| Autori |
Mesazh |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Luftime nė Gjeorgji
 Aeroplanėt luftarakė rusė kanė bombarduar njė bazė ajrore nė afėrsi tė Tbilisit. Njė autokolonė me 150 automjete, autoblinda dhe tanke ruse, ka hyrė pasditen e sotme nė territorin e Osetisė Jugore. Zyrtarėt e sigurisė tė Gjeorgjisė kanė konfirmuar se aeroplanėt luftarakė rusė kanė bombarduar bazėn ushtarake ajrore Vaziani, jashtė kryeqytetit Tbilisi. Zyrtari i sigurisė, Kakha Lamaia tha se askush nuk ėshtė lėnduar nė sulmin, por disa ndėrtesa janė shkatėrruar.
Mediat gjeorgjiane theksuan se nė bazėn ushtarake Vaziani ndodhen trupa tė Shteteve tė Bashkuara, tė cilat ndihmojnė nė trainimin e forcave gjeorgjiane. Ministrja e Jashtme, Ekaterine Tkeshelashvili tha se Gjeorgjia u bėn thirrje liderėve botėrorė qė t'i bėjnė presion Moskės tė ndalė "agresionin e drejtpėrdrejtė ushtarak" nė territorin gjeorgjian.
Presidenti i Gjeorgjisė Mikhail Saakashvili tha se njė autokolonė me 150 automjete, autoblinda dhe tanke ruse ka hyrė pasditen e sotme nė territorin e Osetisė Jugore, rajon separatist i Gjeorgjisė ku po zhvillohen luftime tė rėnda ndėrmjet separatistėve dhe forcave qeveritare. Saakashvili gjithashtu tha se forcat gjeorgjiane kanė rrėzuar dy aeroplanė luftarakė rusė.
Kryeministri i Rusisė Vladimir Putin dhe presidenti Dmitry Medvedev janė kėrcėnuar se do t'i kundėrpėrgjigjen ofenzivės sė forcave tė Gjeorgjisė nė rajon, duke thėnė se atje po derdhet gjaku i qytetarėve rusė. Nė Pekin, Putin dėnoi "aksionet agresive" tė trupave gjeorgjiane dhe akuzoi Tbilisin pėr fillimin e armiqėsive duke pėrdorur tankset dhe artilerinė. Medvedev ndėrkaq tha se Rusia nuk do tė lejojė qė vdekjet e qytetarėve rusė tė mbeten tė pandėshkuara.
"Aksionet e palės sė Gjeorgjisė kanė shkaktuar humbjen e jetės sė njerėzve, pėrfshirė tė paqėruajtėsve rusė. Situata ka arritur shkallėn kur paqėruajtėsit nga pala gjeorgjiane kanė hapur zjarr ndaj paqėruajtėsve rusė, me tė cilėt po e kryejnė misionin e tyre paqėruajtės nė rajon", tha Medvedev. Ndėrkohė, komandanti i paqėruajtėsve rusė atje tha se disa trupa ruse janė vrarė sot nga zjarri artilerik i Gjeorgjisė. Ai tha se kryeqyteti i Osetisė Jugore, Tskhinvali, ėshtė "shkatėrruar pothuajse plotėsisht" nga artileria dhe sulmet ajrore gjeorgjiane.
Mė herėt, presidenti i Gjeorgjisė Mikheil Saakashvili bėri thirrje pėr "mobilizim tė pėrgjithshėm" tė forcave ushtarake, duke thėnė se vendi i tij po pėrballet me "intervenim ushtarak tė shkallės sė gjerė" nga trupat ruse. "Shpall mobilizimin e plotė nė Gjeorgji, mobilizimin e plotė tė rezervistėve. Ēdonjėri duhet tė paraqitet nė qendrat rekrutuese. Ne duhet ta shpėtojmė vendin tonė sė bashku", tha ai nė adresimin televiziv.
Saakashvili tha se aeroplanėt ushtarakė rusė kanė bombarduar dy qytete gjeorgjiane. Ai u bėri thirrje trupave ruse tė ndėrpresin sulmet ajrore dhe tha se trupat e Gjeorgjisė kanė marrė nėn kontroll "pjesėn mė tė madhe" tė kryeqytetit tė rajonit separatist tė Osetisė Jugore. Gjatė ditės, qeveria e Gjeorgjisė shpalli armėpushim tė njėanshėm tre orėsh nė Osetinė Jugore, nė mėnyrė qė civilėt tė mund tė largohen nga zonat e luftimeve. Shkallėzimi i sotėm i situatės pasoi pėrpjekjen e dėshtuar tė mbrėmshme Rusisė qė tė miratohet njė rezolutė nė mbledhjen urgjente tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork.
Shtėpia e Bardhė kė bėrė thirrje pėr pėrfundimin e gjakderdhjes dhe bisedime tė drejtpėrdrejta. OSBE-ja tha se ėshtė nė kontakt me tė dyja palėt, ndėrsa Bashkimi Evropian shprehu shqetėsim dhe u bėri thirrje "tė gjitha palėve qė tė pėrfshihen" nė ndalimin e dhunės.
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#1 08 Gusht 2008 21:22
|
|
 |
Sponsor
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Luftime Nė Gjeorgji
Mbi 2000 tė vdekur ėshtė bilanci i fundit i situatės nė Gjeorgji, ndėrkohė qė parlamenti i kėtij vendi ka shpallur gjendjen e luftės. Janė thirrur nėn armė rezervistėt, ndėrkohė qė dy palėt vazhdojnė tė luftojnė me tanke dhe avionė.
Atletėt gjergjianė nė Lojrat Olimpike, kane kerkuar te braktisin ato dhe te kthehen ne atdhe, por nje mesazh personal i Shakashvilit, i ka mbajtur ne Pekin. Gjoergjia nderkohe ka terhequr 2 mije trupat e veta nga Iraku.
