|
Faqja 1 e 1
|
| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 KUNDĖR KUJT LUFTOI UĒK-ja
Kanė vajtur shtatė muaj e gjysmė qėkur mbaroi Lufta e Kosovės, njė ndėr konfliktet mė masmediale tė shek XX. Matja trivjeēare e forcave mes UĒK-sė dhe Beogradit, qė u radikalizua nė qershor 1996 e qė kulminoi me mundjen dhe tėrheqjen e trupave serbe nė verėn 1999, ėshtė pėrcjellur nga tė gjitha agjencitė e lajmeve. Nė lajme, reportazhe, studime pėr sė afėrmi, introspektiva etj, janė shestuar shumė aspekte tė kėsaj lufte. Nė radhė tė parė, natyrisht, vėmendja ėshtė pėrqėndruar te Natoja, kryesisht te njoftimet pėr kapacitetin operacional tė saj, etj. Pastaj, gazetarėt kryesisht i kanė shoshitur aftėsitė mbrojtėse tė Beogradit, strukturat mbrojtėse tė serbėve dhe aleancat e tyre diplomatike. Mirėpo, nė kėto shestime njė faktor, qė shumė do ta quanim kryesor, ka rėnė nė hije; ai qė, duke i shpallur luftė pushtetit brutal tė Beogradit dhe, njėherit, edhe symbylljes kryeneēe tė Perėndimit para gjenocidit shumėvjeēar nė Evropė, e pruri punėn deri te lufta e hapur mes Natos dhe Beogradit. Ėshtė kėtu fjala natyrisht pėr UĒK-nė, pėr organizatėn ilegale, fillimisht me pak anėtarė fanatikė, e cila brenda pak muajsh vajti e u shndėrrua nė njė ushtri kryengritėse me mėse 15.000 vetė nėn armė. Nė ditėt e veta mė tė shkėlqyera UĒK-ja e mbante nėn kontroll efektiv mėse gjysmėn e Kosovės; epope kjo sė cilės, nė shek XX, ia kalon vetėm rasti i Kryengritjes sė Madhe tė vitit 1920.
Pas luftės, UĒK-ja ra pre e po atij fati politik qė e ka nėnshtruar tėrė kombin shqiptar gjatė shek. XX. Ajo u ēmua si e rrezikshme, meqė u vlerėsua se ekzistenca e saj kish rrezik t'i frymėzojė shqiptarėt nėpėr shtetet fqinje, e nė radhė tė parė nė IRJM ("Maqedoni"). Ky qėndrim ndaj UĒK-sė, qė mjerisht gjallon ende nėpėr qerthujt e diplomacisė ndėrkombėtare, pati ndikim intim te raportimet e gazetarėve tė huaj nga Kosova. Si pasojė, roli e rėndėsia e UĒK-sė dhe shqiptarėve nė krijimin e status quosė sė re nė Siujdhesėn Ilirike janė lėnė nė sfond. Nė tė njėjtėn kohė, zhdukja e emrit tė UĒK-sė i ka hapur udhė shumė riinterpretimeve posteriori rreth Luftės sė Kosovės. Si tė tilla tingullojnė p.sh. shumė prej (vet)lavdėrimeve lazdrane tė Perėndimit. Poashtu si tė tilla, por aspak tė pasherra e fundekrye qėllimkėqia, dalin edhe pohimet e sotme tė Beogradit nėpėr kuloaret diplomatike, se gjoja UĒK-ja s'paska qenė problem, se UĒK-nė serbėt e paskan pasur nė dorė, se UĒK-ja paskėsh qenė para zhbėrjes nė momentet e ndėrhyrjes sė Natos, etj etj.
E vėrteta ėshtė se Beogradi gjatė pranverės dhe verės e kulminoi gjenocidin shumėvjeēar mbi popullsinė joserbe tė Kosovės, duke vrarė mėse 10.000 civilė tė paarmatosur e duke i zhvendosur prej vatrave tė veta rreth 1.5 mil tė tjerė. Por, ėshtė poaq e vėrtetė se ushtria e policia serbe, as pas kėsaj barbarie tė pashembullt nė historinė e Evropės, nuk arritėn ta zhdukin UĒK-nė. Pėrkundrazi, sikundėr po bėhet e ditur tani edhe nėpėr mediat serbe, ushtarėt e policėt serbė nė Kosovė e kishin jetėn nė rrezik prej UĒK-sė deri nė ditėn e mbramė. Faktet flasin vet: gazetarėt herakė, qė hynė nė Kosovė pėr ta regjistruar avancimin e pararojės sė Natos, patėn mundėsi t'i regjistrojnė edhe duarshtėrngimet e para ndėrmjet ushtarėve tė Natos dhe heronjve tė kėsaj lufte, ushtarėve tė UĒK-sė. Por, le t'i lemi "rrenat" e gazetarėve, le t'i lemi edhe "mburjet" e komandantėve tė UĒK-sė. Se cila qe forca e rėndėsia e UĒK-sė nė Kosovė na rrėfejnė, pos tjerash, edhe burimet serbe. Ē'thonė ato? Cilat resurse i pati angazhuar Beogradi nė Kosovė nė luftė kundėr UĒK-sė dhe a e mbėshtesin ato pohimin e Beogradit se UĒK-ja "s'qe problem"?
