmim.Gjithashtu ne kete festival marrin pjese edhe dy aktore, Liri Nushi, aktore prane teatrit Aleksander Moisiu, Durres dhe Vladimir Muzha, aktor ne teatrin Bylis te Fierit.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Shpetim Kushto
Teksti: Fatos Arapi
Kendon: Vace Zela
MESNATE
Mesi i nates mbi ne ra ja tani sa kaloi.
Qetesi .Qetesi.
Qyteti fle edhe rruget e njerezit ngado.
Flene e shlodhen.
Prane e prane ne ecim te heshtur te dy
Si ntakimin e pare
Sonte ti je e mahnitshme dhe ashtu
Si ntakimin e pare,
Po me thua:
Dashuria eshte si enderr,
Ne njerezit hyn e ndrit ajo,
E kur smbaron.
Ref.
Se cdo njeri nje enderr te veten ka,
E mban, e ushqen nje dashuri
Ne shpirtin e tij thelle,
Ti dashuri e imja, e bardhe, e bardhe,
Mes endrrash ti tani qendo,
Mes dashurish pa fund
,
Mesi i nates mbi ne tani sa kaloi,
Dashuri.Dashuri.
Ti me fytyre te vogel, me syte ku bucet
Vet kjo nate e ngrohte vjeshte.
Ti tani vjen e kryet ne kraharor me peshtet..
Dhe ashtu si fle ti,
Me zerat e jetes se re, qe ngado na rrethon,
Po me thua:
Dashuria eshte si kenge
Dhe do ajo
Gjithe boten sot
Nkrah te pushtoje.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#9 08 Gusht 2008 21:00
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Festivali i kenges ne Radiotelevizion
Festivali X
FESTIVALI X I KENGES NE RADIOTELEVIZION
24, 25, 26 dhjetor 1971 Salla e TOB
Udheheqes artistik : Nikolla Zoraqi
Regjisor: Mihal Luarasi
Skenograf : Myrteza Fyshekati, Tomi Vaso
Dirigjent : Ferdinand Deda, Ermir Krantja, Gasper Curcia
Orkestra e madhe e RadioTelevizionit
Orkestracioneve drejtuar nga : Robert Radoja, Gasper Curcia
Ferdinand Deda, Gjon Simoni, Alqi Kareco
Prezantues : Edi Luarasi, Viktor Zhysti
Kryetar i jurise : Cesk Zadeja
CMIMI I PARE:
1.Kenga e nenes e Agim Prodanit
CMIMI I DYTE:
1.Ne te dy e Agim Krajkes
FOKUS
Agim Krajka eshte nje nga kompozitoret tani me te mire, nje mjeshter i kenges se lehte shqiptare, vecanerisht asaj ritmike, edhe ne vitet e hekura te socializmit.Ai ka fituar shume cmime te dyta .Karrieren e tij te gjate 23 vjecare. Eshte autor i dhjetera cmimeve te dyta e te treta, dhe vetem i nje cmimi te pare ne 1987. Ndoshta kompozitori qe ka fituar me shume se kushdo tjeter. U lind me 1937 ne Tirane nga prinder te ardhur nga Dibra e Madhe.Eshte Artist i merituar.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Agim Krajka
Teksti: Agim Shehu
Kendon: Justina Aliaj
Sherif Merdani
NE TE DY
Ne vallzim nje dite te shtune
Syt e mi tek ti me mbene
Desha tok te lozim shume,
Por nuk munda vec nje here,
Drejtim jush kush tju marri
Bashke me ta dal dhe une
Natletike une i pari,
Por per tek ti arrij ne fund.
Mbremja jone fest e gjalle
Midis ciftesh nen drite
Ne te dy ballper balle
E midis nesh ka vec muzike.
Ja tani vallzojme ne
Gjithe orkestra flak u ndez
Ti si flutur shkel per dhe
E une ngatrohem ne cdo kthese.