Ndėrkohė qė situata luftarake ėshtė ende e paqartė, mes Gjeorgjisė dhe Rusisė kjo e fundit, (padrone tradicionale e osetiano-jugorėve), ka filluar njė luftė paralele propagandistike dhe mediatike. Kjo nuk do ta bėjė mė tė lehtė gjetjen e njė zgjidhjeje politike nė kėtė konflikt. Ndoshta konflikti mund tė ēojė edhe mė tej procesin e tėhuajėzimit mes perėndimit dhe Rusisė.
Presidenti gjeorgjian, Sakashvili e paraqet ndėrmarrjen e veprimeve ushtarake kudnėr regjimit nė Osetinė jugore si njė aksion legjitim. Dhe nga njėri kėndvėshtrim juridik nuk ėshtė se nuk ka tė drejtė. Sepse formalisht Republika e Osetisė jugore e panjohur ndėrkombėtarisht, i pėrket shtetit tė Gjeorgjisė, edhe pse Tbilisi faktikisht e ka humbur kontrollin aty qė prej 15 vjetėsh. Banorėt ndėrkohė kanė tė gjithė pashaporta ruse.
Interesante tė ndjekėsh se si Sakashvili si argument pėr ofensivėn ushatarake pėrdor tė njėjtat parulla me tė cilat Rusia ka justifikuar ndėrhyrjen e saj nė Ēeēeni. "Rivendosje e rregullit kushtetues" nė Gjeorgji. Sipas Sakashvilit ndėrhyrja ruse nė Osetinė jugore ėshtė deklarim luftė ndaj Gjeorgjisė dhe njė pėrzierje nė ēėshtjet e brendshme tė njė shteti sovran fqinj. Ai shpreson nė mbėshtetjen e perėndimit, veēanėrisht tė amerikanėve kundėr agresorit rus, sipas tij.
Gati nė tė njėjtėn mėnyrė pėrpiqet ta argumentojė edhe Rusia politikėn e saj. Duke u mbėshtetur tek argumentimi qė i bėri Perėndimi ndėrhyrjes ushatarake tė NATO-s kundėr Serbisė nė mbrojtje tė kosovarėve, politika ruse e paraqet ndėrhyrjen e saj nė Gjeorgji si njė "intervenim humanitar". Nga ana tjetėr, Moska thotė se duhet tė mbrojė "jetė ruse" dhe tė pėrforcojė trupat e paqes.
Edhe sikur tė ēalojė krahasimi mes intervenimit tė NATO-s nė luftėn nė Kosovė, ku u bė fjalė pėr pengimin e gjenocidit ndaj kosovarėve - dhe ndėrhyrjes ruse, prapė formula e intervenimit humanitar nga pala ruse zė vend mė qėllim qė tė justifikohen bombardimet e qyteteve gjeorgjianė dhe infrastrukturės.
Dhe nė rast tė njė intervenimi ushtarak tė suksesshėm nė Osetinė jugore, po sipas skenarit tė Kosovės, arsyetohet pavarėsia e Osetisė jugore dhe bashkimi i mėvonshėm me Rusinė. Po tu vėsh veshin "urra" -ve dhe atmosferės patriotike nė Rusi njė fund i tillė i kėtij skenari do tė gjente mbėshtetje nė shoqėrinė ruse, e cila ende ėshtė e traumatizuar nga rrėzimi i Bashkimit Sovjetik.
Se si do tė marrė fund ushtarakisht konflikti dhe se si do tė jenė zhvillimet e ardhshme politike nuk bėhet dot aktualisht si profeci. Por njė gjė ėshtė e qartė: Tė dyja palėt kanė mėsuar nga njėra -tjetra por nuk kanė kuptuar asgjė. Tėhuajėzimi mes Rusisė dhe Gjeorgjisė, mes Rusisė dhe Perėndimit do tė thellohet edhe mė tej me luftėn nė Osetinė Jugore.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#2 10 Gusht 2008 09:37
|
|
 |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 113
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Luftime Nė Gjeorgji
Ēėshtja e Osetisė sė Jugut i ka ndėrlikuar marrėdhėniet mes tyre. Osetia ėshtė njė zonė e banuar me rusė dhe me gjeorgjianė. Historia e kėsaj krahine separatiste nis qė nė periudhėn e Bashkimit Sovjetik, ndėrsa pėrplasjet e mėdha kanė nisur vetėm kohėt e fundit. Osetia ka mbėshtetje tė fortė tė Rusisė, ndėrsa ėshtė pjesė e Gjeorgjisė. Kjo ėshtė molla e sherrit midis shtetit gjeorgjian, i cili kėrkon mbajtjen e kėsaj krahine nėn hartėn e vetė dhe kundėrshtinė e fortė nga ana tjetėr tė Rusisė, e cila ėshtė e gatshme edhe me luftė pėr ta mbrojtur atė.
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet perėndimore e kanė kritikuar shpesh Moskėn pėr ndėrhyrjet e saj nė punėt e brendshme tė Gjeorgjisė, ndėrsa Rusia putiniane nuk ka bėrė mbrapa nė kėtė pikė, duke i qėndruar fortė idesė sė tyre. Viktimat e fundit nuk janė tė parat nė kėtė zonė, ndėrsa ato shėnuan konfliktin e radhės midis dy vendeve fqinje.
