Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Igli Tare I Jep Lamtumirėn Futbollit 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Igli Tare I Jep Lamtumirėn Futbollit 
 
Tiranė- Igli Tare i ka dhėnė sot lamtumirėn futbollit. Futbollisti gjatė njė deklarate pėr mediat ka thėnė se ka pasur njė ofertė nga Lacio dhe ka zgjedhur tė punojė si drejtor teknik nė kėtė ekip.

Ish kapiteni i kombėtares shqiptare ka luajtur 10 vjet me pėrfaqėsuesen e kuqezinjve. Largimi i tij nga futbolli vjen pas njė karriere nė Itali dhe nė Gjermani.

“Doja tė jepja njė lajm qė personalisht pėr mua nuk ėshtė shumė i mirė sepse sot do tė jap dorėheqjen zyrtare nga futbolli I luajtur”- ka thėnė nė konferencėn pėr shtyp Igli Tare.

Nė kėtė dorėheqje, Tare nuk ka ngurruar tė bėjė falenderimet e rastit.

Ai ka falenderuar sė pari babanė dhe dy trajnerėt qė e kanė ndihmuar nė ecurinė e tij si futbollist. “Falenderoj Musa Fakun dhe Pėllumb Shaqirin, me tė cilėt para mundėsinė pėr tė mėsuar abc-nė e futbollit”- tha Tare.
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Igli Tare I Jep Lamtumirėn Futbollit 
 
Ndonėse me njė ritėm tė tillė golash i ngjan mė tepėr njė fantazisti sesa njė sulmuesi, Igli Tare ka shėnuar 30 gola nė elitėn e futbollit italian. Ai ėshtė golashėnuesi i dytė shqiptar mė i mirė nė Serie A pas legjendės, Riza Lushta, i cila ka sigluar 73 gola nė 174 ndeshje nė vitet 1940-1946 me Juventusin. Pas Tares nė kėtė renditje vjen Naim Kryeziu, me 27 gola dhe Erjon Bogdani, me 24 gola. Goli i fundit i Igli Tares ka qenė ndaj Palermos, mė 23 dhjetor 2007, gol i cili i dha jo vetėm barazimin skuadrės sė Lacios, por nė njė farė mėnyre prishi edhe "agjėrimin" gati dyvjeēar tė tij me fanellėn e kryeqytetasve. Ish-kapiteni i kombėtares shqiptare nuk shėnonte nė kampionatin italian tė futbollit nė njė ndeshje zyrtare qė prej 8 janarit tė 2006-s nė ndeshjen Askoli-Lacio. Prej asaj ndeshje Tare ka numėruar plot 704 ditė kalendarike para se tė shėnonte sėrish njė gol, por me goxha peshė pėr skuadrėn e Lacios.
Goli i 30-tė
Ndonėse ishte menduar se mund tė luante edhe si titullar ndaj Palermos mė 23 dhjetor 2007, pėr shkak se mungonte edhe Pandev, pėrsėri trajneri Delio Rosi preferoi ta ulė nė stol sulmuesin shqiptar. Vetėm nė minutėn e dhjetė tė pjesės sė dytė, Tare merr vendin e afrikanit Makiva. Nė disfavor jo vetėm tė dy golave, por edhe tė njė futbollisti mė pak, pėr shkak tė daljes me karton tė kuq tė Siviljas, Tare arriti t'i "falte" njė pikė shumė tė vlefshme skuadrės sė tij dhe teknikut Delio Rosi. Sulmuesi shqiptar u vlerėsua me notėn 7.5 nė atė takim.
Karriera
Igli Tare erdhi tek Breshia gjatė merkatos sė verės nė vitin 2000. Tek kjo skuadėr ai luajti pėr tri sezone pėrkrah legjendės italiane Roberto Baxhio dhe sulmuesit Luka Toni. Me Breshian Tare zhvilloi 75 ndeshje, duke sigluar edhe 15 gola. Nė merkaton e 2003-shit Igli Tare kaloi tek Bolonja, me tė cilėn luajti 55 ndeshje, duke shėnuar 11 gola. Pas rėnies nė Serie B, shtatlarti shqiptar nėnshkroi nė kontratė 3-vjeēare me Lacion. Ndonėse priste qė nė kryeqytet tė luante mė shumė, kėtu erdhi pothuajse mbyllja e kapitullit Serie A. Deri nė fund tė kėtij sezoni, Tare ka luajtur nė 53 ndeshje, shpeshherė si zėvendėsues duke shėnuar 4 gola.
Kombėtarja
Mosaktivizimi me skuadrėn e Lacios solli edhe largimin e bujshėm tė tij nga kombėtarja shqiptare. U shkrua shumė pėr mosgrumbullimin e Tares nė ndeshjen me Slloveninė dhe Bullgarinė, por ish-trajneri Oto Bariē kishte njė kartė tė fortė nė dorė; aktivizimin e sulmuesit nė vetėm njė ndeshje me skuadrėn e Lacios, ndėrkohė qė Alban Bushi nė Greqi kishte shėnuar plot nėntė gola me Apollon Kallamaria. Sipas Tares, problemi mė i madh i tij ishte trajneri Delio Rosi, i cili nuk e shikonte si njė futbollist tė denjė pėr skuadrėn e tij. Por nga ana tjetėr, ai nuk pranoi qė Tare tė largohej gjatė merkatos sė janarit nga kryeqyteti nė drejtim tė njė skuadre tjetėr. Me pėrfundimin e kontratės nė 30 qershor tė kėtij viti, Tares nė vend tė njė rinovimi iu ofrua njė post drejtuesi tė cilin ai e pranoi.