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 09 Korrik 2008 19:09
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: KUNDĖR KUJT LUFTOI UĒK-ja
Kundėrshtarėt e UĒK-sė: Shėrbimet e fshehta
Truri qė i koordinonte tė gjitha veprimet e Serbisė kundėr Kosovės dhe UĒK-sė ishte - dhe ėshtė! - Shėrbimi i sigurimit shtetėror (serb. SDB). Kreu i kėtij shėrbimi, trashėgimtar i denjė i OZNA-s dhe UDB-sė famėkeqe, ėshtė i vendosur nė kthinat e Ministrisė sė punėve tė brendshme (serb. MUP), te godina e dikurshme e ish-Shėrbimit tė sigurimit federativ, nė bulevardin e Knez Milloshit nė qendėr tė Beogradit. Detyrėn e vet, zbulimin dhe kundėrzbulimin, SDB e kryen pėrmes nėnndarjeve tė veta, Degės pėr kėrcėnime tė brendshme e ekstremistė tė vendit (ish-dega pėr armiq tė brendshėm), Degės pėr shėrbime analitike, Degės pėr shėrbim teknik, dhe Degės pėr personel. Buxheti i SDB-sė ėshtė sekret shtetėror; ai ndahet nga fondet e Ministrisė sė brendshme (serb. MUP) e plotėsohet nga fonde sekrete, qė burojnė prej trafiqeve tė paligjshme me drogė, me armė, etj. SDB-ja gėzon qasje tė pakufizuar edhe te shumica e sektorėve tė ekonomisė, tė komercit e tė jetės bankare serbe. Ky shėrbim, pos tjerash, e ka detyrė edhe ruajtjen e Millosheviēit dhe tė familjes sė tij; Senta Milenkoviē, truproja e Millosheviēit, ėshtė transferuar prej Njėsitit tė posaēėm tė policisė te nėndega e SDB-sė qė merret me ruajtjen e krerėve tė shtetit, si kuadėr me detyrė qė ta riorganizojė atė sektor.
Qė mė 1993, SDB-ja e pėrqendroi kundėr filizave tė UĒK-sė veprimtarinė e shumicės sė agjentėve serbė tė dėrguar nė Kosovė, secili nga tė cilėt e kish nėn kontroll njė rrjet tė spiunėve joserbė. Ky rrjet pėrfshinte kolaboratorė tė fshehtė tė regjimit nė tė gjitha shkallėt e shoqėrisė, prej qarqeve intelektuale-politke nė Prishtinė e deri te romėt e goranėt e kufirit. Pėrpos mbledhjes sė informatave rreth vargut tė komandės, efektivit dhe logjistikės sė UĒK-sė, rrjeti i kontrolluar nga SDB-ja kish poashtu urdhėr qė tė pėrhapė dezinformata dekurajuese nė popullsi. Lufta speciale kundėr UĒK-sė zhvillohej nė tri shkallė. Aty ku ish e mundur, rrjeti i SDB-sė pėrhapte dyshime pėr ekzistencėn e UĒK-sė. Nėse kjo nuk hahej, UĒK-ja kualifikohej si "sajesė serbe", alternativisht si sajesė shqiptare por "qė ēon ujė nė mulli tė Serbisė". Ndėrsa aty ku nuk shkonte pazari fare, vartėsit e SDB-sė kishin urdhėr tė kėrkojnė qė UĒK-ja, nė emėr tė korrektėsisė politike etj etj, tė del me emrat e udhėheqėsve tė vet. Kėto udhėzime ishin pėrcjellur pėr nė Kosovė direkt nga zyra e Jovica Stanishiēit, pas konsultimeve tė thukta nė Degėn analitike tė SDB-sė. Mjerisht, nė lojėn e SDB-sė u pėrfshinė, me dashje a pa dashje, edhe njė pjesė e rezistencės qytetare shqiptare, e cila ndjehej e sfiduar (!) nga lufta e armatosur e UĒK-sė. SDB-ja ishte aktive edhe nė botėn e jashtme, direkt ose pėrmes mantelit diplomatik. Nėpėr ambasadat e Beogradit nė shumicėn e vendeve tė Evropės dhe nė SH.B.A. ekziston qeliza e SDB-sė, qė merret me zbulim-kundėrzbulim, infiltrim dhe operacione speciale.
Nė disa nga kėto vende, si p.sh. nė Zvicėr, nė Gjermani e nė Ēeki, nė prag tė luftės dhe gjatė luftės SDB-ja kreu operacione speciale kundėr interesave tė supozuara tė UĒK-sė; nė Zvicėr u atakua me armė nė mėnyrė spektakulare ish-Ministria pėr informacion e Republikės sė Kosovės e u kurdisėn bomba nė njė tubim shqiptarėsh; nė Gjermani e nė Ēeki u likuiduan persona qė SDB-ja dyshonte se luanin rol kyē nė rrjetin logjistik e informativ tė UĒK-sė, etj. Nė shėrbim tė luftės kundėr UĒK-sė, SDB-ja e vuri teknikėn mė moderne. Pos tjerash, kundėr UĒK-sė u aktivua edhe sistemi supermodern i pėrgjimit 2001, importuar nga Britania e Madhe mė 1990, nė kohėn e Ante Markoviēit. Ky sistem i kompjuterizuar ka kapacitet t'i pėrgjojė pasivisht mėse 40.000 biseda nė minut, ndėrsa aktivizohet pėr incizim vetėm kur tė pėrmenden tė aq "fjalėt kyēe", si p.sh. UĒK, luftė, armė, etj. I njėjti sistem u vu nė pėrdorim edhe nė pėrgjimin tė ambasadave tė huaja nė Beograd, pėr tė cilat SDB-ja dyshonte se kishin kontakt me UĒK-nė. Kėrcėnimi UĒK e detyroi SDB-nė tė porositė pajisje tė avancuara te industria elektronike serbe, te EI nė Nish e te Instituti Mihajlo Pupin, pėr punimin e tė cilave kėrkohej teknologji e shtrenjtė nga Perėndimi; blerja e saj shkaktoi jo pak probleme ekonomike. Pos kėsaj, SDB-ja u detyra tė blejė nė Rusi edhe 3.000 copė miniaparate pėrgjuese, prej tė cilave shumica u plasuan nė Kosovė, e tjerat nė Serbi. Nėpėr tė gjitha stacionet kryesore tė policisė nė Kosovė, kati i epėrm ishte i mbushur me aparaturė pėrgjuese, e cila i mundėsonte personelit serb t'i pėrgjojė pa u vėrejtur tė gjitha bisedat telefonike.