Konflikti
Ėshtė njė konfliktet qė ka ekzistuar prej kohėsh. Tė dy kėto vende pretendojnė tė jenė "pronarė" tė asaj krahine, e cila banohet si nga rusėt dhe nga gjeorgjianėt. Historia e pavarėsisė sė tyre ėshtė e hershme, Osetia e Jugut dhe Abkazia, njė tjetėr republikė separatiste e Gjeorgjisė, shpallėn pavarėsinė nga Gjeorgjia pas luftėrave nė fillim tė viteve 1990. Asnjė vend nuk e ka njohur pavarėsinė e tyre. Gjeorgjia ėshtė zotuar se do t'i rivendosė ato nėn kontrollin e qeverisė qendrore. Ėshtė njė situatė pak a shumė e ngjashme si ajo e Kosovės. Rusia dėshiron tė mbajė nėn mbikėqyrje Ēeēeninė rebele, ajo gjithashtu dėshiron njė mjet pėr tė marrė pjesėn e Abkhazias dhe Osetisė Jugore nga Gjeorgjia. Rusia po pėrpiqet tė vendosė njė shenjė tė papranueshme nga Perėndimi.
Reagime
Pėrshkallėzimi i krizės mes Rusisė e Gjeorgjisė ka shkaktuar njė mori reagimesh diplomatike anekėnd botės. Shtetet e Bashkuara kanė bėrė thirrje pėr njė armėpushim tė menjėhershėm, i kanė kėrkuar Rusisė tė respektojė integritetin territorial tė Gjeorgjisė dhe tė tėrheqė trupat tokėsore nga territori gjeorgjian. Emisarė nga SHBA-tė, BE-ja dhe OSBE-ja pritet tė ndėrmjetėsojnė pėr njė armėpushim. Ministri i Jashtėm i Francės, Bernard Kouchner, vendi i tė cilit ka presidencėn e radhės tė BE-sė, tha se gjendja ishte e rėndė dhe se kėrkoheshin masa tė shpejta. Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė u mblodh pėrsėri nė njė seancė emergjente pėr tė diskutuar krizėn, por nuk mori asnjė vendim.
Reagimet
Xhorxh Bush, President i SHBA-sė
Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka kėrkuar qė tė respektohet integriteti kombėtar i Gjeorgjisė. Nė njė prononcim pėr media nga Pekini, Bush shprehu shqetėsimin lidhur me situatėn e krijuar nė Osetinė e Jugut. Ai i bėri thirrje Moskės zyrtare tė ndalojė menjėherė dhunėn ndaj popullsisė gjeorgjianė dhe tė tėrheq trupat nga territori i kėtij vendi. "Po ndjekim me shqetėsim mjaft tė madh situatėn e krijuar. Duhet qė tė respektohet integriteti i Gjeorgjisė dhe t'i jepet fund dhunės nė kėtė vend", tha Bush
Dimitri Medvedev, Ppresidenti Rus
Presidenti rus, Dimitri Medvedev ka deklaruar se nuk do tė ketė asnjė lloj kompromisi pėr tėrheqjen e Rusisė, nėse Gjeorgjia nuk tėrheq trupat e saj nga zona e nxehtė. Ai nuk ka pranuar as kėshillat e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, duke kundėrshtuar vetė Presidentin Xhorxh Bush nė njė bisedė telefonikė qė zhvilloi me tė. "Presidenti rus ka theksuar nė mėnyrė tė veēantė se e vetmja mėnyrė pėr tė dalė nga kriza tragjike qė ėshtė provokuar nga udhėheqja gjeorgjiane, ėshtė tėrheqja e trupave tė Tbilisit nga zona e konfliktit", thuhej nė njė deklaratė shtypi tė Kremlinit
Aleksander Stubb, kryetari i OSBE-sė
OSBE shprehet pesimiste pėr njė paqe tė mundshme midis Rusisė dhe Gjeorgjisė. Kryetari i radhės pėr OSBE-nė, ministri i Jashtėm finlandez, Aleksander Stubb, nė njė intervistė pėr gazetėn "Aamulehti" u shpreh se "gjithmonė shpresojmė qė tė ketė njė rrugė paqėsore tė situatės. Por pika nė tė cilėn kemi arritur, duket se nuk parashikon njė armėpushim midis palėve, tė paktėn kjo pėr njė periudhė tė shkurtėr.
Mihail Sakashvili, Presidenti i Gjorgjisė
Presidenti i Gjeorgjisė ka deklaruar se tashmė ėshtė nė luftė me Rusinė. Gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar tė transmetuar drejtpėrsėdrejti nė televizion, Sakashvili u shpreh se Rusia prej kohėsh ka tentuar pushtimin e territorit gjeorgjian. "Tani po e them hapur dhe shkurt: Jemi nė luftė me Rusinė", tha ai. Sipas tij, Rusia gjithmonė ka tentuar tė nxisė konflikt me Gjeorgjinė. "Na qėlluan majtas, nuk folėm. Na qėlluan djathtas, pėrsėri nuk folėm. Tashmė ka ardhur koha kur t'i themi "ndal" represionit rus", vijoi ai.
Kronologji
3 prill 2008 - Vendet anėtare tė NATO-s nė njė samit tė zhvilluar nė Bukuresht ranė dakord qė Gjeorgjia dhe Ukraina mund tė anėtarėsoheshin njė ditė nė Aleancėn Transatlantike, megjithėse nuk iu dha asnjė afat lidhur me kėtė anėtarėsim. Vendim qė shkaktoi jo pak reagime nė Moskė.
16 prill - Presidenti rus, Vladimir Putin urdhėroi zyrtarėt e tij tė ndėrtonin marrėdhėnie gjysmėzyrtare me administratat separatiste nė Abkazi dhe Osetinė e Jugut (Gjeorgji). Kjo e fundit u shpreh se urdhri pėrbėnte shkelje tė ligjit ndėrkombėtar.
