Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Merita Halili Dhe Raif Hyseni Ne Koncert 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Merita Halili Dhe Raif Hyseni Ne Koncert 
 
Me 18 dhe 19 Qershor 2008, Merita Halili dhe Raif Hyseni sė bashku me orkestrėn e tij ishin ftuar pėr dy koncerte nė kryeqytetin Amerikan, Uashington DC. Koncertet u sponsorizuan nga “Millenium Stage”-Skena e Mijėvjeēarit” e Qendrės Artistike Kulturore “Kenedi” dhe nga Qendra Amerikane e Folklorit, pjesė e Bibliotekės sė Kongresit Amerikan. Me 18 Qershor koncerti i parė u dha nė sallėn e Qendrės Artistike Kulturore “ Kenedi” kurse koncerti i dytė u dha nė Auditorin “Coolidge” te ndėrtesės “Xheferson” tė Bibliotekės sė Kongresit Amerikan. Qindra spektatorė mbushėn sallėn e Auditorit “Coolidge”. Nė koncertin e dytė, morri pjesė Zj.Elvana Shtėpani,Sekretare e Parė e Ambasadės Shqiptare nė Uashington, zonja Diane, njė nga drejtueset kryesore tė Bibliotekės, Zj.Anne Harrison, Librare e Rrjetit FEDLINK,Z.Grant Harris, Shef i Dhomės Europiane tė Bibilotekės sė Kongresit, Zj.Peggy Bulger, Drejtoreshė e Qendrės Folklorike Amerikane , Z.David A.Taylor, shef i Departamentit tė Kėrkimeve dhe Programeve pranė Qendrės Folklorike Amerikane,Zj.Thea Austen,Koordinatore e Ngjarjeve Publike, editori i Bibliotekės Z.Steve Winick, Z.Larry Weiner, specialist i muzikės sė Ballkanit dhe pėrfaqėsues i Qendrės sė Muzikės Tradicionale Bullgare “Lyuti Chushki”, pėrfaqėsues amerikanė tė grupeve tė ndryshme folklorike nė Shtetet e Bashkuara si dhe shumė shqiptarė qė banojnė nė zonėn pėrreth kryeqytetit amerikan dhe dėgjuan pėr kėtė koncert. Koncerti nė Bibliotekė ishte rreth drekės dhe tė shihje sallėn e mbushur plot, kuptoje se njerėzit dashamirės sė artit tė Merita Halilit, Raif Hysenit e orkestrės sė tij nuk ngurruan tė linin punėn apo shkollėn dhe tė shijonin atė magji tė artit shqiptar qė u shpalos aq bukur dhe fuqishėm atė ditė pranvere.

Koncertet

Unė nuk morra dot pjesė nė koncertin e datės 18 Qershor, por isha me fat tė shijoja atė tė datės 19. Nga lajmet e Zėrit tė Amerikės ,seksioni shqip, mėsova pėr njė pjesmarrje masive mė datėn 18 dhe pashė mesazhet qė Merita dhe Raifi i pėrcollėn artdashėsve dhe shqiptarėve nė veēanti. Ditėn tjetėr, morra tė tre fėmijėt e mij ,si edhe njė shoqe tė vajzės dhe u gjendėm nė sallė rreth orės 11:30 pėr tė siguruar vendet.Mė kujtohej se nė Shqipėri ishte e pamundur tė gjeje bileta nė ditėn e parė ose tė dytė tė koncerteve tė Meritės,edhe pse mund te ishte nė Pallatin e Sporteve. Eksperinca tė mėson!