Tėrė ky zell i SDB-sė nuk kish si tė shkonte pa asnjė sukses. Por, fatkeqėsisht pėr tė e fatmirėsisht pėr Kosovėn, grackat qė i kishin ngrehur agjentėt serbė dhe spiunėt e tyre, shumica prej tyre tė njohur me emra, nuk arritėn ta mbytin UĒK-nė si qe paramenduar. Sot, SDB-ja ėshtė pėrgjegjėse pėr detyrėn e ndjeshme tė koordinimit tė punės sė agjentėve dhe tė ekstremistėve lokalė serbė kundėr Kosovės sė re. Sikur e dėfton rasti i freskėt i Mitrovicės, puna e tyre zakonisht nuk mbetet pa rezultate. Nė komunitetin zbulues e kundėrzbulues serb nė Kosovė bėnte pjesė edhe dega me anim ushtarak, Shėrbimi kundėrzbulues (serb. KOS), ndonėse nė forma shumė mė modeste se sa qė mendohet zakonisht. Arsyet e pasivitetit tė KOS-it ishin politike; ato kishin tė bėjnė me mosbesimin tradicional tė Millosheviēit ndaj ushtrisė dhe animin e tij kah policia, krahu i tij mė besnik. Kur shpėrtheu lufta nė Kosovė, KOS-i, pėr shkak tė paranojės sė Millosheviēit, kish pėsuar dobėsim tė ndjeshėm nė kuadro e nė fonde, tė cilat kishin vajtur nė favor tė SDB-sė. Madje, ish-kreu i KOS-it, Gjen. Aleksandėr Vasilijeviē, dhe rrethi i tij pėrpak i kishin shpėtuar gjyqit e burgut, mė 1992 e 1993, pas shthurrjes sė ish-Jugosllavisė. Mė 1993, Millosheviēi e kish vėnė nė krye tė KOS-it Gjen-kol. Aleksandėr Dimitrijeviē, njė besnik tė vetin tė verbėr, praktikisht me detyrė qė ta neutralizojė KOS-in, nė favor tė SDB-sė.
Gjatė Luftės sė Kosovės, ėshtė vėrejtur qė KOS-it i besohej kryesisht detyra monotone e pėrgjitimit tė komunikimeve tė Ushtrisė Shqiptare, USH. Sot KOS-i nė parim e ka pushuar punėn e vet nė Kosovė. Por SDB-sė dhe KOS-it, nė frontin diplomatik, si pėrmendėm mė lartė, kundėr-UĒK ka marrė pjesė edhe Shėrbimi i informacionit dhe dokumentacionit (serb. SID), njė mantel i krijuar tash vonė pranė MUP-it pėr ta mbuluar spiunazhin diplomatik. Pėrgjimi i ambasadave tė huaja qė dyshohej se kishin lidhje me UĒK-nė, si p.sh. i asaj shqiptare, amerikane, britanike, gjermane, etj, bėhej p.sh. nga SID-ja, nė bashkėpunim tė ngushtė me SDB-nė, e cila i siguronte dhe koordinonte tė hollat, kuadrot dhe pajisjet teknike. SID-ja ka qenė kryesisht aktive nė Beograd dhe disa herė nė botėn e jashtme. Nė Kosovė, qė ėshtė trajtuar si zonė lufte, pėrgjimi p.sh. i Zyrės informative amerikane ka mbetur detyrė e agjencisė mė me pėrvojė, SDB-sė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#2 09 Korrik 2008 19:10
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: KUNDĖR KUJT LUFTOI UĒK-ja
Garnizoni i uniformuar serb nė Kosovė qė u angazhua nė fushėbetejė kundėr UĒK-sė pėrbėhej prej njė laryshie tė forcave tė ndryshme. Forca mė e madhe pėrbėhej prej policisė serbe, tė komanduar nga Ministria e punėve tė brendshme (serb. MUP). Gradualisht, prej tė aq "revolucionit antibyrokratik" tė Millosheviēit e kėtej, MUP-i ėshtė bėrė bedemi kryesor i regjimit nė Beograd, meqė Millosheviēi, si pėrmendėm, s'para u beson eprorėve ushtarakė. Nė vitin 1999 p.sh., Beogradi pėr buxhetin e MUP-it ndau 6 md USD, ndėrsa pėr Ushtrinė Jugosllave (serb. VJ) vetėm 1 md USD. Sipas burimeve kompetente, buxhetit tė MUP-it duhet shtuar edhe gati 3 md USD nga fondet e fshehta prej trafiqeve tė paligjshme me droga, me armė, etj. Kreu i MUP-it ėshtė pėrherė besnik i Millosheviēit; pėr njė kohė tė gjatė nė krye tė saj ka qenė Jovica Stanishiē, njė ndėr veglat mė qorre tė führerit serb, kryetar i organit suprem pėr ēėshtje tė sigurisė nė Beograd, Kėshillit tė sigurisė. Nė kėtė detyrė, Stanishiēi gėzonte kontroll tė plotė mbi SDB-nė, mbi komunitetin informativ ushtarak, si dhe mbi Shėrbimin pėr informacion e dokumentacion (serb. SID).
