Por nuk po ndalemi tek ngjarja qė u mbajt gjatė nėntė ditėve nė Manastir, 14-22 nėntor 1908, nė praninė e 150 delegatėve tė ardhur nga e gjithė Shqipėria si dhe nga komunitetet shqiptare nė diasporė; as tek dėshmitė e anėtarėve aktivė tė Komisionit tė Alfabetit, si Mithat Frashėri i cili mbronte Alfabetin e Stambollit si njė nga tre alfabetet e propozuara nė Kongres; apo figura me kontribut tė madh pėr tia mbėrritur kėsaj dite si Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja etj.
Ėshtė njė njeri qė nuk mori pjesė nė Kongres dhe qė del kundra rrymės sė ngjarjes. Si gjithnjė. Ėshtė Faik Konica i cili mendimet e tij tė ashpra ndaj disa protagonistėve tė Kongresit tė Alfabetit i shpreh edhe tek dy letrat e mėposhtme dhe tek pėrgjigjja e njė letėrkėmbyesi, pjesėmarrės nė ato ditė nė Manastir.
Siē do ta shohim nė letrat tė cilat po i botojmė, tė patranskriptuara, ashtu siē i ka shkruar Konica njėqind vjet para, shkak pėr mėninė e Akilit duhet tė jetė bėrė ftesa e vonuar qė ai mori nga organizatorėt e Kongresit. Prandaj i kthen pėrgjigje ftesės me ca tė tallura tė forta, kundėr atyreve qė vanė.
Ai vė sidomos nė shėnjestėr Mithat Frashėrin. Shoh ce Xhon Turqit e Manastirit muarnė, pėrveē abesė sė Stambollit edhe atė qė pėrdora unė, me njė a dy ndryshime, nė mot tė re tAlbanies, nga e keqia. Ėsht e tepėr tė ju thom qė, pas mendjes sime, njė abee e tillė nukė munt tė jetė pėrveē se e kohėshme. Por duke pritur, munt pėr pakė vjet tė punojmė me kėtė abee pėr tė qeshur.
Konica nuk i kursen fjalėt e hidhėtandaj, pėrfaqėsuesit tė Shoqėrisė Biblike Gjergji Qiriazi, anėtar i komisionit pėr hartimin e alfabetit. Pas kokės sė Qirjasit, duhet tė bėhemi tė gjithė agjentė tė Biblės.
Faik Konica (1876-1942) qysh nė rini kish trajtuar ēėshtjen e krijimit tė njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt. Me dhjetėra artikuj kish botuar tek Albania e tij (1897-1909) para se tė vintete e Kongresit tė Manastirit.
Konica kishte studiuar nė Francė gjuhėsi dhe filologji, dhjetė vjet studime nė Dizhon dhe nė Paris, nė Kolegjin Francez, pėr letėrsi frėnge, Latinisht dhe Greqisht.
Letrat e mėposhtme u gjetėn nė dosjen jo shumė tė pasur pėr Kongresin e Manastirit qė disponon Arkivi Qendror Shtetėror. Aty ruheshin dy foto klishe Kongres i Manastiritdhe Komision i Alfabetit bashkė me Vendimin e Komisionit mbi ēėshtjen e Abecesė. Tri fletė gjithsej.
Ka tė ngjarė qė letrat e Konicės ti drejtohen Sotir Pecit, njė intelektuali tė kohės, ministėr Arsimi nė qeverinė e dalė nga Kongresi i Lushnjės. Po smund tė thuhet me siguri, pasi nė kėtė letėr dorėshkrim ku i kthehet pėrgjigje Konicės pėr kureshtjen e kėtij tė fundit nga vendi i ngjarjes, Kongresi i Manastirit, nuk ka as emėr shkruesi, as firmė.
------------------------------------
Nė London, mė 10 tė vjeshtės III, 1908
I dashur mik,
Dy fjalė nė kėtė tė bukur kartė tė Hollandės.
Klubi i Manastirit mė dėrgoj gnė ftim nė funt tė vjeshtės II: Do me thėnė e mora tani e katėr ditė mė parė. U ktheva kėtyre xotėrignve gnė pėrghighje tė mprehur e tė merituar. Do ta kėndoni te Albania; a nė shkofshi nė kongres, u a tregon Hristo Ciriasi.
Me cė e xura nė gojė kėtė emėr, duhet tė ju thom se Cirjasi cenka xemėruar me mua jo vetėm pėr Ristomathinė, po dhe mė tepėr nga ce mora anėn e priftit Shcipėtar. Pas kokės sė Cirjasit, duhet tė bėhemi tė ghithė aghentė tė Biblės.
