1- Duke marrė shkas nga vetėvrasjet e njėpasnjėshme qė kanė ndodhur kohėt e fundit nė vendin tonė, mendoni se ndryshimi i klimės ka lidhje me vetėvrasjen?
Sipas studimeve, disa sėmundje, mes tė cilave edhe depresioni, konstatohet se kanė karakter stinor, shfaqja e tė cilave ndodh nė pjesėn mė tė madhe nė periudhėn e pranverės dhe tė vjeshtės. Kjo do tė thotė qė, pranvera riaktivizon gjendjen depresive duke bėrė qė njerėzit tė arrijnė edhe nė vetėvrasje.
2- Kjo ndodh nė mėnyrė tė menjėhershme apo personi duhet tė ketė menduar edhe mė parė vetėvrasjen?
Vetėvrasja ndodh mė shumė tek njerėzit qė nuk kanė marrė mjekime, qė nuk janė konsultuar me njė specialist. Pra, njė person qė ka probleme, por nuk shkon ti identifikojė dhe ti kurojė ato mund tė mendojė shumė gjėra, por pa qenė askush nė dijeni rreth kėsaj. Pėr njė kohė tė gjatė individi mendon pėr ti bėrė kėto akte dhe vjen njė moment qė pėr njė arsye dhe njė tjetėr i vė ato nė zbatim. Nė periudhėn e pranverės kėto janė mė tė dukshme, por se cilat janė faktorėt qė ndikojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt kjo ende nuk dihet.
3- A keni pasur ju vetė raste tė personave qė kanė marrė mjekim dhe mė pas janė vetėvrarė?
Po, por ka qenė raste tė pakta. Duhet tė kuptohet nga tė gjithė, qė mjekimi, kurimi nė mėnyrė tė vazhdueshme eviton qė personat nė gjendje depresive tė arrijnė deri aty sa ti japin fund jetės. Nėse ata gjejnė mbėshtetjen e duhur si nė qendrat spitalore dhe kujdesin e familjeve, rreziku pėr tė arritur deri nė kėtė pikė ėshtė shumė i ulėt.
4- Mund tė shmangen kėto fenomene?
Forma e parė dhe mė e mirė ėshtė qė tė kurohet, kjo nuk dėshton asnjėherė. Njė element tjetėr i rėndėsishėm ėshtė edukimi i popullatės, kjo do tė thotė qė njerėzit duhet tė heqin dorė nga mendimi qė mund tė shėrohen tek mjeku popullor, duke i besuar besėtytnive. Vetėm me medikamente, me kujdesin e specialistėve individėt mund tė lėnė pas vėshtirėsitė me praktikėn e tyre.
5- Cilat janė simptomat qė do ta bėnin mė tė dukshme gjendjen depresive tek njė individ?
Ndjenja faji, vetėvlerėsim i ulėt, vėshtirėsi nė pėrqendrim, ērregullime tė gjumit, tė oreksit, si dhe tė energjisė janė format kryesore me tė cilat mund tė kuptonin kėtė sėmundje. Ka dy lloje depresionesh, depresioni ekzogjen shfaqet si reaksion ndaj ngjarjeve tė jashtme dhe ėshtė i lidhur ngushtė me pakėnaqėsitė dhe me ankthet prej nga e ka prejardhjen. Depresioni endogjen shkaktohet nga ndonjė mosfunksionim biokimik dhe duket tė jetė i lidhur gjenetikisht me buliminė, ose dhe me alkoolizmin e pėrdorimin e drogės. Nė Shqipėri ėshtė depresioni endogjen mė i pėrhapur, sidomos tek moshat e mesme.
6- Mund tė kurohet krejtėsisht depresioni?
Po, sot shkenca ka bėrė mrekulli, ndaj kurimi i saj ėshtė bėrė mė i lehtė. Gjithsesi, nė Shqipėri nė mungesė tė investimeve nuk janė tė shumta mėnyrat me tė cilat mund tė eliminohej nė afat tė shkurtėr depresioni. Disa nga mundėsitė mund tė ishin, piketimi i sjelljeve tė pacientit, terapi interpersonale, ku shikohet se si depresioni prek marrėdhėniet e pacientit me tė afėrmit e tij, po ashtu edhe terapia psiko-dinamike, shikimi i traumave dhe ngjarjeve nė jetėn e pacientit qė mund tė kenė shkaktuar depresion.
7- Ēfarė moshe kanė nė pėrgjithėsi personat qė kanė probleme mendore. A ėshtė Shqipėria njė vend shumė i prekur nga kjo gjendje?
Nga statistikat qė janė bėrė rezulton se, 6-8% e popullsisė sė pėrgjithshme tė popullsisė ka probleme mendore dhe njė pjesė minore e tyre marrin mjekim. Gjendja depresante prek tė gjitha moshat. Aktualisht nė spitalin psikiatrik ndodhen persona nga 20-vjeē dhe deri tek moshat e treta. Gjithsesi duhet thėnė se tek moshat e dyta, kjo bėhet mė e dukshme. Sot nė Shqipėri nuk ėshtė mundur ende tė largohet nga mendja e njerėzve mendimi apo stigma qė po shkova tek psikologu duhet tė jem patjetėr i ēmendur. Ashtu si ēdo organ tjetėr i trupit edhe truri mund tė sėmuret dhe nė sajė tė medikamenteve tė arrijė tė shėrohet plotėsisht. Apeli qė unė bėj ėshtė qė, nė rastin e parė qė konstatoni se keni njė problem mendor, apo dikush tjetėr pranė jush e shfaq kėtė gjendje, duhet nė mėnyrėn mė absolute ti drejtoheni njė specialisti. Kjo ėshtė zgjidhja e vetme nė sajė tė cilės mund tė shėrohen.
____________
.“ .“¤ ø*
(ø.* (ø.*“Ø`.
(ø.* (ø.*“Ø`.
Love is friendship caught on fire"















