Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Njė letėr e rrallė e Faik Konicės 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Njė letėr e rrallė e Faik Konicės 
 
Njė letėr e 24 janarit 1896, dėrguar Nikolla Naēos, kryetarit tė shoqėrisė shqiptare “Drita” nė Bukuresht, hedh dritė mbi personalitetin e Faik Konicės nė fillimet e veta. Komentet mbi gjendjen e Shqipėrisė nėn Perandorinė Osmane dhe rezervat pėr Sami Frashėrin

Nė vijim tė punės pėr gjurmimin e trashėgimisė sė Faik Konicės, kohėt e fundit mė ra nė dorė me ndihmėn e prof. Ismet Dermakut, njė tufė letrash tė tij tė hershme, nga tė cilat do tė veēoja tė parėn letėr qė njohim deri tani nga ai. Ėshtė fjala pėr letrėn e 24 janarit 1896, dėrguar Nikolla Naēos, kryetarit tė Shoqėrisė shqiptare “Drita” nė Bukuresht, e cila hedh dritė mbi personalitetin e Faik Konicės nė fillimet e veta. E shkruar nga Parisi, kur sapo ka mbushur njėzetė vjeē, ai ėshtė nė kėrkim tė lidhjeve me lėvizjen kombėtare tė diasporės dhe liderėt e saj. Pas 7 vjet qėndrimi nė Francė, djaloshi shqiptar do tė kryejė fakultetin e letrave nė Universitetin e Dizhonit dhe mė vonė do tė studiojė pėr filozofi romane nė College de France. Me kėtė formim intelektual dhe i frymėzuar nga ideale patriotike, ai vendos tė mos kthehet nė Shqipėri, por t’i kushtohet nė Evropė ēėshtjes sė ēlirimit tė atdheut. Ka zgjedhur tė bėhet shkronjėtor (shkrimtar – N.J.) dhe ndonėse shumė i ri e fill i vetėm, nis veprimtarinė e tij patriotike nė kryqendrėn e metropolit evropian. Shkruan nė frengjisht dhe dėrgon pėr botim librin “Ē‘ka qenė Shqipėria, ē’ėshtė, ē’do tė bėhet” si dhe studimin prej 80 faqesh “Ese mbi tė ardhmen e Shqipėrisė dhe pėrpjekjet e saj pėr pavarėsi nė shek. XIX”, qė ia ēon “revistės mė tė madhe tė Europės”, dy vepra kėto qė pėr fat tė keq nuk na kanė arritur. Por ē’ėshtė mė e rėndėsishme, tamam nė kėtė vit ideon dhe pėrgatitet tė themelojė njė revistė politiko-kulturore me emrin “Albania”. Ndryshe nga patriotėt e tjerė, ky intelektual me frymėzim perendimor e ambicje tė mėdha, mendon dhe pėrpiqet tė krijojė njė vatėr tė lėvizjes shqiptare, jo nė Stamboll, as nė kryeqytetet ballkanike, por nė mes tė Evropės. Ėshtė tepėr i ri pėr kėtė ndėrmarrje, po plot besim nė vetvete dhe i vendosur t’ia dalė nė krye kėtij misioni atdhetar.

Nė kėto rrethana i shkruan letrėn N. Naēos, ku i prezantohet se kush ėshtė dhe ē’mendon pėr gjendjen e Shqipėrisė. Me sa duket, nuk ėshtė e rastit qė ky militant i ri i lėvizjes kombėtare, i drejtohet drejtuesit tė “Dritės” nė Bukuresht, jo vetėm si njė prej veteranėve tė saj, por dhe si pėrfaqėsuesi mė i njohur i krahut radikal e revolucionar. Nga shumė pikėpamje, ata kanė gjetur njėri- tjetrin, po tė kemi parasysh pozicionin e tyre tė pėrbashkėt, qėndrimin kritik dhe vėshtrimin realist qė mbajnė ndaj problemeve shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė Konica nuk i drejtohet drejtuesve tė “Dritės” nė Stamboll, Naimit e Samiut, qė kanė diferenca pėrsa i takon taktikave dhe mjeteve tė luftės kundėr pushtuesėve turq. Ata ndjekin rrugėn e propagandės atdhetare, punės pėr hapjen e shkollave shqipe, botimit tė librave dhe gazetave, nė njė kohė qė N. Naēo ėshtė pėr njė vijė luftarake. Kėsaj vije do t’i bashkohet qė nė fillim dhe Faik Konica, duke iu kundėrvėnė platformės sė “Dritės” sė Stambollit. Strategjia e tij politike do tė jetė: “Ja disa libėrtha tė gjora tė kėnduar nga nja dhjetė djelmosha … [sepse] nuk sillet nė jetė njė popull qė po vdes me njė apo dy abetare …”, po krijimi i njė partie kombėtare, i njė shoqėrie sekrete nė shembullin e “karbonarizmit” nė Itali apo “filiki-eteria” nė Greqi.

