TIRANĖ- Ndėrsa qytetarėt e thjeshtė detyrohen tė jetojnė nė kushtet minimale tė jetesės, tė zgjedhurit e tyre nė Kuvendin e Shqipėrisė vazhdojnė tė majmen pafundėsisht. Pėrveē rrogave dhe favoreve tė tjera qė gėzojnė si pėrfaqėsues tė popullit, deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė zotėrojnė edhe pasuri tė luajtshme dhe tė paluajtshme qė arrijnė, nė jo pak raste, edhe shuma 10 shifrore. Njė fakt tė tillė e zbulon raporti i organizatės Joqeveritare MJAFT!, tė titulluar Unėvotoj. I prezantuar dje, raporti pėrmban njė pėrmbledhje tė tė gjitha tė dhėnave zyrtare dhe vėzhgimeve nė terren tė tė gjithė deputetėve, pėr periudhėn Shtator-Dhjetor 2007.
Mė tė pasurit
Pjesė e kėtij vėzhgimi, ashtu si dhe nė raportet e mėparshme, janė bėrė tė ardhurat e pėrgjithshme pėr secilin prej deputetėve dhe totali i pasurisė sė tyre, tė vetėdeklaruara prej tyre nė Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive. Raporti nėpėrmjet njė tabele tė detajuar, pėrveē tė ardhurave jep dhe tė ardhurat neto ku pėrfshihet vlera e tė gjitha pasurive tė paluajtshme siē janė shtėpitė, tokat, trojet apo garazhet por edhe detyrimet financiare. Natyrisht edhe pėr kėtė periudhė pėr tė cilėn ėshtė kryer vėzhgimi sa i pėrket deputetit mė tė pasur nuk ka asnjė surprizė, pasi, ashtu si edhe nė raportin paraardhės, listėn e 140 deputetėve e kryeson deputeti demokristian Tom Doshi, me afro 10 miliardė lekė tė vjetra, prej tė cilave, 480 milionė nė lekė, 3.6 milionė euro dhe 7.2 milionė dollarė. Doshi, i PDK-sė, mban kreun e renditjes edhe sa i pėrket tė ardhurave vjetore me plot 200 milionė lekė tė vjetra. I dyti nė listėn e deputetėve mė tė pasur tė Kuvendit renditet deputeti socialist Sadri Abazi me afro 4.9 miliardė lekė tė vjetra, ndėrkohė qė tė ardhurat vjetore i ka vetėm 18 milion lekė. Mė pas lista vazhdon me deputetin tjetėr socialistė Pilo Keri, i cili zotėron njė pasuri nė vlerėn e 1.7 miliardė lekėve tė vjetra dhe demokrati Ndriēim Babasi, me 1.1 miliardė po tė vjetra. Nuk i mungojnė listės sė 10 deputetėve mė tė pasur edhe dy anėtarė tė kabinetit qeveritar, si ministri i Ekonomisė, Genc Ruli dhe ministri i Jashtėm, Lulėzim Basha, me nga 480 milionė lekė tė vjetra. Listėn e dhjetė mė tė pasurve e mbyll deputeti tjetėr demokrat, Sami Gjergji me 440 milionė lekė. Nder deputetėt mė tė pasur renditen edhe ish-kryeministrat Ilir Meta dhe Fatos Nano, me nga 190 dhe 225 milionė lekė tė vjetra secili.