20 prill - Gjeorgjia njoftoi se njė avion luftarak rus tip Mig-29 rrėzoi njė avion tė telekomanduar gjeorgjian qė fluturonte mbi Abkazi. Rusia mohoi pėrfshirjen megjithėse njė raport i Kombeve tė Bashkuar mbėshteti mė vonė versionin gjeorgjian tė ngjarjeve.
21 prill - Gjeorgjia akuzoi Rusinė pėr rrėzimin e avionit tė telekomanduar gjeorgjian si njė akt agresioni ndėrkombėtar, por Moska u kundėrpėrgjigj duke argumentuar se Gjeorgjia po krijonte qėllimisht tensione.
29 prill - Rusia dėrgoi trupa shtesė nė Abkazi pėr tiu kundėrvėnė sipas saj planeve gjeorgjiane pėr njė sulm tė mundshėm. Njė ditė mė vonė, NATO akuzoi Moskėn pėr nxitje tensionesh me Gjeorgji.
4 maj - Separatistėt nė Abkazi njoftuan se kishin rrėzuar dy avionė spiunė gjeorgjianė qė fluturonin mbi territorin e kontrolluar nga ata, por Gjeorgjia e mohoi ekzistencėn e avionėve tė tillė.
6 maj - Gjeorgjia u shpreh se dislokimi i trupave shtesė ruse nė Abkazi e kishte sjellė fare pranė perspektivėn e njė lufte. Kjo do tė vėrtetohej disa muaj mė vonė kur realisht midis kėtyre vendeve filloi njė luftė.
30 maj - Gjeorgjia njoftoi se kishte ndalur fluturimet e avionėve spiunė pa pilot mbi Abkazi, por rezervonte tė drejtėn pėr ti rifilluar ato. Kėto ishin shenjat e parė tė njė sulmi nga ajri.
31 maj - Putin, tashmė kryeministėr, u shpreh se mbėshteste propozimin gjeorgjian pėr njė autonomi dhe jo pavarėsi tė plotė pėr Abkazinė. Kėtė krahinė Rusėt nuk do ta linin dot asnjėherė nė dorė tė Gjeorgjisė.
5 korrik - Presidenti i ri rus, Dmitry Medvedev i bėri thirrje homologut gjeorgjian, Mikhail Sakashvili pėr vetėpėrmbajtje nga nxitja e tensioneve nė rajonet separatiste gjeorgjiane.
8 korrik - Avionė luftarakė rusė shkelėn hapėsirėn ajrore gjeorgjiane mbi Osetinė e Jugut. Moska u shpreh se misioni synonte tė zbuste tensionet nė Tbilisi. Dy ditė mė vonė, Gjeorgjia e tėrhoqi ambasadorin e saj nga Moska nė shenjė proteste.
4 gusht - Rusia akuzoi Gjeorgjinė pėr pėrdorim tė tepruar force nė Osetinė e Jugut, pasi rebelėt e mbėshtetur nga Rusia njoftuan se artileria gjeorgjiane kishte vrarė tė paktėn gjashtė persona.
7 gusht - Shefi i paqeruajtėsve rusė nė rajon citohet tė jetė shprehur se Gjeorgjia dhe separatistėt e Osetisė sė Jugut kishin rėnė dakord pėr njė armėpushim deri nė zhvillimin e bisedimeve tė ndėrmjetėsuara nga Rusia.
8 gusht - Gjeorgjia deklaroi se forcat e saj kishin ēliruar pjesėn mė tė madhe tė kryeqytetit tė Osetisė sė Jugut, Tskhinvali, dhe akuzoi Rusinė pėr operacione nė shkallė tė gjerė kundėr Gjeorgjisė.
8 gusht- Nė po kėtė datė reagojnė diplomacia Ruse. Kryeministri rus, Vladimir Putin u kundėrpėrgjigj ashpėr, duke deklaruar se nuk do tė rrinte duarkryq. Menjėherė avionė rusė goditėn bazat gjeorgjiane.
8 gusht- Shėnohen viktimat e para nė luftėn midis Rusisė dhe Gjeorgjisė. Shesh beteja e kėtij sulmi nga ana e Rusisė ishte krahina e Ostisė, tė cilėn pretendojnė ta kenė tė dy palėt.
9 gusht- Rusia ka dėrguar forca tė tjera ushtarake drejt Osetisė Jugore. Gjatė natės janė dėrguar drejt zonės sė nxehtė tė tjera forca ushtarake. Gjenerali rus, Igor Konashenkov ka deklaruar se Rusia kėrkon arritjen e paqes nė rajon.
9 gusht- Avionėt ushtarakė rus, gjatė sulmeve tė qendrave ushtarake gjeorgjiane nė Osetinė e Jugut kanė goditur njė ndėrtesė ku jetonin civilė. Sipas tė dhėnave paraprake, mėsohet se janė shkaktuar edhe dėme njerėzore.
Rusi-Gjeorgji, Lufta e ftohtė bėhet e nxehtė
Zyrtarisht Rusia dhe Gjeorgjia janė nė luftė me njėra-tjetrėn. Janė shfaqur pamjet e para tė njė lufte reale mes kėtyre dy shteteve. Deri mė tani janė shėnuar mijėra viktima nga shpėrthimet mbi Gjeorgjinė. Kjo situatė e ka detyruar Gjeorgjinė dhe Kuvendi i saj ka miratuar gjendjen e luftės tė propozuar nga presidenti Mikhail Sakashvili. Sipas ligjit tė miratuar, Gjeorgjia do tė jetė nė gjendje lufte pėr 15 ditė. Vendimi erdhi pas kėrkesės sė presidentit Sakashvili nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar. Atje ai u shpreh se Rusia gjithmonė ka tentuar tė nxisė konflikt me Gjeorgjinė. "Na qėlluan majtas, nuk folėm. Na qėlluan djathtas, pėrsėri nuk folėm. Tashmė ka ardhur koha kur t'i themi "ndal" represionit rus", vijoi ai. Sakashvili shtoi se tashmė nuk ka mbetur gjė pėr tė fshehur nga populli. "Jemi nė njė moment historik pėr kombin tonė dhe pėr kėtė duhet tė jemi tė bashkuar. Sot do tė kėrkoj edhe miratimin nga Kuvendi tė ligjit mbi gjendjen e jashtėzakonshme", tha ai.
