Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Si Tė Gjallėrosh Flokėt Dhe Lėkurėn Nė Ditėt E Plazhit 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Si Tė Gjallėrosh Flokėt Dhe Lėkurėn Nė Ditėt E Plazhit 
 
Vajzat natyrale, origjinale nė bukurinė e tyre. Kjo sepse kujdesen pėr lėkuren me fruta, kos, dhe bimė, tė cilat i pėrgatisin vetė, (nė kushte higjienike te larta) dhe me pas i vėnė si maska nė tė gjithė fytyrėn. Behet fjalė pėr receta antike, qė janė pėrdorur prej shekujsh. Pėrgatiten nė shtėpi, dhe mbahen nė frigorifer.
Sot mund te bėhesh vėrtet njė e tillė, pa xhel, llak, tualet, vetėm ujė e sapun. Mjaft mė me kremra. Vajza nature , vė nė fytyrė kos dhe i ēel flokėt me limon, pėrgatit maskėn me fruta tė thata si bajame. Rikuperon recetat e gjyshes dhe tonet i pėrgatit me bimėt e kopshtit, anticelulit i pastėr. Pas mėsimeve tė ekologjisė dhe konsumit etik, jeta natyrale dhe shpenzimet biologjike janė nė radhėn e parė tė kozmetikės sė bėrė nė shtėpi. Natyrė 100%. Fruta minerale, bimė, tė vena direkt nė fytyrė. Mė parė qėrohen, shtypen me vaj. E gjithė kjo pėrgatitet nė kuzhinė, nė njė grirės frutash. Molla mund te jetė njė oksidues i mirė. Me njė kos dhe njė lugė mjaltė, mund tė merret njė qumėsht i ekuilibruar pėr fytyrėn.
Pėr tė zhdukur rrudhat:
Pėrzieni njė tė verdhė veze, lugė kosi dhe 1 lugė mjalt, derisa tė pėrfitoni njė krem tė butė. Shpėrndaheni nėpėr fytyrė dhe nė qafė dhe lėreni tė veprojė pėr 15 minuta. Zieni 2 karrota, shtypini derisa tė bėhet njė pure e dendur dhe shpėrndaheni akoma tė ngrohtė nė lėkurė. Pas 15 minutash shplajeni fytyrėn me ujė tė vakėt.
Maskė me qumėsht dhe mjalt
Eshte ideale pėr tė krijuar njė efekt energjidhėnės nė lėkurė. Kjo maskė pėrgatitet shumė shpejt. Nė tė vėrtet, mjafton tė lyeni fytyrėn me 3 lugė mjaltė, duke evituar zonat rreth syve dhe pastaj tė shpėrndani mbi tė ajkėn e qumėshtit tė freskėt. Lėreni rreth 15 minuta. Mjalti ndihmon pėr tė stabilizuar hidratimin e qelizave dhe qumėshti e ushqen me tė gjitha elementet e nevojshme ripėrtėritjen e qelizės.
Maskė me banane
Pėrziej 1 banane tė pjekur e tė shtypur,1 lugė kafeje me kos natyral dhe 1 lugė kafeje lėng limoni.Vendose mbi fytyrė. Lėre 20 minuta. Shplaje me ujė tė vakėt.
Qumėsht pastrues pėr lėkura tė yndyrshme
Shtrydhni njė grejpfrut dhe pėrziejeni lėngun e tij me njė gotė qumėsht tė ftohtė. Ruajeni nė frigorifer dhe pėrdoreni pėr tė pastruar fytyrėn para gjumit. Njomni njė copė pambuk tė pastėr dhe kaloni me tė gjithė fytyrėn. Shpėlajeni me ujė tė vakėt dhe fshijeni me pecetė tė pastėr.
Ujė trėndafili pėr sy tė ėnjtur
Zieni 1 litėr ujė dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidhni nė tė 20 petale trėndafili. Lėrini rreth 30 minuta, mė pas kullojini. Lėreni ujin e trėndafilit tė ftohet pak dhe bėni me tė kompresa nė sy.
Maskė me patate ose kastravec pėr rrathėt e syve
Pastroni njė patate dhe prijeni nė feta shumė tė holla. Shtrojini fetat nė sy dhe lėrini rreth 10 minuta. Mė pas hiqini dhe shpėlani fytyrėn.
Krem pastrues pėr fytyrėn
¼ kastravec (me lėkurė tė prerė hollė)
1/8 patate (me lėkurė tė prerė hollė)
1 lugė sodė buke
1 kokėrr vezė
¼ filxhan kos
Hidhni nė makineri grirėse pataten dhe kastravecin. Shtoni sodėn dhe vezėn dhe vazhdoni pėrzierjen. Mė pas hidhni kosin. Nėse keni lėkurė tė yndyrshme, shtoni 2 lugė kafeje lėng limoni. Kremi ruhet nė frigorifer pėr 2 ditė. Vendoseni nė njė cope pambuku ose pecetė tė pastėr dhe pastroni me tė fytyrėn. Mė pas hiqeni dhe shpėlani fytyrėn.