Nancy Groce, anėtare e stafit per realizimin e ketij koncerti ishte ajo qė na pėrshėndeti tepėr ngrohtėsisht ne fillim dhe na drejtoi pėr nė sallė . Pas pak minutash ajo erdhi sėrish dhe na prezantoi me organizatorėt e koncertit. Ajo ndjehej mirė dhe entuziaste qė do dėgjonte muzikė shqiptare per tė parėn herė nė skenėn e atij auditori. Pas takimit dhe bisedės me Zj.Elvana Shtėpani e cila ishte sa entuziaste aq dhe krenare pėr artistėt bashkėkombas, pėr koncertin, por edhe e preokupuar me shqetėsimet aktuale pėr tė ndihmuar nė promovimin e kulturės sonė , u takuam me Z.David A.Taylor, Zj.Thea Austen, dhe Zj.Peggy Bulger. Ata ishin kuriozė,entuziastė, dhe disi tė habitur nga talentet qė kishin hasur tek Merita dhe Raifi dhe djemtė e orkestrės, njė natė mė parė nė Kenedi Center. Zj.Peggy Bulger e hapi mbasditen duke shpjeguar historinė dhe prezantoi Zj. Ethel Raim e cila foli pak pėr Qendrėn e Muzikės dhe Vallėzimit Tradicional nė Nju Jork dhe pastaj bėri prezantimin dinjitoz tė Meritės dhe Raifit tonė.



Unė nuk “po rrija rehat”, e dija biografinė e tyre, por i thashė vetes: “bėj durim se amerikanėt nuk e dinė…” Fletėpalosjet me ngyrė rozė, qė prezantonin ēiftin tonė simpatik, ishin nė qendėr tė vemendjes sė publikut dhe ishte kollaj te dalloje shqiptarėt nė sallė tė cilit,si unė, mezi po prisnin tė dilnin nė skenė artistėt. Hapet dera dhe i pari me kostumin popullor del Raifi, qė si shumė artistė tė tjerė shqiptarė nė xhamamadanin kuq si zjarri kishte tė qėndisur shqipen dykrenare. I qeshur, i dashur duke pėrshėndetur audience, ai fton kolegėt e tij tė orkestrės nė skenė, dhe pasi zunė vendet, filloi argėtimi fantastik. Me duart e tij magjike Raifi shpalosi edhe njėherė atė talent dhe autoritet professional tė rrallė, duke luajtur nė fizarmonikė, me buzėqeshjen nė fytyrė me fokusimin maksimal nė instrument dhe nė rithėm, ai i dha drejtim orkestrės e kėngėtares pėrgjatė koncertit. Fillimi sihte njė potpuri instrumentale qė pėrmes fizarmonikės sė Raifit, klarinetės se Maksim Vathit, kitarave tė Mirxhen Darovės dhe Tom Leshajt si dhe daulles se Sevimi Ymerit, nuk la duar pa pėrplasur dhe nuk la sy pa lotuar. Nuk mundesha tė mbaja lotėt, sidomos kur interpretuan valle popullore tė krahinės sime. “Qaj Minushe” mė solli kaq lotė e emocion si dhe sa e sa kujtime. …dhe jo vetėm mua…Plot bashkėkombasve tanė, ndėrsa amerikanėve, jam e sigurt iu bėnin pėrshtypje tė tjera gjėra. Ata mahniteshin-siē do pohonin mė vonė, gjatė bisedave pas koncerti me ritmin, sintoninė, shpejtesinė e duarve, koordinimet dhe meloditė.

Pas kėsaj nė skenė del e veshur me kostumin popullor tė Shqipėrisė sė mesme, qėndisur nė ar dhe argjend artistja Merita Halili qė ka shpirtin si zėri i saj..mrekulli. E qeshur, e dashur, me njė prezencė skenike unike, ajo pushtoi audiencėn qė me strofat e para tė kėngės “Lule tė Bukura ka Tirana”. Muzika nuk njeh kufi. Kjo dekalratė e mirėnjohur u ilustrua edhe atė ditė mė 19 Qershor, nė zemėr tė Uashingtonit. Merita bėri auditorin pėr vete menjėherė.Nuk mbeti kėngė pa u shoqėruar me duartrokitje dhe nuk mbeti zemėr pa shtuar ritmet e trokitjes nė kraharor. “Jelekun kadife”, “Dola nė Penxhere” “Jam Jabanxhi” ishin tre kėngėt qė pasuan dhe pas duartrokitjeve tė gjata Raif Hyseni i shpjegoi publikut me njė anglishte tė bukur se c’farė kuptim kishin kėngėt paraprirėse .

