Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Emra vetjakė mesjetarė tė shqiptarėve 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Emra vetjakė mesjetarė tė shqiptarėve 
 
Antroponimia iliro-shqiptare mbetet njė fushė me rėndėsi pėr studimin e gjuhės shqipe dhe vazhdimėsinė e saj nga ilirishtja, me ndikim dhe nė historiografi. Me gjithė rėndėsinė qė ka ajo, mendojmė se mbetet shumė pėr tu bėrė nė kėtė0 lėmė. Do tė ishte njė ndihmesė e madhe pėr studiuesit, botimi i tė gjithė emrave, qė ruhen nė arkivat e qendrave kėrkimore, nė radhė tė parė si material bruto nė internet, ose tė jetė disponibėl nė format elektronike, pėrfshirė kėtu dhe toponiminė e trevave ilire-shqiptare (makro dhe mikrotoponimi), qė do tė pėrbėnte njė lėndė bazė dhe me vlerė, pėr studimet antroponimike dhe daljen e saj nga disa korniza tė ngushta e gjykimesh sipėrfaqėsore qė pėrsėriten.

Studimet e derisotme, nė njė vėshtrim tė parė pėrgjithėsues, kanė treguar se emrat vetjakė mesjetarė tė shqiptarėve nė tėrėsinė e tyre paraqiten karakteristikė dhe tė dallueshėm vetėm pėr etninė tonė, duke u pėrdorur nė kėto forma vetėm prej tyre, duke u veēuar qartė nė kėtė mėnyrė nga popujt e tjerė, nė radhė tė parė nga fqinjėt. Siē kanė treguar me kohė studiuesit, ato vijnė nga dy burime kryesore: emra tė burimit vendas (ilire, iliro-shqiptare dhe shqiptare) dhe emra tė huazuara (laikė dhe fetarė).

Nė kėtė grup tė dytė, mbizotėrues gjatė mesjetės, njė vend tė rėndėsishėm zėnė emrat e nomenklaturės kishtare, tė pėrdorura e tė transmetuara qė nė shekujt e parė tė krishtėrimit zyrtar nė trajta karakteristike tė gjuhės sonė. Kėta emra qė dėshmohen gjatė Mesjetės sė Mesme duket se u formuan tė tillė nė trajtat bazė tė tyre qė gjatė shekujve tė Antikitetit tė Vonė dhe Mesjetės sė Hershme. Si Gjin, Gjon, Gjokė, Lekė, Meri, Dede, Gjergj, Meksh, Bue, Dodė, MėhiIl, Kolė e shumė tė tjerė. Ato kanė arritur deri nė ditėt tona qoftė si emra vetjakė, ashtu edhe nė toponimi, nė emėrtime qė lidhen me ndėrtime kulti.

Pėr sa i pėrket dokumentacionit historik ku takohen kėta emra, ai vjen nga Mesjeta e Mesme e sidomos nga regjistrimet venedikase e turke tė shekujve XV-XVI. Qysh nga rasti i parė qė njihet, i pėrdorimit tė njė emri shqiptar (Leka-udhėheqės i revoltės sė bogomilėve nė shekullin e X-tė nė Bullgari), e deri nė mesjetėn e vonė, lista e emrave vetjakė tė shqiptarėve qė dalin nė dokumentacionin historik ėshtė mjaft i madh. Ato gjenden nė gjithė habitatin e shqiptarėve nga Antivari e deri nė gjirin e Ambrakisė e jo vetėm aty por edhe nė trevat e diasporės historike. Ato dalin fillimisht si emra vetjakė, ndėrsa mė vonė dhe si emra tė familjeve apo tė fisit (mbiemra). Shumė prej tyre me kohė zhduken, tė tjerė fillojnė tė pėrdoren. Ky grup emrash vetjakė ndėr tė tjera, meriton tė studiohet dhe nga gjuhėtarėt, pėr ndryshimet qė kanė pėsuar nė kohė nė gojė tė shqipfolėsve, si fjalė qė vijnė qysh nga mesjeta e hershme dhe pėrherė nė gojė tė shqiptarėve.

Toponomastika, ndėr to emėrtimet e ndėrtimeve tė kultit dhe vendet e emėrtuara sipas personave (pronarė, banorė apo histori tė lidhura me ta), emrat e njerėzve nė dokumentacionin historik e mbi tė gjitha nė defteret osmane tė trojeve tė banuara nga shqiptarėt, tregojnė pėr njė pėrdorim tė kėtyre emrave nė kėto forma tek i gjithė etnosi arbėror. Me interes ėshtė gjithashtu njohja e parapėlqimeve pėr emrat vetjakė pėr krahina tė veēanta dhe lidhja e tyre me pajtoret e kultit.

Nė kėto radhė duam tė kontribuojmė pėr sqarimin e problemit se kujt i pėrkasin kėta emra ndėr shqiptarėt, pėrderisa studiues tė veēantė i kanė lidhur ato vetėm me popullsinė e besimit katolik, duke u nisur nga pėrdorimi sot i tyre, kryesisht vetėm nga popullsia e besimit katolik.

