Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Durresi, Nje Far 2300 Vjecar 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Durresi, Nje Far 2300 Vjecar 
 
DURRES - Qyteti i Durresit 2300 vjet me pare ka pasur nje far ndricues per anijet tregtare qe mberrinin ne portin detar. Zbulimi eshte bere i njohur dje, gjate nje seminari te organizuar mbremjen e kaluar nga specialistet shqiptare dhe italiane, qe po kryejne fushaten e peste te germimeve arkeologjike ne amfiteatrin antik te qytetit. Tashme arkeologet kane kerkuar qe Instituti i Monumenteve ta perfshije ne listen e Monumenteve te Kultures, ndersa bashkia e qytetit, e cila ka hapur nje konkurs nderkombetar per te ardhmen e Qendres se Durresit, ka marre parasysh edhe pranine e ketij objekti te rendesishem te trashegimise kulturore. Prof. Afrim Hoti, i cili ka drejtuar germimet, tha per atsh-ne se strukturat e farit jane zbuluar nje vit me pare gjate germimeve per hapjen e themeleve te nje pallati, vetem 100 metra larg bashkise se qytetit, prane rruges se sapondertuar "Grigor Durrsaku". Hoti tha se gjate vezhgimeve ne nje siperfaqe prej 372 metra katrore ne nje thellesi deri ne 4.30 metra u zbuluan ne nje situate stratigrafike te veshtire mbetje arkeologjike te periudhes greke, klasike te vone, helenistike, romake dhe mesjetare. Stukturat e tjera te zbuluara jane interpretuar si magazina dhe oborre, korridore, ureza dhe kanalizime urbane, mbetje te ambienteve publike te nje lagjeje portuale i pajisur mire. Prof. Hoti tha se germimet u nderprene per shkak te ujit qe permbyste vazhdimisht vendin e zbuluar, duke nisur nga thellesia 1.80 metra. Ne anen veriore te germimit nje strukture rrethore me diameter 8 m, e realizuar me mure te jashtem dhe qoshe prej guri dhe te mbushura me llac eshte interpretuar si nje kulle e sinjalizimit me drite dhe qe bente pjese ne sistemin kompleks ne portin e vjeter, te famshem dhe shume te frekuentuar te Durresit. Sipas teknikes se ndertimit struktura eshte e datueshme ne fund te shek. 4-fillimi i shek. 3 para eres sone.

Arkeologet shqiptare kerkuan ndihmen e misionit italian, i cili veren e kaluar realizonte ekspediten e katert ne amfiteater. Grupi qe perbehet nga prof. Sara Santoro, Barbara Sassi per leximin statigrafik dhe interpretimin, Alberto Monti, pergjegjes i relivimeve, i mbeshtetur nga Mikele Ferrarini, Mirela Kocollari, Silvia Gregori dhe Roberto di Febo per kerkimin bilografik, kane realizuar nje rilevim me te plote dhe pershkrimin e dokumentuar te strukturave se bashku me nje hipoteze te pare interpretimi qe bazohet mbi kuotat, teknikat e ndertimit dhe tipologjite e mureve.

Mes 20 fareve te njohura

Profesoresha Sara Santoro e Universitetit te Parmes tha dje se Durresi ne antikitet ka pasur nje port tregtar shume te njohur dhe trafiku i anijeve ishte i dendur. Forma e rrumbullaket eshte tipike per faret e Mesdheut lindor, dhe perqasja me e afert jane tre faret e ishullit Thasos te epokes greke dhe te atij romak te sapozbuluar ne Patara ne Turqi. Vetem 20 fare njihen nga mbetjet e tyre arkeologjike ne bote. Me i famshmi prej tyre, Fari i Aleksandrise, qe ishte nje nga shtate mrekullite e botes ka humbur pergjithnje-tha Santoro, sipas se ciles, fari qe eshte ruajtur me mire ndodhet ne La Korunja ne Spanje, dhe kete vit ka marre titullin e Monumentit te Trashegimise Kulturore te Njerezimit nga UNESCO.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!