Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Folklori Mesdhetar Pesė Ditė Nė Vlorė 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Folklori Mesdhetar Pesė Ditė Nė Vlorė 
 
Nė qytetin e Vlorės u ēel mbrėmjen e sė martės Festivali Folklorik Mesdhetar "Vlora 2008". Me kėtė rast, nė Sheshin e Flamurit u zhvillua njė ceremoni, ku ishin tė pranishme tė gjitha grupet pjesėmarrėse. Nėnkryetari i Bashkisė sė Vlorės, Halim Dervishaj, qė pėrshėndeti tė pranishmit, nėnvizoi se festivali ėshtė njė aktivitet qė synon tė bashkojė kulturat e popujve dhe tė pėrcjellė mesazhet e miqėsisė mes tyre.
"Pėrmes festivalit, ne afrohemi mė shumė mes njeri- tjetrit, njohim mė shumė vlerat tona tė ndėrsjellta, duke veēuar ato elementė qė mund tė na shėrbejnė nė kėtė drejtim", nėnvizoi Dervishaj. Drejtori i Qendrės Kulturore tė Vlorės, Istref Dobi, u shpreh se Festivali Foklorik Mesdhetar tashmė ėshtė shndėrruar nė njė traditė qė po pasurohet gjithnjė e mė tepėr. Grupet pjesėmarrėse dhanė nė natėn e parė tė kėtij aktiviteti njė koncert tė pėrbashkėt, i cili u ndoq nga qytetarėt vlonjatė tė pranishėm nė Sheshin e Flamurit. Festivali Folklorik Mesdhetar "Vlora 2008" ėshtė vazhdim i atyre aktivitetve artistike, qė janė zhvilluar nė vitet paraardhėse nė kėtė qytet. Ky aktivitet ėshtė shndėrruar tashmė nė njė traditė dhe ėshtė konceptuar si pjesė e veprimtarive tė organizuara nė kuadrin e sezonit turistik veror. Organizatorėt synojnė qė pėrmes Festivalit tė promovojnė resurset turistike dhe kulturore tė Vlorės, ashtu sikundėr tė pėrēojnė idenė se Vlora ėshtė njė qytet mesdhetar, sa edhe ballkanik.
Festivali Folklorik Mesdhetar "Vlora 2008" do tė zhvillohet pėrgjatė 5 ditėve dhe ėshtė menduar tė konkretizohet nė tre pika tė ndryshme, tė qytetit, duke pėrfshirė, Sheshin e Flamurit, atė tė Pallatit tė Sportit dhe nė Plazhin e Ri.
Pjesė e aktiviteteve do tė jenė edhe dy parada tė kostumeve pėr grupet pjesėmarrėse, njė fotomontazh me festivalet paraardhėse, njė market i improvizuar ku grupet pjesėmarrėse mund tė tregtojnė prodhime tė traditės etj. Nė ndryshim nga vitet e tjera, Festivali Folklorik Mesdhetar "Vlora 2008" do tė shtrihet edhe nė Tiranė, Fier e Orikum. Nė tė marrin pjesė grupe folklorike nga Shqipėria, Kosova, Mali i Zi, Turqia, Maqedonia, Egjipti.
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!