TIRANE- Ka njė prirje tė qėllimshme ēmitizuese tė Skėnderbeut dhe tė goditjes sė simboleve tona kombėtare". Arritja nė kėtė pėrfundim e ka ngacmuar publicistin Ylli Polovina tė polemizojė nė faqet e njė libri, qė ėshtė vetėm pjesa e parė e njė triptiku. "Gjysma e harruar e Skėnderbeut", ka pak kohė qė ėshtė hedhur nė treg nga shtėpia botuese "Emal", ndėrsa dje autori ka organizuar njė promovim nė sallėn e ish-MTKRS-sė, aty ku ėshtė vendosur Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės. Polovina kundėrshton prirjen qė qarkullon kohėt e fundit pėr t'iu kundėrvėnė figurės sė Skėnderbeut, pėr tė cilėn ai mendon se ėshtė e organizuar dhe nė tė cilėn nuk janė pėrfshirė historianė, por amatorė. Sipas tij, shqiptarėt ende nuk e njohin tė plotė dimensionin e Skėnderbeut. "Diktatura i ka fshehur atij dimensionin europian", - shprehet Polovina, duke theksuar se gjatė dhjetė vjet e gjysmė kėrkime ka gjetur dokumenta qė e vėrtetojnė kėtė dhe ėshtė i hapur t'i shfrytėzojė nė rang debati. Libri i tij ėshtė mė shumė njė analizė e gjithė ideve qė qarkullojnė kohėt e fundit, duke cituar me iniciale dhe autorė shkrimesh tė ndryshme, se sa njė renditje faktesh. E nė kėtė analizė, ai nuk lė pa pėrmendur edhe ata qė e shtrembėrojnė heroin kombėtar thjesht pėr sens protagonizmi.
Prej pak kohėsh keni hedhur nė treg librin "Gjysma e harruar e Skėnderbeut", njė botim qė i paraprin njė triptiku pėr heroin kombėtar. Cili qe ngacmimi qė ju orientoi drejt kėtij personazhi, pėr tė cilin ėshtė shkruar shumė?
Ka qenė njė stimul i veēantė qė mė bėri tė kthej vėmendjen nga njė figurė qė unė e konsideroja si thellėsisht tė trajtuar nga historiografia shqiptare (pėr tė cilėn besoj se ėshtė serioze) si dhe nga shumė intelektualė tė tjerė, dijetarė, politikanė etj. Nė dhjetorin e vitit 1997, unė emėrohem sekretar i parė nė Ambasadėn tonė nė Romė. Mė 17 janar 1998, vetėm 40 ditė pas emėrimit nė detyrėn e re, isha pjesė e organizimit tė njė aktiviteti ku festohej duke vėnė kurora te statuja e madhe dhe imponuese e Skėnderbeut nė sheshin "Albania". Mė pas, nė njė seksion shkencor qė u organizua pikėrisht pėrballė sheshit "Albania" e ku merrnin pjesė figura tė njohura tė jetės politike dhe ushtarake italiane, ishte dhe njė person rreth tė 40-tave, tė cilin ambasadori e prezantoi si pasardhės tė familjes sė Kastriotėve. Ishte pėrvjetori i stėrgjyshit tė tij dhe ai nuk foli fare. Menjėherė pas mbrėmjes nxitova ta pyesja nėse ishte trashėgimtar i vėrtetė, por ai iku. E pashė me dyshim ngjarjen dhe mė dha shtysėn qė pėr gati 10 vjet e gjysmė tė bėj kėrkime tė tė dhėnave dhe fakteve pėr tė kuptuar dimensionin e vėrtetė tė Skėnderbeut.
Cila ėshtė gjysma e harruar e Skėnderbeut?
Nė pjesėn e parė tė kėtij triptiku qė ėshtė botuar, pėrpiqem tė provoj se ne nė Shqipėri dhe kudo ku ka bashkėkombas njohim vetėm njė pjesė tė dimensionit historik tė Gjergj Kastriotit. Pėrmasėn e tij reale ne jo vetėm nuk e kemi zmadhuar, siē dėgjon rėndom dhe tashmė pėr disa ėshtė bėrė modė pėr t'u shfaqur si interesant, por nėn ndikimin e shumė faktorėve kemi bėrė dramatikisht tė kundėrtėn: mbajtjen nė pėrmasa tė zvogėluara. Ka njė gjysmė tė harruar prej Skėnderbeut dhe ky ėshtė profili e rėndėsia e tij shumė e madhe evropiane. Ne jo vetėm qė nuk e kemi bėrė mė tė madh se ē'ėshtė, por pėr shkak tė diktaturės i kemi lėnė mangėt dimensionin evropian. Para se tė jetė hero kombėtar, Skėnderbeu ėshtė hero evropian. Kėtė e verifikojnė dokumentet dhe provat e shumta qė unė kam gjetur gjatė kėtyre 10 viteve kėrkime.
