Keni qenė e martuar?
Pėrgjatė 60 vjetėve kam pasur tre "burra". Burri i parė ka qenė Viktor Gjoka tek "Karnavalet e Korēės", burrė i pėrhershėm ka qenė Sul Pitarka. Diheshin ēiftet burrė-grua nė Teatrin Popullor. Kur bėhej fjalė pėr njė ēift me theks gegė, dilnin nė skenė Behije Ēela dhe Mihal Popi, ndėrsa unė dhe Sula ishim ēifti toskė. Por nuk mund tė mohoj qė "burri im" ka qenė edhe Kadri Roshi.
Ke qenė e dashuruar?
Pėrjetėsisht. Njė dashuri qė ka jetuar gjatė. Edhe sot qė mė pyesni dhe jam nė kėto kushte. Kam qenė e dashuruar pas punės. E kam dashur mė shumė se ēdo gjė tjetėr nė kėtė jetė. I kushtoja kujdesin e duhur, nuk mungoja kurrė dhe ēdo ditė tė 66 vjetėve punė nė jetėn time kam treguar se e dashuroja, se ishte pjesė e rėndėsishme e jetės sime. Ajo qė di dhe ma mėsoi jeta ėshtė: vetėm me punė bėhet njė vepėr, vetėm me punė bėhet emri.
Kur ke ndjerė keqardhje?
Kur qėllova postierin me fshesė tek "Zonja nga Qyteti". Kishim 8 orė pėr tė realizuar atė skenė, kėshtu qė kishte ngrėnė dru sa ishte shqepur prej meje. E godita fort pėr ta sjellė nė vete dhe pėr t'i dhėnė fund kėsaj sekuence filmike. Tė jesh nėn efektin e dritave pėr 8 orė nuk ėshtė pak. I rashė fort sa mė mbajti krahu.
"Mė vrave moj Ollgė", - mė tha. I dhembi tė gjorit, por mė nė fund u realizua pėrsosmėrisht kjo skenė e bukur. Mu dhimbs Malo i gjorė, s'kishte faj. Hasan Fico ishte tip qė tė shkaktonte humor qė nė pamje. Edhe nė rrugė mė thėrriste sa kishte nė kokė: "Ku je moj Ollgė qė mė piku malli. Do tė luajmė edhe njė rol tjetėr bashkė?". Vdiq i gjori. Shkova e pėrcolla nė banesėn e fundit. E kujtoj me mirėnjohje atė njeri tė mirė, pėr tė cilin kam shprehur keqardhjen qė e kam bėrė paēe me fshesė.
Ke qėlluar ndonjė koleg nė skenė?
Marika Kallamatėn dhe nuk jam penduar edhe sot. Ishim duke dhėnė shfaqje nė Llakatund tė Vlorės. Marika e ka zakon qė po pa ndonjė qė qesh ia plas tė qeshurit dhe nuk ka tė pushuar. Ishte skena qė duhej tė mė thoshte: - Muarėt ndonjė haber? (Bėhej fjalė pėr dhėndrin qė prisnim). Kur unė pėrgjigjem: "Po, po shohim qė Vangjit i kishin dalė parukat", Marika ia plas tė qeshurit. Atėherė u harbova realisht dhe i thashė tė dilte jashtė. E mbarova skenėn me fjalėt e tyre duke e bėrė monolog. Skena ishte nė njė makinė ku hip e zbrit. Mu bėnė prapanicat pleh.
Ty tė kanė rrahur?
Pse pak tė duket kamxhiku i Seit Boshnjakut, qehajait nė rolin e parė kur ia plasa tė qarit vėrtetė pėr gruan e beut? Edhe sot mė djeg kurrizi.
Kur je ndjerė keq nė skenė?
Ah, nė Sarandė. Kishim shkuar pėr shfaqjen "Zonja nga Qyteti". Mua mė ishte ngjirur zėri. Si duket isha ftohur. Po pija njė ēaj shumė tė nxehtė, kur se si lėviza, uji i valuar mu derdh nė bark. U dogja keq, aq sa mė ishte ngjitur lėkura nė rroba. Njė dhimbje e tmerrshme qė nuk e qetėsonte asgjė. Kur e morėn vesh kolegėt u shqetėsuan qė do tė anulohej shfaqja, pasi ishin shitur edhe biletat. Por unė dola nė skenė, interpretova mrekullisht dhe askush nuk e kuptoi se ēfarė mė kishte ndodhur. Shenjat i kam edhe sot.
Ke provuar ndjesinė e nėnės?
Jam afruar thuajse nė tė gjitha rolet, por realisht kėtė ndjesi tė bukur e kam pėrjetuar tek "Zonja nga qyteti". Tek Melka, nė rolin e sė cilės ėshtė aktorja Rajmonda Bulkun, kam ndjerė se jam nėna e vėrtetė e saj. Ishte njė kompleks ndjenjash qė vepronin dhe harmonizonin njėra-tjetrėn nė skenė dhe jashtė saj. Kam mbresa tė jashtėzakonshme, pasi kjo ka vazhduar gjatė gjithė kohės. E kam fejuar, e kam martuar, ka lindur ēupa. Dhe tani qė jam e sėmurė, ajo mė rri pranė. E ndjej qė provon dhimbjen e ēupės pėr nėnėn, sikurse unė pėrjetoj kėnaqėsinė e nėnės qė i gjendet ēupa.