Jovica Stanishiēit i janė dhėnė publikisht meritat pėr zbulimin e hershėm tė UĒK-sė; ai pėrmendej si Armiku Nr 1 i UĒK-sė. Nė pėrgjithėsi, tėrė kuadrot e MUP-it, para se t'u ngjiten shkallėve tė karrierės, mė sė pari ėshtė dashur tė dėshmohen nė "frontin e Kosovės". Numri i pjesėtarėve tė uniformuar nė MUP ėshtė rritur gradualisht gjatė viteve '90. Mė 1990, MUP-i i kishte mėse 40.000 pjesėtarė; mė 1995 mėse 80.000 pjesėtarė aktive plus tė tjerė nė rezervė; ndėrkaq mė 1997, raportohet se MUP-i i ka rreth 120.000 pjesėtarė tė uniformuar. Policia serbe ish e vendosur jo vetėm nėpėr stacione e nėnstacione, por edhe nė kazermat e ushtrisė. Pėr sa i pėrket Kosovės, vetėm nė Prishtinė ekzistonin shtatė stacione kryesore e katėr nėnstacione. Tjera stacione kryesore ka patur nė Gjakovė, Pejė, Mitrovicė, Ferizaj, Gjilan, dhe Prizren, secili i pajisur me facilitete tė avancuara pėr pėrgjim tė komunikimeve, tė hapura vetėm pėr SDB-nė. Hordhitė e MUP-it qė hidheshin kundėr njėsive tė UĒK-sė ishin tė paguara mė mirė se ushtria e rėndomtė e tė pajisura me 150 transportues tė blinduar (TB) e me 170 mortaja 82 mm, si dhe me helikopterė.
Formacioni mė i fortė i MUP-it i pėrdorur kundėr UĒK-sė ishte Njėsia e posaēme e policisė (serb. PJM), e quajtur nė media edhe Njėsia antiterroriste e policisė ose Njėsia e ndėrhyrjes sė shpejtė. Kjo njėsi, qė pėr detyrė parėsore e ka ruajtjen e godinave zyrtare nė Beograd dhe kontrollin e trazirave urbane, nė shkurt 1998 dėrgoi nė Kosovė, me urdhėr enkas tė Jovica Stanishiēit, njė efektiv prej 700 vetėsh, tė cilit fillimisht iu ngarkua detyra e asgjėsimit tė UĒK-sė nė Drenicė. Njėsia e posaēme e policisė qe grushti i hekurt i garnizonit serb nė Kosovė, tė stėrvitur shtatė ditė nė javė nė pėrdorim tė armėve tė zjarrta e tė ftohta e nė mjeshtri luftarake, si dhe me pėrvojė tė paēmueshme lufte nga Kroacia e Bosnja. Shef i Njėsisė sė posaēme tė policisė ėshtė Franko "Frenki" Simatoviē, Ndihmėszėvendėsministėr pėr punė tė brendshme nė Serbi; vartėsit e tij quheshin mes veti edhe "Kaubojėt e Frenkit". Simatoviē ėshtė besnik i paluajtshėm i Millosheviēit, qė ka avancuar rrufeshėm nė karrierė duke e organizuar ndihmėn e Beogradit pėr serbėt e Bosnjes gjatė luftės atje. Krahu i tij i djathtė ėshtė Raja Bozhoviē; qė tė dy kėta kanė qenė disa herė nė Kosovė, nė Prishtinė, Pejė e gjetiu, pėr t'i inspektuar trupat e veta.
Vizitat e tyre s'ishin tė kota; nė ato pak raste tė rralla kur UĒK-ja ka arritur ta shtie nė dorė kufomėn e ndonjė pjesėtari tė kėsaj njėsie (ata u bėnė tė njohur, pos tjerash, edhe duke i tėrhequr me ēdo kusht kufomat e shokėve tė vrarė), te ta janė gjetur p.sh. ēizme cilėsore nga Perėndimi, qė kushtojnė nga 200 USD. Kjo njėsi, e cila mė 1998-1999 e la tėrėsisht kazermėn e vet "13 Maji" nė Beograd pėr tė luftuar nė Kosovė, ka bashkėpunuar ngusht me ekstremistėt ndėr "Vullnetarėt serbė" tė Arkanit, tė njohur si Tigrat, si dhe me "Skyfterėt e bardhė" (Beli orlovi) tė Sheshelit. Njėsia e Franko Simatoviēit ėshtė vėnė nė pėrdorim nė shumė fronte tė Kosovės, prej Drenicės e deri te Alpet Shqiptare. Kjo njėsi, nė bashkėpunim me ekstremistėt lokalė serbė tė njohur me emra, ėshtė fajtore, pos tjerash, edhe pėr dy masakrat mė famėkeqe gjatė Luftės sė Kosovės, tė asaj nė Prekaz si dhe tė asaj nė Reēak.
