Disa muaj mė parė, shoqėria e Larry Page dhe Sergey Brin (themeluesit e "Google") ka bėrė bashkė nė "Googleplex", zyrat qendrore tė kompanisė, ekspertėt mė tė mirė nė botė tė oqeanografisė pėr tė diskutuar nė lidhje me mundėsinė e realizimit tė njė harte tredimensionale tė fundit tė oqeaneve dhe deteve tė tė gjithė botės, pėr ti bėrė ato thellėsi "tė lundrueshme" pėr tė gjithė "lundėrtarėt" e "Google"-it. Gjithēka ka nisur dhjetorin e kaluar dhe qė nga ai moment nuk ka shumė informacion, pėrfshi edhe datėn e daljes sė produktit tė ri "made in Google". Ajo qė dihet ėshtė se softueri i ri (ka shumė mundėsi qė tė mos jetė aq i konsultueshėm nė rrjet si "Google Map") nuk do tė jetė njė program "i mbyllur". "Google Ocean" ėshtė emri i pėrkohshėm i projektit. Ky do tė jetė njė aplikim ku tė gjithė mund tė ngarkojnė informacionet e tyre. Cilat pėr shembull? Nė rastin e njė zhytjeje nė Detin e Kuq, me njė fotokamer pėr pėrdorim nėnujor, mund tė vendosen nė hartė pamjet e marra gjatė zhytjes tė peshqve. Ose nėse njė detar do tė donte qė tė hapte blogun e tij gjatė njė udhėtimi me anije nė Paqėsor, ai mund tė shkruante rrėfimet e veta dhe tia bashkėngjiste hartės sė rrugėtimit tė tij nė "Google". Pra, ka shumė mundėsi ndėrhyrjeje dhe interaktiviteti. Edhe nė aspektin profesional dhe nė sektorin e kėrkimeve shkencore. Ja pėrse komentet e para nė lidhje me "Google Ocean" janė thuajse tė gjitha pozitive.
Shumė pėrfaqėsues tė institucioneve, apo organizmave detarė tė botės, janė shprehur pozitivisht dhe janė mbėshtetės pėr kėtė ndėrmarrje tė madhe, e cila pritet tė lehtėsojė shumė punėn e atyre qė kanė veprimtari nėnujore, por edhe tė shuajė kureshtjen e miliona njerėzve pėr njė botė qė njihet pak nga banorėt e sipėrfaqeve tokėsore. Maturia e deklaratave tė "Google"-it pėr tė bėrė tė ditur kėtė lajm dhe tė qenit tė rezervuar pėr dhėnien e informacionin mbi ecurinė e projektit nuk ka tė bėjė vetėm me faktin se projekti nuk ėshtė pėrfunduar ende, edhe pse vėshtirėsia e tij mund tė jetė shumė mė e madhe se ajo me tė cilėn janė pėrballur nė projektet e mėparshme tė "Google Earth" apo "Google Map". Sipas njė specialisti, bėhet fjalė pėr njė punė kolosale. Oqeanet mbulojnė dy tė tretat e sipėrfaqes sė planetit tonė dhe pėr njė pjesė tė mirė tė hapėsirave nėnujore ka shumė pak informacion. Tė tilla janė, pėr shembull, zonat nėnujore tė Antarktidės, pėr tė cilat nuk ekzistojnė fotografi, sepse realizimi i tyre, qoftė edhe pėrmes satelitit, ėshtė jashtėzakonisht i vėshtirė. Por vėshtirėsia nuk qėndron vetėm te numri i madh i zonave tė pafotografuara, por dhe te mėnyra e arritjes sė fotografimit tė tyre, ēka pėrbėn njė mision gati tė pamundur. Pėr tė pasur njė ide tė kėsaj vėshtirėsie, le tė marrim njė shembull. Pėr realizimin e njė harte nėnujore tė njė hapėsire nga Portugalia nė Marok marrin pjesė 13 institucione shkencore tė specializuara pėr botėn nėnujore. Pėr tė mbledhur tė gjitha tė dhėnat e duhura duhen qindra ditė lundrim. Tė mos flasim pastaj pėr pėrpunimin e tyre, qė ėshtė histori mė vete. Po si do tia dalė "Google" me gjithė kėto vėshtirėsi? Njė hipotezė ėshtė qė "Google" nuk do tė ndėrmarrė asnjė kėrkim tė ri, por thjesht do tė bėjė bashkė tė gjitha informacionet qė ekzistojnė aktualisht, duke u shtuar atyre hap pas hapi informacionet e tjera qė do tė dalin nė tė ardhme. Pjesėn tjetėr tė punės mund ta bėjnė pėrdoruesit e programit me informacionet apo kėrkimet e tyre personale a nė grup. Shumė specialistė mendojnė se "Google" do tė ofrojė vetėm njė "pikėnisje" dhe jo material tė plotė e tė pėrfunduar. Punėn e "mbushjes" do ta bėjnė njerėzit e tjerė, ata qė do ta pėrdorin programin. Ajo qė "Google" do tė bėjė mė pas ėshtė inkurajimi i njerėzve pėr ta pasuruar programin me materialet e tyre tė reja, por kjo gjė do tė ndodhė me siguri.
Pėrtej kuriozitetit pėr tė njohur format e sipėrfaqes nėnujore, kurioziteti mė i madh ėshtė ai i njohjes sė morfologjisė sė oqeaneve. Ideja e njė harte tė sipėrfaqes nėnujore tė planetit tonė ėshtė shumė e rėndėsishme edhe praktikisht. Njė informacion i mirė nė kėtė drejtim do tė ishte i vlefshėm pėr tė bėrė parashikime nė lidhje me formimin e valėve detare, apo me studimin e faunės nė zona tė arritshme dhe mbrojtjen e kėsaj faune pėr zbulimin e zonave naftėmbajtėse apo edhe pėr tė ditur paraprakisht forcėn goditėse tė valėve detare. Dhe nuk pėrfundon gjithēka kėtu. Njohja e sipėrfaqes nėnujore ėshtė e dobishme edhe pėr disa vepra inxhinierike, tė tilla si vendosja e kabllove nėnujore tė internetit. Pėr kėtė, "Google Ocean" mund tė ofrojė edhe versione tė tij me pagesė. Por "Google" nuk ėshtė i pari qė ndėrmerr njė projekt gjigand tė tė bėrit bashkė tė gjithė informacioneve qė ekzistojnė pėr sipėrfaqet nėnujore tė planetit. Para kėsaj ndėrmarrjeje, njė projekt i rėndėsishėm ishte ai i "Merseas", njė institucion shkencor evropian qė merret me studimin e nėndetit. Ky institucion ka njė program tė mbėshtetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, qėllimi i tė cilit nuk ėshtė vetėm realizimi i njė harte sa mė tė plotė tė sipėrfaqes nėnujore evropiane, por edhe tė kuptuarit e pėrbėrjes sė kėsaj pjese nėnujore. Gjithsesi sytė e tė gjithė tani janė drejtuar tek projekti madhėshtor i Google, pėr tė cilin nuk dihen dy gjėra: kostoja dhe data e daljes nė treg, por dihet qė suksesi ėshtė i sigurtė.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------