Them na shohim ne te gjithe
Kur une tok me ty vallzoj
Ne muzike e neper drite
Se si ngaterrohem se kuptoj.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#10 08 Gusht 2008 21:01
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Festivali i kenges ne Radiotelevizion
Festivali XI
FESTIVALI XI I KENGES NE RADIOTELEVIZION
22, 23, 24 dhjetor 1972 Salla e TOB
Udheheqes artistik : Nikolla Zoraqi
Regjisor: Mihal Luarasi
Skenograf : Edi Hila, Myrteza Fyshekati, Tomi Vaso,
Dirigjent : Ferdinand Deda, Ermir Krantja, Gasper Curcia
Orkestra e madhe e RadioTelevizionit
Kompleksi ritmik i drejtuar nga Robert Radoja, Gasper Curcia
Ferdinand Deda, Gjon Simoni, Alqi Kareco
Prezantues : Edi Luarasi, Bujar Kapexhiu
Kryetar i jurise : Cesk Zadeja
CMIMI I PARE:
Kur vjen pranvera e Pjeter Gacit
CMIMI I DYTE:
Kafe FLORA e Agim Krajkes
CMIMI I TRETE:
Kush me njeh mua? e Agim Prodanit
FOKUS
Festivali I 11-te u denua kolektivisht, si asnje festival tjeter dhe u quajt nje njolle e zeze.Dhjetera pjesemarres u denuan,u larguan nga muzika per vite me radhe, u internuan
,vetem u orvaten te shprehin dicka ndryshe, apo se dikujt nga lart I shkoi ne mendje te bente nje shaka te tille tragjike.
Per festivalin u mbajten dy qendrime, njeri lavderues ne fillim, e tjetri denues ne fund.Jehona e tij mbetet e ndezur edhe sot ne shekullin e ri.Ne maj 2003 kompozitori Tish Daija I dhuroi Arkivit te shtetit partiturat e 16 kengeve te ketij festivali.Per festivalin e 11-te Skifter Kellici ka shkruar se fundi edhe nje roman te titulluar Festivali I njembedhjete.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Pjeter Gaci
Teksti: Fatos Arapi
Kendon: Tonin Tershana
KUR VJEN PRANVERA
Hapa dritaren e dhomes sime
Me kornizen e qiellit te kalter
Hyri dega e bajames
mbushur me lule te bardha.
Prane meje dikush tha:
Erdhi pranvera,
por une nuk e besova.
Fluturoj dallendyshja para syve te mi
Ne rrezet e diellit ngihet ne ajer
Ndriti cicerimi i gezueshem i saj
Gjeti fole dhe prap dikush me tha:
Ja pranvera, por une nuk e besova.
Erdhe ti tek une me ato floket e verdhe
Me nje bluze te holle,
Mbuluar supet e njome,
Neper syte e tu celte lule limoni,
Neper buzet e tua pikonte limoni
Zerin kur degjova,
E besova:
Kishte ardhur pranvera.
Ref.
Erdhe ti tek une me ata floket e verdhe
Me nje bluze te holle,
Mbuluar supet e njome
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#11 08 Gusht 2008 21:02
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Festivali i kenges ne Radiotelevizion
Festivali XII
FESTIVALI XII I KENGES NE RADIOTELEVIZION
22, 23, 24 dhjetor 1973 Salla e TOB
Udheheqes artistik : Nikolla Zoraqi
Regjisor: Albert Minga
Skenograf : Edi Hila, Fatos Metohu
Dirigjent : Ferdinand Deda, Ermir Krantja
Orkestra e Simfonike e RadioTelevizionit
Prezantues : Flutura Cangu,Pandi Siku
Kryetar i jurise : Gjon Simoni
CMIMI I PARE:
Gjurme te arta e Kujtim Laros
CMIMI I DYTE:
1.Poeti partizan e Pjeter Gacit
2.Si agim i kuq e Josif Minges
CMIMI I TRETE:
1.Partia ime, diell i vendit tim e Ferdinand Dedes
2.Sup me sup si malet e Agim Prodanit
3.Kur je ne rresht me partizane e Feim Ibrahimit
FOKUS
Festivali i 12-te erdhi pas denimit te grupit armiqesor te festivalit te meparshem.Te gjithe ishin te kujdesshem e te gatshem per te vene ne jete Vendimet e Pleniumit te 4-t te PPSH-se.Vace Zela kthehet perseri me nje cmim te pare me kengen e Kujtim Laros.I nenti ky cmim ne historine e festivaleve per te. Nga ky Festival i famshem ngelen vargjet Ne ne goje te ujkur hedhim valle, Lum moj Shqiperi qe na ke ne!
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Kujtim Laro
Teksti: Lirim Deda
Kendon: Vace Zela
GJURME TE ARTA
Linde ti per te qene i lir, shqiptar.
Por jeta skish per ty nje dhurate,
Se mbi toke kish gure shume e pak bar
Jo,smund tjetoje ti pa liri,
Liria , kenga e pare.
Lumenjt kurr slodhen duke rendur ne det.