Igli Tare, drejtori i ri teknik i Lacios

Ish-kapiteni i kombėtares shqiptare dhe sulmuesi i Lacios nė kampionatin italian, Igli Tare i ka thėnė lamtumirė futbollit tė luajtur pėr tė marrė njė rol drejtuesi nė klubin italian. Pas njė karriere tė gjatė futbollistike, Tare ka pranuar njė kontratė 2-vjeēare nga Lacio, si drejtor teknik. Nė konferencėn pėr shtyp Tare sqaroi se teksa nuk kishte ende licencėn pėr kėtė post, do tė gjente njė mėnyrė me drejtuesit e Lacios, me qėllim qė ai tė vazhdonte pa probleme punėn e tij tek ky klub, tashmė si drejtues. Tare ka pohuar se do tė mundohej qė tė afronte nė elitėn e futbollit italian lojtarė tė talentuar nga Shqipėria duke u dhėnė atyre mė shumė se njė mundėsi.

Skeda
Datėlindja: 25.07.1973; Vendlindja: Vlorė, Shqipėri; Shtetėsia: Shqiptare: Gjatėsia: 1.91 m; Pozicioni si futbollist: Sulmues; Pozicioni aktual: Drejtor teknik i Lacios
Karriera futbollistike
1993-1994: Partizani, Shqipėri
1994-1995: Waldhof Mannheim, Gjermani
1995-1996: SV Ludėigshafen, Gjermani
1996-1997: Karlsruher, Gjermani; 8 ndeshje, 0 gola
1997-1999: Fortuna Dusseldorf, Gjermani; 63 ndeshje, 24 gola
1999-2001: Kaiserslautern, Gjermani; 26 ndeshje, 4 gola
2001-2003: Brescia, Itali; 75 ndeshje, 15 gola
2003-2005: Bologna, Itali; 55 ndeshje, 11 gola
2005-2006: Lazio (huazim), Itali; 22 ndeshje, 3 gola
2006-2008: Lazio, Itali; 31 ndeshje, 1 gol
Nė Kupat e Evropės
99-00: Kaiserslautern, Kupa UEFA: 3 ndeshje, 0 gola
00-01 (janar): Kaiserslautern, Kupa UEFA:2 ndeshje, 1 gol
2007-2008: Lacio, Kupa e Kampioneve: 1 ndeshje, 0 gola
Me kombėtaren:
1997-2007: 67 ndeshje, 10 gola