Cili ka qenė hobi juaj?
Puna e dorės. Pėr mua nė fėmijėri ka shėrbyer pėr mbijetesė gjatė jetės. Ishte domosdoshmėri dhe hobi.
Cilat janė veset qė urren Violeta Manushi?
Gėnjeshtrėn dhe mosmirėnjohjen. I konsideroj vėrtetė fatkeq ata njerėz.
Kujtimet mė tė bukura?
Njė jetė kaq e gjatė nė skenė ka kujtime tė shumta qė tė emocionojnė. Gjithēka ėshtė fiksuar nė fotografi, nė njė autograf. Jam edhe njė pullė me rolin e Ollgės. E kujtoj shumė mirė atė ēast tė bukur.
Cila ėshtė dobėsia juaj?
Fėmijėt. Zėrat e tyre mė ngjajnė me cicėrimat e zogjve. Buzėqeshja e tyre mė risjellė nė jetė. Nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe kur marr letrat dhe urimet e tyre.
Po meraku?
Pėr gruan. Prej shekujsh bėn luftė qė tė zėrė vendin qė i takon, por ende mungon. Numėrohen me kokrra gratė nė institucionet e rėndėsishme tė qeverisjes apo vendimmarrjes. "Demokracia e njė shoqėrie dhe prestigji i njė shteti, varen edhe nga vlerėsimi qė i bėjnė gruas."
Kujtoni ndonjė ngjarje tė pakėndshme?
Po. E kam fiksuar edhe nė fotografi. Kur e kujtoj, mė pushton paniku. Sapo kisha filluar punė nė teatėr dhe si adoleshente qė isha, mė lindi ideja tė shkoj nė punė me biēikletėn e burrit tė motrės. Nuk kisha hipur kurrė ndonjėherė mbi tė dhe sapo dola nė rrugė, shoh qė mė tollovitej trupi sa majtas djathtas. Pa pritur mė del njė fėmijė pėrpara dhe pėr tė shpėtuar atė, rashė vet nė kanalin anės rrugės. Kur ngrita kokėn, pashė fėmijėn qė mė kishte shtrirė dorėn pėr tė mė ngritur. Kjo ishte dhimbja mė e madhe. Qė nga ajo ditė vendosa tė mos hipi mė.
Ka ndonjė peng nė jetė,Violeta Manushi?
Po, njė peng qė nuk e kam thėnė kurrė, por qė nuk dua ta fsheh. Ėshtė njė dhimbje qė nuk mė ikėn nga zemra dhe do tė vdes bashkė me tė.Ikja herėt e vėllait, 35 vjeē ishte njė plagė pėr motrėn, por jo vetėm kjo. Im vėlla, vdiq duke lėnė njė djalė 2 vjeē dhe foshnja tjetėr lindi 40 ditė pas vdekjes sė tij. Nėna dhe ne motrat menduam ti vendosim emrin e tė atit, pasi ishte njė ngushėllim pėr ne. Por, kjo foshnjė, qė tashmė ėshtė bėrė burrė, madje baba, kurrė nuk u thirr me emrin Llambi. Nėna e tij e rriti me njė tjetėr emėr Berti. Kėshtu ndodhi edhe me djalin e madh, Dhimitrin, tė cilit ia kish vėnė emrin i ati dhe qė ringjallte gjyshin nga babai. Megjithėse, deri nė moshėn dy vjec ishte thirrur me kėtė emėr, pas vdekjes sė vėllait, u thirr Xhimi. Me kėtė emėr thirret edhe sot. Ndoshta ndėrrimi i emrave, u bė qė ti largonte nga gjyshja dhe hallat. Ky ishte peng pėr nėnėn, qė e ndanė nga nipėrit, fėmijėt e tė birit qė i kish krijuar njė plagė tė madhe, peng pėr hallat dhe veēanėrisht pėr mua, qė isha aq shumė e lidhur me tim vėlla dhe nėnėn.
Ke qenė mblesė nė lidhjen e njė ēifti?
Asnjėherė. Unė nuk u martova pėr vete, jo tė martoja tė tjerėt. Dihet, njėherė qė desha tė martoja time bijė, Melkėn, dėshtova. Kur pashė qė mė doli njė dhėndėr si Koēi, thashė: Nė dreq tė vejė kjo punė. Tė rinjtė e gjejnė vet njėri-tjetrin.
Ēfarė do t'i thoshit aktorėve tė rinj?
Mos e shkelni talentin tuaj me kėmbė. Mos u lakmoni pas parasė apo ēdo gjėje tjetėr materiale. Dashuroni punėn, dashuroni rolin. Mos iu ndani disiplinės. Sot, fatkeqėsisht mungon. Ajo ėshtė ēelėsi i suksesit. Skena nuk ėshtė thjesht dėshirė e pasion. Aktori ka pėrgjegjėsinė e madhe pėrpara popullit tė vet.
____________
Lot Dielli