Lufta
Pas tri ditė luftimesh, flitet pėr disa qindra viktima nė Tskhinval, Rusia po dėrgon trupa shtesė nė rajonin e shkėputur gjeorgjian tė Osetisė Jugore. Vendimi pason njė natė tjetėr luftimesh mes forcave ruse dhe atyre gjeorgjiane. Presidenti, Dimitri Medvedev tha se trupat ekzistuese ruse nė rajon po kryenin operacione paqeruajtėse, duke mbrojtur civilėt. Mė herėt, zyrtarėt gjeorgjianė thanė se aeroplanėt luftarakė rusė kishin bombarduar qytetin Poti nė Detin e Zi. Njė pjesė e luftimeve janė zhvilluar pėrreth kryeqytetit tė Osetisė Jugore, Tskhinvali, qė, sipas autoriteteve gjeorgjiane, kontrollohet nga trupat e tyre. Tė premten, Rusia dėrgoi qindra trupa tė mbėshtetura me tanke dhe artileri nė Osetinė Jugore pas nisjes sė njė ofensive tė papritur tė Gjeorgjisė kundėr separatistėve. Presidenti i Gjeorgjisė, Sakashvili thotė se qindra gjeorgjianė janė vrarė gjatė luftimeve dyditore, ndėrsa Moska thotė se numri i viktimave ėshtė pesėmbėdhjetė. Autoritetet gjeorgjiane njoftojnė pėr evakuimin e disa ndėrtesave qeveritare nė kryeqytetin e vendit, Tbilisi.
Gjeorgjia
2 mijė ushtarė paqeruajtės gjeorgjianė qė gjendjen nė Irak, do tė kthehen nė vendin e tyre. Lajmin e konfirmoi zėdhėnėsi i Ushtrisė Amerikane nė Irak, Charles Calio, i cili u shpreh se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr kthimin e tyre nė Gjeorgji. Ndėrkohė, njė ushtarak amerikan ka pohuar se Tbilisi ka kėrkuar ndihmėn e Uashingtonit pėr kthimin sa mė tė shpejtė tė ushtarėve nė Gjeorgji. Nė njė intervistė pėr CNN-in, presidenti gjeorgjian Mikail Sakashvili u shpreh se paqeruajtėsit e vendit tė tij nė Irak do tė kthehen nė Osetinė e Jugut pėr t'u pėrballur me sulmet ruse.
|
|
#3 10 Gusht 2008 20:16
|
|
 |
HIM
Albanian Boy

Postime: 331
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 30
Pėrdorues #: 21
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Luftime Nė Gjeorgji
TBILISI Pjesa mė e madhe e operacionit pėr tė detyruar Gjerogjinė drejt paqes u bė dhe tani Tskhinvali ėshtė nė kontrollin e forcave ruse. Kėshtu ėshtė shprehur presidenti i Rusisė, Dmitri Medvedev, ndėrkohė qė presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili, firmoste armėpushimin nėn syrin e ministrit tė Jashtėm francez, Kouchner, i nisur nga UE.
Por konflikti vijon tė mbetet, pasi kryeministri rus, Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-tė pėr ndėrhyrje nė Gjeorgji. Sipas tij, avionėt amerikanė po sjellin nė Gjeorgji trupa tė posaēme.
Pėrgjigja e Moskės
Rusia ka sqaruar se armėpushimi ėshtė pranuar vetėm me tėrheqjen e plorė tė foracev gjeorgjiane nga Ossezia. Pėr kėtė ėshtė bėrė njė marrėveshje mes Tbilisit dhe vetė provincės. Rusėt do tė mbrojnė qytetarėt e tyre. Edhe nė tė ardhmen do tė bėjmė tė pamundėn pėr tė mbrojtur jetėn e dinjitetin e qytetarėve rusė- ka deklaruar kreu i Cremlinit.
Saakashvili
90% e viktimave gjeorgjiane janė civilė. I kam parė me sytė e mi. Pėr hir tė zotit duhet tė ndaloni- u ėshtė pėrgjigjur Saakashvili, qė ka konfirmuar se pėrfaqėsuesit e UE-sė, tė hėnėn nė mbrėmje do tė tentojnė tė bindin autoritetet nė Moskė. Por, sipas ministrit tė jashtėm rus, e ardhmja e marrėveshjes ėshtė nė dorė tė popullit gjeorgjian.
|
|
#4 11 Gusht 2008 17:20
|
|
 |
a1
Supporter

Postime: 4299
Rregjistruar: Gusht 2005
Mosha: 29 Vendodhja: US of Albania
Pėrdorues #: 8
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Luftime nė Gjeorgji
Shpėrthime nė qytetin gjeorgjian tė Gorit. Lajmin e ka bėrė tė ditur Reuters, sipas tė cilit nga shpėrthimi janė regjistruar viktima. Bombat janė hedhur nga aeroplanėt rusė, duke vrarė tė paktėn pesė civilė dhe plagosur disa tė tjerė.
Njė fotograf i agjencisė Reuters tha se pas sulmeve me bombė kishte parė pesė trupa dhe katėr njerėz tė plagosur nė rrugė. Ai tha se dy prej tė vrarėve ishin gazetarė.