Ky qėndrim i hershėm radikal i Konicės do tė vijė mė pas duke u thelluar, aq sa do tė ēojė nė njė konflikt nė mes tij dhe vėllezėrve Naim e Sami Frashėri, tė cilėt jo vetėm nuk do ta mirėpresin por dhe do t’i kundėrvihen. Nga njė letėr qė do t’i dėrgojnė dhėndrit tė tyre, Murat Toptani, aktivist i lėvizjes shqiptare dhe adhurues i Konicės, do t’i shkruajnė se “qėndrimi i Faikut ėshtė i dyshimtė” sado erudit e i zoti tė jetė, bile arrijnė deri atje sa ta akuzojnė se “synon shėmbjen e punėve tė realizuara qė prej 25 vitesh”. Pėr ta “Epiqendra e kėtyre punėve sot ėshtė Stambolli. Jo Brukseli e Bukureshti”. Prandaj e kėshillojnė dhėndrinse “ai qė do t’i shėrbejė Shqipėrisė e shqipes”, duhet tė bashkohet me ta.

Po Faiku dėshmon, qė nė hapat e parė se nuk bashkohet me ta, pėrkundrazi u kundėrvihet. Kjo duket nė botimin e “Albanias”, ku i shmanget alfabetit tė Stambollit, po dhe nė qėndrimin qė mban dhe ndaj vėllezėrve Frashėri, sidomos ndaj Samiut, tė cilin e stigmatizon dhe e akuzon rėndė nė letrėn dėrguar Naēos. Kryesore nė kėtė letėr janė pėrkushtimi dhe shqetėsimi i Faikut pėr gjendjen dhe fatin e atdheut tė robėruar. Sipas tij, s’ka nė Evropė vend mė tė bukur e mė tė pasur se Shqipėria e megjithatė shqiptarėt e gjorė vdesin nga uria dhe fajin pėr kėtė e kanė pushtuesit turq qė s’bėjnė asgjė pėr zhvillimin ekonomik dhe kulturor. Duke parė ngjashmėritė nė mes atdheut tė tij dhe Zvicrės, Faiku bėn krahasime konkrete dhe arrin nė konkluzione praktike, kur arsyeton se ēfarė tė mirash do t’i sjellė Shqipėrisė turizmi me bukuritė dhe begatitė e saj. Por turqit nuk bėjnė asgjė,- thotė ai,- dhe harrojnė tė mirat qė u kanė sjellė shqiptarėt me gjakun e tyre. Nė kėtė gjendje tė rėndė ėshtė atdheu i shqiptarėve, kur vendet e tjera tė Ballkanit janė ēliruar, “Shqipėria po fle akoma” dhe ai pyet “Kur do tė zgjohet e shkreta?”

Dhe ėshtė ky moment, kur Konica nuk pėrmbahet dhe stigmatizon rėndė Sami Frashėrin, duke e akuzuar deri nė dyfytyrėsi. Qėndrimi politik e bėn Faikun tė nėpėrkėmbė me pa tė drejtė figurėn politike tė Samiut, kontributet e tij tė pamohueshme nė fushėn e kulturės e tė shkencės. Ėshtė e vėrtetė se kėto kontribute i dha kryesisht nė kulturėn turke, pėr rrethanat nė tė cilat u ndodh, por nė tė njėjtėn kohė, ai u bė dhe ideologu i Rilindjes Shqiptare me veprėn programatike “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, me alfabetin qė hartoi dhe abetaretshqipe. Mė kushtet qė ishte Shqipėria, ai nuk mund tė bėnte shkencė dhe art, ndaj dhe mendja e tij e ndritur do tė rrezatonte vepra iluministe, qė nė njė farė mėnyre do t’i bėnin nder dhe kombit shqiptar.

