Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
URDHĖRIN E DHA PERSONALISHT KLINTONI 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh URDHĖRIN E DHA PERSONALISHT KLINTONI 
 
Si e provokuan kinezėt mėrinė e amerikanėve. Ēka fshihej nė qilarin e ambasadės kineze nė Beograd. Ekspertėt nė ēatinė e ambasadės. Cilėt fshehen pas akronimit sekret "ATG" nė Nato. Stokholm, 7 nėntor – Ajo qė e dyshonte shumėkush, e mė sė shumti kinezėt, po vėrtetohet katėrēipėrisht. Bombardimi i ambasadės kineze nė Beograd nuk qe kurrfarė gabimi. Kėshtu u ka rrėfyer njė burim brenda Natos gazetave britanike "The Observer" dhe asaj daneze "Politiken". Burimi, identiteti i tė cilit mbetet sekreti mė i ruajtur i kėtyre gazetave, ka pohuar poashtu se urdhėri pėr bombardimin e ambasadės kineze ka ardhur direkt prej kryetarit amerikan, Bill Klintonit.

-Ambasada qerthull ushtarak
Sipas kėtij burimi, qarqet e Natos ishin tė irrituara me kohė prej kinezėve. Nė fakt, shėrbimet zbuluese perėndimore kishin marrur vesh qė ambasade kineze nė Beograd kish vendosur bashkėpunim tė ngushtė me ushtrinė serbe. Nė prag tė bombardimeve, armata serbe madje kish kėrkuar dhe kish marrur leje prej ambasadės qė nė qilarin e ambasadės tė vendosė pajisje pėr radiolidhje. Tė paralajmėruar pėr kėtė aranzhman serbo-kinez, Nato i vėzhgonte me kujdes radiotransmetimet prej qilarit tė ambasadės kineze. Ne e dinim qė radiotransmetimet e ushtrisė serbe vinin prej ambasadės kineze shumė kohė para se tė fillonin bombardimet, i ka thėnė burimi sekret gazetės daneze Politiken. Andaj, intensifikimi i tyre pas nisjes sė fushatės ajrore kundėr serbėve nuk shpėtoi pa u vėrejtur. Njoftimet e kėtij burimi janė vėrtetuar edhe prej disa personave tjerė, kryesisht brenda Departamentit britanik tė mbrojtjes.

-Pika qė mbushi kupėn
Mirėpo, sipas tė gjitha gjasave, radiotransmetimet nuk ishin arsyeja e vetme qė shpiu deri te bombardimi i godinės sė ambasadės. Ato qenė irrituese, por jo ndonjė kėrcėnim pėr Naton. Veprimtaria e ambasadės kineze u bė kėrcėnim pas shkallėzimit tė punės sė kinezėve nė Beograd. Mu nė vlug tė fushatės ajrore nė ambasadė u shfaqėn ekspertė tė teknikės raketore, tė cilėn instaluan aparaturė tė avancuar nė ēati tė ambasadės. Njoftimet e shėrbimeve informative perėndimore ishin unanime. Kinezėt po orvateshin ta sofistikojnė sistemin e vet tė mbrojtjes kundėrraketore, nė radhė tė parė sistemit e zbulimit dhe pėrcjelljes sė raketave kryqėzore. Lufta e Gjirit Persik mė 1991, kur Sadam Hyseini u gjunjėzua ndėrsa viktimat perėndimore numėroheshin nė gishtat e duarve, i kish bindur gjeneralėt kinezė se armata e tyre prej 3.5 mil frymėsh ishte e paaftė qė ta luftojė Perėndimin. Qė atėherė, nė Perėndim kishin vėrejtur me brengosje se si kinezėt po investonin shumė nė pėrsosjen e sistemeve tė veta bėrthamore e raketore. Pas rrėzimit tė papritur tė ajrorit "tė pazbulueshėm" amerikan, Stealth, brenga e Natos u shumėfishua. Shėrbimet perėndimore e morėn me mend qė kinezėt mund tė ndėrronin informata, psh aso nga ēatia e ambasadės, pėr pjesė tė Stealthit.

-Vija "sipėrore" e komandės
Megjithatė, vendimi pėr bombardim tė ambasadės kineze nuk kish teori tė miratohet nė mėnyrė formale. Amerikanėt mezi kishin arritur t’i bindin evropianėt qė tė hyjnė nė luftė me Serbinė. Ē’ėshtė mė keq, Pentagoni kish vėrejtur gjatė tėrė fushatės ajrore se serbėve po u venin informacione sekrete direkt prej Natos. Kazermat errėsoheshin me kohė, urat dhe rrugėt zbrazeshin, nganjėherė vetėm njė ēerek ore para goditjeve ajrore. Pas rrėzimit tė Stealthit, amerikanėt e kuptuan pėrfundimisht qė dikush a disa nga eprorėt evropianė po spiunonin pėr serbėt. Prandaj, ata vendosėn ta zbatojnė krye nė vete planin e vet supersekret: goditjen e ambasadės sė njė vendi tė tretė, me potencial bėrthamor dhe nominalisht neutral. Fushata kundėr Serbisė e kishte nxjerrė efektivisht nga loja qė ditėn e parė vijėn formale tė komandės nė Nato. Nė vend tė saj ishte etabluar njė vijė dytėsore, nė tė cilėn gjen. Uestli Klark i paraqiste propozimet e veta para grupit tė pėrbėrė prej Sekretarit tė pėrgjithshėm tė Natos, z. Havier Solana, Klintonit dhe tre burrėshtetasve evropianė, Shirak, Bler dhe Shrėder. Mirėpo amerikanėt, tė mėsuar tė mos i shtijnė kurrė tė gjitha vezėt nė njė shportė, e kishin etabluar edhe njė vijė tė tretė tė komandės, qė, nė rast nevoje, t’u vente pėrsipėr tė gjitha tjerave. "Attack Targeting Organization", Organizata pėr shėnjestrim sulmues, ekzistenca e sė cilės ėshtė bėrė e njohur botėrisht kėtyre ditėve, ėshtė e aq. "vija sipėrore e komandės", qė ka autorizim t’ia lėshojė aviacionit amerikan urdhėrin pėr bombardim direkt prej kryetarit amerikan, pa asnjė pėrzierje nga ana e partnerėve tė Natos.