Sipas raportimeve nga terreni thuhet se sulmet me bombė u kryen pa paralajmėrim. Tė gjitha dyqanet ishin mbylluar, por njė grup i vogėl banorėsh ishin parė nė rrugė.
Sulmet me bombė ndodhėn para dhe pas nesh", tha gazetari, duke shtuar se disa njerėz janė tė plagosur dhe ndodhen nė rrugė.
Bush: Nderhyrja ruse, e gabuar
Presidenti Bush ka dėnuar Rusinė pėr dėrgimin e trupave nė Gjeorgji dhe ka bėrė thirrje pėr respektimin e integritetit territorial tė Gjeorgjisė.
Nė njė deklaratė para gazetarėve nė Shtėpinė e Bardhė, pak orė pas kthimit nga vizita nė Kinė, zoti Bush tha se veprimet tė tilla ishin tė papranueshme nė Shekullin e 21-tė.
Qėndrimi amerikan
"Veprimet e Rusisė kėtė javė kanė ngritur njė sėrė pyetjesh serioze pėr qėllimet e saj ne Gjeorgji dhe nė rajon. Kėto veprime e kanė dėmtuar rėndė figurėn e Rusisė nė botė dhe rrezikojnė marrėdhėniet e Rusisė me Shtetet e Bashkuara dhe Europėn. Ėshtė koha qė Rusia ta mbajė fjalėn, dhe tė veprojė pėr t'i dhėnė fund kėsaj krize", tha presidenti Bush.
Presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili, i tha njė kanali televiziv britanik se vetėm fjalėt nuk e ndihmojnė dot popullin gjeorgjian.
Qėndrimi gjeorgjian
"Mendoj se deklarata e Bushit ishte e fortė, por ne presim veprime konkrete nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt perėndimore. Ėshtė koha tė mos bėhen vetėm deklarata pėr demokracinė, por tė ndėrmerren hapa konkrete pėr mbrojtjen e atyre njerėzve qė po vuajnė nga pėrpjekjet pėr tė jetuar nė demokraci", kėrkoi presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili.
Nga Moska kryeministri rus, Vladimir Putin tha se vendi i tij do ta ēojė misionin drejt njė pėrfundimi logjik. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara se po ndihmojnė Gjeorgjinė me kthimin e trupave tė veta nga Iraku.
Qėndrimi rus
"Ne do tė pėrpiqemi tė ndėrtojmė marrėdhėnie bashkėpunimi me ēdo pjesėmarrės nė konflikt, duke pėrfshirė, natyrisht, edhe palėn gjeorgjiane. Ėshtė pėr tė tė ardhur keq qė disa nga partnerėt tanė nuk po na ndihmojnė dhe, nė fakt, po na pengojnė. Veē tė tjerash, dua tė pėrmend ndihmėn amerikane pėr ridislokimin e kontigjentit ushtarak gjeorgjian nga Iraku, duke pėrdorur praktikisht aeroplane ushtarakė e tė transportit nė zonėn e konfliktit", vėrejti kryeministri rus, Vladimir Putin
Aktivitet diplomatik
Nė kuadėr tė diplomacisė intensive pėr zgjidhjen e krizės, presidenti francez, Nicolas Sarkozy, vendi i tė cilit ka presidencėn e radhės sė BE-sė, takohet tė martėn me presidentin rus, Dimitry Medvedev nė Moskė.
Zyra e zotit Sarkozy ka njoftuar se, mė tej, ai do tė shkojė nė Gjeorgji pėr bisedime me Presidentin Saakashvili.
Ka njoftime se udhėheqėsit e pesė vendeve ish-komuniste, nga Polonia, Ukraina, Lituania, Letonia dhe Estonia, planifikojne tė shkojnė nė Gjeorgji pėr tė shprehur solidaritetin e tyre me zotin Saakashvili.
Vetė Moska ka bėrė thirrje pėr bisedime urgjente me NATO-n pėr tė diskutuar nė lidhje me konfliktin.
Gjendja nė terren
Njoftimet bėjnė tė ditur se trupat ruse tani kontrollojnė disa ura dhe rrugė tė rėndėsishme nė Gjeorgji dhe e kanė izoluar kryeqytetin Tbilisi.
Njė korrepondent i BBC-sė nė Tbilisi thotė se forcat gjeorgjiane janė pėrqėndruar aty nė pritje tė ndonjė sulmi.
Banorėt lokalė i ka zėnė paniku dhe kanė zėnė radha pranė pikave tė karburantit dhe supermarkatave. (BBC)
____________ You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------
|
|
#5 12 Gusht 2008 19:01
|
|
 |
eniani
Rregjistruar

Postime: 23
Rregjistruar: Korrik 2008
Mosha: 24
Pėrdorues #: 4461
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Luftime Nė Gjeorgji
Rusia pushton Gjeorgjine
Rusia pushton Gjeorgjine
E Marte, 12 Gusht 2008
Moska ka konfirmuar dje pushtimin e qytetit gjeorgjian te Senakit, qe nuk gjendet ne rajonet separatiste. Tbilisi zyrtar tha se ruset kane pushtuar dhe qytetin e Gorit. Presidenti Saakashvili, kishte terhequr verejtjen se marrja e Gorit, i hap rruge pushtimit te Tbilisit.
Gjeorgjia ka kerkuar nga bashkesia nderkombetare te nderhyje pasi forcat ruse kane hyre thelle ne territorin e Gjeorgjise.