Njėsitė speciale tė policisė (serb. SJP), formacione kėto mė masive nė numėr se sa ai PJM, janė formuar sipas modelit rus tė ushtrisė sė brendshme dhe e pėrbėjnė trungun e forcave tė MUP-it qė janė hedhur kundėr UĒK-sė. Ato kanė njė efektiv burimor prej 7.000 vetėsh, qė nė rast nevoje ėshtė plotėsuar me efektiv nga njėsitė tjera dhe me ekstremistė lokalė. Gjatė stacionimit nė terren ato fitonin mėditje tė majme, kurse ishin tė pajisura me njėsi artilerike, me njėsi raketore me shtretėr shumėgrykėsh, me artileri kundėrajrore, si dhe me 14 automjete tė blinduara Praga, tė armatosura me kundėrajror tė kompjuterizuar zjarrkthyes 14.5 mm. Pragat u pėrdorėn pėr herė tė parė nė Kosovė, pasi Beogradi i kish blerė krejt vonė, nė qershor 1997, dhe shkaktuan jo pak dėm nė radhėt e UĒK-sė. Njėsitė speciale tė policisė njiheshin si "Beretat e kuqe"; emėrtim ky qė i fyente forcat speciale tė ushtrisė, tė cilat e quajnė veten poashtu "Beretat e kuqe".
Totali i numrit tė angazhuar nga MUP-i nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe Njėsinė e posaēme tė policisė, mbahet ende sekret shtetėror. Burime tė mirinformuara vlerėsojnė se MUP-i nė Kosovė i ka patur tė stacionuar mesatarisht rreth 40.000 trupa, 28.000 tė uniformuar dhe 12.000 nė veshje civile. Dihet p.sh. se shpenzimet pėr ta mbajtur garnizonin nė Kosovė e pėrbėnin mėse gjysmėn e buxhetit total tė MUP-it, apo diku rreth 4.5 md USD / vit. Njė numėr i konsiderueshėm i efektivit nga radhėt e njėsive tė MUP-it, shumica e tė cilėve njihen me emra, kanė mbetur nė Kosovė, pėr t'i organizuar e mbėshtetur, nė koordinim tė SDB-sė, provokimet kundėr shqiptarėve dhe Natos, si p.sh. rastin e fundit tė Mitrovicės.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#3 09 Korrik 2008 19:10
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: KUNDĖR KUJT LUFTOI UĒK-ja
Ushtria e rregullt nė kohėn e Luftės sė Kosovės, si pėrmendėm mė lartė, qe privuar nga shumėēka, pėr shkak tė rrethanave, por edhe pėr shkak tė manisė sė Millosheviēit kundėr eprorėve tė karrierės. Mė 1997, buxheti i ushtrisė kishte rėnė nga 5 md USD nė 1 md USD, ku mbeti pėr disa vjet me radhė. (Sivjet, nė vitin 2000, Beogradi i ka ndarė ushtrisė 2.5 md USD pėr t'i riparuar dėmet e shkaktuara nga fushata ajrore e Natos; njė shumė kjo qė s'mjafton as pėr sė afėrmi pėr plotėsim tė nevojave tė ushtrisė.) Mė 1990, shtatmadhoria e ushtrisė e kish kryer njė reformė tė themelshme, pėrmes sė cilės u braktis forma divizionale e organizimit dhe u adaptua ajo nė brigada.
Qėllimi i riorganizimit ishte adaptimi ndaj rrethanave tė reja dhe tė aplikohen mėsimet nga fushėbetejat e Sllovenisė dhe tė Kroacisė; me numėr tė zvogėluar tė rekrutėve, ushtria duhej tė fitojė nė fleksibilitet operacional, nė manovrabilitet dhe nė iniciativė taktike. Njėherit, riorganizimi nė brigada i ngarkoi me pėrgjegjėsi njė mori tė eprorėve tė rinj, tė cilėt Beogradi shpreson tė bėhen krah i fortė i Serbisė nė tė ardhmen. Nė momentin e shfaqjes publike tė UĒK-sė, ushtria serbe ishte e ndarė nė tri armata dhe njė korpus; Armata 1 e orientuar drejt Veriut dhe Kroacisė, Armata 2 e orientuar drejt Bosnjes, Armata 3 e orientuar drejt Kosovės, Shqipėrisė dhe IRJM-sė ("Maqedonisė"), si dhe Korpusi Special.
Nė luftė me UĒK-nė u angazhua aktivisht Armata 3 si dhe Korpusi Special. Ky i fundit pėrbėhej nga njė brigadė e blinduar, nga Brigada 63 parashutiste dhe Brigada 72 e sabotazhit nė Panēevė. Ndėrsa Armata 3, Fronti Jugor e Juglindor, pėrbėhej nga Korpusi i Nishit, Korpusi i Leskocit, dhe Korpusi i Prishtinės, qė veē ai i kishte Brigadėn 15 tė mekanizuar, Brigadėn 52 tė artilerisė mikste, Brigadėn e lehtė 58 tė mekanizuar, Brigadėn e mekanizuar 102 antiblind, Brigadėn 243 tė blinduar, Brigadėn 549 tė motorizuar, si dhe Brigadėn raketore kundėrajrore, njėsi kėto tė stacionuara anembanė Kosovės. Korpusi i kishte gjithsejt 10.000 trupa profesionalė tė kontraktuar me rroga mujore, tė cilėt pas mobilizimit tė pėrgjithshėm e mbėrritėn numrin 25.000. Nė ushtrinė serbe, "fronti i Kosovės" ka qenė tradicionalisht detyra absolutisht mė e besueshme qė mund t'i jepej njė eprori madhor; shthurrja e ish-Jugosllavisė nė krye tė Armatės 3 e pat gjetur p.sh. Gjen.