Nga ana tjetėr, Konica e kritikon Samiun dhe pėr njė ēėshtje delikate e tė ndėrlikuar, siē ėshtė konvertimi i shqiptarėve nga tė krishterė nė myslimanė, duke e cilėsuar kėtė dukuri historike burimin e “tė gjitha tė ligave”. Sipas arsyetimit tė tij pėrqafimi i myslimanizmit prej shqiptarėve goditi unitetin e tyre shpirtėror dhe kjo nuk qe pa pasoja. Pėr Konicėn nė qoftė se shqiptarėt do tė kishin mbetur tė tėrė tė krishterė, ata do tė kishin fituar tanimė lirinė e pavarėsinė si fqinjėt dhe shembulli qė ai i sjell Naēos ėshtė Rumania ku ai jeton. I edukuar nė Francėn liberale dhe i ushqyer nga idetė volteriane, me njė shpirt liridashės, siē pohon nė njė autobiografi tė tij (1922), ai nė vitet e rinisė joshet aq shumė nga kisha katolike, sa e frekuenton atė sidomos pėr muzikėn dhe krahas emrit zyrtar mban dhe emrin Dominik. Nga burime tė tjera, mėsojmė se mė vonė, ai u konvertua nė fenė e Krishtit, por pėr arsye etike-politike nuk e shpalli publikisht.

Njė gjė ėshtė e vėrtetė qė ēėshtjes sė fesė tė shqiptarėve, Faik Konica i ėshtė kthyer mė vonė herė pas here nė publicistikėn e tij dhe veēanėrisht nė veprėn “Shqipėria, kopshti shkėmbor i Europės Juglindore”. Nė kėtė cikėl esesh, ai do t’i kushtojė njė kapitull mė vete, ku shpalos mendime dhe arsyetime objektive, qėndrime realiste, me argumente tė sjella nga historia dhe lėmenjtė e pasur tė dijes. Duke e analizuar ēėshtjen e myslimanizimit tė shqiptarėve nė njė kontekst historik e social, Konica konstaton se ata tė ndrydhur nė mes sllavėve dhe grekėve, bėnė njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr mbijetesė kur pėr tė mbetur zotėr tė trojeve tė veta vendosėn tė pėrqafojnė fenė e pushtuesve me tė cilėn fituan prestigj politik e ushtarak nė Perandori. Kėshtu shpjegohet sipas tij qė “Shqipėria, vendi i fundit nė Evropėn Juglindore qė iu nėnshtrua turqve ishte gjithashtu vendi i fundit qė fitoi lirinė”. Prandaj kėshillon se “me qė historia nuk ecėn kurrė sėprapthi dhe ne nuk mund ta zhbėjmė tė kaluarėn, ėshtė e kotė t’i gėrmojmė mė tej kėto ēėshtje”.

Letra e njėzet vjeēarit Faik Konica qė po u paraqesim lexuesve, mė e hershmja qė njohim deri mė sot, paraqet interes nga shumė pikėpamje dhe nė radhė tė parė se ajo pėrmban embrionin e mendimeve kryesore, prej tė cilave ai do tė udhėhiqet nė veprimatrinė e tij politike tė mėvonshme. Vetėm pas dy muajsh, nė letrėn e radhės, ai do t’i paraqesė Naēos, udhėheqėsit tė tij shpirtėror, programin e vet pėr lėvizjen kombėtare shqiptare, qė shėnon njė stad tė ri nė mendimin politik tė Rilindjes sonė.

Paris, mė 24 tė Jenarit 96

I dashur mėmėdhetar,

Mora letrėn qė zotėria jote mė dėrgove dhe s’munt dot tė shkroj sa m’u mbush zemra me gaz. Tė thom dhe unė pesėqint mij tė mira pėr motn’e Ri, edhe ju thoni me shėndet tė tėrėvet shqiptarėve qė janė atje.

Emėri im ėshtė : beg Faik – Dominik Koniza”, jam diali i beg Shahin Konizės, edhe i afėrtė i Ali Tepelenės qė bėri shumė tė liga, por bėri dhe tė mira se hapi sytė e shqiptarėvet, edhe ju tregojti qė s’janė as turq, as gerqiotarė (grekė – N.J.), po djem tė Shqipėrisė.

Erdha kėtu qėkur isha i vogėl se doja tė mėsonj pėr tė ryrė (hyrė – N.J.) nė sefarite tė Turqisė. Po kur kėndova mirė, m’u hapnė sytė gadalė-gadalė, u mejndova edhe m’u duk qė turqit na pinė gjakun, edhe s’do tė na lėshojnė gjė. Tė tėrė ata qė kanė parė Shqipėrinė thonė qė s’ėshtė nė Evropė njė vent aqė i bukur dhe aqė plot me zengjinllėke (pasuri –N.J.) tė dheut. Po nė ėshtė ashtu e vėrteta, pse ngordhin tė gjorėt shqiptarė nga uria? Se turku s’hap udhėra … s’bėn fabrika, s’bėn shkolla, s’bėn gjė fare. Nė ishin kėto nė Shqipėri, do t’punojin shqiptarėt, do tė shitjin e do tė blejin. Edhe jo vetėm kėtė do ta bėnte, por do tė nxirrte ollafo (fitime – N.J.) nga tė huajtė qė do tė vijin tė rinė dy a tre muaj ēdo mot. Shikoni Helvesien (Zvicrėn – N.J.): s’blen as shet, po tė tėrė Helvetsrėt kanė tė holla se vendi ėshtė i bukur e vijnė atje shumė tė huaj pėr tė shikuar bukurinė e vendit dhe pėr tė pirė ujin e lehtė, dhe pėr tė hequr erėn e mirė. Ne mos ishin turqit nė Shqipėri do tė bėnim udhėra-tė-hekurta edhe ēdo mot, me mij (mijra- N.J.) do vijin Inglezėt edhe tė tjerėt tė huajtė.