Gjetja e kėtyre emrave nė toponimi dhe nė defteret osmane nė gjithė Shqipėrinė e Jugut, pėrherė ortodokse dhe tė palidhur nė aspektin kishtar me Perėndimin, qysh nė prag tė pushtimit osman, d.m.th pa filluar emigrimet brenda trojeve shqiptare si dhe nė diasporėn mė tė hershme, e hedh poshtė kėtė mendim pa lėnė vend pėr gjykim tė kundėrt. Njėherazi hidhet poshtė dhe teza e gabuar se popullimi me shqiptarė i trojeve jugore tė Arbėrisė Mesjetare ka ndodhur pas pushtimit osman. Sigurisht qė migracion tė brendshėm ka pasur por jo si njė dukuri masive.

Njohja e historisė sė organizimit administrativ kishtar nė trojet e shqiptarėve na ndihmon pėr ta ndriēuar kėtė problem. Nga studimet na rezulton se pėr sa kohė qė kisha e shqiptarėve ishte e inkuadruar nė struktura administrative tė perandorive shumėkombėshe, pėrdorimi i emrave vetjakė tė nomenklaturės kishtare sipas gjuhės sė secilit komb, nuk pėrbėnte ndonjė problem, madje ishte njė praktikė e zakonshme e gjithė botės sė krishterė. Pėr Patrikanėn e Kostandinopojės gjatė periudhės bizantine, asnjėherė nuk u shtrua ky problem e po kėshtu dhe pėr kishėn e Romės, nga e cila varej Shqipėria e Veriut nėpėrmjet Tivarit duke filluar nga shek. XI. E njėjta mund tė thuhet pėr trojet nė Shqipėri tė Mesme dhe tė Jugut qė vareshin nga Patrikana e Ohrit.

Por situata historike, gjatė sė cilės ishin nė pėrdorim emrat vendas tė nomenklaturės kishtare, ndryshoi nė fillim tė shek. XIII, kur pas pushtimit tė trojeve verilindore tė shqiptarėve, nga shteti serb i Rashės me Stefan Nemanjėn (viti 1198) u krijua Patrikana e Pejės (1217), e cila u krijua si kishė kombėtare e serbėve. Patrikana e Pejės pėrfshiu nė juridiksionin e saj peshkopatat qė deri atėherė vareshin nga patrikana e Ohrit. Qė nga kjo kohė dėshmohen raste tė shumta tė intolerancės fetare tė ushtruar nga kisha serbe nė trojet e Shqipėrisė veriperėndimore tė pėrfshira ndėrkohė nė kishėn e Romės nėpėrmjet kryepeshkopatės sė Tivarit, tė cilės nė shek. XV-XVII i varet dhe peshkopata katolike e Prizrenit.

Patrikana ortodokse e Pejės duket se kėrkonte qė emrat t’i pėrmbaheshin trajtės nė tė cilėn shqiptohen dhe shkruhen nga popullsia sllave, pra sipas nomenklaturės sė tyre kishtare. Pėr pasojė shqiptarėt filluan, edhe me detyrim, tė marrin edhe emra tė nomenklaturės kishtare sllave, pra tė pagėzohen me to dhe tė thirren me to. Regjistrat turke e dėshmojnė kėtė dukuri, ashtu siē ndodh dhe e kundėrta, qė megjithėkėtė, njė numėr i madh shqiptarėsh vazhdon tė mbajė emra karakteristikė tė vetat, njė pjesė e mirė e tė cilėve rrjedh nga emra shenjtorėsh. Kėrkesa pėr marrje tė emrave sllave duhet tė ketė qenė me dhunė dhe jo pa synime asimilimi. Rezistenca pėr tė dhe politika armiqėsore nacionale dėshmohet dhe me kthimin masiv tė shqiptarėve nė fenė islame qysh nė periudhėn e parė tė pushtimit osman, ndėr tė tjera dhe si mjet pėr t’u dalluar nga jo shqiptarėt.

Nė Shqipėrinė e Mesme dhe atė tė Jugut kėto emra u ruajtėn pėr njė kohė mė tė gjatė, deri nė shek. XVIII-XIX, kur nga ana e Patrikanės sė Stambollit, pas suprimimit tė asaj tė Ohrit nė vitin 1776, kemi fillimin e njė politike greqizuese dhe identifikimin e ortodoksit me grekun, politikė qė me sa dukej pėrkrahej dhe nga Porta e Lartė.

Megjithėkėtė, nė gjuhėn e folme shqipe emrat e shenjtorėve qoftė pėr ditėn e kremtimit tė tyre, qofte si emėrtim i kishės me atė pajtor janė nė shumė raste sipas emrave mesjetarė shqiptarė: Shėn Mėri, Shėn Gjergj, Shėn Mitėr, Shėn Koll, etj. Tė gjitha kėto dukuri dėshmohen mė sė miri nė Defteret e kohės dhe burime tė tjera dokumentare.