Tonifikues pėr flokė tė dobėt
Nė njė tas tė vogėl rrihni 1 kokėrr vezė dhe ½ filxhan ēaji me kos. Masazhoni me kėtė masė flokėt tuaj. Lėreni tonifikuesin nė flokė rreth 10 minuta. Mė pas shpėlajeni.
Zbutės pėr flokėt e thatė
Nė njė enė pėrzieni 2 kokrra vezė tė rrahura me 1 lugė vaj ulliri, 1 lugė glicerinė dhe pak uthull. Kalojeni kėtė maskė nė flokė dhe lėreni rreth 15 minuta. Nė vazhdim lajeni.

Maskė me rrush
Rrushi pėrveēse ėshtė njė frut shumė i shijshėm, pėrmban pėrbėrės tė ndryshėm qė mund ta ndihmojnė lėkurėn pėr tė qenė mė e bukur dhe pėr tė pėrmirėsuar pamjen e saj. Nė fakt, qė nė antikitet ishte e njohur pėr cilėsitė depurative dhe rindėrtuese dhe tashmė tė gjitha industritė e mėdha tė kozmetikės e kanė zbuluar qė pėrbėrėsit e saj aktivė kanė njė fuqi tė madhe antioksiduese. Rrushi ėshtė ideal pėr tė hidratuar, pėr tė ushqyer dhe tonifikuar qė nė fakt janė elementėt idealė pėr njė lėkurė tė pjekur ose shumė tė thatė, ajo ndihmon nė parandalimin e plakjes sė lėkurės, ka njė efekt frenues dhe dobėsues ndaj dhe shumė anticelulitė e pėrmbajnė, ai ndihmon pėr tė eleminuar fryrjet ė kėmbėve dhe problemet e qarkullimit tė gjakut, gjithashtu ka dhe funksion pastrues, duke pastruar nga lėkura e vdekur. Tė gjitha kėto elementė janė tė pranishėm si tek tuli, tek farat edhe tek lėkura e rrushit. Lani mirė 10 kokrra me rrush. Shtypini me njė pirun deri sa tė bėhen njė masė e qullėt. Lani mirė fytyrėn dhe qafėn. Vendosni qullin mbi fytyrė dhe mbi qafė. Lėreni tė veprojė pėr njė periudhė 25 minuta. Hiqni tulin dhe shpėlani me kujdes fytyrėn me ujė tė vakėt.

Maskė fytyre me pjeshkė e kastravec
Lajeni fytyrėn me pastruesin tuaj tė preferuar dhe ujė tė ngrohtė qė t ju hapen mirė poret. Merrni 2-3 kokrra pjeshke. Prije nė thela tė holla, aq sa tė mundesh. Fėrkoje fytyrėn mirė e mirė me kėtė masė dhe qėndro nė pozicion tė shtrirė. Lėri tė qėndrojnė atje deri nė 20 minuta. Ndėrsa masa e pjeshkės qėndron nė fytyrė, mbyllni sytė dhe vendosni masėn e kastravecit mbi qepalla. Mundėsisht, qetėsohuni nė njė ambient ose dhomė mė vete, larg zhurmave tė familjes dhe vini nė CD player ndonjė muzikė qetėsuese. Nė fund shpėlajeni lėkurėn lehte me ujė tė ftohtė.

PĖR TĖ PATUR NJĖ LĖKURĖ MĖNDAFSH
250 ml lėng i freskėt kastraveci
50 ml mjaltė
125 ml jogurt
6 pika vaj livande
4 pika vaj karafili
Pėrziejini mirė dhe vendosini nė fytyrė pėrpara se tė laheni.

MASKĖ PĖR TĖ HEQUR QIMET E FYTYRĖS
1 pako me xhelatinė
125 ml sugo frutash ose lėnge barėrash.
Ngrohini sė bashku deri sa tė tretet xhelatina.
Lėrini tė ftohen nė temperaturė normale deri sa tė mund
ta duroni mbi lėkurė. Aplikojeni mė pas nė fytyrė dhe
lėreni tė thahet krejt. Tėrhiqeni.
MASKĖ PĖR LĖKURĖN NORMALE
2 lugė me argjilė
1 lugė kafeje me mjaltė
2 pika vaj karafili
Pėrdorni aloe vera ose ujė pėr tė formuar pastėn.
Vijeni nė fytyrė dhe pas 15 minutash lajeni atė.

MASKĖ PĖR LĖKURĖN E THATĖ
1 lugė me argjilė
1 lugė me miell thekre
1 lugė tė vogėl me mjaltė
1 lugė kafeje me vaj bajamesh
1 pikė vaj trėndafili
1 pikė vaj lavande
Masaxhojeni nė fytyrė pėr rreth 20 minuta.

MASKĖ ME KUNGULL
Kungulli i verdhė ėshtė shumė i pasur me vitaminė A dhe ndihmon pėr tė rigjeneruar
lėkurėn dhe pėr ta bėrė atė sa mė tė shėndetshme.
Pėrgatitja: Zini njė fetė me kungull tė prerė nė copa pėr 15 minuta nė ujė. Pasi e keni zier shtypeni.
Shtojini masės njė lugė tė vogėl me pana tė freskėt, tė lėngėt dhe pėrzieni mirė. Lėreni masėn tė ftohet dhe kur ajo tė marrė temperaturėn e ambientit pėrhapeni nė fytyrė dhe nė qafėn e larė dhe lėreni tė pushojė nė atė vend pėr rreth 10 minuta. Duhet tė evitoni sytė dhe buzėt. Mė pas, shpėlajeni me ujė tė vakėt dhe lyeni fytyrėn me kremin hidratues qė ju pėrdorni.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!