Apeli vjen ne kohen kur trupat dhe artileria ruse ka hyre ne perendim te Gjeorgjise nga rajoni separatist i Abkazise. Trupat ruse kane marre kontrollin e nje baze ushtarake gjeorgjiane. Presidenti i Gjeorgjise tha se forcat ruse e kane ndare vendin pergjysme duke vene nen kontroll autostraden kryesore lindje-perendim.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se operacionet ushtarake ruse kane arritur ne qytetin e Senakit. Burimet ruse thane se kjo levizje eshte e domosdoshme per te parandaluar forcat gjeorgjiane qe te ndermarrin sulme te reja kunder Osetises se jugut dhe Abkazise. Por burimet ruse mohuan se kane pushtuar qytetin e Gorit, i cili gjendet 45-50km larg kryeqendres se Osetise se Jugut. Lajmi per pushtimin e Gorit u be publik nga burimet zyrtare gjeorgjiane.
Luftime per Gorin jane zhvilluar dhe gjate dites se djeshme, tha presidenti Saakshvili. Duke folur per rendesine e Gorit presidenti i Gjeorgjise, gjate nje konference per shtyp tha: "Nje beteje e ashper po zhvillohet ne afersi te qytetit te Gorit. Dje forcat ruse u perpoqen te merrnin qytetin, i cili ka rreth 100 mije banore dhe gjendet 45-50km larg kryeqendres se Osetise se Jugut. Marrja ne dore e ketij qyteti do t'i kishte hapur rrugen tankeve ruse drejt kryeqytetit Tbilisit". Me tej ai shtoi: "Rusia e beri te qarte se cili eshte qellimi i ketij operacioni. Qellimi nuk eshte vetem te aneksoje pjese te Gjeorgjise, por te ndryshoje llojin e qeverisjes ne Gjeorgji", tha presidenti Saakashvili.
Edhe ndihmes nensekretari amerikan i Shtetit Mathew Bryza, i cili ka mberritur dje ne Gjeorgji, tha se forcat ruse e kane pergatitur me kohe planin per pushtimin e Gjeorgjise. "Ne degjuam se trupat ruse te hekurudhave hyne ne Abkazi disa muaj me pare ne mision humanitar. Tani ne e dime te verteten pse keto forca ishin atje. Forcat ruse ishin atje per te ndertuar hekurudhen qe do te lejonte transportin e municioneve dhe pajisjeve te tjera ushtarake qe do ndihmonin pushtimin rus", tha Bryza.
SHBA-te kane deklaruar se qellimi i Rusise eshte ndryshimi i qeverise ne Gjeorgji. Udheheqja aktuale gjeorgjiane synon anetaresimin ne strukturat euroatlantike, cfare kundershtohet nga Moska.
Trupat ruse futen ne Gjeorgji
Trupat ushtarake ruse kane avancuar ne territorin e Gjeorgjise nga rajoni separatist i Abkazise. Lajmi behet i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Lajmi bie ne kundershtim me deklaratat e mehershme ruse se trupat nuk do kalonin pertej territorit te Osetise se Jugut. Gjeorgjia ka akuzuar Rusine se po godet caqe brenda territorit gjeorgjian dhe trupat e tyre kane shkelur sovranitetin e Gjeorgjise.
Forcat ruse pushtojne qytetin e Gorit
Forcat ruse kane pushtuar qytetin gjeorgjian te Gorit, i cili gjendet 45-50 km larg kryeqendres se Osetise se Jugut. Lajmi behet i ditur nga burimet gjeorgjiane. Gjate oreve te para te pasdites presidenti Saakashvili tha se perpjekjet e Rusise per marrjen e kontrollit te Gorit i hapin rrugen tankeve ruse drejt Tbilisit, kryeqytetit te Gjeorgjise.
Putini kritikon ashper SHBA-ne
Kryeministri rus Vladimir Putin ka kritikuar ashper Shtetet e Bashkuara, duke thene se mbeshtetja per Gjeorgjine ne konfliktin per Osetine e Jugut deshmon nje cinizem te jashtezakonshem. Putini akuzoi Shtetet e Bashkuara se po nxisin konfliktin duke transportuar 2000 trupat gjeorgjiane nga Iraku.
|
|
#6 12 Gusht 2008 22:43
|
|
 |
MARSHALL
Anėtar

Postime: 113
Rregjistruar: Prill 2008
Pėrdorues #: 4254
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Luftime Nė Gjeorgji
Po pse i ha **** ketyre gjeorgjanve  Nuk behet shaka me miellin e gjermanve
|
|
#7 14 Gusht 2008 03:19
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Luftime Nė Gjeorgji
SHBA-ja ka paralajmėruar Rusinė pėr pasojat e veprimeve tė saj ushtarake nė Gjeorgji. Por deri tani, pėrveē anulimit tė manovrave ushtarake, shumė pak ka ndodhur.
SHBA nuk ka shumė pushtet tė drejtpėrdrejtė ndaj Moskės. Por a ka pushtet Rusia, a mund tė detyrojė ajo Uashingtonin qė tė heqė dorė nga aleatja e tij, Gjeorgjia?
Ishte nė fakt pikėrisht kjo ajo qė sugjeroi ministri i jashtėm Sergei Lavrov kur tha se SHBA-sė i duhet tė zgjedhė mes udhėheqjes gjeorgjiane ose asaj qė ai e quajti, projekt virtual dhe partneritet tė vėrtetė me Rusinė.
SHBA dhe Rusia, sigurisht duhet tė punojnė sė bashku pėr ēėshtje tė tilla si Irani dhe Korea e Veriut dhe programet bėrthamore tė kėtyre dy vendeve.
Por sekretarja e shtetit, Condoleezza Rice shumė shpejt i vendosi gjėrat nė kontekst duke thėnė se Rusia po i bėnte nder vetes, dhe jo SHBA.
Moska ishte po aq e interesuar nė stabilitetin e Lindjes sė Mesme sa edhe Uashingtoni- tha Rice, duke shtuar Kėshtu qė kush ka nevoje pėr kė?