Nė shkofshi nė Manastir, kėrkoini Luigi Gurakucit tė ju tregojė letrėn ci shkrova. Mė pėlcente mė mirė tė ju shkruanja juve, po nukė e dija a do tė shkojit nė Kongres.
Kėto cė ju shkruaj juve vetėm gnė biletė e shpejtmė. Po nė pakė kohė do tė merni gnė letrė tė ghatė. Me ghith kėtė nuk dua tė pres gher ahere cė tė ju shfac gėzimin tim pėr shėrimin e nėnės suaj. Kuptoj mirė se xėra juaj norė tė xexa tė dyshimit dhe tė pritjes.
Mora dy ditė mė parė gnė letrė tė ghatė, te e tsila mė shfacin arėsyen e asaj telegramme cė muartė nga Stambolli. Si duket, Grekėt e Janinės gatitjen gnė kryengritje pėr tu bashkuar me Grecinė. Turct e Rign e zbuluan gatitjen, dhe gna dhjetė veta. Pastaj, Komiteti i Stambollit thiri tsa Shciptarė, tė gnohur nė hucumete, dhe u dha urdhėr tė dėrgojnė telegramin cė muartė. Cenkan gati tė vdesin.
Kush?... Gati tė lėpijnė kėmbėt e Grekėve, nė pafshin nognė fitim. Chfoshgna janė Shciptarėt tu vėnė veshin sharlatanėve tė tilė! Tė dijin se chėshtė politika dhe organiximi, do tė kishin pėrghighur:
Tsilėt jini ju? Nemėr tė kujt na flisni? Kush ju kėrkoj kėshilla? Ku ishit gher sot? Chpunė kini mbaruar pėr Shcipėrinė cė tė na jipni mėsime patriotismi? Duke bėrė kėshtu do tnderojin edhe veten edhe vendin e tyre; dhe do tė merjin mė tepėr rėndėsie nė sy tė Turcve tė Rign.
Se shpirt-robėt, tė tsilėt janė gati kurdoherė tė pėrghighen evet-efendėm. Nė chdo gneri tė pa-gnohur cė kuzon tu urdhėrojė ata, shpirt robėr nuk munt tė nderohen prej kėrkujt.
Shoh cė e xghata tepėr biletėn, dhe e bėra letrė.
Mbaroi pra duke u-thėnė: juaji me xemėr Faik Konitza.
P. S. Smail Mahir Pashėn e chliruam me nder. Offitserėt cė e thelluan punėn e tija i bėnė Sadracemit gnė rapporte kėtij xoti si ghetmė gha. Dhe Sadracemi shkruajti gnė jangllesh olldu dhe u mbarua puna. Kish ndegnur dy muaj tė mbyllur nė Serasceri.
P. S. 2 Telegramėn tonė a e mori Beledije Reisi?
AQSH F. 13 D. 3 fl. 19-21
------------------------------------------
London, N. W.
11. XII. 1908
I dashur mik,
Besoj tė ghej tė ju dėrgoj ghithė numėrat cė ju mungojnėnga Albania. Bashkė me to, kam shpresė tė ghej nė mes tė karterave tė mia edhe nogne libėr cė ju mungon dhe munt tė ju duhet.
Se pėr librat pėr tė shitur, kam:
1.Gna 30 Historie tė Shcipėrisė. I shes 5 franga. U a lė juve pėr 3 franga tsopėn, kushtimi i udhės duke cenė nė barė tuaj.
2. Gna 300 Historie tė Turcisė. I shes 1 franga. U a lė pėr 0fr. , 40. tudhės tuajat.
3. Kartat Dheshkrimtare, cė tė kthehen tė pa-shitura nga Amerika (munt tė jenė nga gna 150), 5 frėnga tsopa; chdo tsopė, do tu lihen 3 fr. pėr ju.
4. Albania e motit 1909, cė vjen, pajtimi 10 franga. Pėr pajtimarėt tė bėrė me anė tuaj, 7 frėnga. Pėr vėllimet e shkruara t Albanies ghithashtu.
Mora pardie gnė letrė nga Amerika. Shocėria Besa-Besėn kėrkon tė blejė Kombin me ghith shtypin e tij, dhe mė pyeti nė dua tė pėlcej vendin e drectorit tė fletės sė ree. Mė kėrkonte pėrghighje me cable. Kaptova Yes conditionally. Konditjet e mia janė ti mar detyrat nė 9 muaj, sa tė kemė kohė tė picem me nėnėn dhe tė vėshtroj tsa punė shtėpiake. Ata t Amerikės duan tė vete nė 4 muaj; po kėtė nuk e bėj dot.