-Goditje e paralajmėruar
Burimet brenda Natos, tė cilat kanė folur me media me kusht qė tė jenė anonime, kanė thėnė se mendojnė qė Nato duhet t’u ketė dhėnė njė vėrejtje diskrete kinezėve qė ta pushojnė veprimtarinė e vet nė Begrad. Goditja kundėr godinės sė ambasadės, thonė ata, sigurisht ka ardhur vetėm pas kėsaj vėrejtjeje, pasi Pekini zyrtar i ka shtėnė veshėt nė lesh. Mu kjo edhe ėshtė arsyeja pse kinezėt ishin aq kėmbėngulės nė akuzat e veta kundėr amerikanėve; si thotė njė nga burimet e mediave, "ata e dinin qė amerikanėt e dinin". Kėto burime janė unanime. Vendimi pėrfundimtar pėr goditje ėshtė marrur direkt nga kryetari Bill Klinton, me rekomandim tė Shtatmadhorisė amerikane, dhe u ėshtė pėrēuar fluturuesve amerikanė nėpėrmes "vijės sipėrore tė komandės", "Attack Targeting Organization". Natyrisht, tė gjitha kėto njoftime mohohen me ngulm si nga amerikanėt, ashtu edhe nga partnerėt e tyre evropianė. Administrata e Klintonit madje i ka afruar Pekinit njė dėmshpėrblim modest pėr, si thuhet, "gabimin tragjik" qė "i ka turbulluar" marrėdhėniet e dy vendeve.

-"Pėr inat tė vjehrrės…"
Tash pėr tash, "Rreziku i verdhė" pėr vendet perėndimore ėshtė i papėrfillshėm. Pėrkundėr numrit tė madhe tė ushtarėve nėn armė, 3.5 mil frymė, forcat e armatosura kineze nuk paraqesin rrezik pėr potencialet ushtarake tė Perėndimit. Armatimi bėrthamor i kinezėve ėshtė ende fillestar dhe defanziv. Kina disponon me shtretėr raketorė jomodernė dhe gjithsejt 30 raketa ndėrkontinentale, krahasuar psh me Amerikėn qė i ka mėse 10.000 copė. Mirėpo, Kina e ka investuar njė pjesė tė madhe tė buxhetit tė vet pėr zhvillim tė ushtrisė. Armata kineze e ka njė sektor masiv ekonomik, qė ka nė dorė mijėra ndėrmarrje e sipėrmarrje civile qė shkojnė me fitim. Ndėrkaq analistėt perėndimorė dyshojnė qė armata kineze furnizohet edhe me fonde tjera sekrete nga ana e qeverisė kineze. Paradoksalisht, kėndellja e forcimi i armatės kineze bėhet edhe me ndihmė tė Perėndimit. Pas njė hetimi tė thuktė, policia amerikane ka konkluduar sivjet se Kina ka vjedhur sistematikisht sekrete teknologjike nga industria amerikane. Raporti Koks, i quajtur kėshtu ngaqė u publikua nga kongresisti Kristofer Koks, thekson se Kina sigurisht ėshtė duke i vjedhur edhe mė tutje sekretet teknologjike tė Perėndimit.

Nė raport me shqiptarėt, Kina ka luajtur njė politikė tejet dyfytyrėshe. Pekini pėr vete e ndjekė haptazi politikėn irredentiste, me anė tė sė cilės e ka arritur tashmė bashkėngjitjen e Hong-Kongut dhe po e kėrkon tashti edhe bashkėngjitjen e Tajvanit. Por, kur vie fjala te Kosova, Pekini ka zgjedhur tė kėndojė hymne pėr "integritetin territorial" tė Serbisė. Shkaqet e kėtij qėndrimi janė dy. Kina u druan pėrzierjeve perėndimore nė Tibet, por edhe kritikave pėr shkelje tė tė drejtave humanitare. Ndėrhyrja e Natos nė Kosovė u ka bėrė me dije pushtetmbajtėsve diktatorialė nė Pekin se ata nuk mund tė flejnė mė njėsoj tė qetė si mė parė.

E ky leksion i papritur nuk ėshtė harruar ende nė Pekin. Opinioni kosovar mundet lirisht tė presė edhe intermeco tjera kineze nė tė ardhshmen. Mirėpo, s’ėshtė vėshtirė tė merret me mend qė ato do tė jenė shumė mė subtile se episodi i ambasadės kineze nė Beograd. Nėmos pėr arsye tjera, atėherė ngase Pekini, sigurisht, nuk ka hesap tė ndėrtojė nga njė ambasadė tė re secilėn herė qė t’a nxisė mėrinė e amerikanėve.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!