Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Danilo Zeka Prek Majat E Suksesit Nė Greqi 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Danilo Zeka Prek Majat E Suksesit Nė Greqi 
 
ATHINE- Pas portretit tė qetė e tėrheqės, lėvizjeve energjike dhe njė nguti pėr tė pėrfituar ēdo mundėsi qė i jep bota e artit qė ka zgjedhur, Danilo Zeka shpėrfaq gjithė dhuntitė e njė balerini, i cili gjendet nė kulmin e karrierės dhe synon vetėm ngjitjen.
Tashmė, 11 vitet e pėrpjekjeve pėr tė prekur realizimin e ėndrrave tė tij, duken si njė prekje e vetme e finishit. Balerini shqiptar qė e nisi rrugėn e karrierės nė Tiranė nė Teatrin e Operas dhe Baletit, ka gjithēka qė kishte ėndėrruar pėr profesionin e tij. Prej katėr muajsh ėshtė shpallur balerini i parė i trupės sė famshme tė Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Athinė. Emri i tij lakohet vetėm pėr kryerole dhe sukseseve tė Danilos i kushtohen faqe tė tėra nė shtypin grek e mė gjerė.
Hasim fotot e tij, mbresėlėnėse, tė njė Oresti qė duket sikur flet pėrmes lėvizjeve tė Danilos dhe mėsojmė se ky nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė prej arritjeve tė tij, tė cilėn kritika e ka vlerėsuar shumė lart. Dy rolet mė tė fundit tė balerinit Danilo Zeka nė trupėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit tė Athinės, janė pikėrisht Oresti nė tragjedinė "Elektra" dhe Alberti tek "Zhizel". Gjatė muajit prill, Orestit tė Danilo Zekės iu kushtuan kopertina revistash e faqe gazetash prestigjioze nė Greqi dhe shfaqjeve tė "Elektrės" iu adresuan shumė vlerėsime tė kritikėve dhe spektatorėve qė e ndoqėn. Ndėrsa muajin e kaluar, "Zhizel" dhe historia e dashurisė ku Danilo portretizoi tė dashuruarin Albert, ushqeu shijet e mijėra artdashėsve qė prej vitesh ndjekin variante tė ndryshme tė kėsaj pjesė tė famshme baleti.
Por me gjithė suksesin e padiskutueshėm nė vendin fqinj, Danilo Zeka, i cili rrugėton thuajse rregullisht dy herė nė vit nga Athina pėr nė Tiranė, kėtu, nė vendin e lindjes njihet fare pak.
Tashmė ėshtė 30 vjeē. Historia e jetės dhe karrierės sė tij i ngjan nė vija tė trasha historisė sė ēdo artisti shqiptar qė janė larguar nga Shqipėria pėr tė kėrkuar suksesin nė skenat ndėrkombėtare. Danilo ėshtė larguar nga Tiranė pėr nė Greqi nė vitin 1997. Njė moment kritik, ku ėndrrat dhe shpresat e tė gjithė shqiptarėve ishin nė pikėpyetje. Danilo ėshtė ndoshta ndėr tė paktėt balerinė tė karrierės, i cili baletin megjithėse e kishte shumė pasion, filloi ta mėsojė nė mėnyrė sistematike jo nė moshėn 5-vjeēare, ashtu si gjithė fėmijėt e tjerė, por nė shkollėn e mesme. Pasi pėrfundoi Shkollėn e Baletit, ai u emėrua nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė ku interpretoi pėr pak kohė. Pas njė ftese tė papritur nė vitin 1997, pėr nė Zvicėr, pėr njė specializim bashkė me dy kolegė tė tjerė, ku Danilo qėndroi dy muaj, ai u rikthye nė Tiranė, pikėrisht nė momentin e trazirave tė '97-ės. Nė njė intervistė tė para pak muajve nė gazetėn "Albania Press", qė botohet nė Greqi, Danilo thotė se pėr fat tė mirė "kishim njė mėsues qė kishte ardhur nė Greqi mė herėt, bashkė me familjen e tij. Ai na bėri njė ftesė mua dhe shokut tim pėr tė ardhur kėtu. Na dhanė vizė tremujore, e cila pėr ne ishte rasti qė prisnim". Edhe pse mė vonė ai pati oferta pėr tė shkuar nė Angli, nė trupėn e baletit tė Teatrit Mbretėror nė Londėr, si dhe nė Amsterdam, nuk ka pranuar. Duket ka bėrė njė zgjedhje qė i shkon pėr shtat karakterit tė tij, njė rrugė ku bashkohen pasionet. "Jam njė karakter qė dua tė jetoj edhe jetėn. Nė Europė kėrkesat profesionale janė tė mėdha dhe jeta atje ėshtė mė monotone se kėtu, pėr faktin e thjeshtė se punon shumė dhe nuk tė mbetet aspak kohė pėr veten. Nga kjo anė, nė Greqi ndihem shumė i kėnaqur, pasi arrij tė argėtohem, tė takohem me njerėzit dhe miqtė e mi", - thotė Danilo, balerini shqiptar qė kapėrceu tė gjithė vėshtirėsitė e njė artisti emigrant dhe ka interpretuar nė vepra si "Karmen", apo "Zorba", me kompozitorin grek Miki Theodhoraqis, apo nė "Liqeni i mjellmave", me koreografin e njohur rus, Ilea Zaleski. Ka marrė pjesė nė shfaqjet klasike mė tė rėndėsishme tė kryeqytetit helen, apo nė Evropė si dhe nė aktivitete apo festivale ndėrkombėtare.
Tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė nė Greqi nuk e harrojnė balerinin shqiptar, i cili nė shtator tė vitit 2004, nė Pazarin e Vjetėr tė Athinės ndezi pishtarin e lojėrave para-olimpike. Po ashtu, e kujtojnė mirė portretin e Danilos, kur para pak kohėsh u bė pjesė e njė fushate publicitare kombėtare nė Greqi. Danilo Zeka ishte nė qendėr tė reklamave nė metronė e Athinės, nė vendet publike e nė ēdo hapėsirė tjetėr tė pėrdorur pėr fushatėn. Si njė gėrshetim mes pasionit tė tij pėr baletin klasik dhe dėfrimeve e atmosferės qė fal jeta e famshme e buzuqeve greke, balerini shqiptar nuk ka lėnė asnjė rast qė i ėshtė ofruar pėr tė kėrcyer nė tė gjitha buzuqet e me tė gjithė kėngėtarėt e njohur grekė. Por a do ta shohim ndonjė ditė nė skenėn shqiptare tė Teatrit tė Operas dhe Baletit nė Tiranė, Danilo Zekėn, pikėrisht aty ku e nisi rrugėtimin artistik? Balerini energjik me lėvizje tė zhdėrvjellėta thotė se nuk do tė mendohej fare nėse e i bėhet njė propozim i tillė. "Mė kanė munguar shumė duartrokitjet e vendit tim dhe besoj kjo nuk mė ndodh vetėm mua, por tė gjithė kėrcimtarėve tanė qė jetojnė jashtė Shqipėrisė".

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!