Ai si njė diplomat i shkolluar posaēėrisht, diti tė falenderojė organizatorėt e koncertit dhe pastaj bėri njė hyrje tė kėngėve qė do tė pasonin. Ai shpjegoi kuptimin e tyre. Ajo qė mė ngjalli njė emocion tė paharruar ishte moment kur Raifi me njė patriotizėm tė justifikuar shfrytėzoi njė nga skenat mė tė famshmė nė Amerikė tė shpjegojė se ku banojnė shqiptarėt nė Ballkan, pėrmendi Trojet Etnike nė Kosovė e Mal tė Zi nė Maqedoni dhe pėrmendi edhe Camėrinė. Ai tregoi pėr folklorin e pasur sipas trevave dhe pėrmendi qė ne jemi njė komb,njė kulturė, por ēdo krahinė shqiptare ka njė veēori dalluese dhe shtoi se pavarėsisht se Merita ėshtė e mirėnjohur pėr folklorin e Shqipėrisė sė Mesme, ai tregoi se ajo dhe ai,sė bashku me orkestrėn e tij , nė atė skenė tė respektuar pėrfaqėsonin muzikėn folklorike shqiptare si tė plotė dhe kėshtu i dha udhė interpretimit tė mrekullueshėm tė njė kėnge shqiptare nga Maqedonia dhe mė tutje pėr tė ndezur flakė sallėn me kėngėn kosovare “Mihane”. Raifi si njė mjeshtėr dirigjues udhėzoi audiencėn tė marrė pjesė nė kėngė me frazat “Hopa” dhe “Hajde” dhe sinqerisht, tek shihja amerikanėt me poste madhore nė atė institucion tė kėndonin shqip, u ndjeva shumė e ngazėllyer se pashė gėzim dhe nderim, pashė liri dhe mirėnjohje. Kujt i kishte shkuar nė mendje, jo mė shumė por njėzet vjet tė shkuara, qė Merita Halili do tundte sallėn e Bibliotekės sė Kongresit Amerikan dhe se njė adashe e saj, njė vajzė e varfėr nga Devolli, e izoluar dhe persekutuar familisht pėr arėsye politike do tė shkruante kėto radhė pėr atė koncert, kur Kosova do te ishte shpallur Republikė dhe komunizmi do kishte marrė tatėpjetėn e ngadaltė? Edhe tė ėndėrroje pėr kėtė dhe tė tregoje tė nesėrmen ėndrrėn patjetėr do kishe pėrfunduar me akuzėn “agjitacion dhe propagandė” mbas hekurave tė burgjeve komuniste. Ndėrsa ameriaknėt e lindur tė lire, dinė tė shijojnė larine, por dinė dhe tė respektojnė lirinė e tjetrit. E tek Larry Weiner lunte “Vallen e Rrugovės”” nga vendi ku ishte ulur, nėn tingujt e artistėve shqiptarė, unė qeshja dhe qaja me lotėt e kujtimeve,gėzimit tė suksesit tė miqve tė mij dhe krenohesha me kulturėn e pasur tė popullit tim shoqėruar me keqardhjen e sė shkuarės….

Pėr tė mbajtur premtimin si pėrfaqėsuese e kombit dhe artit folklorik shqiptar, Merita interpretoi njė potpourri kėngėsh nga Jugu I Shqipėrisė duke pėerfshirė edhe versionin polifonik tė kėngės “U mbush mali plot me rrush”. Pa i thėnė verbalisht spektatorėve, Merita i foli atyre tek i ftoi me mikrofonin drejtuar atyre, ti bashkoheshin asaj dhe Raifit ne kėngė, ishte kaq bukur tė dėgjoje fraza tė folklorit shqip kėnduar prej spektatorėve.