Ratko Mlladiē, qė u bė famėkeq mė vonė si kriminel lufte nė krye tė agresionit serb kundėr Bosnjes. Nė mes tė vititi 1998, komandant i Armatės 3 u emėrua Gjen. Dragoljub Ojdaniē, i martuar me motrėn e gruas sė Millosheviēit. Gjen. Ojdaniē u bė shpejt i njohur te inteligjenciet perėndimore pėr pohimet e veta se atij, gjatė shėrbimit nė Prizren, shqiptarėt gjoja ia kishin dhunuar vajzėn etj etj. Emėrimi i tij te tė gjitha palėt e involvuara u prit si shenj ogurzi. Gjen. Ojdaniē komandant tė Korpusit tė Prishtinės e emėroi Gjen. Nebojsha Pavkoviē, njė mediokėr ushtarak, i cili mungesėn e talentit e kompenzon me servilizėm dhe, siē ėshtė vėrejtur kohėve tė fundit, me fjalamani boshe. Armata 3 mbėshtetej nga dy njėsi tė zgjedhura, nga Policia ushtarake si dhe nga Korpusi i forcave speciale, ose tė aq Beretat e kuqe (tė ushtrisė). PU-ja komandohet direkt nga Drejtorati i sigurimit pranė Shtatmadhorisė sė VJ-sė dhe ėshtė njė ndėr njėsitė mė tė pėrgatitura pėr luftė nė ushtrinė serbe.
Korpusi i forcave speciale si njėsi ėshtė formuar nė gusht 1992. Ajo pėrbėhej nga njė brigadė e motorizuar, njė tjetėr e mekanizuar, nga Brigada 63 parashutiste nė Nish si dhe nga Brigada 72 speciale (komandose). Ajka e ushtarėve tė PU-sė dhe tė Beretave tė kuqe pėrgatiteshin pastaj bashkarisht nė dy njėsi tė posaēme pėr operacione sekrete, Sokolėt gjegjėsisht Kobrat, tė stėrvitur nė pėrdorim tė armėve tė heshtura, armėve paralizuese, pajisjeve optike pėr pamje natėn, etj; Kobrat p.sh. qė pėrbėheshin nga dy aradha me gjithsejt 60 pjesėtarė, ishin tė stėrvitur edhe nė pėrdorim tė armėve jokonvencionale, si p.sh. nė pėrdorim tė harkorėve (harqeve tė fiksuara). Kėto njėsi janė pėrdorur pėr infiltrim dhe sulmim tė disa caqeve tė zgjedhura tė UĒK-sė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#4 09 Korrik 2008 19:11
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: KUNDĖR KUJT LUFTOI UĒK-ja
Shtatmadhoria serbe nė planin e vet luftarak i kish besuar Korpusit tė Prishtinės qė t'i mbajė dy vija tė mbrojtjes, pikėsėpari atė Pejė - Gjakovė - Prizren, me postblloqe tė forta nė Morinė, Gorozhup, Pashtrik, Koshare e Kozhnjer e me mbėshtetje nga Korpusi i forcave speciale, pėr ta ndaluar kalimin e kufirit; pastaj vijėn Leposaviq - Mitrovicė - Vushtri - Prishtinė - Ferizaj, me mbėshtetje nga elemente tė Armatės 3 tė stacionuara nė Serbi. Pėr ta reailzuar kėtė detyrė, Gjen. Pavkoviē e kish vendosur nga njė brigadė tė blinduar nė Prishtinė e nė Ferizaj, ndėrsa nė Mitrovicė e nė Pejė, gjegjėsisht nė Gjakovė e nė Prizren, nga njė brigadė tė mekanizuar. Deri me nisjen e fushatės ajrore tė Natos, angazhimi i ushtrisė serbe qe kufizuar nė nivelin taktik, si pengesė nė kufi dhe si mbėshtetje e fortė e prapavijė e MUP-it. Me nisjen e bombardimeve, ushtria e ktheu tėrė Kosovėn nė fushėbetejė, duke e shkrehur Operacionin Patkoi me qėllim tė shkatėrrimit definitiv tė UĒK-sė. Sė pari, nė Gjakovė, nė Prizren, nė Ferizaj dhe nė Gjilan u dėrguan pėrforcime nga njėsitė e Nishit dhe nga Korpusi i Leskocit. Pasi u shtėrngua kėsisoji vija e kufirit, Korpusi i Kragujevcit nė bashkėpunim me MUP-in u lėshuan tatėpjetė prej luginės sė lumit Ibėr, nė njė demonstrim flagrant tė dhunės ekscesive.