Po le ta lėshojmė sa do tė fitojnė tė gjorėt shqiptarėt qė ngordhin urie, dhe le tė thomi qė s’do tė nxjerrin gjė. – Po pse s’na lėshojnė turqit tė hapim shkolla dhe tė kemi vivlla (libra – N.J.) dhe gazeta? Neve shqiptarėt e bėjtim Fuqinė tė madhe dhe istoria na tregon qė pėrpara njė qind vjet, tė tėrė shqiptarėt, dhe katolikėt dhe ortodoksėt vijin nė luftė. Neve qė i bėjtim aq tė mira turqėvet, ē’na bėjne turqit? S’na lėshojnė as gjuhėn tonė. Edhe ermenitė (armenėt- N.J.) qė s’i ka bėrė Turqisė njė tė mirė i lėshojnė tė hapin shkolla dhe tė tregojnė djemėvet e tyre gjuhėn e mėmėdhesė. Dhe neve kemi nė Korēė njė shkollė, po do ta mbylljin turqit atė ēast, nė mos kishin frikė.

Kėshtu u mendova unė, edhe tė tjera m’erdhnė nė mendje. Tani mbarova gjimnazin dhe nuk u ktheva nė Shqipėri, po m’erdhi nė mend tė rri kėtu dhe tė bėhem shkronjėtor (shkrimtar – N.J.), se di mirė shumė gjuhėra. Shkronj nė gazeta herė herė dhe nė dy muaj do tė nxjerr njė vivllė franceziote (frengjisht – N.J.) qė do tė ketė emėr: “Ē’ka qenė Shqipėria, ē’ėshtė, e ē’do tė bėhet”.

Ē’do tė bėhet, Perėndia e di. Serbia, Maliziu, Rumania, Morea, Bullgaria hapnė sytė, edhe Shqipėria flė. Ermėnia e Kandia po hapin sytė edhe Shqipėria po flė akoma. Kur do tė zgjohet e shkreta? Cili i dha afqon (opium – N.J.) qė tė flejė aqė?

Vėlla, doja tė tė shkruaj. Janė dy vjet, po u mbajta se mė thanė qė Beg Sami Frashėri qe shoq i “Dritės”, edhe kėtė njeri nuk e dua. Tė mė ndjenjė Zotėria jote, po jam i hapur dhe s’dua tė tė mbaj gjė tė fshehur nė zemėr. Sami begu s’mė pėlqen, se ka dy buzė: kur ėshtė me shqiptarėt thotė qė ėshtė shqiptar; kur ėshtė me turqit thotė turk. Shkrojti njė vivllė turqisht me emėr “Medeniet – Islamie” nė tė cilėn vivllė thotė qė Muhametarėt (muhamedanėt – N.J.) gjetnė mė tė bukurat gjėrat e dheut, “Udhėrat e hekurtat, Amerikėn” edhe njė mijė tė tjera gėnjeshtra. Nė mos kishte zemrėn aq tė shkurtė (tė vogėl – N.J.) do tė kishte menduar njė ēik, do tė kishte parė qė njė shqiptar s’lipset tė duaj Muhametarėt, se nga kėta erdhėn tė gjitha tė ligat. Nė mos ishin bėrė Shqiptarėt Muhametarė, edhe kishin mbetur si ca nga ata: Krishtarė (tė krishterė – N.J.) do tė kishim tė tėrė njė besim, edhe do tė bėheshim shpejt si Rumania u bė.

Po reshtoj qė kėjo letėra u bė shumė e gjatė: do tė shkronj Zotėnisė jotė nė ca ditė njė tjetėr letėrė, se kam tė tjera tė tė thom. U falem shumė tė tėrėvet shqiptarėvet qė janė atje, edhe jam i Zotnisė jote,
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!