Mė tė varfrit
Raporti Unėvotoj ndėrsa evidenton deputetėt mė tė pasur, nuk arrin tė pėrcaktojė qartė se cili prej tė zgjedhurve tanė nė Kuvend ėshtė mė i varfėri. Njė pėrcaktim i tillė nuk ėshtė bėrė pėr shkak tėvėshtirėsisė qė ka lindur pėr llogaritjen e treguesve qė lindin nga tė ardhurat vjetore, detyrimeve financiare dhe pasuria bruto. Problemi qėndron pikėrisht tek kreditė dhe detyrimi financiar qė lind pėr shlyerjen e tyre. Megjithatė nga tė dhėnat e pasqyruara nė tabelėn e kėtij raporti, rezulton se dy deputetėt mė tė rinj tė Kuvendit, demokratėt Edi Paloka dhe Eris Hoxha, kanė si pasuri tė tyre vetėm tė ardhurat vjetore, kjo pėr shkak tė mungesės sė tė dhėnave nga ILDKP-ja, pasi ata janė zgjedhur deputetė pasi ėshtė bėrė deklarimi i detyruar i pasurisė pėr vitin 2007. Listės sė deputetėve me mė pak pasuri i shtohet ish-ministri socialist i Kulturės, Blendi Klosi, i cili zotėron vetėm 4.4 milionė lekė tė vjetra. Pas tij, nė listėn e deputetėve mė me pak pasuri vjen ministri aktual i Financave, Ridvan Bode, qė zotėron vetėm 6 milionė lekė tė vjetra. Interesant ėshtė fakti se pjesė e listės sė deputetėve mė tė varfėr ėshtė edhe kryeministri Sali Berisha i cili pėrsėri rezulton me afro 15 milionė lekė tė vjetra pasuri. Njė fenomen qė vihet re nė raportin e kėtij viti janė borxhet apo kreditė qė kanė marrė tė zgjedhurit e popullit, duke rrezuar apo fshehur deri diku pasurinė e tyre reale. Kėshtu ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, megjithėse ka marrė dy kredi njėra nė shumėn e 300 mijė eurove dhe tjetra 43 milionė lekė, ka deklaruar nė total vetėm minus 120 milionė lekė tė vjetra. Referuar pikėrisht kursit tė shkėmbit tė valutės nė tė cilin ka bazuar pėrllogaritjen e pasurive hartuesit e kėtij raporti, rezulton qė kreu i republikanėve tė ketė njė pasuri nė shifrat e 280 milionė lekėve tė vjetra. Kėsaj liste i shtohen dhe deputetėt Gėzim Karapici me 110 milionė lekė minus, Vangjel Dule me 60 milionė lekė minus, Arben Isaraj me 30 milionė lekė minus dhe Petrit Gjoni me 10 milionė lekė minus.
Tetė deputetėt me tė pasur Lekė
Tom Doshi 992.629.260
Sadri Abazi 485.083.157
Pilo Keri 173.021.265
Ndriēim Babasi 118.175.490
Nikollaq Neranxi 80.920.000
Paulin Sterkaj 73.125.000
Genc Ruli 48.880.500
Lulėzim Basha 48.855.983
Listėn e deputetėve mė aktivė, pėrsėri, ashtu si edhe herėn e shkuar e kryeson deputeti socialist Erion Braēe dhe i ndjekur nga kolegėt e tij, Pėllumb Xhufi, Valentina Leskaj, Arben Malaj, Dashnor Sula, Tauland Balla, Blerim Ēela, Sali Berisha etj.
Lista, tė vegjlit mė pak pjesėmarrės nė Kuvend
TIRANĖ- Ish-kryeministri Fatos Nano rezulton pėrsėri tė jetė deputeti qė ka frekuentuar mė pak se ēdo deputet tjetėr jetėn parlamentare. Ashtu si nė raportin paraardhės, edhe pėr vėzhgimin e publikuar dje pėr periudhėn Shtator-Dhjetor tė vitit 2007, ish-kryetari socialist ka marrė pjesė vetėm nė dy séanca plenare, aq sa pėr tė shpėtuar mandatin e tij tė deputetit, por edhe rrogėn pėrkatėse qė rrjedh prej tė qenurit deputet. Kėshtu, megjithėse raporti Unėvotoj evidenton njė pėrmirėsim tė lehtė tė treguesve pėrsa i pėrket pjesėmarrjes sė deputetėve nė seancat plenare, por edhe nė komisionet e pėrhershme parlamentare, Nano pėrsėri ka marrė pjesė nė 2 seanca, nga 56 tė zhvilluara nė kėtė periudhė. Njė tjetėr rekord negativ shėnon Nano edhe pėr pjesėmarrjen nė punimet e Komisionit parlamentar tė Politikės sė Jashtme, ku ai ėshtė anėtar. Edhe pėr kėtė periudhė kohore, ai ska denjuar tė marrė pjesė nė asnjė mbledhje qė ka zhvilluar ky komision. Ndėr deputetėt mė pak tė interesuar pėr jetėn parlamentare pėr kėtė periudhė renditet demokristiani Nikollė Lesi, i cili nė krahasim me gjashtėmujorin e parė tė vitit 2007 ka ndėrruar pozicion nė renditjen pėr pjesėmarrjen mė tė pakėt me kreun e PBDNJ-sė Vangjel Dule. Kėshtu, Lesi ka marrė pjesė nė 9 seanca plenare ndėrsa Dule nė vetėm 10 prej tyre. Pas tyre nė listėn e deputetėve me mė pak prezenca nė seance renditen deputetėt Sadri Abazi, me 18 tė tilla, dhe Tauland Dedja, me 19. Ajo qė vlen tė evidentohet nė kėtė rast, ėshtė fakti se deputetėt indiferentė ndaj pjesėmarrjes nė seancė janė tė tillė edhe ndaj veprimtarisė nė komisione. Kėshtu, ashtu si Nano, edhe deputetėt Nikollė Lesi, Vangjel Dule apo edhe Sadri Abazi, nuk kanė marrė pjesė nė asnjė mbledhje tė komisioneve parlamentare ku janė pjesė. Gjithashtu nė listėn e deputetėve qė kanė munguar vėrehet se njė pjesė e madhe e tyre vijnė nga partitė e vogla tė tė dyja kahėve.