Prej Mitrovicės nėpėr Vushtrri e Prishtinė e mė tutje drejt jugut, Korpusi i Kragujecit i shtyu para me zjarr e hekur mėse 1.5 mil civilė, me qėllim qė, bashkė me popullsinė civile, ta shkulė e ta rrokullisė me ēdo kusht edhe UĒK-nė drejt kufirit, ku, sipas planit serb, po e priste sopata. Ndėrkaq, Korpusi i Uzhicės, pjesė e Armatės 2, kish zėnė pozita tė reja nė Sanxhak qė nė shkurt 1999, pėr t'ia prerė UĒK-sė mundėsinė e kundėrveprimit drejt Tregut tė Ri (Novi Pazarit) e pėr ta shtuar trysninė kundėr Mitrovicės dhe Pejės. Operacioni Patkoi u zbatua me qėllim final qė tė zbrazet Kosova nga popullsia shqiptare, meqė ish kuptuar mirė se vetėm ashtu do tė ērrėnjoset UĒK-ja. Nė vazhdėn e kėtij operacioni, forcat serbe, nė bashkėpunim me MUP-in dhe vullnetarėt lokalė serbė, i pėrsėritėn krimet mė tė neveritshme tė luftės nga vitet 90. Drita e blertė pėr Operacionin Patkoi ėshtė lėshuar nga Kėshilli i sigurisė, mė konkretisht nga Millosheviēi e Jovica Stanishiēi, mbikėqyrja strategjike ishte detyrė e Kėshillit Suprem Ushtarak, tė vendosur nė bunkerin komandues nė Beograd, ndėrsa komandant operacional ishte vet shefi i shtatmadhorisė serbe, Gjen.
Dushan Samarxhiē. Operacioni Patkoi u zhvillua nėn komandė tė ushtrisė, por nė bashkėpunim tė ngushtė mes ushtrisė, MUP-it dhe ekstremistėve lokalė serbė, tė njohur me emėr. Operacioni u pasurua me forma jokonvencionale, tė panjohura nga Bosnja e nga Kroacia; njė numėr i njėsive policore e ushtarake kishin urdhėr tė prerė t'i heqin uniformat ēdo dhjetė ditė e tė veshen civilė, pėr ta shtuar konfuzionin te UĒK-ja e pėr t'i mbuluar gjurmėt e krimeve nė rast tė disfatės (meqė rezultati i kėsaj lufte, pėr dallim tė asaj nė Bosnje, nuk ishte i ditur qė prej fillimit). Mė tej, Kobrat dhe Sokolat u veshėn nė uniforma tė UĒK-sė dhe kryen aksione diversive nė prapavijė tė UĒK-sė, nė Alpet Shqiptare, si dhe brenda nė Shqipėri. Njėsitė e angazhuara kundėr pozitave tė UĒK-sė kishin tanke moderne M-84 dhe aso T-55, transportues tė blinduar dhe automjete tė blinduara vėzhgimi tė prodhimit rus e gjermanolindor, topa e hauvica prej 105 mm e 122 mm, topa 130 mm, hauvica repetitive 122 mm, hauvica 152 mm e 155 mm, mortaja 82 mm 120 mm, si dhe sisteme raketore, YMRL-32 128 mm e raketahedhės shumėgrykėsh M-63. Nė kėtė arsenal bėnte pjesė edhe raketa ruse tokė-tokė FROG-7, e cila nga njė largėsi prej 100 km terrorizonte pa dallim rajone tė tėra civile nėn kontroll tė UĒK-sė.
Serbėt patėn mbėshtetje me zjarr prej regjimentit tė aeroplanėve M-21 nė Prishtinė, prej Njėsisė transportuese nė Nish, pjesė e Brigadės 63 parashutiste tė Korpusit Special, si dhe nga regjimenti i aviacionit i stacionuar nė aeroportin ushtarak tė Kralevės. Krahas armatimit konvencional, ushtria serbe nė javėt e fundit tė konfliktit me UĒK-nė i vuri nė pėrdorim edhe helmet luftarake, sarin dhe tabun. Ajo i rrahu pozitat e UĒK-sė, kryesisht tė Brigadės 138 AR nė vijėn e kufirit shqiptar, me predha me mbushje helmuese, duke i rrezikuar kėshtu me dije jetėrat e dhjetėramijėra ikanakėve civilė, pleq, gra e fėmijė, qė kishin marrė arratinė drejt Shqipėrisė. Angazhimi i ushtrisė prej shfaqjes sė UĒK-sė e deri te tėrheqja e Beogradit nga Kosova nė qershor 1999 ka shkallėzuar pra, progresivisht brenda tri vjetėsh, prej goditjeve taktike mė 1996 e deri te operacionet e nivelit strategjik mė 1999.