Nė libėr ju polemizoni ndaj disa shkrimeve dhe ideve tė hedhura, sidomos kohėt e fundit, tė cilat i kundėrvihen Skėnderbeut qė ofron historiografia. Ē'ju shtyn tė reagoni?
Unė mendoj se pas zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, ka njė riaktivizim tė spostimit tė goditjes sė identitetit shqiptar nė fushėn e kulturės dhe historisė. Pėrjashto ata qė janė protagonistė, mendoj qė ne po goditemi nė mėnyrė sistematike dhe tė organizuar nė disa simbole dhe shtylla tė identitetit kombėtar. Por tė kuptohemi qė nuk po flas pėr njė teori tė veēantė konspiracioni. Unė e shikoj me trishtim shumė tė madh mėnyrėn se si goditet Skėnderbeu. Bėhet nė dy mėnyra; nga patriotėt e thekur, tė cilėt kėnaqen duke vėnė buste majtas e djathtas duke e bėrė tė lodhshme figurėn e Skėnderbeut. Ky ėshtė njė dėm i bėrė pa qėllim. Ndėrsa tjetra ėshtė tentativa pėr gjoja ta demitizuar. Ka dalė njė teori e demitizimit tė disa simboleve tė kombit tonė. Tė ēmitizosh, tė zhbllokosh shoqėrinė nga disa tipa qė e bllokojnė ėshtė punė e menēur, por sa e vlefshme dhe sa drejtė po bėhet nė momentin e duhur, pėr kėtė kam mendimet dhe dyshimet e mia. Jam i bindur kur them se Skėnderbeut po i bihet nė qafė me tė ashtuquajturėn nevojė tė ēmitizimit tė tij. Unė nuk besoj se kemi njė mit bllokues tė Skėnderbeut. Nė qoftė se ka njė mit tė Skėnderbeut, atėherė tė ēmitizojmė faktin qė miti ynė e ka ngurtėsuar nė dimensionin e tij tė pėrgjysmuar. Zotėrinj, mjaft mė me Skėnderbeun. Le t'ia gjejmė defektet, se ka plot, por tė mos ia ulim dimensionet e vlerės politike. Si njeri mbase ka qenė inatēor, mbase mori tokat e tė tjerėve, por pėrmasa e ndikimit shoqėror, politik dhe historik tė kohės ėshtė dy herė mė e madhe nga ato qė dimė ne.
Nuk mendoni se nė kėto ide qė hidhen sot nuk ka asgjė tė organizuar, bėhet thjesht pėr protagonizėm?
Sigurisht qė ka edhe tė tillė. Sot lajm ėshtė kur e ul Skėnderbeun se ndryshe duket se bie rutinė. Nė kėtė atmosferė tė madhe tė ideve qė hidhen nė treg, ka emra tė veēantė nė sfond, tė cilėt edhe pse pėr protagonizėm, tė gjithė inteligjencėn e tyre e vėnė nė shėrbim tė sė kundėrtės. Me dhjetėra vite mė parė historiografia shqiptare ka tentuar ta interpretojė si njeri, si diplomat, nė raport me gruan, me Venecian, me vartėsit e tij, me tradhtarėt. Ne kemi figura tė bukura pėr shkrimin e tij si Sabri Godo apo Kristo Frashėri. Sot, nė prirjen pėr ēmitizim ka nga ata qė e konsiderojnė tradhtar, e bėjnė tė shkurtėr kur ishte i gjatė dhe i bukur. Por mund tė jetė i shkurtėr dhe nuk ka asnjė problem. E gjithė kjo mendoj se ėshtė punė e organizuar. Sot luftohet pėr kujtesat kombėtare dhe veēanėrisht kujtesa historike.
Ju e theksuat nė fillim se keni mbledhur fakte dhe dokumente tė nevojshme pėr tė hyrė seriozisht nė njė polemikė. Nė kėtė botim nuk i keni pėrfshirė ato, tė paktėn tė dukshme vizualisht...
Nė kėtė botim tė parė tė triptikut, por edhe ato qė do tė vijnė mė vonė, nuk kam marrė rolin e historiografit pėr tė dhėnė tė detajuara dokumentet. Ky ėshtė njė libėr saxho, e megjithatė unė i citoj nė shkrim dokumentet qė kam gjetur. Pasioni i tė rishkruarit me pėrmbysje apo nėpėrkėmbje, kaq shumė e gjallėruar kėto kohė, ndryshe nga ē'mund tė pritej, nuk i ka zėnė historianėt, pra profesionistėt, por amatorėt. Pėr tė gjitha kėto, pėr kėta aspak reformues por deformues, jap nė libėr argumentet e mia. Ato janė modeste dhe pėr kėtė arsye, edhe tė hapura pėr t'u kritikuar e korrigjuar.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"