Ndoshta im atė, nėse e shihte kėtė koncert, jam e sigurt qė do thoshte “Tamam muzikė e pastėr shqiptare!”. Them kėshtu pasi sot nė folklorin shqip janė future shumė huazime tė panevojshme, ndėrsa Merita dhe Raifi e kultivojnė dhe e pasurojnė artin shqiptar me profesianlizėm e pasion duke e mbajtur atė njėqind pėr qind shqiptar. Raifi shprehet se: “MUZIKA ĖSHTĖ GJUHA E NJĖ KOMBI”. Njė pėrcaktim filozofik ky , i kėtij artisti patriot. Ai me tė drejtė dhe plot pasion shprehet ne ketė formė jo vetėm sepse ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr kontributin unik tė Meritės dhe tė vetin e kolegėve tė orkestrės, por edhe si thirrje pėr ata qė e kultivojnė artin shqiptar kudo qė jetojne e punojnė. Pėr artistėt nė Shqipėri e trojet tona ne Ballkan, shembulli i artistėve shqiptarė nė Emigracion, e nė veēanti nė Shtetet e Bashkuara, sidomos shembulli I kontributeve me vlerė, si ky nė fjalė nė kryeqytetin Amerikan, janė mė tepėr se sa ilustruese i thėnies Noliane: “Mbahu Nėno Mos Kij Frikė, se Ke Djemtė nė Amerikė”

Njėri prej spektatorėve amerikanė, ulur pranė meje, mė tha nė shqip se e kuptonte strofėn “bjeri gajdes gajdexhi, bjeri mė t’u thafte dora ..gajdexhi ezmer i ri , po tė prźt e gjora…. “ por kėtė fjalėn “e xhora” mė tha se gjej dot ne fjalorthin qė kam …” Ia shpjegova kuptimin figurativ dhe ai vazhdoi tė vallėzojė duke i shpjeguar shoqes nė krah, ndėrsa unė doja tė zgjateshin edhe ato minuta qė kishin mbetur me shqiptarėt e mij, prezentė nė skenė, pėr tė shijuar mė shumė kėngėt e vallet e fundit, por edhe pėr tė marrė premtimin e Meritės dhe Raifit qė do tė rikthehen sėrish nė kėtė skenė pėr tė sjellė mė shumė nga repertori i tyre i pasur.Ky premtim ishte edhe dhurata tjetėr qė spektatori pėlqeu shumė, pasi natyrisht ata donin mė shumė nga zjarri i ndezur nė shpirtrat e tyre donin mė shumė nga magjia e folklorit shqiptar.Kėtė e treguan nga duartrokitjet e gjata dhe brohorritjet e shumta….

Shkėndijat e para pėr tė realizuar kėtė concert…

Zj.Thea Austen, Kordinatorja e Ngjarjve Publike nė Qendrėn Amerikane Folklorike tė Bibliotekės sė Kongresit Amerikan dėgjoi pėr herė tė parė njė artiste shqiptare nga Tirana dhe njė instrumentist shqiptar nga Mitrovica e Kosovės, tė interprentonin nė skenė direkt nė njė nga koncertet e organizuara nė “Balkan Camp-Kampet Folklorike Ballkanase”

“Rashė nė dashuri menjėherė me kėtė ēift interpretuesish me nivel tė lartė”,- mė tregon ajo. “Nuk munda t’i rezistoja dot dėshirės pėr tė mundėsuar njė koncert tė tyre nė Uashington DC, ku kolegėt e mij, publiku folkdashės tė shijonte atė qė unė shijova ato momente.” Dhe kėshtu filloi procesi,-shpjegon ajo,- qė zgjati shumė,por qė realizoi njė dėshirėn time tė kahershme qė e bazoja nė njė fakt tė vėrtetė.Ishim me fat tregon Thea, qe sivjet ne serinė e koncerteve vjetore tė kishim njė vend tė lirė, vetėm, dhe pėrkoi si me programet e Qendrės Folklorike Amerikane pranė Bibliotekės sė Kongresit ashtu edhe me dyzet vjetorin e Qendrės se Muzikės e Vallėzimit Tradicional tė Nju Jorkut-pjesė e tė cilės janė Merita ,Raifi dhe orkestra e tij.