Fillimisht angazhimi i ushtrisė ishte i kufizuar, vetėm nė vijėn e kufirit ndėrshqiptar, meqė Beogradi kish hedhur nė luftė brenda Kosovės forca tė mėdha tė MUP-it, tė motivuara, tė pajisura mirė e me pėrvojė lufte, dhe s'kish interes tė shkaktojė kot shkallėzim diplomatik. Poashtu, ushtria i kish vėnė nė dispozicion tė MUP-it facitilitetet dhe infrastrukturėn e vet. Megjithatė, kjo nuk mjaftoi pėr ta shtypur UĒK-nė. Gradualisht, ushtria serbe zuri tė angazhohet kundėr UĒK-sė gjithnjė e mė tepėr edhe nė brendi, me artilerinė e vet tė rėndė dhe me njėsitė tankiste, fillimisht nė ofenzivėn e majit 1998, e derisa u hodh nė sulm me gjithėēka qė kishte, nė shkurt - qershor 1999. Por, tėrbimi i ushtrisė serbe kundėr popullsisė shqiptare dhe joserbe u kthye si bumerang shkatėrrues kundėr vet Beogradit, meqė ai praktikisht u bė casus belli qė e provokoi ndėrhyrjen e Natos nė Kosovė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#5 09 Korrik 2008 19:11
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: KUNDĖR KUJT LUFTOI UĒK-ja
Nė vend tė pėrfundimit Njoftimet ekzistuese dhe ende jo tė plota pėr totalin e resursve tė pėrdorura dhe pėr mėnyrėn e pėrdorimit tė tyre nė luftėn e Kosovės na e krijojnė njė sfond tė besueshėm, qė e rrėfen mė sė miri, pa asnjė propagandė, rolin dhe rėndėsinė qė ia ka dhėnė UĒK-sė pikėrisht kundėrshtari i saj mė i egėr, Beogradi. Pėr egėrsinė gjenocidale tė treguar kundėr popullsisė civile gjatė gjahut kundėr UĒK-sė, Gjykata ndėrkombėtare pėr krime tė luftės me seli nė Hagė i ka shpallur tė pandehur pėr krime lufte njė varg politikanėsh e eprorėsh ushtarakė e policorė, mė nė krye me kryetarin e shtetit, Sllobodan Millosheviē.
Njė mori shėrbimesh sekrete me pėrvojė tė vjetėr e me njė rrjet tė gjėrė e tė pėrpunuar spiunėsh, njė garnizon pushtues me mėse 65.000 mijė trupa gjithsejt, 40.000 policė (28.000 tė uniformuar e 12.000 civilė) si dhe 25.000 ushtarė tė rregullt, tė armatosur deri nė dhėmbė e tė indoktrinuar si mos mė keq pėr luftė, si dhe pėrpilimi e zbatimi gjakftohtė i njė operacion barbar pėr holokaust tė tėrė Kosovės, tė gjitha kėto e dėshmojnė mė sė miri se sa "lehtė" e paska pasur Beogradi ta zgjidhė problemin UĒK. UĒK-ja mund tė eliminohej vetėm po tė shkulej me rrėnjė tėrė Kosova. Ky ēmim qe aq i lartė, sa Beogradi ngurroi derisa s'i mbeti mė asnjė rrugė tjetėr pėr be - e atėherė ishte tepėr vonė, meqė brutaliteti serb e kish sfiduar tashmė ndėrhyrjen e botės sė qytetėruar. Natyrisht, ky qe edhe qėllimi i strategėve tė UĒK-sė. Ata e kishin tė qartė se njė ushtri guerile nuk mundet dot ta vė pėrfundi nė fushėbetejė komplet tėrė armatėn federale tė armatosur gjer nė dhėmbė; aq mė pak kur strukturat civile shqiptare ishin infiltruar gjithandej nga shėrbimet sekrete serbe. Mirėpo ata, duke i fryrė pandarė zjarrit tė luftės ēlirimtare, ishin tė vendosur t'ia bėjnė Beogradit ēmimin e qėndrimit tė pakapėrcyeshėm.
Nė kėtė objektiv tė tyre, falė vlerėsimit tė drejtė tė situatės ndėrkombėtare, ata aritėn rezultat maksimal. Njėsoj si shumė vende evropiane nė LDB qė u ēliruan prej nacionalsocializmit gjerman me ndihmėn e aleatėve, e qė tashti e quajnė veten "fuqi fitimtare", ashtu edhe Kosova u ēlirua prej nacionalsocializmit serb me ndihmėn e aleatėve; dallim tė vetėm pėrbėn ndoshta fakti se nė Kosovė, rezistenca vetjake qe shumė mė e fuqishme se sa, ta zėmė, nė Francė gjatė LDB. Nė pėrfundim, shtrohet pyetja: pėrse ngulmojnė atėherė kaq shumė Beogradi dhe aleatėt e agjentėt e serbėve nė propagandėn e vet kundėr UĒK-sė? Tupani, thonė, bie pėr atė qė ka veshė. Lufta serbe kundėr Kosovės vazhdon, ndonėse nėn dhe, pėrderisa nė Beograd qėndron nė pushtet po ai kryetar e po ata politikanė qė e hartuan gjenocidin e dekadės sė shkuar mbi joserbėt e ish-Jugosllavisė, po ata eprorė ushtarakė e policorė qė e zbatuan atė gjenocid, si dhe po ata intelektualė, priftėrinj e shkencėtarė qė e frymėzuan, e bekuan dhe e mbėshtetėn atė.
Serbia ėshtė poshtėruar, por ajo nuk ka hequr ende dorė nga Kosova; pėrkundrazi, ka indikacione tė forta se atje planifikohet ethshėm Kthimi i Madh. Ndaj pėrgatitet terreni err e terr pėrditė, duke nisur qysh tashti. Pėr kėtė arsye, pėr sa i pėrket Beogradit, e para gjė qė duhet vdekur, varrosur e harruar, madje nė turp, ėshtė fryma UĒK. Nėqoftėse e arritė kėtė objektiv, Beogradi e di se do t'ia arritė ta futė pėrsėri njėrėn kėmbė brenda nė Kosovė.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#6 09 Korrik 2008 19:12
|
|
 |
|
|
|
Faqja 1 e 1
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|