Ndėrkohė qė listėn e deputetėve mė tė zellshėm pėr jetėn parlamentare e kryesojnė sė bashku disa deputetė, si Erion Braēe, Edmond Spaho, Bashkim Fino, Besnik Bisha, Astrit Patozi etj., tė cilėt nuk kanė munguar nė asnjė prej 56 seancat plenare qė janė zhvilluar nė kėtė periudhė. Raporti jep rezultatet edhe tė vėzhgimit qė ėshtė bėrė sa i pėrket pjesėmarrjes sė parlamentarėve tanė nė debatet qė janė zhvilluar nė sallėn e Kuvendit. Listėn e deputetėve mė aktivė, pėrsėri, ashtu si edhe herėn e shkuar e kryeson deputeti socialist Erion Braēe dhe i ndjekur nga kolegėt e tij, Pėllumb Xhufi, Valentina Leskaj, Arben Malaj, Dashnor Sula, Tauland Balla, Blerim Ēela, Sali Berisha etj. Ndėrkohė qė nė kontrast me kėtė kategori, deputetėt Sadri Abazi, Ndriēim Babasi, Flori Bajramaj, Gilman Bakalli, Tom Doshi etj., nuk kanė marrė pjesė nė asnjė debat parlamentar. Raporti bėn njė vlerėsim edhe pėrsa i pėrket qasjes sė votimit tė nismave ligjore me premtimet elektorale dhe nga monitorimi i bėrė pėr 56 ēėshtje, rezulton se PD ka arritur tė prekė nė platformėn e saj elektorale vetėm 9 nisma, ose dyfish mė e vogėl se gjashtėmujorin e parė tė vitit 2007. Ndėrkohė, vlen tė pėrmendet edhe fakti se gjatė periudhės shtator-dhjetor 2007 opozita nuk ka ndėrmarrė asnjė nismė ligjore.
Prezenca / Totali i Ēėshtjeve
Fatos Nano 2-56
Nikollė Lesi 9-56
Vangjel Dule 10-56
Sadri Abazi 18-56
Tauland Dedja 19-56
Ilir Meta 23-56
Gilman Bakalli 26-56
Hamit Kosta 27-56
Paskal Milo 27-56
Skėnder Gjinushi 29-56
Kastriot Islami 32-56
Blendi Klosi 32-56
Tom Doshi 34-56
Dritan Prifti 35-56
Leonard Solis 35-56
Neritan Ceka 37-56
Askush sdėshiron tė qėndrojė nė opozitė tė pėrjetshme pėr tekat e Ilir Metės pėr kryeministėr
Shpėrbehet LSI e Gjirokastrės, anėtarėsia shkon tek PS
Gjirokastėr- Lėvizjes Socialiste pėr Integrim nė Gjirokastėr i largohen 2/3 e anėtarėve. Themeluesit e degės sė LSI-sė nė rrethin e Gjirokastrės, kanė bėrė publike dje dorėzimin e 250 teserave tė LSI-sė. Gjithēka ka ndodhur pėr 15 minuta, ku pjesa mė e madhe e anėtarėsisė sė kėsaj force politike nė Gjirokastėr ka rėnė dakord mos tė jetė mė pjesė e LSI-sė, por ti bashkohen PS-sė. Njėri prej krijuesve tė degės sė LSI-sė nė Gjirokastėr, Tafil Miho, ėshtė shprehur se anėtarėsia e LSI-sė nė Gjirokastėr nuk mund tė jetė kurrsesi pjesė e njė subjekti politik qė nuk respekton normat bazė tė mendimit ndryshe nė parti duke qenė kundėr monopolizimit tė partisė nga njė grup i caktuar. Si pėr ironi tė fatit, tubimi i sotėm i 250 anėtarėve qė u larguan nga LSI-pėr tiu bashkangjitur PS, ėshtė organizuar nė ambientin ku u formua dega e LSI-sė