Pra, kjo kategori e emrave mesjetarė shqiptarė e ka zanafillėn nė shekujt e parė tė krishtėrimit zyrtar dhe fillimet e Mesjetės. Ato janė nė pėrdorim tė gjerė nga e gjithė popullsia shqiptare. Kėta emra janė pra, mbarėshqiptarė dhe kanė hyrė shumė shekuj pėrpara skizmės sė shekullit tė XI-tė, dhe pėr kėtė arsye nuk duhet tė lidhen vetėm me popullsinė e besimit katolik. Ato u mėnjanuan, duke u zėvendėsuar nga emra tė nomenklaturės sė kishės sunduese, pėrkatėsisht sllave nė Shqipėrinė Verilindore dhe me emra tė nomenklaturės greke (jo bizantine) nė Shqipėrinė e Jugut dhe tė Mesme. Ky menjanim detyrohej e lehtėsohej dhe nga perdorimi i gjuhes se sunduesit si gjuhė e shkruar nė kontaktin e shqiptarėve me administratėn dhe kishte, nė tė njėjtėn kohė, synime tė qarta afatgjata asimilimi, pėr sa kohė qė nuk shkruhej masivisht gjuha shqipe.

Pra sa herė qė peshkopatat nė trojet e shqiptarėve ishin tė inkuadruar nė njė kishė tė shtetit shumėkombėsh ose nė njė kishė qė pėrfshinte kombe tė ndryshme, ishin nė pėrdorim emrat mesjetarė tė shqiptarėve, po kėshtu, kur kisha shtrihej nė shumė shtete. Njė gjė e tillė vėshtirėsohej deri nė mėnjanim, kur kisha ishte e njė shteti me synime tė qarta kombėtare e deri nė antishqiptare.

Siē vėrejtėm mė lart, ka ardhur koha e hartimit tė njė fjalori historik tė emrave vetjakė tė shqiptarėve gjatė Mesjetės. Kjo sot ėshtė e mundur, sepse burimet dhe dokumentacioni historik nė dorė tė studiuesve ėshtė i madh. Kėtu pėrfshihen dokumentet historike tė botuara nė Acta Albaniae, Kadastri venedikas i Shkodrės, Defteret e periudhės osmane, si tė botuarat ashtu dhe ato qė janė tė pėrkthyera dhe presin botimin, Relacionet e misionarėve tė Vatikanit, Acta Albaniae Veneta, Sixhilatet e shumė tė tjera tė shpėrndara nė botime tė ndryshme e tė tjera ende tė pabotuara. Pjesėn mė me vlerė pėr studim e paraqesin emrat qė rezultojne deri nė fund tė shekullit tė XV-tė, pra pėrpara pushtimit dhe lėvizjeve tė popullsisė qė pasuan.

Me tė njėjtin interes do tė ishte dhe studimi i emrave tė huazuara gjatė Mesjetės sė Vonė, ku vėrejmė tė njėjtat dukuri si nė periudhat e mėparshme, d.m.th. emrat e rinj dhe ato tė fesė islame pėrdoren dhe ndryshohen nė kohė sipas rregullave tė gjuhės shqipe dhe mėnyrės sė pėrdorimit tė emrave nga shqiptarėt, duke u shkurtuar dhe si tė tilla mė vonė kalojnė dhe nė mbiemra.

Studimi i antroponimisė shqipe me kritere tė rrepta shkencore ėshtė njė ndėrmarrje e rėndėsishme e cila fillon me evidentimin e tyre nga botimet e derisotme tė burimeve dhe dokumentacionit historik, dhe qė duhet tė vazhdojė me kėrkime tė mėtejshme nė arkiva. Mė tej kėto materiale duhet tė vihen nė dispozicion tė tė gjithėve, pėr tu vėshtruar dhe analizuar nga kėndvėshtrime tė ndryshme. Kuptohet qė do tė jenė gjuhėtarėt ata qė duhet tė japin tė parėt mendimet e tyre pėr pėrkatėsinė gjuhėsore tė kėtij fondi emrash vetjakė dhe rrugėn e formimit tė tyre nė trajtat qė i kemi ne nė dokumentacionin historik si edhe sot.

Studimet pėr emrat vetjakė shkencorė do tė shmangin dhe interpretimet jo tė drejta shkencore pėr probleme qė lidhen me emrat e shqiptarėve tė huazuara nga nomenklatura fetare. Por gjithnjė, kusht themelor pėr studime reale dhe tė besueshme mbetet evidentimi dhe vėnia nė dispozicion tė studiuesve dhe publikut tė fondit tė kėtyre emrave tė pėrdorura nė trojet e shqiptarėve dhe emrave nė pėrdorim gjatė shekujve nga diaspora historike.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!