As ti su ndale jo drejt lirise,
Drejt kenges qe ndezi rrufete
Ja tek rri, o bir i trimerise
Me ballin gjer tek rete!
Ref.
Ne shekuj ece mes krismave,
Mes bresherit te plumbave!
I lidhur fort me token
Dhe me endrren me tbukur, me te bardhe.
Permbi truallin tend e peshtete koken,
Ne cdo gezim e shqote, o shqiptar!
Ne cdo gezim e shqote, o shqiptar!
Dhe tani afroma pak ballin, shqiptar.
Ja, koha la ketu ne cdo brazde
Shume gjurme, eh cgjurme tarta jane
Po pranveren ke ti sot ne sy
Dyfeklidhuri me gjalme!
Lumenjt kurre slodhen duke rendur ne det.
As ti su ndale jo drejt lirise,
Drejt kenges qe ndezi rrufete
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#12 08 Gusht 2008 21:03
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Festivali i kenges ne Radiotelevizion
FESTIVALI XIII
FESTIVALI XIII I KENGES NE RADIOTELEVIZION
27, 28, 29 dhjetor 1974 - Salla e TOB
Udheheqes artistik : Nikolla Zoraqi
Regjisor: Albert Minga
Skenograf : Edi Hila, Fatos Metohu
Kompleksi vokal I drejtuar nga: Shuaip Krypa
Orkestra e Simfonike e RadioTelevizionit
Dirigjent : Ferdinand Deda, Ermir Krantja
Orkestruan: Robert Radoja, Gjon Simoni, Aleksander Lalo, etj
Prezantues :
Kryetar i jurise : Gjon Simoni
CMIMI I PARE:
Vajzat e fshatit tim e Enver Shengjergjit
CMIMI I DYTE:
1.Kenga zjarrr e Tish Daise
2.Qemal Stafa yll i lirise e Josif Minges
CMIMI I TRETE:
1.Kjo ane e Bistrices e Gjon Simonit
2.Partise I kendojme e Ferdinand Dedes
3.Derdhem gjak e hodhem rrenje e Kujtim Laros
FOKUS
Alida Hisku fiton cmimin e pare, se bashku me nje kompozitor te ri si Enver Shengjergji, ndersa Zhuliana Jorganxhi e ka cmimin e saj te dyte. Kengetarje Liljana Kondakciu do te marre pjese per here te pare ne nje festival me je kenge te Agim Prodanit, duke sfiduar edhe Tonin Tershanen dhe do te mbetej, keshtu, nder yjet e festivalit.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Enver Shengjergji
Teksti: Zhuliana Jorganxhi
Kendon: Alida Hisku
VAJZAT E FSHATIT TIM
Anes e pas anes o
Lumit te fshatit tim
Nga fusha vijne vajzat sot
Djersa ne balle u ndrin.
Lumturine rrisin sot
Llereperveshurat vajzat tona
Lule jane vete ato,
Lulet e gezimit tone.
Ref.
Me buken e fushes o
Me eren e malit o
Me kenge trimerie vashat
E kane rritur shtatin o.
Me buken e fushes o
Me eren e malit o
Rritin dashurine vashat
Per djemte e fshatit o
Anes e pas anes o
Lumit te fshatit tim
Rriten vashat trimeresha
Ne roje te lirise.
Krahet e tyre ngjyre ar
Sec I poqi dielli I jugut
Neper fushen tone te gjere
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#13 08 Gusht 2008 21:04
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Festivali i kenges ne Radiotelevizion
Festivali XIV
FESTIVALI XIV I KENGES NE RADIOTELEVIZION
25, 26, 27 dhjetor 1975 - Salla e TOB
Udheheqes artistik : Gjon Simoni
Regjisor: Mevlan Shanaj
Skenograf : Rexhep Aliaj
Dirigjent : Ferdinand Deda, Ermir Krantja, Eno Koco, Aleksander Lalao
Orkestra e Simfonike e RadioTelevizionit
Orkestruan: Aleksander Lalo, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Gjon Simoni,
Prezantues : Rexhina Malaj, Kastriot Caushi
Kryetar i jurise :
CMIMI I PARE:
Buka e duarve tona e Kujtim Laros
CMIMI I DYTE:
1.Shoket e Shaqir Kodres
2.Shoqja ime e Agim Krajkes
CMIMI I TRETE:
1.Si lule ne bjeshke e Naim Gjoshit
2.Dashuria me e madhe e Agim Prodanit
3.Dasem ne fshat e Agron Xhunges
FOKUS
Kengetarja e re Alida Hisku, pas disa vitesh pervoje, pasi kishte fituar edhe nje cmim te trete, fiton per te dytin vit radhazi cmimin e pare ne nje festival. Vetem Vace Zela dhe Tonin Tershana e kishte fituar ate me pare. Ende ne moshe te re, Alida Hisku ishte bere njera nga kengetaret e reja me te dashura per publikun, nje yll i ri i muzikes sone. Per here te dyte e fitonte cmimin e pare edhe kompozitori Kujtim Laro.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Kujtim Laro
Teksti: Xhevair Spahiu
Kendon: Alida Hisku
BUKA E DUARVE TONA
Kjo toke ngrohu bijte e mjerimit
Permbi gure rriti trima, rriti lule dhe shprese
Kjo toke-me lirine dashuruar,
Nje grusht dheu dhemb si zemra
Me jeten tone ne e mbrojme.