Shoh ce Zhon Turcet e Manastirit muarnė, pėrvech abese sė Stambollit edhe atė cė pėrdora unė, me gna dy ndryshime, nė mot tė re tAlbanies nga e kecia. Ėsht e tepėr tė ju thom cė, pas mendjes sime, gnė abee e tillė nukė munt tė jetė pėrvech se e kohėshme. Por duke pritur, munt nė pakė vjet tė punojmė me kėtė abee pėr tė ceshur. Gnė vjershė e bukur gnė mėsim i thellė, gnė roman i fort, nuk e hecin vler e tyre nga abeja te e tsila janė shkruar, dhe smunt tė humbasin rėndėsinė nė u-shkrofshin me gnė dorė e me gnė tjatėr.
Nuk mė thatė chfunt i dhatė cėllimit tuaj pėr tė blerė gnė shtyp? Svajta tė pyes mė parė se tė di nė doni me tė vėrtet tė bleni; skuzoj ti mėrxit pėr ghepura. Gnė shtyp nElbasan do tė duhet, nė coftė ce duam tu biem pas mendimeve tona. Do tish mirė tė nzitojit pakė, se nė dy muaj e mbaroj kundraton me shtypėsin tim, dhe dua, nė kini gnė shtyp aty, tė lidhem me ju cė ta shtypni Albanien nElbasan me tė holla tė mia. Nė kėtė rasė, do tė kem nevojė edhe pėr gnė sub-editor i tsili tė jetaty ghithgnė. A munt tė porositni gnė muaj (nuk munt ti jap shum)? Duhet tė jet i tsenar dhe punėtor, pa nė mos ka dije tė mirė e vė unė shpejt nudhė. Detyra e tij do tė jetė tė ndrecė shprovimet, tė dėrgojė Albanien dhe tė mbledhė pajtimet, tė mbajė letrė-kėmbimin me pajtimtarėt, etj. Sa pėr shkrimet, gnė tė tretė do ta dėrgojnė vetė, gnė tė tretė do ta dėrgojnė bashkėpunėtorėt, gnė tė tretė vetėm duhet ta shkruaj ay. Do me thėnė me cė Albania ėshtė mė tė shumat herė 24 facesh, do tė ketė pėr tė shkruar 8 face mė muaj, a ½ shtyllė ditėn. do ti choj shpesh vetė lėndėn me tė tsilėn tė trajtojė artikuj. Albania do tė bėjė pakė politikė, edhe kėtė nė masė cė tė ma e permetojė kanuni i xotėrignve tanė. Sub-editor-i smunt tė jetė...... po sbėn ghė nė pastė punė nė beledie, a nė shkolla tė vechanta.
Miss Durham-i vjen kėto ditė kėtu. Mė shkruan nga Shkodra cė ka shpresė Shcipėtarėt tė punojnė dhe tė lidhė, cė tė jenė tė zotėt tė chlirohen, se Konstutsja smunt tė rojė dhe Turcia shpejt a von do tė prishet dhe do thumbasė. U-poca me gnė xognė, miceshė tė Miss Durham-it, dhe mė tha se kio e funtmia kėrkon tė blejė shtėpie dhe tė rijė nė Shcipėrie, ndofta do tė hapė edhe shkollė chupash. Do tpėrpicem ti mbush kokėn tė xghedhė Elbasanin. Miss Durham-i mė shkruan cė Shkodranėt cahen nga boyeottimi se nisnė tė humbasin. Edhe nga ghetkė ashtu mė shkruajnė. Austria u shet tregėtarėve veresie; nga tjatėr anė, tregu i parė pėr plachkat shcipėtare ėsht Austria: Si munt pra tė boyeottohen myshterign, tė tsilėt ndodhen tė jenė edhe hua dhėnės? Nė coftė cė Austria pėrghighet duke boyeottuar edhe ajo, kini pėr tė parė se chvarfėrie do ti vijė Shcipėrisė. Dhe tė ghitha kėto nga intrigat e Englis!
Nukė di kė kini xghedhur atje pėr deputet. Dr. Temua ėsht gneri i ndershėm dhe i drectė, po nuk munt tė cuhet kombėtar. Pse nukė vutė pėrpara gnė nga mesi juaj?
