Asnjė grup parlamentar s'e ka pėrkrahur propozimin e qeverisė, qė nė kuadėr tė festave zyrtare tė Kosovės tė mos pėrfshihet 28 Nėntori, Dita e Ēlirimit tė Kosovės dhe Dita e Dėshmorėve.
Kuvendi i Kosovės ka miratuar sot nė parim gjashtė projektligje qė burojnė nga plani i Ahtisaarit. Ndėr ta edhe projektligjin pėr Agjencinė e Kosovės pėr Inteligjencė dhe atė pėr festat zyrtare nė Republikėn e Kosovės.
Ndonėse ėshtė miratuar nė parim, grupet parlamentare paralajmėruan qeverinė se projektligji pėr festat zyrtare nė Kosovė nuk do tė kalojė nesėr nė shqyrtimin e dytė, nėse njė komision ad hok, qė merret me shqyrtimin e vėrejtjeve tė deputetėve, nuk pėrfshin si festa zyrtare edhe Ditėn e Ēlirimit tė Kosovės, Ditėn e Dėshmorėve dhe 28 Nėntorin, Festėn e Flamurit.
Sponsoruesi i kėtij projektligji, ministri Arsim Bajrami, tha se projektligji ndan festat zyrtare tė Kosovės dhe ato kombėtare, duke i pėrcaktuar ato si festa memoriale.
Ligji, nė fakt, parasheh tri lloj ligjesh nė Republikėn e Kosovės: festat zyrtare, festat kombėtare apo memoriale dhe festat komunale. Ligji liston festat zyrtare duke pėrfshirė dy datat historike tė popullit tė Kosovės, datėn e 17 Shkurtit, Ditėn e Pavarėsisė dhe Ditėn e Kushtetutės, dhe festat zyrtare ndėrkombėtare duke pėrfshirė edhe festat fetare, tha Bajrami.
Por, me propozimin e qeverisė, pėrkatėsisht ministrit Bajrami, nuk janė pajtuar asnjė nga grupet parlamentare, madje edhe ato nė pushtet. Shefi i Grupit parlamentar tė PDK-sė, Ramė Buja, tha se PDK-ja do ta pėrkrahė kėtė projektligj gjatė seancės sė nesėrme, kur bėhet shqyrtimi pėrfundimtar i tij, vetėm nėse ai plotėsohet me vėrejtjet e grupeve parlamentare.
Kemi vendosur qė ta pėrkrahim nė parim kėtė projektligj vetėm me mundėsinė qė besojmė se ėshtė ekzistente qė tė shtohen, apo tė amendamentohet me 3 data, qė janė Dita e Flamurit Kombėtar, Dita e Ēlirimit dhe Dita e Dėshmorėve, nė tė kundėrtėn, ne do tė jemi tė rezervuar, tha Buja.
Njė qėndrim tė ngjashėm ka dhėnė edhe deputeti i LDK-sė, Sabri Hamiti, i cili propozoi qė Dita e Kushtetutės tė hiqet nga kalendari i festave zyrtare.
Mendoj qė Dita e Kushtetutės nuk ka pse tė jetė festė, sepse ka pasur kėtu kushtetuta edhe mė herėt tė Republikės sė Kosovės qė janė festuar tradicionalisht, por nuk janė pėrfshirė. Mendoj se nuk kemi pse ta bėjmė festė nacionale ditėn kur ėshtė miratuar njė kushtetutė, njė variant, theksoi Hamiti.
Njė pajtim tė plotė me pozitėn nė kėtė pikė, kanė shprehur edhe partitė opozitare. Shefi i Grupit parlamentar tė AAK-sė, Ardian Gjini, ndonėse e ka pėrkrahur nė parim projektligjin, tha se nesėr nuk do tė pėrkrahet miratimi i tij, nėse nuk pėrfillen vėrejtjet e deputetėve.
Do ti bashkėngjitėm mendimit se duhet tė diskutojmė se a duhet tė jetė Dita e Kushtetutės festė kombėtare. Nė tė njėjtėn kohė, mendoj se duhet tė shtohen edhe data tjera dhe komenti i fundit ėshtė se kur shpallen festat kombėtare, qeveria nuk guxon ti shpallė ato, por duhet ti shpallė Kuvendi- tha Gjini.
Ndryshe, qeveria ka propozuar qė Kosova ti ketė 11 festa zyrtare, pėrfshirė Ditėn e Pavarėsisė, atė tė Kushtetutės, si dhe festa qė pėrkojnė me Vitin e Ri, 1 Majin, Ditėn e Evropės dhe festa fetare. Kėshtu qė nesėr ka mbetur qė aty tė pėrfshihen dhe festa tjera, siē janė Dita e Ēlirimit, Dita e Dėshmorėve dhe 28 nėntori Dita e Flamurit shqiptar.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"