Erdh pranvera, celi jeta,
Fare te re ne hodhem,
Buke e gaz u mbushen sofrat,
Valet rrahin token.
Toka me njerezit gezon.
Toka jone e lire, kudo ne na therret,
Ne i japim force edhe jete,
Ne fusha dhe male djersa jone kullon
Toka shqiptare rinon.
Bukes i buzeqeshin femija
Duart punetore, fshatare,
bukes sone i gezojne,
Grurin tok me plumbat shtrenguar,
Ne gjerdan i mban Atdheu.
Lirine e tij ai mbron.
Erdhpranvera, celi jeta
Fare te re ne hodhem,
Buke e gaz u mbushen sofrat,
Valet rrahin token,
Toka jone e lire , kudo ne na therret
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#14 08 Gusht 2008 21:09
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Festivali i kenges ne Radiotelevizion
Festivali XV
FESTIVALI XV I KENGES NE RADIOTELEVIZION
25, 26, 27 dhjetor 1976 - Salla e TOB
Udheheqes artistik : Gjon Simoni
Regjisor: Albert Minga, Osman Mula
Skenograf : Rexhep Aliaj
Dirigjent : Ferdinand Deda, Ermir Krantja, Eno Koco,
Orkestra e Simfonike e RadioTelevizionit
Orkestruan: Aleksander Lalo, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Gjon Simoni,
Prezantues :
Kryetar i jurise :
CMIMI I PARE:
Nene moj do pres gershetin e Avni Mules
CMIMI I DYTE:
1.Lart flamujt e kongresit e Ferdinand Dedes
2.Buka dhe celiku e Agim Prodanit
CMIMI I TRETE:
1.Fshati I ri e Kastriot Gjinit
2.Kenge per Tiranen e Nikolla Zoraqit
3.E bukura Shqiperi e Pjeter Gacit
FOKUS
Vace Zela fiton perseri Cmimin e Pare, te tretin ne karrieren e saj te gjate ne festival. Jane plot 10 cmime te para, te cilat, pa dyshim, e kurorezojne ate si mbretereshen e festivaleve tona. Nje record I papare, I pakapshem ndonjehere. Eshte ndoshta festivali me I politizuar ne gjithe historine e festivaleve tona. Vetem kenga fituese mbeti nder kenget me te mira nder vite.
TEKSTI I KENGES FITUESE
Muzika : Avni Mula
Teksti: Hysni Milloshi
Kendon: Vace Zela
NENE MOJ DO PRES GERSHETIN
Nene, moj do pres gershetin,
E do marr malin perpjete,
Shok e shoqe po me presin,
Nato bjeshke ku puthin rete
Dil, moj nene, lajmero dasmoret,
Se do shkoj un partizane,
Mos me bej nuse zakoni,
Do marr pushke, ne mal do dal.
Refreni:
Ne mu kalbte rripi I pushkes
Nene, moj ne shi e nere
Do ta lidh ne ballet e luftes
Me gershetin tim te prere, o mori nene!
Ne te marte malli per mua,
Dil degjo krisma nga mali,
Mbi lirine asgje nuk dua
Se jam nuse partizani.
Mos I pyet zogjte ne pyje
Ku kam qene e ku skam qene
Gjurme me gjurme do le ca yje,
Te me gjesh kudo, moj nene.
Refreni:
Ne mu kalbte rripi I pushkes
Nene, moj ne shi e nere
Do ta lidh ne ballet e luftes
Me gershetin tim te prere, o mori nene!
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#15 08 Gusht 2008 21:10
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|