Shqiptarėt qė kanė luajtur nė Serinė A

1) Naim Kryeziu
1941-1942, Roma: 122 ndeshje, 27 gola
2) Riza Lushta
1939-1940 Bari; 1941-1942 Juventus; 1945-1946 Napoli: 174 ndeshje, 73 gola
3) Loro Boriēi
1948-1949 Lacio, 1949-1950 Roma
4) Igli Tare
2000-2003 Breshia, 2003-2005 Bolonja, 2005-2008 Lacio: 183 ndeshje, 30 gola
5) Erjon Bogdani
2000-2005 Rexhina (2001-2002 me Rexhinėn, por nė Serie B, 2003-2004 nė huazim tek Salernitana nė Serie B), 2005-2006 Siena, 2006-2007 Kievo: 124 ndeshje, 24 gola
6) Ervin Skela
2006-2007 Askoli: 7 ndeshje, 0 gola
7) Xhulian Rrudho
2006-2007 Kievo: 1 ndeshje, 0 gola
8  Valon Behrami
2005-2008 Lacio: 64 ndeshje, 4 gola
9) Edgar Ēani
2008-nė vazhdim, Palermo: 1 ndeshje, 0 gola
Nuk kanė debutuar: Samir Ujkani (Palermo) dhe Rijat Shala (Kaljari)

Gjermanja qė pushtoi zemrėn e Igli Tares

Quhet Sandra Kraft. Por qė nė vitin 2003 ėshtė bėrė Sandra Tare. Bashkėshortja e njė prej ish-futbollistėve mė tė shquar shqiptarė, ėshtė njė brune gjermane, qė kupton shumė mirė shqip, e qė s'e ka hiē pėr zemėr futbollin. Por, qė si shumė prej atyre qė u bie pėr hise njė bashkėshort futbollist, pėrpiqet me mish e me shpirt t'i japė gjithė mbėshtetjen, sigurinė e qetėsinė qė i nevojitet tė shoqit. "Jemi njohur nė barin e njė shqiptari nga Kosova nė Kaiserslautern tė Gjermanisė", tregon sulmuesi i kombėtares nė njė intervistė tė kohėve mė parė pėr "Tirana Observer". Ishte viti 1999, kur Tare sapo kishte lėnė Fortuna Dyseldorf-in dhe ishte futur nė radhėt e gjermanėve tė Kaiserlauternit. "Pas tre vitesh bashkėjetesė, morėm vendimin pėr t'u martuar". Pakkush mund ta ketė harruar ceremoninė e bujshme qė u zhvillua nė Bashkinė e Tiranės nė maj tė vitit 2003. Jo vetėm tifozėt e panumėrt tė Tares, por edhe ata qė s'kanė haber nga futbolli, ndoqėn me ėndje celebrimin e ēiftit simpatik nė prezencėn e tė parit tė Bashkisė, Edi Rama. Mė pas, dasma dhe ardhja nė jetė e Etienne Noel-it, djalit tė vetėm tė ēiftit. Kopje e zbukuruar e tė atit, Etienne Noel, nuk mund tė hasė asnjė rezistencė. Biond, sykaltrosh e me lėkurėn bardhoshe si pambuk, ai ėshtė i pari i familjes Tare. Qė nė kėtė moshė flet tri gjuhė, gjermanisht, italisht dhe shqip. Por pėrveē zgjuarsisė, sedrėn e tė atit e pėrkėdhel dhe pasioni i tij pėr sportin. "Ėshtė shumė i dhėnė pas futbollit", thotė pėr tė voglin, futbollisti Tare. Ai tregon se nė vilėn e tyre nė zonėn rezidenciale, 40 kilometra larg Romės (pronė e mikut dhe lojtarit tė famshėm italian, Di Biaggio) ka ngritur edhe njė minifushė me porta plastike pėr tė birin. Etienne Noeli, nė pamundėsi pėr tė shkuar ngado ku luan i ati, e ndjek bashkė me tė ėmėn nėpėrmjet televizorit. "E vlerėsoj shumė Sandrėn pėr mbėshtetjen qė mė jep vazhdimisht nė karrierėn time", thotė Tare. Ndėrrimet e shpeshta tė banesave, qyteteve, shteteve si dhe koha e kufizuar pėr shkak tė stėrvitjeve e ndeshjeve, janė vėshtirėsitė qė duhet tė pėrballojė familja e njė futbollisti.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Igli Tare I Jep Lamtumirėn Futbollit 
 
Me lojtar koti nuk kam par
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!