nė nėntor tė vitit 2004. Lidershipi i LSI nė Tiranė, po ndjek njė politikė armiqėsore ndaj pjesės reale tė opozitės, vetėm pėr qėllime vetjake dhe aspak nė funksion tė ardhjes nė pushtet tė opozitės vitin e ardhshėm. Pėr kėtė ne kemi denoncuar mjaft herė dhe nuk kemi qenė dakord pėr politikat e ndjekura nga Ilir Meta,- ėshtė shprehur Tafil Miho, ish-themelues i LSI-sė nė Gjirokastėr dhe anėtar i Kėshillit Bashkiak nė Gjirokastėr, duke shtuar se askush nuk dėshiron tė qėndrojė nė opozitė tė pėrjetshme pėr tekat e Ilir Metės pėr tu bėrė kryeministėr. Ndėrkohė konfirmohet edhe shkatėrrimi i seksioneve tė LSI nė Komunėn e Cepos, Picarit, Bashkisė sė Libohovės dhe Komunės Qendėr Libohovė.
Deputetėt votojnė pėr kolegėt e tyre, duke sjellė nė fakt nisma ligjore tė pavlefshme
Shkelja e Rregullores, 16 nisma ligjore tė pavlefshme
TIRANĖ- Megjithėse janė zgjedhur pėr tė pėrcaktuar rregulla, deputetėt shqiptarė janė ndoshta njerėzit qė i respektojnė mė pak ato. Sesioni i pestė i legjislaturės sė XII-tė tė Kuvendit tė Shqipėrisė ka vazhduar tė shėnojė pėrsėri njė rritje tė konsiderueshme tė shkeljeve tė Rregullores sė kėtij institucioni. Shkelje tė cilat kompromentojnė ligjshmėrinė e mbi 16 nismave ligjore tė kaluara nė komisionet parlamentare dhe seancė plenare. Sipas vėzhgimit qė ėshtė pasqyruar nė raportin Unėvotoj tre janė nenet e rregullores qė janė shkelur mė shumė nga deputetėt; neni 34, qė pėrcakton domosdoshmėrinė e pjesėmarrjes sė shumicės sė deputetėve, qė mbledhjet e komisioneve parlamentare tė quhen tė vlefshme; neni 57, qė pėrcakton se vota e deputetit ėshtė vetjake dhe nuk mund tė delegohet dhe; neni 67, qė pėrcakton detyrimin e deputetėve pėr tė mos pėrdorur telefonat celularė gjatė mbledhjeve nė komisione apo nė seance plenare. Kėshtu, nga ky vėzhgim ka rezultuar se janė 31 deputetė qė kanė shkelur nenin 57, duke votuar pėr kolegėt e tyre nė krah, dhe jo vetėm nė njė rast. Me shkeljen e kėtij neni rezulton se gjatė kėtij sesioni kanė kaluar nė mėnyrė tė parregullt 16 nisma ligjore, tė cilat nuk duhet tė hyjnė nė fuqi, por tė rikthehen pėrsėri pėr rivotim nė Kuvend. Disa nga deputetėt qė kanė votuar pėr kolegun janė Genc Sharku, Aurel Bylykbashi, Blerim Ēela, Astrit Bushati, Besnik Bisha, Ramiz Ēobaj, Rapush Tola, Durim Lamaj, Marko Bello etj. Ndėrkohė, gjatė kėsaj kohe pėr tė cilėn bėnė fjalė raporti janė shtyrė dy seanca plenare, njėra pėr shkak tė bllokimit tė punimeve dhe tjetra me konsensusin e tė dyja palėve. Ndėrkohė qė rezulton se 13 herė komisionet parlamentare janė shtyrė.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"