Kjo ėshtė njė pyetje qė do tė debatohet pėr disa kohė, por pėr momentin pikėpamja nga Ėashingtoni ėshtė se mė shumė do t'i kushtojė Rusisė.
Zyrtarėt amerikanė kėmbėngulin se Moska reagon po qe se merren masa konkrete pėr ta izoluar atė nė skenėn ndėrkombėtare.
Nuk ėshtė mė 1968-ta, thonė zyrtarėt amerikanė, jo vetėm qė Moska nuk shpėton dot mė po qe se pushton njė vend fqinj, por do tė humbasė shumė, mė shumė se sa ē'humbi Bashkimi Sovjetik 40 vjet mė parė. (BBC)
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#8 14 Gusht 2008 17:48
|
|
 |
s2008
Rregjistruar

Postime: 32
Rregjistruar: Korrik 2008
Pėrdorues #: 4463
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Luftime Nė Gjeorgji
Qe te dyja keto vende jane me mendesi komuniste ne veprimet e tyre dhe nuk ndjej aspak keqardhje per cka po ndodh midis te dyja shteteve.Qe te dy keto vende jane aspak dashamirese te kombit shqiptar.Rusia e ka treguar veten me kohe,por edhe gjeorgjia nuk e ka njohur pavaresine e kosoves.Perfundimisht them barkun cafshin me njeri tjetrin te gjithe ata qe sna duan.
|
|
#9 21 Gusht 2008 22:06
|
|
 |
alb-boy
Veteran

Postime: 768
Rregjistruar: Janar 2006
Vendodhja: Albania
Pėrdorues #: 1660
Gjuha Sitit: Albanian
|
 Re: Luftime Nė Gjeorgji
Pėr shkak tė propagandės, vėzhguesit e OSBE-sė e kanė tė pamundur qė tė sqarojnė situatėn rreth spastrimeve etnike nė Osetinė Jugore. Nė selinė e OSBE-sė nė Vjenė, Gjeorgjia ka kritikuar rėndė Rusinė pėr kėtė shkak.
Vetė nocioni zgjon kujtime tė tmerrshme, ndėrkohė qė ministrja e jashtme e Gjeorgjisė, Eka Tekesshashvili e pėrdori disa herė. Rusia e ka spastruar etnikisht Osetinė Jugore, pohonte ministrja nė selinė e pėrhershme tė OSBE-sė nė Vienė. Populli i Gjeorgjisė ėshė dėbuar sistematikisht nga ky rajon. Ushtria ruse dhe forcat paraushtarake veprojnė sipas njė modeli tė njėjtė:
Ata krijojnė njė zonė me pika kontrolli, ku pas njė kohe tė shkurtėr nuk respektohet mė asgjė: njerėzit dėbohen, ndėrsa shtėpitė e tyre shkatėrrohen deri nė themel, me qėllim qė njerėzit tė mos kenė ku tė kthehen. Nė kėtė mėnyrė ata vazhdojnė me spastrimet etnike, madje edhe jashtė zonave tė konfliktit."
Minstrja e jashtme e Gjeorgjisė kėrkoi prej KS tė OKB dhe OSBE-sė qė tė veprojnė menjėherė. Nė tė kundėrtėn, kėrcėnon njė efekt domino. Nė radhė mund tė jenė rusėt e Ukrainės.
Pėrkundėr tė gjitha rregullave ndėrkombėtare dhe ligjeve tė tyre, nė Gjeorgji janė shpėrndarė pasaporta ruse pėr tė gjithė banorėt e Osetisė Jugore dhe Abhazisė. Nė Ukrainė po ndodh dicka e ngjashme. Nga siujdhesa e Krimit po shpėrndahen pasaporta ruse, me argumentin se ajo nė tė vėrtetė nuk i pėrket Ukrainės. Duket se kjo pėrvojė do tė vazhdojė."
Po ēfarė mund tė bėjė OSBE-ja? Nė fakt vetėm atė, pėr tė cilėn bien dakord tė gjitha 56 shtetet anėtare, pra edhe Rusia. Pėr vite tė tėra nė Gjeorgji gjenden tetė vėzhgues ushtarakė, ndėrsa tani numri i tyre do tė shtohet nė 28. Tė paarmatosur dhe nga tė gjitha vendet anėtare, ata duhet tė ndihmojnė pėr sqarimin e gjendjes.
Kryesuesi i radhės i OSBE-sė, ministri i Finlandės, Alexander Stubb, ka propozuar qė numri i vėzhguesve tė jetė mė i madh se 100, por deri tani nuk ka ndonjė marrėveshje. Thuhet se mė parė duhet definuar misioni i tyre dhe vendstrehimi. Ambasadori rus nė OSBE, Anvar Asimov thotė:
"Ky do tė jetė njė mision i rėndėsishėm, sepse vėzhguesit do tė kenė njė punė shumė tė pėrgjegjshme. Besojmė se OSBE-ja do tė jetė objektive. Raporti i vėzhguesve tė OSBE-sė do tė jetė i rėndėsishėm pėr tė kuptuar gjendjen nė Gjeorgji, Osetinė Jugore dhe Abkazi."
Ambasadori thotė se Rusia e ka njohur pavarėsinė e tyre pėr shkak tė agresionit tė Gjeorgjisė. Ai kėrkon madje qė pėr shpjegimin e gjendjes, nė seancėn e radhės tė ftohen edhe pėrfaqėsuesit e Osetisė Jugore dhe Abkazisė.
____________ \"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
|
|
#10 30 Gusht 2008 19:50
|
|
 |
|
|
Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė Anėtarėt e regjistruar Asnjė
|
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi Ju nuk mund tė shtoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shkarkoni skedar nė kėtė forum Ju nuk mund tė shtoni ngjarje nė kalendar
|
|
Version i Thjeshtuar
|