Juaji me besė
Faik Konitza
P. S. Nė letrė cė shkrova nė Monastir, duke ti kthyer pėrghighje tė vetė-thėnit ftim pėr Kongresin vura tsa tė tallura tė forta, kundėr atyreve cė vanė. Nukė dija
cė do tė kishin vajtur edhe tsa mic nga tanėt. Por kam shpresė cė as gnė nga kėta nuk i mori fjalėt e mia pėr vete.
AQSH F 13. D. 3 fl. 25-26
-------------------------------------------
Elbasan 5 shėndre 1908
I dashur Faik Bej
Kartat e xotėnis tuaj mė ranė nė dorė me kohė, po si vojta nė Congres tė Monastirit e si u ktheva pri andej nga ci mė pėrngashin tsa punė tė vechanta smund u pėrgjigja.
Pėrpara se tė vetet nė Congrest u pata shkrumun me u pytė nė kishit ndėrmend me shku, se po tė mos veshit as mundojem me shku.
Mjerisht ngherė sa ceshė pa u nisun karat nga ju skishjem marrė edhe dėshira tė gnih disa atdhetarė, me kėt shkak mė shtyni tė vete si delegat i Clubit kėtushėm bashkė me tre shokė tė tjerė.
Nga neve tė katėr vetėm un ishjem i pamvarun e me mendimin tė lirė se tė tjerėt ishin tė urdhėnuem nga kryesia tė mane anė nga gni Alfabet me shkronja tė gnishme. Sa do ci ngulėm kamė ci tė mbahet Congresi kėtu, si e dėftejnė kartenat ci kini kėmbye me Clubin e Manastirit, po ma nė fundt, massi atdhetarėt e ndershėm tė Shkodrės ndėrunė mendim, patėn frikė se mo cuhen egoistė e bamė pas pėlcimit tyne.
Kur mėrrinė nė Manastir bashkė me X. Sokoli (Hilė Mosi) i tsili erdh nėpėr Elbasan u chuditėm pėr programin e pa rregulltė ci ghetėm tė tsilėn edhe po e mbyll kėtu.
Ne pas nesėretė me shkak me ci u ba mend tė ketė chdo cytet dy vota, u chova e i a lashė barrėn dy shokvet mi XX. D. Buda e S. Shuturici. Fjalėt ci shkrushit pėr cėllimin tinxarė tė Frasharakvet u vėrtetunė prej punėvet tė tana. I vėrtetojnė ene dy Alfabetat bignake, tė krumun prej atyne ci caheshin nga shkrojat bignake; i vėrtetojnė Liria e Besa.
Nuk munt tė flas pėr ghithė burrat ci cenė nė mbledhjet, se ishin tė tanė atdhetarė tė vėrtetė, po dua vetėm me ba fjalė pėr dy tė tsilėt pėrpiceshin kush e kush tė bahet ma popullor se shoci. Kėta ishin Luigi Gurakucchi e Midhat Frashėri. Po mjerisht u mbahesh goja tė dyve e smund u shiten si oratorė.
Ditėn e prapme kur do ndėshkrushim shkresat, Midhat Frashėri me gni dhelpėritė pa mjeshtėrt nxori Don Ciriazin e tha: Xotėnij Delegatė! Massi shocėnia Unghillore ka cėllim tė shpalli librat e shejtė nė gni Alfabet tė gnoftun prej ghithė Shcipėtarėt andaj lutem, tė mė tregoni tsilin nga tė dy tė pėrdori. Mė tjetėr anė, Midhat Frashėri massi mė parė i u kish lutur vechan tė shumėvet ti manė krahė si kryetarė i Kongresit dha mentimin tė bahet votim pėr mi tė dy Alfabetet.
Athere Pater Fishta i u kundėrshtu rrebėt e pėrmendi tė bamit mend ci do tė pėrdoren tė dy.
Kjo ce turpja e fundit ci u ba nė Congrest.
Kartat ci dėrgutė nė Congrest si pėrghighje pėr thirrjen u kėndun sheshit po asgnani nuk foli kundėr. Cirjaxi e Fehim Bej Xavalani nga ana e keshillės Sundimtore tė Klubit tė Manastirit e cisin tė larė vethen tyke thanė se i shkruamė me kohė Faik Bej po sdimė casht kjo.
Tė tanė burrat e Congresit e chimoshin shtrejt shėrbimin ci i ka bamė Komit Shciptarė, ene ato ci i di pėr ..........