Zj.Austen falenderohet shumė qė jehona e ketij koncerti do tė gjejė vend ne shtypin shqiptaro-amerikan dhe ndjehet edhe mė shumė krenare pėr zgjedhjen qė bėri dhe e mundėsoi tė realizohet.

Programet e Qendrės Folkorike Amerikane dhe koordinimet me shtetet e ndryshme .

“American Folklife center HOMEGROWN The MUSIC OF AMERICA 2008 -Traditional Ethnic and Regional Music and Dance Concerts from the Library of Congress”

Kjo frazė ėshtė nė krye tė lajmit nė broshurėn qė shpėrndajnė organizatorėt. Pyes Zj.Austen se si u mundėsua inkuadrimi i Merita Halilit dhe Raif Hysenit dhe ajo mė shpjegon se brenda pesė-gjashtė vjetėsh organizohen pesėdhjetė koncerte tė ndryshme me shtatė deri nė nėntė koncerte nė vit me muzikė tradicionale qė mund te ketė bazė etnike dhe qė vazhdon tė kultivohet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ajo thekson se pavarėsisht se muzika ėshtė tėrėsisht etnike, per Institucionin qė ne perfaqėsojmė, vazhdon ajo, ata artistė kosniderohen si tė shtėpise, pra folkloristė amerikanė”

Merita Halili dhe Raif Hyseni janė pjesė e Qendrės tė Muzikės dhe Vallėzimit Tradicional tė Nju Jorkut dhe si pjesė e kėsaj qendre ata janė zgjedhur si interpretuesit mė tė mirė pėr tė pėrfaqėsuar folklorin e shtetit tė Nju Jorkut sivjet, dhe aq mė tepėr qė sivjet kjo qendėr feston edhe dyzet vjetorin e krijimit tė saj.

Drejtoresha egzekutive e kėsaj qendre,Zj Etel Raim, ishte shumė e lumtur qė Merita Halili dhe Raif Hyseni me orkestrėn e tij pėrfaqėsuan denjėsisht Nju Jorkun, qendrėn qė ajo drejton dhe natyrisht tė gjithė ne Shqiptarėt kudo ku ndodhemi.

Pas Koncertit

Merita dhe Raifi se bashku me instrumentistėt e grupit dukej sikur ishin mė tė freskėt se kurrė. Ata pėrqafoheshin me miq, kolegė, autoritarė e dashamirės, fotografoheshin,flisnin lirshėm me kėdo dhe natyrisht falenderimet e tyre ishin pjesė e rėndėsishme e ēdo bisede.Pyeta Zj.Anne Harrison se ē’mendonte apo ē’farė i kishte pėlqyer mė shumė?

“Teknika e Meritės,- tha ajo ėshtė unike,e pabesueshme.”!.

“Ajo ka njė prezencė skenike te sajėn, tė lindur”, insistonte Larry Weiner.

“Gishtat e Raifit” u shpreh njė vajze e re, plot emocion, tė cilės nuk ia morra dot emrin… “ishin kaq elegante dhe fokusi i tij mė mrekulloi-,” vazhdoi ajo.

“Ritmi nė daulle” u shpreh Karolina, mikja e sime bije...Duke u pajtuar me ta, pėrqafova bashkėpatriotėt e mij Merita, Raif dhe koleget e tyre tė orkestrės ,me shpresėn se do shihemi sėrish duke i falenderuar pėr kėtė koncert qė shėnohet si historik per nga koha, rėndėsia dhe vlera.

Me ta u mburr Nju Jorku nė Uashington dhe ne, patritotėt e tyre veēse ndajmė gėzimin e suksesit tė tyre duke i thėnė BRAVO dhe JU LUMTĖ!

Shpresoj te kem sjellė pak ngrohtėsi nga ajo flakė qė ndezi qindra shpirtra dhe qė i dha edhe pak mė shumė pozitivitetit te imazhit tonė kombėtar. Faleminderit Merita, Raif,Maksim, Mirgjen, Tomi e Sevim. Fotot qė shoqėrojnė artikullin janė kortezi e Z.Steve Vinick, redaktor dhe shkrimtar nė Bibliotekėn e Kongresit Amerikan..
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!